Majko: Rizgjedhja e Ramës, mbyll kapitullin Nano në PS

Majko: Rizgjedhja e Ramës, mbyll kapitullin Nano në PS

TIRANË – Ish-Kryeministri dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko deklaroi se pas rizgjedhjes së Ramës në postin e Kryetarit të PS-së, shihet qartë se opozita nuk ka ndërmend të tolerojë mazhorancën për transparencën e zgjedhjeve. Gjatë emisionit Kontrast në “Alsat”, ai tha gjithashtu se me rizgjedhjen e Ramës u mbyll edhe kapitulli delikat në PS, pra kapitulli Nano. Majko iu është shmangur përgjigjeve të drejtpërdrejta ndaj shantazhit të ish-liderit të PS-së, pak ditë më parë në një tjetër TV.

Z. Majko çfarë do të thotë rikonfirmimi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste për katër vitet e ardhshme?

Mendoj se jemi në një situatë ku ngjarjet flasin më shumë se komentet. Rizgjedhja e Ramës tani më bën të qartë që në një mënyrë apo tjetër që në më shumë se sa zgjodhëm një kryetar apo e rizgjodhëm atë, mbyllëm një sipar shumë delikat të historisë sonë politike, të zgjedhjeve 28 qershorit. Kështu që, mendoj se duhet parë pikërisht si e tillë më shumë se sa rizgjedhja e një kryetari, duhet parë si një moment shumë delikat për ato që po zhvilloheshin rreth Partisë Socialiste dhe brenda saj. Mos harrojmë se dolëm nga një traumë e cila gjithsesi vinte edhe nga mënyra shumë e balancuar të paktën në aparencë ishte rezultati në fazën e parë. Më pas erdhën ngjarjet e tjera dhe sigurisht një debat do të ishte dhe është më se i kuptueshëm për atë që njeh historinë dhe ka të qartë kulturën politike që ekziston brenda radhëve të Partisë Socialiste. Më pas ishte Kongresi i Jashtëzakonshëm, i cili u thirr menjëherë sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi rezultatin zyrtar të zgjedhjeve dhe pastaj ajo është një histori e cila do të jetë në vazhdim që ka të çështjen e zgjedhjeve me kushtet për të filluar negociatat me Partinë Demokratike dhe mazhorancën për t’u futur në Parlament dhe kështu me radhë. Por, mendoj se nga pikëpamja e fokusimit të politikës dhe të një pjesë të madhe të energjive që ne e harxhonim për historinë tonë të brendshme në mënyrë absolutisht të justifikuar dhe të logjikshme . Për momentin mendoj se tani kemi një histori tjetër dhe në këtë kontekst mendoj se kemi kaluar një provë jo të lehtë.

Pra, ju do të thoni që u mbyllën debatet brenda Partisë Socialiste për humbjen më 28 qershor?

Jo, jo. Kjo do të ishte deri diku edhe pak naive të them të drejtën, ta thosha. E kam fjalën që nga pikëpamja e historisë së negociatave që ne duam të ndërmarrim. Sigurisht qenia e procesit zgjedhor e linte deri diku një lloj hapësire. Edhe një pjesë e fushatës së brendshme që po zhvillohej brenda radhëve të Partisë Socialiste, e filluar kjo edhe me debatin përkatës, negociatat me mazhorancën e vinin atë në plan të dytë. Siç e thashë një pjesë të energjive ne e orientonim brenda vetes. Kurse tani mendoj se misioni jonë është shumë herë më i qartë dhe hapat që do të ndërmarrim do ta tregojnë këtë në vazhdim.

Duke i përmbledhur në dy – tre pika, cili është misioni tashmë pas rikonfirmimit të Ramës në krye të Partisë Socialiste, i kësaj partie?

Opozita në një mënyrë apo tjetër, edhe mënyrën e prodhimit të politikës e ka të ndërlidhur me mënyrën se si lëviz kundërshtari i saj, që është mazhoranca. Ajo që është e rëndësishme të thuhet është që pikësynimi ynë fillon nga dialogu. Lidhur me atë që ne kemi shprehur dhe rishprehur në publik përsa i përket çështjes sonë të pjesëmarrjes në Parlament. Aktualisht ka një histori e cila, nëse mund të thuhet kështu ka shumë arsye për të shtyrë qoftë PD-në, qoftë PS-në në dialogun përkatës. Kemi një parti demokratike e cila për herë të parë ka një koalicion me një parti të majtë. Për herë të parë Sali Berisha nuk ka 71 vota dhe një problem shumë të madh, përsa i përket çështjes së reformave, nëse këto reforma do të duhet të kalojnë në Parlament duhet të kenë më shumë se 84 vota dhe jo 74. Sigurisht, ka përballë një opozitë, ka vetëm një parti, nuk dua të shmang rëndësinë këtu që ka Partia e Drejtave të Njeriut e cila në mënyrë konsekuente është e vendosur të kërkojë deri në fund dhe kam përshtypjen se edhe zgjedhjet në Partinë Socialiste, në një mënyrë apo tjetër treguan qartë psikologjinë e brendshme të Partisë Socialiste lidhur me këtë problem. Pra, është e qartë që ne nuk kemi ndërmend të tolerojmë përsa i përket historisë së një negociate të nevojshme dhe të domosdoshme, përsa i përket çështjes që ka të bëjë me hapjen e kutive të votimit.

Si nisin këto negociata?

Mendoj se do të jenë negociata shumë të qarta, shumë të sinqerta. Nuk bëhet fjalë për të ndryshuar rezultatin zgjedhor. Ne e kemi pranuar pozicionin tonë si opozitë, kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Rihapja e kutive të votimit nuk do të thotë që të kemi ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve. Në fakt do të hapet një precendent shumë i rëndësishëm, qoftë sot kur Partia Socialiste është në opozitë, qoftë nesër kur mund të jetë Partia Demokratike e cila do të ketë të bëjë me një precedent i cili nuk do të lejojë që mbyllja e kutive të votimit të jetë një kapak për të gjithë historitë e çuditshme që zhvillohen gjatë 24 orëshit të votimit në Shqipëri.

E marrim të mirëqenë, nëse se këto kuti hapen dhe vërtetohen ato që Partia Socialiste i ka cilësuar si manipulim, çfarë ndodh në katër vitet e ardhshme me PD-LSI, do të vazhdojnë të qeverisin, ju do të kërkoni zgjedhje të parakohshme ?

Nga pikëpamja ligjore kjo është e pamundur që hapja e kutive dhe gjetja e defekteve në të krijojë një realitet juridik i cili t’i thotë Partisë Demokratike që s’të takojnë kaq po kaq vende apo partive të tjera e kështu me radhë.

Atëherë ju do të kërkoni zgjedhje të parakohshme?

Mendoj se e thëna nga ana jonë është e qartë. Ne duam thjesht të bëjmë transparencën e kutive të votimit. Flasim për një vend si Shqipëri ku edhe marrëdhëniet me politikën evropiane të jemi të sinqertë me vetveten. Shpesh në Ballkan, cilësia e demokracisë nuk ka qenë në vendin e parë të listës që e kanë kërkuar të huajt nga ne. Ka qenë stabiliteti dhe pastaj cilësia e demokracisë. Kështu që duke respektuar këtë logjikë, mendoj se është e mjaftueshme të krijohet ky precedent. Pra, precedenti që kutitë mund të hapen dhe mund të rinumërohen pasi të mbarojë procesi zgjedhor dhe pasi të ketë dalë rezultati .

Kjo do të thotë që edhe nëse vërtetohen pretendimet e opozitës, qeveria Berisha – Meta edhe për katër vjet…?

Është fjala për kristalizimin e një precedenti e cila do të bëjë të qartë për zgjdhjet e ardhshme. Ky precedent do të jetë një masë preventive shumë e fortë për zgjedhjet e ardhshme që historia e manipulimit nuk mbyllet tek kutia e votimit. Historia e manipulimit po u mbyll tek kutia e votimit siç ka ‘ndodhur deri tani do të kemi këtë histori ku ai që humbet nuk pranon rezultatin.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë më 2013 apo zgjedhje të parakohshme për Partinë Socialiste?

Në qoftë se do të ishim kaq moralisht të shkurtër duke thënë që tani socialistët po kërkojnë të hapin kutitë që atje të gjejnë ca probleme dhe të thonë që duam zgjedhje të parakohshme, këtë mund ta marr si monedha me krahë. Nga njëri krah kemi një mazhorancë e cila thotë që gjithçka ka qenë transparente. Dëgjova Kryeministrin në një intervistë që tha që kanë qenë zgjedhjet më transparente të krahasuara të demokracive të përparuara. Kështu që, në vazhdim të kësaj transparence edhe të asaj historie politike që ne kemi zhvilluar në Shqipëri pa mbingarkesat: që do të kemi zgjedhje të parakohshme, që hapja e kutive do të na “shpërthejë ndonjë bombë”. Edhe vetë Partia Demokratike do të ishte vetë në një pozitë delikate dhe morale. Mos harrojmë se me kompromiset që ne kemi bërë me demokratët, komisionet zgjedhore dhe në ato të numërimit kanë qenë në pjesëmarrje pothuajse të barabartë dhe nën vëzhgimin qoftë të syve të socialistëve, qoftë të syve të demokratëve. Kështu që, nuk mendoj se trajtimi apo problemet që do të dalin me hapjen e kutive do të fajësojnë vetëm ata që janë në pushtet . Në fund të fundit, nuk besoj se nga ky faj do të përjashtohet edhe PS-ja. Ne e kemi pranuar këtë. Mos harrojmë se pas zgjedhjeve të qershorit, pothuajse të gjitha partitë akuzuan qoftë PD-në qoftë PS-në për manipulime rezultati ose më saktë për vjedhje votash në tavolinë. Në një mënyrë apo tjetër, ne e kërkojmë këtë çështje që të shikojmë së bashku çfarë ka ndodhur si defekte të përbashkëta jo si defekte të atyre që kanë marrë ose që janë në pushtet sot. Hapja e këtij precedenti, bazuar edhe në atë që u tha në raportin e ODIHR-it dhe të OSBE-së ku një e treta e kutive janë numëruar keq ose shumë keq, të jetë baza për një hetim të rëndësishëm i cili në fund të fundit, mbase edhe në një mënyrë ligjore të përkthyer më pas, do të ketë një reformë që do të ketë të bëjë me çështjet zgjedhore. Çështja e rihapjes së kutive kur ajo kërkohet edhe pas zgjedhjeve të jetë e definuar edhe në formë të ligjshme brenda Kodit Zgjedhor.

Si nis dialogu me Partinë Demokratike, do të jetë një ulje Rama – Berisha në tryezë?

Nuk besoj se duhet me s’bën një histori e tillë. Mendoj se ajo që duhet të shikojmë nuk është forma, duhet të shikojmë substancën. Ne na intereson hapja e kutive dhe kaq.

Partia Socialiste do të kërkojë uljen në tavolinë me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, duke shmangur LSI-në apo një dialog në tryezë me mazhorancën PD-LSI?

Të jem i sinqertë nuk e kam menduar me kaq detaje teknike, nëse ky dialog do të bëhet për të shmangur një palë apo një palë tjetër . I gjithë ky dialog do të kërkojë thjesht një histori e cila nuk është as e komplikuar për të thënë që këta janë dy që kanë vendosur mirë ose keq, dhe do të vendosin mirë ose keq për interesat e partive të tjera . Mendoj se hapja e kutive në thelb është një kusht i cili nuk godet asnjë palë por në thelb rregullohen sistemin.

Pa u biseduar në tavolinë, Partia Socialiste nuk ka shanse të hyjë në Parlament, pa u rënë dakord paraprakisht që do të ketë një hetim parlamentar për këtë çështje ?

Edhe për atë eksperiencë që ka kaluar politika shqiptare është e qartë se në qoftë se ne hyjmë në Parlament historia do të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë, të paktën për këtë jemi të sinqertë edhe kur i shohim demokratët ne, edhe kur ata na shohin ne. Historia që hajdeni në Parlament se ai është vendi i dialogut, mendoj se nuk ka kuptim kur në deklaratat publike qoftë të përfaqësuesve të lartë të Partisë Demokratike, qoftë dhe kryeministri Berisha ka deklaruar se kutitë nuk do të hapen. Kjo kokëfortësi nuk i shërben kësaj situate që po kalon Shqipëria.

93% e socialistëve që të shtunën votuan mes Ramës dhe Lakrorit për kryetarin e Partisë Socialiste, menduan se votuan edhe për bojkotin për këtë vendim të marrë nga forumet e Partisë Socialiste?

Mendoj se votuan edhe për atë që është thënë pothuajse në çdo takim që Partia Socialiste kërkon që transparenca e kutive të votimit është një problem shumë i madh, një problem i cili nuk ka të bëjë me interesat e ditës. Mendoj se kjo do të jetë një precedent ka për ta ndihmuar çdo lloj skenari politik apo zgjedhje që do të vinë në vazhdim. Fiksimi përfundimisht i precedentit se kutitë mund të hapen dhe mund të rishikohen, dhe mund të hetohen mendoj se është brenda një arsyetimi i cili nuk vjen nga histori krizash të brendshme por vjen nga një histori shumë e logjikshme për atë që ka ndodhur dhe mund të ndodhë.(Shekulli)

32zZR3gDh8w

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23105. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23105

Top