Majko: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurimit

Majko: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurimit

Deputeti socialist kërkon që debati për paktin detar të kalojë në duart e isntitucioneve më të larta të vendit

Me afrimin e ditës së ratifikimit në Kuvend, debati lidhur me marrëveshjen për hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqise ka nisur të ndizet edhe më shumë. Pandeli Majko, ish- kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, shprehet se marrëveshja nuk është shumë transparente dhe për këtë

Presidenti i Republikës duhet të thërrasë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për ta marrë në analizë. “Presidenti duhet të thërrasë Këshillin e Sigurimit, të kërkojë informacione, pasi kjo çështje nuk mund të qëndrojë vetëm në nivelin mediatik.

Kufijtë nuk janë as të Partisë Socialiste dhe as të Partisë Demokratike”, u shpreh Majko, gjatë një interviste në “Top Channel”. Sipas tij, edhe sikur 10 për qind e asaj që thuhet të jetë e vërtetë, atëherë ky është një problem që kap momentin e skandalit dhe që do të rëndojë në marrëdheniet dypalëshe.

“Është e pritshme që për këtë çështje Presidenti i Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurimit, të kërkojë konsulta dhe informacione edhe të organeve të specializuara, pasi kjo nuk mund të jetë vetëm në nivelin mediatik, apo të trajtimit politik opozitë – mazhorancë, pasi në këtë pikë duhet të jemi shumë të qartë, se kufijtë nuk janë as të PD-së as të PS-së”.

Z. Majko sheh si përgjegjës kryesor qeverinë shqiptare: “Mendoj se edhe sikur 10 për qind e asaj që thuhet të jetë e vërtetë, kemi një problem shumë të madh, kemi një problem që po kap momentin e skandalit dhe që po rëndon marrëdhëniet dypalëshe.

Por, e përsëris këtu nuk kemi pse të bëjmë me faj vendin fqinj, problemin e kemi brenda vetes.” Z. Majko pohon se është e pafalshme që pala shqiptare ka qenë e papërgatitur për këtë marrëveshje, e cila nuk ka ekzistuar në tavolinën e qeverive të majta gjatë viteve 1998-2005.

“Po të doni mendimin tim edhe një metër është gjithsesi një problem në këtë histori të komplikuar që ne kemi marrë nga e kaluara dhe që ekziston. Mendon se kjo është një çështje që duhet menaxhuar me shumë përgjegjësi dhe me shumë transparencë në mënyrë që të mos lërë gjurmë”.

Për deputetin socialist, mungesa e transparencës është një tjetër tregues i kësaj marrëveshjeje, sipas të cilës Shqipëria humbet rreth 354 km katrorë hapësirë ujore në favor të shtetit grek.

Qindra mesazhe dhe thirrje për mosratifikimin e marrëveshjes për kufijtë detarë

Shqiptarët në “Facebook”: Berisha tradhëtar!

Qindra anëtarë të rrjeteve sociale, apo blogues, janë përfshirë në debatet për mosratifikimin e paktit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një faqe e hapur në rrjetin social Facebook, në linkun http://www.facebook.com/inbox/?ref=mb#/group.php?gid=77061783478&ref=ts, e titulluar

“Kundër ratifikimit të marrëveshjes së “dhurimit” të 354.4 km2 në Jon”, bën thirrje për mosratifikimin e e marrëveshjes së “dhurimit” të 354.4 km2 në Jon.

Në të thuhet se: “Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha nënshkroi me Greqinë më 27 prill të këtij viti. Shteti ynë, jo vetëm që është tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë.

Qeveria shqiptare më datë 27.04.2009 i dhuron Greqisë rreth 354.4 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit, marrëveshje e cila është trumpetuar sërish si një “arritje e qeverisë”, por që në fakt cenon rëndë kufirin detar shqiptar, duke qënë se parimi i baraslargësisë nuk respektohet në asnjë nga pikat e tij”.

Sipas administratorëve të grupit, qëllimi është të mbajë përdoruesit e Facebook të informuar mbi ecurinë e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje dhe reagimet nga qarqe të ndyshme.
Më poshtë janë disa prej qindra postimeve të fundit në këtë faqe:

Erind Hasani

kjo tregon se si tradhtarët e kombit i kthyen edhe një herë prapanicën grekut, vetëm për lek… kjo nuk është vetëm një turp, por edhe një krim për vendin..

Markus Sloejstrom

Ç’ështe ky turp i madh me Shqipërinë e 2010 pu pu pu, mirë atëherë se kishim qejf turkun, por tani dolëm me të paturpshëm se Esat Pashë Toptani.

Besmira Nika

Të parët tanë dhanë jetën që Shqipëria të mos trajtohet si plaçkë në sy të botës, e na del tani 1 gomar që fal territoret shqiptare… ky është kulmi…

Salih Kabashi (France)

Nëqoftëse shqiptarët e kalojnë në heshtje këtë tregti me pjesë të territorit të vendit të tyre, atëherë nuk di se me çka do të tregojnë atdhedashurinë e tyre dhe për kur do ta lënë ngritjen e fuqishme gjithëpopullore mbrojtje të Atdheut.

Serbë e grekë deri sot shqiptarëve u kanë marrë copa të Atdheut me luftëra e me gjenocid, ndërsa sot qeveritarët e Shqipërisë sovrane i falin ato. Kjo është tradhtia, e cila do duhej të ndëshkohej rëndë.

Aulona Capaj

Vetëm ne mbahemi si ajo fjala e urtë e popullit:
“Të këqinjtë e portës, e të mirët e botës”
Nuk e kuptoj si të jemi kaq të mallkuar me klasën politike!

Erjon Ruko (Italy)

Politikanët shqiptarë po e shesin shumë lirë të vetmen gjë të shtrenjtë që gjyshërit, baballarët tanë na kanë lënë – IDENTITETIN tonë të shtrenjtë! E thonë që ne shqiptarët jemi trima. Njeriu është ajo çka bën në jetë në fund të fundit dhe jo ajo çka mendon! Kush nga ne po bën ndonjë gjë? Kush?

Ardian Elezi (Italy)

Deri me sot historia ka njohur mbretër që kanë luftuar për të marrë toka dhe për të rritur pasuritë dhe fuqinë e tyre, dhe vetëm dy, ish mbreti Ucello (Zog) dhe ish Berisha e falin tokën e tyre thuaj se këta të dy janë mbretërit e rinj dhe modernë të kohës që ne të tjerët nuk i kuptojmë.

Do ta kërkojmë Vlorën Admiral por nuk do ta gjejmë, do të bredhim nëpër Mesdhe si çifuti në shkretëtirë, por nuk do ta gjejmë më… Ju kujtohet filmi “Ballë për ballë”? Dhe neve ia falim pas 50 vjetesh …
Ankohu

Arti Tamburi (Ëindsor)

Nënshkruani peticionin kundër ratifikimit nga Parlamenti të marrëveshjes së turpshme shqiptaro-greke për përcaktimin e kufijve detarë mes tyre.
http://www.gopetition.com/online/31143.html

Henri Nune

Njëherë e një kohë atyre që shisnin atdheun e tyre u dhoshin Tradhëtarë!
Por, tani kohët kanë ndryshuar dhe turpi është bërë nder. E vetmja gj që ka rëndësi është pushteti.
Mjerë ne që kemi këta qeveritarë.

Lindita Aliu shkroi

Ky është jo vetëm skandal, por turp për shqiptarët. Mobilizohuni për çështje politike dhe bëni protestë sa më shpejt për interesin Tuaj! Protestë aktive në Tiranë dhe në vendet tjera. Kjo duhet bërë publike patjetër, që të senzibilozohet populli se çfarë katastrofe është kjo për sovranitetin shqiptar!

Loris Koka

nuk e imagjinoj dot si mund të bohet nji gjo e tillë

Ersan Karameto

Çuna si thoni për një protestë para Kryeministrisë?!

Martin Roçi

Nënshkruani peticionin
http://www.gopetition.com/online/31143.html

Andi Hoxha

Në datë 19 tetor, Parlamenti shqiptar vendos për ratifikim apo jo të kësaj marreveshjeje.
Janë të mirëpritura të gjitha sugjerimet se si mund të ndalohet ratifikimi i një marreveshjejetë tillë, e cila do të kishte pasoja të rënda për Shqipërinë.

Eli Arjan

në ato thellësira,mbase ka thesare e gjëra që me mjetet tona që s’ kemi nuk e dimë,dhe greku do të thotë janë thesare helene dhe jo ilire … ne i falëm Çamërinë, detin, emigrantët, etj ato kanë bërë gjenocide kundër popullatës sonë, është akoma ligji i luftës me shtetin shqiptar dhe akoma nuk njohin kufijtë tokësorë, qëndrimi i tyre është i qartë, duan veten e tyre mbrojën interesat e tyre, kurse ne e shesim atdheun per 5

Irvi Hyka

Po çe duam detin ne na takon gjith EPIRI

Princè OfPèrsià
http://www.shek
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24065. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24065

Top