Madlejn Ollbrajt dhe mania e karficave

Madlejn Ollbrajt dhe mania e karficave

Ish-sekretarja e Shtetit, Madlejn Ollbrajt, rrëfen për preferencën e saj për ti zbukuruar kostumet gjithmonë me karfica të veçanta, si dhe historitë e tyre

Si ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe më pas si sekretare Shteti gjatë administratës së Klintonit, Madlejn Ollbrajt e kishte bërë zakon që të vendoste gjithmonë në kostumet e saj karfica me pamje të ndryshme, përmes së cilave përcillte edhe disa lloje mesazhesh në varësi të takimit dhe personit. Ajo ishte femra e parë që u bë kryediplomate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si e tillë e përdori avantazhin që i jepte të qenit femër për të përdorur edhe bizhutë si mjete shprehëse dhe jo vetëm zbukuruese. Kështu, karficat e saj u bënë po aq origjinale dhe të veçanta sa edhe vetë Ollbrajt në diplomacinë e viteve kur ajo shërbeu në detyrën e lartë. Së fundi këto vepra të vërteta arti, disa prej të cilave shumë të çmuara, janë ekspozuar në Muzeun njujorkez të Artit dhe Dizajnit në një ekspozitë që pason publikimin e librit të saj: “Lexoni karficat e mia: histori nga kutia e bizhuve të një diplomateje”. Në një intervistë për një revistë amerikane ajo rrëfen fiksimin e saj pas karficave dhe pushtetin e simboleve.

Ollbrajt: Sot kam vënë në jakën e kostumit një elefant, jo sepse kam vendosur që të ndryshoj parti, por sot kam dhënë mësim në George Town University në lidhje me diplomacinë dypalëshe dhe tema e leksionit ishin marrëdhëniet amero-indiane. Ndaj elefanti është kuptimplotë në këtë rast. Bizhutë dhe karficat janë konsideruar përgjatë historisë si simbole pushteti dhe si përcjellëse të mesazheve të caktuara. Është shumë interesant fakti që kanë qenë meshkujt më së shumti ata që kanë vënë bizhu e karfica në epoka të ndryshme dhe sigurisht kurorat mbretërore kanë qenë pjesë e sinjaleve që u dërgoheshin personave të ndryshëm përgjatë rrjedhës së historisë. Për sa i përket rastit tim, ky fiksim nisi tek unë kur isha ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe qëlloi që unë ti pëlqeja shumë bizhutë, në fakt gjatë gjithë jetës i kam pëlqyer, por njëherë për shkak të këtyre karficave Sadam Huseini më quajti “gjarpër”. Në fakt, nuk duhet të fyhesha, sepse ditën që ai u shpreh kështu dhe kjo qëlloi pas takimit tim me të, unë kisha në xhaketë një karficë në formë gjarpri. Kësisoj kur po debatonim kohë më vonë për luftën në Irak, unë gjithmonë vendosja këtë gjarpër në xhaketë. Kur një gazetar më pyeti për karficën i thashë se ishte Husein që më kishte thirrur “gjarpër” dikur dhe kisha vendosur që të vija sërish të njëjtën karficë me rastin e diskutimeve të luftës në këtë vend. Kjo ishte hera e parë që u bëra e vetëdijshme se të tjerët ishin të vëmendshëm ndaj karficave të mia. Mu duk diçka zbavitëse dhe nisa të blija vazhdimisht karfica të formave, ngjyrave e domethënieve të ndryshme. Këto karfica i kombinoja me çështjen që kisha për të diskutuar qoftë kur isha ambasadore në OKB, qoftë kur u bëra sekretare Shteti. Kur njerëzit më pyesnin në fillim të ditës se cila do të ishte çështja që do të diskutoja, unë u përgjigjesha që këtë duhet ta gjenin ata duke parë dhe zbërthyer mesazhin e karficës së asaj dite. Përveç kësaj mua më ka pëlqyer gjithmonë të ndjerit femër. Nuk kam qenë kurrë nga ato lloj grash që i hynë politikës duke veshur kostume burrash dhe duke u maskilizuar. Më kanë pëlqyer gjithmonë ngjyrat e ndezura e të ndryshme dhe më pëlqente që isha me një gusto e shije të tillë. Edhe karficat fillimisht ishin të thjeshta, pastaj u shtuan dhe u ndërlikuan, derisa u shndërruan në pjesë të pandashme të veshjes sime të përditshme.

Në librin tuaj ju thoni se Presidenti Putin i tha Presidentit Klinton se ai do të përqendrohej te karficat e tua kur do të donte të zbulonte se çfarë plane kishit atë ditë.

Në atë kohë isha shumë e shqetësuar për atë që po ndodhte në Çeçeni dhe veprimet e rusëve në atë vend. Ndërkohë që Moska mohonte çdo akuzë keqtrajtimesh. Me këtë rast në takimin që pata me Putin vura një karficë me tre majmunë të heshtur që kishin mbyllur sytë me shprehjen: “Mos dëgjo asgjë të keqe, mos shih asgjë të keqe, mos fol asgjë të keqe”. Kjo, sepse rusët mohonin gjithçka që po ndodhte për shkak të tyre.

Po në rastin e Rusisë është edhe historia e raketës…

Po. Po negocionim në lidhje me traktatin për raketat balistike dhe unë kisha një karficë që i ngjante më shumë një shigjete. Sapo ma pa ministri i Jashtëm rus më tha: “A mos është ky ndonjë nga interceptorët tuaj?” Unë iu përgjigja: “Po, ne i bëjmë shumë të vegjël”. Dhe pastaj ishte një periudhë kur zbuluam se rusët kishin vënë përgjues në Departamentin e Shtetit. Gjetëm diçka të dyshimtë në një nga sallat e konferencave dhe herën tjetër që takova një rus mbajta një karficë me një buburrec të madh, që nënkuptonte përgjuesin.

Ju keni marrë këshilla edhe nga Jeane Kirkpatrick, e cila ishte ambasadore e Shteteve të Bashkuara para jush në OKB. Ajo si ju vinte nga bota akademike…

Ajo kishte disa këshilla shumë praktike. Një herë më tha: “Para se të shkosh në Nju Jork hiq dorë nga veshjet e tua prej profesoreshe. Duhet të blesh veshje të tjera që të shkojnë me detyrën e re, që do të thoshte se duhet të bëja shumë pazare dhe të shpenzoja para. Jeane ishte fantastike dhe gjithashtu si unë i pëlqente shumë karficat dhe kishte mjaft syresh. Nuk mendoj se ishte aq e fiksuar sa unë, por mjaftueshëm.

Ju shkruani në një pjesë të librit edhe në lidhje me vendin ku i vendosni karficat.

Ka njerëz që i vendosin në anën e djathtë, të tjerë në anën e majtë. Mua më pëlqente që ti vendosja gjithnjë e më lart. Një herë isha për vizitë në Korenë e Veriut me liderët e së cilës kemi pasur gjithmonë marrëdhënie e dialog pozitiv. Gjatë takimit ishte një ministër i Jashtëm korean që mendoi se nuk ishte në regjistrim dhe se mund ti lejonte vetes ndonjë shaka. Ai tha se i pëlqente shumë fakti që Ollbrajt do të vinte në Suul, sepse kishim marrëdhënie të mira bashkë, ishim të së njëjtës moshë dhe se kur më përqafonte e ndiente se kisha ende një gjoks të fortë. Pasi këto shaka u bënë publike pati një debat shumë të madh dhe madje u përfol edhe për një dorëheqje të mundshme të ministrit. Më pas më pyetën edhe mua se çfarë mendoja dhe unë u thashë: Epo diku duhet ti ngulja karficat e mia. Ministri nuk iku nga pushteti, por takimet tona të ardhshme përfshinë vetëm shtrëngime duarsh dhe jo më përqafime.

Ju madje jeni shquar edhe për vendosjen e karficave me temë patriotike

Në Korenë e Veriut, apo në Kinë ku ishte lider Mao Ce Duni të gjithë detyroheshin që të vinin në kostumet e tyre karfica me fytyrat e liderëve apo me inicialet e partive. Ishin si disa emblema të detyrueshme për të gjithë. Unë personalisht i pëlqej shumë flamujt dhe emblemat amerikane dhe i kam vendosur bizhutë me tema të tilla shumë shpesh nëpër takime, si në rastin e takimit që pata në Korenë e Veriut me liderin e vendit, Kim Jong Il.

Në rastin e Mandelës keni vënë disa zebra mbi sup…

Po, edhe kjo është një nga karficat e mia të preferuara. Është një simbol i Afrikës në shumë drejtime dhe mu bë qejfi që Nelson Mandela e pëlqeu zgjedhjen time. Unë kam shumë zebra dhe është mjaft e lezetshme dhe gazmore po ti vesh ato të gjitha në kostum. Duket si një tufë e vërtetë me zebra. Gjëja e çuditshme është se karficat e mia zmadhohen në proporcion të drejtë me zvogëlimin e trupit tim. Një gjë tjetër është se veshjet e mia, ato më të shtrenjtat, duke qenë se gjithmonë kam mbajtur karfica, janë dëmtuar, çka do të thotë se tani më duhet të blej karfica më të mëdha që të mbuloj vrimat që më janë hapur në kostume.

Afganistani është në qendër të vëmendjes së opinionit publik që prej disa kohësh. Çfarë karfice do të vije sot nëse do të takoheshe me Presidentin Obama për të folur se cila duhet të jetë strategjia për tu ndjekur në Afganistan?

Ndoshta do të vija, dhe kjo sepse bëhet fjalë për trupat ushtarake, një karficë jashtëzakonisht të veçantë që ma ka dhënë Mary Jo Myers. I shoqi i saj, gjeneral Dick Myers, ka qenë një ushtarak dhe ndaj qëlloi q
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23419. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23419

Top