Mësimi nga Lehman Brothers: Mos rreziko!!!
Ka kaluar një vit, pra 12 muaj që kur investitorët u për-ballën me shembjen më të madhe financiare të historisë moderne amerikane, falimentimin e bankës së investimeve “Lehman Brothers”. Data e saktë ishte 15 shta-tor i vitit 2008. Banka të tilla dihej se jetonin përditë me riskun dhe së fundi paguan për këtë edhe çmimin. Por ndërkaq kjo bëri që pjesa më e madhe e investitorëve të mateshin mirë për çdo vendim që duhet të merrnin pas një tërmeti të tillë dhe mbi të gjitha ta rikonsideronin rrezikun, të cilin më parë e kishin shpërfillur të joshur nga shkalla e lartë e fitimit. Disa analistë mendojnë se tkurrja për të investuar është thjesht e përkohshme dhe pa-sojë normale e krizës, por ka edhe nga ata që argumentojnë se marrja e riskut ishte një tipar i sistemit të kaluar, përmasat e së cilës duhet të rishiko-hen dhe të ndryshohen. Jo më larg se një vit më parë, e gjithë industria e investimeve ishte në një pozicion shumë të rrezikshëm. “Ne e kemi nën-vleftësuar gjithmonë riskun”, thotë një ish-bankier investimesh. Ndërkaq viti i fundit, ose më mirë dhjetëvjeçari i fundit, nëse do ta shohim situatën më gjerësisht, ka treguar se “vitet e mbrapshtë” në kurbën e ekonomisë janë më të shumtë nga sa mendohej në fillim.</p>
Shumë vetë që kanë qenë të pu-nësuar ose janë të punësuar në in-dustrinë financiare e kanë të qartë se shpejtësia me të cilën kanë operuar vitet e fundit ka qenë jashtëzakon-isht e madhe. Kështu shumë persona janë bërë klientë të bankave përmes marrjes së kredive vetëm duke pasur parasysh fitimet e menjëhershme që do të kishte banka nga një operacion i tillë e jo duke gjykuar mbi një risk të mundshëm nëse situata dhe status quo-ja ekonomike do të kishte ndry-shuar. Kësisoj të gjitha të ashtuquaj-turat portofola toksikë të klientëve me probleme u shembën së bashku me vetë bankat, duke filluar nga viti 2007 e më pas me 2008 e duke vazhduar me 2009-ën. Sigurisht që piku i panikut të investitorëve arriti 15 shtatorin e kaluar, pra një vit më parë. Në shtator të një viti më parë, indeksi i stoqeve amerikane ra në 9% dhe një muaj më pas në 17%. Ankthi më i madh që për-jetuan të gjithë ishte ai se mos nga kjo tronditje do të pushonte së funksion-ari i gjithë sistemi financiar botëror. Viktimat e krizës nuk ishin vetëm “Lehman Brothers”, por dhe gjigandët e kredidhënieve për banesa si “Fannie Mae” e “Freddie Mac”, kompanitë e sigurimit si “American International Group” dhe bankat “Merrill Lynch”, “Washington Mutual” dhe “Wachovia”, të gjitha të detyruara ose të pranonin ndihmën financiare nga shteti, pra nga paratë e taksapaguesve, ose të bliheshin nga konkurrenca me çmime jashtëzakonisht të ulëta.</p>
Pas këtyre ngjarjeve, njerëzit kuptuan se realiteti mund të jetë, ndon-jëherë, shumë i makthshëm dhe më i rëndë se vetë fantazia më e shfrenuar. Gjatë krizave të fundit financiare, apo qoftë edhe gjatë turbullirave të tregut, reagimi natyror psikologjik i inves-titorëve shpesh e bën situatën më të rëndë nga çështë. Frika nga humbjet bën që ata të mos lëviznin deri në rimëkëmbjen e situatës. Në njëfarë mënyre, biznesit dhe investimeve i vihet çelësi deri në një kohë më të mirë.Kjo shpjegon edhe situatën e tkurrur aktuale të tregut. Aktualisht stoqet e kanë rimarrë disi veten dhe kanë rikuperuar disa humbje. Kjo ka sjellë që shumë klientë, duke përfituar nga rasti, të nxjerrin disa para, por në formë investimesh shumë të kujdesshme dhe të sigurta. Megjithatë tashmë të gjithë e dinë se koha e parave të lehta ka marrë fund dhe se për të fituar mjaftueshëm duhet më shumë kohë, një kursim i madh dhe shpenzime të pakta. Këta lloj investitorësh janë në rrugën e duhur. Deri një vit më parë industria e investimeve nuk ka qenë aspak e ndërgjegjshme ndaj rreziqeve. Ajo ka parë vetëm fitimet pa menduar kurrë për grackat që mund të dilnin rrugës. Ajo çka është më e keqja ishte se vetë financierët kanë bërë një lojë shumë të keqe, duke i futur njerëzit në rreziqe pa ua bërë më parë të ditur këtë fakt, çka përbën edhe kulmin e pandershmërisë. Logjika e do që për sa kohë që portofoli, ose siç quhet ndryshe dosje klienti, është i ndërtuar dhe argumen-tuar siç duhet, nuk ka vend për strat-egji të rrezikshme. Modelet përdorura për investime vitet e fundit kanë bërë që edhe klientët më të kujdesshëm të ndërmarrin hapa që në kushte normale nuk do ti kishin ndërmarrë kurrë. Sipas një studimi të fundit, edhe gratë, që për nga natyra janë shumë më pak riskmarrëse se burrat, gjatë dhjetë viteve të fundit kanë futur një pjesë të kursimeve të tyre në bursë, apo nëpër firma investimesh. Sipas studimit, ishte shumë e vështirë që ti bindje ato të investonin në portofola për të cilat nuk ishin shumë të qartë, por duket se atyre iu mbush mendja nga fryma e përgjithshme e krijuar në botën e biznesit dhe atë të bankave, që dukej si një magji e vërtetë. Më në fund ato investuan dhe fatkeqësisht shumë prej tyre e pësuan. E ndërsa disa inves-titorë i parashikojnë në investimet e tyre edhe dëmet që mund të vijnë nga kriza të ndryshme, të tjerë nuk mund tia lejojnë vetes humbjet e mëdha të shkaktuara nga çrregullimet e tregjeve të aksioneve kohë pas kohe. Ajo çka mund të thuhet për gjithë këtë vit që pasoi falimentin e bankës së madhe të investimeve “Lehman Brothers” është se tendenca mbetet për një mënyrë shumë konservatore të të bërit biznes. Ajo çka mbetet për tu parë është nëse qëndrimi aktual ndaj riskut është kalimtar, apo i përhershëm? Sipas një konsulenteje financiare që merret përditë me klientët dhe problemet e tyre, tani klientët e dinë rëndësinë që ka një fond emergjence sa më i madh i investuar në mënyrën më të sigurt të mundur. Sipas saj, ka marrë fund njëherë e përgjithmonë ideja se nëse do të ketë kriza, institucionet financiare do të jenë aq të afta dhe të përgjegjshme sa për të vënë rregull e për të shpaguar të gjitha dëmet e shkaktuara.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22512. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22512