Mëngët dhe Jakët e Thurrura

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
23ed763e74e628f029413a9eeb7a3772.jpg


Dielli mezi shëndrit përmes reve të errëta në qiell të cilat ende nuk u tretën nga dimri, ndërkaq në industrinë e modës, të gjith janë në pritje se qfarë do të sjell moda për të ardhmen.
Pra, qfarë shihet në horizontin vjeshtor 2013? Befasi e madhe: Veshje të jashtme me pamje ushtarake si dhe sportive parashihet të pushtojnë sërish sfilatat; ju do ti gjeni këto veshje në qdo dyqan nga Wal-Mart e deri tek Fifth Avenue. Por në rast se e keni një sy kurreshtar për trended e modës, ju mund të keni vënë re diq më atraktive, të pa shfaqur deri tani: mëngët, jakët si dhe fundin e xhaketave të thurrura si asnjëherë më parë.

Ok, por thurrja nuk e ndryshon imazhin në veshjen tuaj. Ju mund ta quani atë si thyes i erës së ftohtë, siq është thënë mes meshkujve ne 85’ën kur mëngët e thurura ishin zgjidhja më e zakonshme, por tani është e pasur me thurrje elastike. Kjo thurrje është arritur dhe do të rishfaqet në skenë përsëri.

Ajo përdoret si detaj në contrast me veshjen në përgjithësi i cili promovon një ngrohtësi të jashtëzakonshme rreth nyjeve tuaja si dhe rreth qafës tuaj dhe njëkohësisht duke ju dhënë një hije më të dobët se që jeni në fakt. Për secilin nga ne mund të gjinden veshje nga më të ndryshme, me qmime të llojllojshme dhe do të ju përshtaten më së miri duke ju dhënë pamjen si nga filmi “Top Gun”.

Lëkura dhe Imitimi i Lëkurës
Bench BH-Carter Bomber

a23c99032c95525511585e567a81bb28.jpg


Kur flasim për veshjet britaneze, sytë e të gjithve drejtohen për në Londër. Por a egziston diqka e tillë si “Moda nga Manchesteri?” Kjo xhaketë mund të duket si nga Pittsburgu i Anglisë, por e dizenjuar të duket e pluhurosur, pasiqë shtëpia e prodhimit të këtij produkti është BMX, linjë e prodhimi të rrobave për rrëshqitje në dëborë, pra kryesisht rrobe sportive. Ndërkaq xhaketa nga imitimi i lëkurës në ngjyrë qokollate i ka të gjitha karakteristikat e jaknes nga lëkura origjinale veqse me qmim përgjysmë më të lirë. Bottonët që puthiten, jakët e ngjeshura si dhe mëngët e thurrura e paraqesin si një xhaketë e gatshme për aksion në parkun e patinave për kënaqësi të pafundme përmes Central Parkut. 



Xhaketa Ushtarake, Imitim Lëkure nga All-Son
dd2dcdccaf16bfb979848807c9a1e8f7.jpg


Blerja në dyqanet urbane për veshjet e jashtme është sikur një i huaj të vije për të blerë në dyqan artikujt të cilët as që i ka provuar, apo kërkuar më parë pa humbur kohë për të shikuar edhe në dyqanet përreth. Ju poashtu mund të jeni pronari legjitim i ndonjë veshje të bukur, pra sigurisht nëse bleni me kujdes. Në rast se ju keni durim që të shikoni se qfarë ofrohet edhe nga dyqanet përreth, ju mund të largoheni duke pasur me vete disa veshje me vlerë, shembull janë xhaketat ushtarake, me imitim lëkure nga All-son. Sigurisht, qmimet e veshjeve të cilat nuk janë nga lëkura do të jenë më të ulëta, ndërkaq do t’iu japin pamjen e veshjeve origjinale. Faktikisht xhaketa nga imitimi i lëkurës është më e kërkuara pasiqë mbron interesat e organizatës PETA nën mbrojtjen e kafshëve ndaj shfrytëzimit si dhe organizatave të tjera me qëllime relevante.
Kjo xhaketë ëshë e dizenjuar me vetëm 2 kopsa mbi gjepat e rrafshët mbi gjoks si dhe jaka ushtarake. Por ajo e cila vërtetë e karakterizon këtë xhaketë janë kopsat që puthiten, të cilat janë të qepura në anën e pasme të xhaketës. Xhaketa ka mëngë të punuara nga fijet elastike që sigurojnë ngrohtësi. E tëra e lyer në bojë rezistuese ndaj kushteve atmosferike si dhe agresorëve nga ambient i jashtëm. 



Xhaketë – Imitim i Lëkurës - TOPMAN
6636c4a0fa82dbad943a6364debba84c.jpg


Topman është nga produktet më të fundit në zonën Yankee, të Alantic City, por ishte një nga produktet kryesore të veshjes në vitet e 30-ta në Britani. Është sikur rrobat H&M të cilët rrinë mrekullisht bukur, ashtu siq shijojnë patatinet dhe peshku në një pjatë kur ju jeni të uritur. Përderisa produkte të pakta në numër, po sakrifikojnë qëndrueshmërinë e tyre duke u prodhuar në sasi më të mëdha për një qmim më të ulët, Topman ka arritur të gjejë balancin e përkryer në mes të kualitetit dhe qmimit të arsyeshëm të saj.

Por kjo xhaketë jo domosdo është vetëm për ata të cilët e ndjekin modën. E ofruar në ngjyrë të zezë, ngjyrë kafeje apo e gjelbër e mbyllur, ajo kërkon vëmendje të veqantë. Prerja diagonal në krahët si dhe mëngët e thurrura i japin xhaketës një pamje prej një ciklisti të vendosur, e në këtë pamje poashtu kontribuon edhe jaka e punuar në mënyrë të përkryer duke formuar kështu dy trekendësha nga të dyja anët. Kujdesi ndaj një guri gjysmë të qmuar, nuk ishte asnjëherë më i lehtë se tani.
Rock & Republic nga Michael Bomber



Rock & Republic mund të ju duket e njohur nga linja e saj e shtrirë në men's jeans, por ky brend i vjetër rreth shtatë vite, vështirë se mund të mbulojë tregun ndërkombëtar, pasi që është relativisht i ri. Xhaketa Michael Bomber është e punuar nga lëkura e zbutur. Ajo është përdorur relativisht shumë në koleksionin vjeshtor të R&R gjatë vitit 2009. Lëkura e shtrier bije në sy, duke vjedhur vëmendjen e të tjerëve. Mëngët e punuara me thurrje janë poashtu karakteristikë e kësaj xhakete. Qepja e xhaketës e bën më të theksuar gjoksin në të cilin janë të vendosur 2 gjepa të paluar të mbyllur me patent.

Lëkura e shtrier mirë e reflekton një shkëlqim të dritës që vije nga jashtë dhe dukeni shik dhe të dalluar nga të tjerët, me xhaketa lëkure pa ndonjë stil të veqantë. Xhaketa ka një jakë karakteristikë, pasiqë sikur ta përthekonit të tërë patentin e saj, ju do të keni mbuluar fytyrën tuaj, por nuk ju rekomandojmë të bëni një gjë të tillë. Përshkak se xhaketa është e qepur që t’iu rri puthitur, ju duhet të blini një numër më të madh nga ajo që mbani zakonisht, që të dukeni bukur në të.

Xhaketë Diesel Jeque – material
196f23fec37a51c4b9bac6a56052c07e.jpg

Edhe kur brendi Diesel është duke përcjellur trended, ai sërish arrin që të krijojë një formë të re të xhaketave. Sigurisht, xhaketa Jeque është me mëngë të thurura dhe e shkurtër, por nuk është e punuar nga lëkura apo imitimi i saj. Xhaketa Jeque është e punuar nga një material i lehtë, pas inspirimit të marrë nga qiklistët dhe veshjet e tyre të ngjitura, pas krahëve dhe pjesës së pasme. Numrat milimetrik të qepur në pjesën e përparme të krahrorit dhe logoja e punuar me kujdes në pjesën e pasme të shpinës, janë detaje të cilat gjenden në të gjitha veshjet e prodhuara nga Diesel. Por prerja e shkurtër? Ehh…Diesel-i arriti që edhe prerjen e shkurtë të xhaketës ta shëndërroj në diqka unike, duke i vënë 2 linja në nuanca më të mbyllura thurrjes së pjesës së belit.

E tëra fshihet në detaje
77247e5b9f05c44b55bfa11f00ede8d3.jpg

Përfundimisht mund të themi se numri 3 nuk do të thotë shumë për sa i përket modeleve të mëngëve, jakave si dhe fundeve të modeleve të ndryshme nga xhaketat e ofruara për këtë stinë. Prerjet e shkurtëra të xhaketave përshtaten mirë me qdo lloj veshje, dhe xhaketat si – bomber – mund të gjenden me qmime të arsyeshme, duke i ofruar vetes një veshje që do ju bëj të gatshëm për tu vënë në veprim.
 
Top