"Mëkatet" e Berishës, tashme liber dhe ne anglisht
<font color="red">James Pettifer dhe Miranda Vicker: "Nuk e botojmë tani në Shqipëri, pasi influencon negativisht në fushatën e PD-së" </font>
"Mëkatet" e Berishës, libër në anglisht
Kryeministri shqiptar i "kryqëzuar" si arkitekti i ‘97-ës dhe vrasja e Azem Hajdarit
Gazeta Shqip
Pamjeve filmike të trazirave në vitin 1997 në Shqipëri, fiksuar nga kamerat televizive të agjencive më me emër në botë, një dëshmi autentike e asaj që ndodhi atë vit të mbrapshtë në historinë shqiptare, u shtohet edhe një libër që analizon dhe zbulon prapaskenat e atyre ditëve të zeza dhe më pas. Dy autorë britanikë, njohës të mirë të vendit tonë, pas një pune disavjeçare fakt-mbledhëse, kanë publikuar librin e tyre me titull "The Albanian Question, Reshaping the Ballkan" ("Çështja shqiptare e rimodelimit të Ballkanit"). Miranda Vickers, aktualisht eksperte pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave dhe James Pettifer gazetar, përmes këtij libri tentojnë të hedhin dritë rreth prapaskenave të panjohura deri më sot, që çuan Shqipërinë drejt trazirave të ‘97-ës. Libri është i ndarë në 6 kapituj dhe fillon me çështjen më të mprehtë të atyre viteve skemat piramidale dhe qeverisjen e demokratëve. Kapitujt e tjerë ia lënë vendin luftës në Kosovë, ku autorët ndalen në fillimin e ekzistencës së UÇK-së, rolin e Tiranës zyrtare përfshirë mbështetjen e FARK-ut të Bujar Bukoshit, për të cilin zbulohen fakte se si fondi i kësaj ushtrie paralele u përdor për qëllime përfitimi në skemat piramidale etj. Siç edhe pohon vetë njëri nga autorët, Pettifer kapitulli më interesant në libër është ai për vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari dhe tentativa e Sali Berishës për të bërë një grusht shteti, duke përdorur fjalën franceze "Coup d‘Etat", huazuar nga frëngjishtja për grusht-shtet, në titullin e këtij kapitulli.
Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së autorëve britanikë zhvillimet në Kosovë, ku Rambueja, ndërhyrja e NATO-s dhe krizave e refugjatëve, trajtohen në një këndvështrim tjetër. Libri është një përmbledhje faktesh dhe analize e atyre ngjarjeve 10 vitet e fundit që kanë lënë gjurmë jo vetëm te shqiptarët, por edhe te të huajt. Mbyllet me një temë sa aktuale po aq të vështirë për të parashikuar se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës së re, Preshevës, duke e ndërthurur atë me çështjen nacionaliste, përfshirë Çamërinë. Ky është libri i dytë i këtyre autorëve për zhvillimet në Shqipëri. Nis pikërisht në vitin 1996, ku është fundi i librit "Albania-From Anarchy to a Balkan Identity" (Shqipëria-Nga Anarkia në Identitetin e Ballkanit". Vickers, një studiuese e kahershme e Shqipërisë, e cila me shkrimet e saj dhe raportet nga terreni për qeverinë britanike apo institucione ndërkombëtare fitoi antipatinë e zotit Berisha, kur ai ishte President. Duket se ky libër, ku vë në qendër të tij "mëkatet" qeverisëse të Berishës mund ta thellojë hendekun e pakënaqësive nga Kryeministri shqiptar, i përfshirë tashmë në ethet e fushatës elektorale.
Promovimi në Londër
Ishte klubi i gazetarëve "Front-Line", në Londër, vendi i zgjedhur nga autorët për të bërë promovimin e tyre. "Ata duhet të urohen për mënyrën objektive që kanë prezantuar historinë e Shqipërinë në dhjetë vitet e fundit", thotë gazetari i prestigjiozes "The Times", Tom Winnifrith. Pyetur nga "Shqip" se cili është mesazhi që kërkoni të përcillni me anë të këtij libri për lexuesin, Miranda Vickers përgjigjet: "Libri është ditari i asaj që ne pamë në Shqipëri nga janari 1997 deri në 2006. E quajmë veten me fat që ne u ndodhëm në Shqipëri, kur ngjarjet u bënë histori e këtij vendi. Pati zhvillime nga më të ndryshmet. Lufta në Kosovë, ardhja e mijëra refugjatëve, NATO që ndërhyri atje, Ushtria FARK e Bukoshit që kërkoi të hynte në lojë. Vrasja e Azem Hajdarit mund të them se është pjesa më e rëndësishme e këtij libri. Sepse pas kësaj vrasjeje, u tentua një grusht shteti nga Berisha". Libri ka dalë në treg në të gjitha libraritë britanike, madje edhe në Amerikë. Por kur do ta shikojë dritën e botimit në Tiranë? Vickers jep një përgjigje domethënëse, duke pasur parasysh se libri është një "eksploziv" i vërtetë me ndikim politik anti-Berisha. "Natyrisht, që libri do të botohet në shqip. Pas zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit. Meqë libri është tërësisht politik, nuk donim të influenconim në këto zgjedhje, pasi do të ndikonte në rezultatin e partisë së zotit Berisha", shpjegon ajo. Gjithashtu, meqë libri është shkruar me një gjuhë tejet kritike për zotin Berisha, me të drejtë lind pyetja: Ç‘do të thotë për një studiuese të çështjeve shqiptare si Miranda Vickers rikthimi i Berishës në pushtet, aq më tepër kur ky libër i saj dhe James Pettifer shkruar me nota të theksuara kritike për përgjegjësitë e Berishës në ‘97-ën? "Është një pyetje interesante", thotë Vicker, duke vazhduar përgjigjen: "Mund të them se askush në opinionin ndërkombëtar nuk mund ta besonte rikthimin e Berishës në pushtet. Të gjithë ishin të tronditur. Është e pabesueshme që një gjë e tillë ndodhi. Kjo tregon pafytyrësinë e klasës politike shqiptare. Berisha, Nano dhe të gjithë ata që i rrethojnë i përkasin të shkuarës, deri atëherë kur ata të largohen politika shqiptare nuk mund të ecë përpara. Sali Berisha dhe Fatos Nano e njohin mirë njëri-tjetrin. Ata e dinë dhe vetëm ata të fshehtat e njëri-tjetrit". E pyetur nëse me këtë dëshiron të thotë që ata po bëjnë lojëra politike, ajo përgjigjet: "Mund të them se ata dinë shumë rreth njëri-tjetrit. Për këtë janë të frikësuar nga njëri-tjetri". Ambicia e Nanos për t‘u bërë president, sipas Vickers, është e drejtë e tij, por e shikon si ndërrim rolesh me Berishën. "Nano mund ta shikojë këtë si një të drejtë të tij. Ai dhe Berisha... Berisha ishte president, Nano mund të behet president dhe me ketë ata ndryshojnë rolet", thotë prerë ajo, duke të lënë një ndjesi refuzimi për Nanon president. Miranda tregon se vizita e saj e fundit në Tiranë ishte para një muaji e gjysmë. "Të qenit i dëshpëruar për të qenë në pushtet, sesa i fokusuar në punët që duhet të bëjë dhe ka nevojë Shqipëria", shprehet për pikën e dobët të qeverisjes "Berisha".
KRITIKAT
Nano me "mëkate" vendosi shtet ligjor
Ish-ambasadori i parë britanik në Tiranë, Stiven Nash, gjatë promovimit tha se libri ka vlera, pasi autorët nuk kursejnë së kritikuari të gjithë klasën politike shqiptare. Por çfarë mendon Vickers për ish-liderin socialist, Fatos Nano, një ndër aktorët kryesorë në politikën shqiptare gjatë viteve për të cilën flet libri... "Do të ishte shumë e lehtë të thosha se ai është një kriminel, siç e quajnë kundërshtarët e tij në Tiranë. Nëse takoni cilindo kundërshtar të Nanos në Tiranë, fjala e parë që të thonë është se Nano është kriminel i përfshirë në kontrabandë dhe në 100 të zeza. Por opinionin tim për Nanon do ta bazoj në fakte. Gjatë pushtetit të tij pati një rritje ekonomike, u vendos shteti ligjor, por paralel kishte një korrupsion të lartë. Me të vërtetë një korrupsion të frikshëm. Por më kryesorja ligji dhe rendi bënë që ti mund të udhëtoje i lirë në çdo cep të Shqipërisë. Kudo që shikoje e ndjeje prezencën e ligjit dhe rendin. Dhe padyshim që kjo ishte një arritje. Korrupsioni është i tmerrshëm dhe vazhdon të jetë. Sipas meje, korrupsioni nuk ka të bëjë me Berishën apo Nanon. Janë familjet mafioze shqiptare, ato që e kontrollojnë atë. Ato gjashtë-shtatë familje që kontrollojnë krimin e organizuar dhe mund të them se asnjë lloj qeverie nuk ka për të t‘i shkatërruar ato, pasi janë shumë të fuqishme. Në këtë drejtim, Shqipëria kërkon ndihmën ndërkombëtare. Nuk është aspak e drejtë për asnjë qeveri shqiptare që të besojë se është e pastër nga e paprekur nga krimi dhe korrupsioni. Situata është absolutisht e ngjashme, si në kohën e Berishës dhe Nanos, si edhe tani përsëri. Këto familje kontrollojnë shumë. Tani ato bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, madje edhe nëse komuniteti ndërkombëtar do të japë ndihmën e tij në këtë fushë, do të jetë shumë e vështirë për t‘u hequr atyre kontrollin e krijuar. Ata janë shumë të fuqishme dhe u përkasin të gjitha ngjyrave politike. Janë anëtarë të PD-së, PS-së, kanë lidhje të fuqishme e pa kufi në të dyja krahët e politikës".
SKEMAT PIRAMIDALE
U përfshinë edhe diplomatët e huaj
Megjithëse kanë kaluar dhjetë vjet nga përmbysja e skemave piramidale në Shqipëri, libri i dy autorëve "Çështja shqiptare e rimodelimit të Ballkanit", më shumë se cilindo tjetër fajëson zotin Berisha. "Presidenti Berisha dhe qeveria nuk po zgjoheshin nga e gjithë magnituda e krizës. Rendi për ta dukej se ishte prioriteti kryesor, në mungesë të mundësive për të ndaluar vazhdimin e funksionimit të skemave piramidale. Qeveria dukej se hezitoi të mbyllte skemat piramidale, pasi një gjë e tillë do t‘ia bënte gropën qeverisë së Berishës me një reputacion si arkitekti i kapitalizmit popullor", shkruajnë autorët. Pettifer dhe Vickers, për herë të parë, përfshijnë në skemat piramidale dhe influencën e diplomatëve të huaj, duke shkruar: "Në mbylljen e firmës piramidale ‘Xhaferi‘, qeveria e Berishës po vepronte sipas urdhrave të diplomatëve të huaj dhe zyrtarëve ndërkombëtarë, të cilët dinin (atë që nuk e dinin shqiptarët) se në këtë firmë piramidale kishte fonde të mëdha parash, që i përkisnin popullit të Kosovës, të depozituara atje nga ‘qeveria në mërgim‘. Lobi i krimit të organizuar në komunitetin ndërkombëtar e pa këtë si një sulm që mund t‘i bëhej UÇK-së dhe mënyrë për të dobësuar çështjen shqiptare në Serbi. Paratë e Kosovës në Shqipëri ishin depozituar në Lushnjë, Kavajë dhe Shijak. Administrata e Presidentit Berisha nuk dëgjoi paralajmërimet e Fondit Ndërkombëtar Monetar në tetor 1996. Skemat piramidale u lanë të vepronin nën drejtimin e disa figurave aspak të njohura, si ushtaraku Vebi Alimuça, i kthyer si VIP në sytë e shqiptarëve dhe si një menaxher i kompanisë ‘Vefa‘ me një fitim multi-miliona dollarë në vit. ‘Vefa‘ kishte lidhje të afërta me Partinë Demokratike dhe qeverinë". Në fund të kapitullit për skemat piramidale, autorët dalin në përfundimin se e gjithë ajo që ndodhi ka një arkitekt të vetëm, Sali Berishën. "Të gjitha rrugët, që ndoqi Berisha për këtë çështje, pasqyrojnë vullnetarizëm për të përdorur terma e teknika marksiste-leniniste të periudhës së Enver Hoxhës. Komuniteti ndërkombëtar neglizhoi vështirësitë që po kalonte vendi në tranzicion, duke i dhënë përparësi perspektivës së Berishës si një kapitalist vullnetar, ku një ekonomi tregu dhe institucionet mund të ndërtohen duke neglizhuar problemet reale".
BERISHA-MEJXHER
Si u mbyll "skandali i dhuratave"
Miranda Vickers dhe James Pettifer kanë përfshirë në libër edhe një skandal të saj kohe, me protagonistë ish-presidentin Sali Berisha dhe Kryeministrin konservator, Xhon Majxher. Sipas tyre, gjatë një vizite në Londër, Berisha i dhuroi Mejxherit disa dhurata me vlerë, marrë nga muzetë shqiptare. "Në Londër dhe Uashington u rikthye vëmendja ndaj marrëdhënieve të qeverisë së Xhon Mejxherit dhe regjimit të Berishës. Media britanike kishte thënë se vetë Mejxher dhe ministri i Jashtëm, Duglas Hurd, dhe të tjerë anëtarë të qeverisë, kishin marrë dhurata nga Presidenti Berisha gjatë vizitës në Londër, dhurata që ishin tërhequr nga muzetë e Shqipërisë. Dyshimet rreth kësaj ngjarjeje do të plekseshin me disa të dhëna të tjera. Presioni në rritje nga Ministria e Jashtme Britanike bëri që Shërbimi Sekret MI6 të ndërhyjë në bllokimin e publikimit të ngjarjes në "The Cook Report" (një program investigativ), në nëntor 1995", shkruhet në libër.