Më shumë në këmbë, më pak rrezik për diabet - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim britanik konstaton se udhëtimi i gjatë mund kryhet edhe me ecje të shkurtra, kur është fjala për sëmundjen e diabetit, Miliona njerëz vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Studimet klinike kanë treguar se humbje peshe dhe aktivitet i moderuar fizik zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes.
Në studimin e botuar në “Diabetologia” online, shkencëtarët britanikë thonë se luajtja nga vendi sjell më shumë përftime sesa mendohej.
Gjatë vëzhgimit të rreth 900 personave, u zbulua se qëndrimi më pak ulur e largon rrezikun e diabetit, madje më shumë sesa ushtrimet e rregullta fizike.
Autorët thonë se personat në rrezik për diabet mjafton të qëndrojnë më pak ulur dhe të lëvizën më shumë, pavarësisht nga intensiteti i këtyre lëvizjeve, për të ulur këtë rrezik.

b.gif
 
Top