LZHK denoncon Mediun!

S6T6N6

Forumium maestatis
LZHK denoncon Mediun!

Shefi i propagandes se LZHK Dash Shehi ka dale dje dhe ka publikuar nje vendim te gjykatave te Italise dhene ndaj kryetarit te PR Fatmir Mediu. Sipas kettij dokumenti Mediu edshte i denuar per favorizim te trafiqeve.
 

DFV

Primus registratum
Re: LZHK denoncon Mediun!

Edhe Mediu e hengri "koqen e ullirit" me duket.
Megjithate ke deklaruar se do jap dorheqjen ne se ngjarja e mesiperme do vertetohet.
Sic duket ke shpresa te bjere ne ujdi me "kokat" e
kompanis se Lule lakres te cilve u sherben me besnikeri.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: LZHK denoncon Mediun!

EDITORIALI

Gjysmë të vërtetat dhe sëmundja e Mbretit Leka I

Nga Mero Baze

Shumica e gazetave shqiptare morën pardje në mbrëmje një dosje nga zyra e kryeministrit Fatos Nano, ku jepeshin dokumenta të pjesshme rreth një procesi gjyqësor për kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Dosja arriti të botohet në një të përditshme.
Dje, atë e shpërndau të plotë vetë Fatmir Mediu dhe mund të botohet lirshëm në të gjitha gazetat. Nuk do t’ia vlente të merreshe me gjysmë të vërtetën që tentoi të shpërndante Dashamir Shehi, por ka shumë rëndësi të merremi me fenomenin e përdorimit të dosjeve në këtë fushatë dhe gjysmë të vërtetave që qarkullojnë për shumicën e politikanëve shqiptarë.
Fatmir Mediu arriti ta sqarojë shpejt situatën, të
publikojë të plotë vendimin e Gjykatës së Lartë të
Kasacionit të Italisë dhe deklaratën e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku dhe kjo është një çështje e mbyllur. Por, nëse do të veprohej kështu tani me gjysmë të vërtetat që qarkullojnë për LZHK-në, kjo fushatë elektorale do të ishte më dramatikja në historinë e Shqipërisë.
Në redaksinë tonë kanë ardhur jo gjysmë dosje, dhe jo vetëm kapakë, por dosje të plota të disa krerëve të LZHK-së që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, që nga ata që kanë denoncuar për pantallona kauboj e deri tek ata që kanë denoncuar dhe njerëzit e fisit të tyre të nderuar, nga Laçi në Kukës. Ato nuk janë gjysmë të vërteta, janë të vërteta të hidhura,por që kërkojnë shumë vullnet pozitiv për të mos i publikuar, sidomos në fushatë elektorale. Nëse do të vepronim siç veproi Shehi, të cilin zëdhënësi i Fatos Nanos e trajtoi njësoj si reporterin e kronikës tek një gazetë e përditshme, atëhere në këtë fushatë, zor se do të dilte ndonjë kandidat i LZHK-së pa dosje.
Por, meqë jemi tek LZHK-ja, shumica e gazetave shqiptare dhe media në tërësi, ka dëshmuar një
integritet që nuk mund ta gjesh në asnjë vend tjetër të botës, kur vjen puna për garën elektorale. Ne kemi dokumenta të frikshme për sëmundjen që po shuan familjen mbretërore shqiptare dhe jemi të frenuar t’i përdorim ato, jo vetëm për etikë mjekësore, por mbi të gjtiha për etikën historike ndaj familjes mbretërore.

<span style="font-weight: bold">Asnjë shtyp i botës nuk do të kishte heshtur, nëse truproja e parë e Mbretit ishte i sëmurë me SIDA, nëse bashkëshortja e tij vdiste papritur në moshë të re dhe nëse Mbreti rrënohej nga shëndeti për 5 vite, me shpejtësinë e një pacienti pozitiv. Ne vazhdojmë të shkelim mbi detyrën tonë për të informuar shqiptarët,edhe pse faktet që kemi nuk janë gjysmë të vërteta, si ato që Nano ofroi përmes Dashamir Shehit.
</span>

Ajo hapi dje një spirale të rrezikshme, jo vetëm për fushatën elektorale, por mbi të gjitha për personalitetin e politikanëve që hyjnë në një fushatë elektorale.
Fatmir Mediu kishte mundësinë ta hidhte poshtë çdo gjë shumë shpejt, por nëse ne do të bënin detyrën si gazetarë, psh.: Leka i Zogu nuk ka as kohë fizike të mjaftueshme në dispozicion të sqarojë të vërtetat e hidhura. Përdorimi i dosjeve në këtë fushatë, është risia e dytë që socialistët ofruan pas përdorimit të posterave negativë. Të shpresojmë se do të kenë fuqi
të tërhiqen, për t’u ofruar shqiptarëve diçka të mirë dhe konkrete, dhe jo veset e tyre dhe familjeve të tyre që po të gërvishen pak, kutërbojnë dynjanë.


---------------------------

Kryetari i Partisë Republikane ka ngritur një padi
penale për shpifje ndaj Dashamir Shehit

Mediu, padi Shehit per shpifje

Gjykata anullon pa kthim vendimin përballë zoti Fatmir Mediu, sepse faktet nuk qëndrojnë”, duke arsyetuar se ndërhyrja pranë autoriteteve italiane ka qenë normale dhe pa asnjë lloj pasoje apo intensioni për parandalimin e veprimit të autoriteteve italiane.
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka ngritur një padi penale për shpifje ndaj drejtuesit politik të LZHK-së, Dashamir Shehi. Mediu ka bërë një kallëzim penal, pasi pretendon se Dashamir Shehi ka shpifur duke thënë se ai ka qenë i dënuar nga autoritetet italiane.
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu publikoi dje vendimin e Gjykatës së Lartë italiane, e cila hidhte poshtë pretendimet e autoriteteve policore italiane. Vendimi i Gjykatës së Lartë e shpall Fatmir Mediun të pafajshëm për pretendimet e policisë, duke i
quajtur të pavërteta faktet e autoriteteve policore.
Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku ka nxjerrë dje një shkresë ku konfirmon se për zotin Mediu nuk ka asnjë dosje penale apo vendim për dënim penal të ardhur nga ndonjë autoritet gjyqësor i huaj në ngarkim të personit të Fatmir Mediut. Shkresa është nxjerrë dje nga kryeprokurori Sollaku dhe mba firmën e
tij.
Vendimi i marrë me 9 dhjetor të vitit 2003 nga ana e Gjykatës së Lartë të Kasacionit italian tregon se faktet e përdorura nga policia kundër kreut të republikanëve nuk janë të vërteta. Vendimi i Gjykatës thotë se është i formës së prerë dhe i paapelueshëm, duke i dhënë të drejtë shtetasit Fatmir Mediu.
Ndërkohë që dje kreu republikan Mediu ka dalë në një konferencë për shtyp për të sqaruar pozicionin e tij ndaj akuzave të bëra gjatë një emisioni televiziv, nga kreu politik i LZHK-së, Dashamir Shehi. “Jam këtu për
të sqaruar opinionin publik, lidhur me një përpjekje të Dashamir Shehit në bashkëpunim me Fatos Nanon, për të sajuar akuza ndaj meje personalisht, lidhur me një proces gjyqësor të Drejtësisë Italiane. Gjykata e Lartë e Kasacionit të Italisë ka dhënë një vendim përfundimtar dhe të paapelueshëm në këtë çështje në
favorin tim. Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhetse: Gjykata anullon pa kthim vendimin përballë zoti Fatmir Mediu, sepse faktet nuk qëndrojnë”, duke arsyetuar se ndërhyrja pranë autoriteteve italiane ka qenë normale dhe pa asnjë lloj pasoje apo intensioni për parandalimin e veprimit të autoriteteve italiane,”
tha gjatë një konference për shtyp, Fatmir Mediu.
Më pas ai sqaroi ngjarjen që ka ndodhur në Itali në vitin 1998, duke thënë se ishte një ndërhyrje për të mbrojtur të drejtën e një qytetari shqiptar. “Në vitin 1998, unë së bashku me një deputet socialist dhe një gazetar, kemi qenë duke shkuar drejt Strasburgut, për të marrë pjesë në një diskutim në Parlamentin Europian, në një diskutim për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Së bashku me ne udhëtonte dhe një qytetar shqiptar, i cili u ndalua nga autoritetet policore në Milano. Unë e kam konsideruar dhe e konsideroj si një detyrim interesimin tim për çdo problem të qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen, prandaj së bashku me kolegët e tjerë u interesuam për arsyet e ndalimit të tij. Autoritetet e konsideruan këtë në mënyrë të padrejtë, si ndërhyrje,” tha Mediu.
Mediu tha se Shehi vazhdon të përdoret nga kryeministri Fatos Nano si spekullues dhe shpifës
kundër përfaqësuesve të opozitës. “Përdorimi i kësaj historie false në mënyrë të pjesshme dhe spekullative, dhe sidomos përdorimi i kreut të LZHK-së në këtë histori, më bëjnë të ndiej neveri dhe keqardhje për vazhdimin e rolit të tij si denoncues i rëndomtë, në favor të qëllimeve politike të Fatos Nanos dhe Partisë Socialiste. Kjo u bë më e qartë dje, kur zëdhënësi i Fatos Nanos ka shpërndarë në disa redaksi gazetash, të
njëjtat dokumenta që i dha Dashamir Shehit para
fillimit të emisionit televiziv,” tha kreu i
republikanëve Mediu.
Mediu tha më pas se shumë përfaqësues të LZHK-së u
shërbejnë qëllimeve të Nanos, për shkak të detyrimeve të vjetra që kanë ndaj tij. “Ky akt i Dashamir Shehit provon dhe njëherë se ai dhe një pjesë dërrmuese e shpurës së tij në LZHK, janë thirrur në emër të detyrimeve të vjetra, për t’u shërbyer qëllimeve të reja të Fatos Nanos dhe Partisë Socialiste, gjë që e kanë provuar veprimet e tyre në Parlament, në jetën politike dhe në jetën private. Fatkeqësisht Leka Zogu
dhe legalistët e ndershëm nuk po kuptojnë që janë
viktimat e para të persekutorëve të tyre, që kanë
uzurpuar dhe po drejtojnë LZHK-në,” tha Mediu.
 

DFV

Primus registratum
Re: LZHK denoncon Mediun!

Ashtu si hajduti Nano vazhdon te shpif kundra LSI nga frika se ajo po i merr votat PS se kalbur, edhe politikani aventurier Berisha me ane te kalbesires Mero Baze ,akuzon dhe shpif per LZHK dhe mbretin.
Hajduti Nano ne te gjitha mitingjet e militantve te PS akuzon LSI dhe Ilir Meten se po bashkpunon me Berishen per te rrembyer pushtetin qe vet Nano e ka fituar duke vjedhur.
Nga ana tjeter edhe PD nuk le gure pa hedhur kunder
LZHK ,Leka Zogut dhe Dashamir Shehut , duke i akuzuar si bashkpuntor te PS.
Te dyja keto parti , shpifin me te gjitha menyrat vetem nga frika se rritja e ketyre partive u prish shume pune per te fituar pushtetin ne 4 korrik!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: LZHK denoncon Mediun!

Meqenese se sot mbushen 85 vjet nga vrasja ne mes te Parisit, e Esat Pash Toptanit ( tradhtarit qe donte ti shiste veriun serbise dhe jugun greqise), pershendes Leka Zogun ( djalin e nipit te Esat Tradhtarit) me kengen:

&quot; Kush e vrau Esat Pashane &quot;

-----------------------------------

Kete kenge pinjolli i Toptaneve e ka degjuar edhe njeher tjeter kur vizitoj Vloren.
Por meqenese nuk e kupon mire shqipen, medoi se laberia po i kendonte atij ( djalit te vrasesit te Avni Rustemit ).
 

OROSHI

Primus registratum
Re: LZHK denoncon Mediun!

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Meqenese se sot mbushen 85 vjet nga vrasja ne mes te Parisit, e Esat Pash Toptanit ( tradhtarit qe donte ti shiste veriun serbise dhe jugun greqise), pershendes Leka Zogun ( djalin e nipit te Esat Tradhtarit) me kengen:

&quot; Kush e vrau Esat Pashane &quot;

-----------------------------------

Kete kenge pinjolli i Toptaneve e ka degjuar edhe njeher tjeter kur vizitoj Vloren.
Por meqenese nuk e kupon mire shqipen, medoi se laberia po i kendonte atij ( djalit te vrasesit te Avni Rustemit ). [/qb]
Perderisa njera eshte per Republike ndersa tjetra per Monarki,sdiskutohet qe keto te dyja jane armike te betuara te njera-tjetres,por rreziku i Monarkise nuk eshte tamam Partia Republikane,sepse nuk e ka kredibilitetin.
pra mua me cudite fakti qe Lzhk-ja eshte hedh ne sulm kunder nje Partie kaq te vogel,besoj qe ka qellime te tjera.
Eshte e mundur qe te jete arrit nje &quot;marreveshje&quot; ndermjet Lzhk dhe Ps !!

Persa i perket tradhtarit Esat Pasha,ai shetiste ne Paris me nje shenje ne veshjet e tij ushtarake(yll e hane),keshtuqe ai ishte pro-turqise!
Ndersa Ahmet Zogu e mohoi si daje,por jo aq shume sa te mos i merrte hakun(nipi qet pushke per dajen).
Nqs &quot;marreveshja&quot; ndermjet Lzhk dhe Ps eshte bere me keto kushte:Nano kryeminister,kurse Leka Monark(eshte shume e arriteshme)atehere Leka I ai arrin qe te vere ne vend endrren e tij 60 vjeqare!
 
Top