lutu per shi edhe ti !!!!!

tushi

Valoris scriptorum
lutu per shi edhe ti !!!!!

Besimtaret myslimane ne xhamine e rruges se Kavajes, organizuan sot nje lutje te perbashket drejtuar Zotit per te leshuar reshje shiu mbi vendin tone.Predikuesi i kesaj xhamie tha se situata e rende e shperthimit te zjarreve dhe e energjise elektrike, si pasoje e mungeses se reshjeve kerkon dhe nje obligim shpirteror nga ana e besimtareve per tu lututr cdo moment, qe te bjere shi. Besimtaret kthyen veshjet nga ana e pasme, si simbolike e kerkeses per ndryshimin e gjendjes dhe drejtuan duart nga qielli, duke u lutur qe sa me shpejt te bjere shi.Sipas predikuesit te xhamise, thatesira mund te konsiderohet dhe si nje ndeshkim nga Zoti per gjynahet e njerezve, e sidomos per lakuriqsine qe po vihet re kudo, per genjeshtren, mashtrimin, alkoolin, imoralitetin dhe perhajen e kamates.

ky lajm tek topchannel me habiti pak me thane te drejten, plus edhe me bani me qesh /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

nuk e kam pse predikuesi ishte musliman mgjths s'kishte si te ndodhte ndryshe por çdokush e din se vendet e shejta si kristiane ashtu edhe muslimane jane nder ma te thatat e planetit
si Meka e Jeruzalemi psh

fakti tjeter q1 me habiti ishte edhe kallablleku q1 pashe ne foto /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_wall.gif

pyetja

çfare i afron shqiptaret me kto qendrime, sa prespektive kane per vendin e çfare imazhit i japin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/confused.gif

personazh

Valoris scriptorum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

me qesh eshte, po po qe se ja mush men'jen robve per heqjen e disa veseve bujrum kur i thojn.

imazhi? dikur faleshin per shi, dhe kryetari shpirteror i fshatit qe udhehiqte faljen ishte dinak qamet se dinte te llogariste se kur ishte stina e shiut ose te dallonte shenjat ndryshimit te motit dhe i shfrytzonte per te habitur idhtaret. tani dum emer mbiemer, dhe ti çojm fonde per specjalizim ne metereologji /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

olololol

Primus registratum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

Originally Posted By: tushi

pyetja

çfare i afron shqiptaret me kto qendrime, sa prespektive kane per vendin e çfare imazhit i japin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/confused.gif

Ktu eshte dallimi i koheve te shume viteve perpara qe njerzit se dinin pse/si bie shiu, dhe mendonin se e hedh ZOTI.
Pra s'kishte shpjegime si ndodhte ky feneomen dhe nga kjo gje perfitonte psh Kisha ose Feja ne pergjithsi duke ja atribuar kete dukuri ZOTIT dhe qe kjo e fundit te ndodhte duhet te sillnin mish e te tjera gjera si shperblim per Zotin qe te sillte shi.

Te njejten gje kishte bere dhe ne Itali ne nje province ku priftii asaj zone pasi kishte para parashikimn e motit kishte bere nje lutje per shi ZOTIT pasi kishte kohe pa ren shi.te nesermen kishte rene pak shi po jo per Meritet te ZOtit por ashtu qe parashikuar.

Kryetari i bashkise se ati qyteti e kishte demaskuar priftin duke thene se ka para parashikimin e motit.

Jane gjera koti Tushi.
Si me thene Ringjallet Krishti.
Te ruajme te vdekurin ate nate se mund te ngjallet.

ej etj etj

S

Scorpion

Guest
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

O tush po dhe ne Itali pashe ne TV qe nje prift katolik dha meshen e lutjen per shi. Duhet me qa ne kete rast /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/cry.gif

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

Sot isha me dike ne makine dhe po shkonim ne mal per te kaluar diten...Na zuri nje shi i madh...fatkeqesisht ose fatmiresisht nuk e di...ketu (ndryshe nga ju) nuk kemi nevoje te lutemi per shi...Personi me mua u lut per te dale dielli...çuditerisht, pak me vone, dielli doli...

shpresoj qe lutjen kolektive te myslimaneve shqiptare zoti ta kete degjuar...dhe mos ti kete harruar...meqe asnjeri nuk e çan koken per ta...te pakten zoti te dergoje nje re te madhe se po thahen njerzit me keq se toka!

me faljen per daljen nga tema /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif

tushi

Valoris scriptorum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

Originally Posted By: BAB_LYMI

Jane gjera koti Tushi.
Si me thene Ringjallet Krishti.

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

une nuk e kam hap te teologjia kete teme

prandaj budallalleqe si kjo ma siper nuk i kane hije askujt e per ma pak ndonji moderatori (nuk jam i sigurte por me duket se je moderator)

ndoshta me rreshtat ma siper don me shpreh modernizimin e horizontin e gjane tandin por ke shpreh te kunderten

tashti une jo pa qellim e nenvizova nji pjese te atij predikuesit
per arsyet e ardhjes se ksaj thatesire

ktu deshta me u ndal jo te "duhet apo s'duhet te lutemi"

lutja asht diçka q1 e praktikojne pjesa ma e madhe e njerezve ne bote, per arsye nga ma te ndryshmet pra s'ka vend per te komentu ne ket drejtim
por nks predikuesi thote thatesira mund te konsiderohet dhe si nje ndeshkim nga Zoti per gjynahet e njerezve, e sidomos per lakuriqsine qe po vihet re kudo, per genjeshtren, mashtrimin, alkoolin, imoralitetin dhe perhajen e kamates.

atehere ktu ka vend per diskutim

duhet te dime se edhe predikuesit ngjasojne me komunitetet nga dalin
psh nji prift katolik mund te jete mashtrus, kriminel apo ku di une po nuk ka asnji shans me fol para besimtareve idiotsina te ktyre permasave

tashti ne Shqipni ndryshon puna se kto predikus nuk kane dale thjeshte nga komuniteti (psh) musliman shqiptar
kta jane arsimu ne ato vendet hidhu pirdhu, ku mbasi i kane ba lavazh trunit i kane indoktrinu me ato q1 kane pase interes

raste te tilla kena pa me dhjetra edhe ne af

pra shqetsimi jem ishte ky

kta predikues jane nen mesataren e horizontit e kultures se vete komunitetit te tyne

per rrjedhoje cenojne edhe imazhin e komunitetit e te gjithe shqiptareve

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

Ketu posht kemi pergjigjen e cila eshte dhene perpara se Tushi te beje pyetjen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
Edhe 1 gje tjeter desha te thosha, imagjinoni sikur ai koreano veriori qe para disa muajsh vrau 33 studente amerikane sikur te ishte nga vendet arabe, c'fare do te ndodhte...

http://www.kbi-vushtrri.com/aktuale/prifterinjtedhevershimet.html
SIKUR TA THOSHTE NDONJE MUSLIMAN!

Gazeta "Sunday Telegraph" në numrin e saj të 2 korrikut 2007 përcjell konkludimin e priftërinjve të mëdhenj të Kishës Britanike se vërshimet e mëdha të cilat goditën disa vende të Britanisë duke lënë pa kulm mbi kokë dhjetëra mijëra njerëz janë dënim prej Allahut për shkak të shthurjes, prishjes dhe ligjeve që shpijnë ne zhvetënim dhe devijim. Ne jemi duke vjelur frytet e rënies sonë morale- shtuan ata.
http://www.islammemo.cc

Mendoj se kjo gjë që kanë thënë këta priftërinj është e vërtetë ngase sa here që njerëzit zhyten në mëkate Allahu iu sjell dënime e ndëshkime prej nga nuk kujtohen fare. Ajo që sigurisht na habit të gjithëve është se ne muslimanët, edhe pse jemi duke përjetuar tmerre të llojllojshme, edhe pse patëm e kemi luftëra, kemi varfëri, kemi fatkeqësi të kalibrit Tsunami, kemi tërmete të shumta, megjithatë asnjëherë nuk jemi kujtuar që shkakun e këtyre fatkeqësive t'ia atribuojmë mëkateve tona.
Kritika nuk vlen për hoxhallarët ngase ata çdoherë ua përkujtojnë njerëzve këtë por ajo që unë kam për qëllim këtu është që një gjë e tille të komentohet kështu edhe në mediat tona, ngase këtë lajm që e shënuam më lartë e publikoi një gazetë botërisht e njohur dhe atë në faqen e saj të parë me dukje dhe stil shkrimi tërheqës, që të të bind se është diç që meriton të lexohet dhe shikohet. Kjo gazetë, "Sunday Telegraph" pra, është laike.
Tek ne ende këto gjera në media komentohen vetëm si dukuri natyrore por jo edhe si dënime prej Allahut. Nuk di se edhe sa e zeza duhet të na ndodhë që të bindemi se janë dënime prej Allahut?!

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

Tushi, 1 besimtar i c'fardolloj feje qofte, mjafton te besoje ne Zot, automatikisht beson se c'do gje qe ndodh, ajo eshte nga Zoti.

Meqe tek shkrimi yt i pare te erdhi keq per numrin e madh te besimtareve, desha te shtoja qe duhet te te vije 7 here me shume keq, sepse Tirana ka 7 xhami te cilat kane po te njejtin numer besimtaresh. Dhe ministri i jashtem i Turqise Abdullah Gul ( presidenti i ardhshem i Turqise), do te sponsorizoje qe te ndertohet 1 super xhami tek lulishtja ku eshte parlamenti sapo ai te levize qe aty, ka dhene edhe Topi miratimin e vet. Ta shtoft Zoti inotin o Tushi.

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

sa qejf me kete xhamine e re... shqiperia si turqia apo shqiperia si evropa! lum si ju

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

Epo na vjen icik inat ne Shqiptareve qe Roma te ket xhamine me te madhe ne Europe /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif . Plus dhe ne Koln te Gjermanise po ndertohet nje xhami po aq e madhe sa ajo, dhe na takon ne Shqiptareve te kemi me te madhen, meqene se dhe ne Amerike Shqiptaret ne historine e Amerikes njihen si ndertuesit e xhamise se pare atje ne 1915, plus edhe xhamine e dyte Shqiptaret e kan bere. Prandaj dhe Bushi tha se Shqiptaret jan popull musliman qe dine te jetojne ne Paqe.
Nejse, kot me dal nga tema, pres pergjigjen e Tushit per akuzat qe dha por per fat te keq dolen kundra tij, MOS NDOSHTA FJALET QE THA TUSHI I KISHTE PER VETEN E VET?

Tushi tha:

Quote:

duhet te dime se edhe predikuesit ngjasojne me komunitetet nga dalin
psh nji prift katolik mund te jete mashtrus, kriminel apo ku di une po nuk ka asnji shans me fol para besimtareve idiotsina te ktyre permasave

tashti ne Shqipni ndryshon puna se kto predikus nuk kane dale thjeshte nga komuniteti (psh) musliman shqiptar
kta jane arsimu ne ato vendet hidhu pirdhu, ku mbasi i kane ba lavazh trunit i kane indoktrinu me ato q1 kane pase interes

raste te tilla kena pa me dhjetra edhe ne af

pra shqetsimi jem ishte ky

kta predikues jane nen mesataren e horizontit e kultures se vete komunitetit te tyne

A nuk eshte ky nje rast tjeter flagrant i urrejtjes dhe paditurise? Plus qe ke pislliqet e prifterinjve harroi te permendte perdhunimet e kalamajve /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Odea

Primus registratum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

Kjo tema mu duk interesante dhe ky lajmi i shiut shume argetues, por te them te drejten jam paksa e paqarte ne ate cfare kerkohet. Ca do me dit exactly ti tusho, qe pse jane kaq fetare myslimane shqiptaret dhe se a kane dijeni se cfare imazhi japin? Vallai, une nuk e kam shume qejf myslimanizmin, madje e mbaj veten e pa fe, mgjth, duhet ta pranoj qe me ato qe kam degju e kam pa, edhe une mendoj qe shqiptaret sikur po e ekzagjerojne icik. Plus, kjo puna e perspektives me ben icik confused. Ca do te thush me sa perspektive kane per vendin?

tushi

Valoris scriptorum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

meqi ktu ndryshon pak tematika nga tema te mediat duhet me te kthy pergjigje per aq sa nuk ke marre atje

e para per referencat ta kam thane edhe perpara, me Sedat Islamin nga Vushtria e ky vete e ka marre nga nji sit me shkrim arabisht nuk mund te pretendosh se ke diskutu apo repliku

e dyta ideja e muhabetit tem ishte tjeter

q1 nji predikus tu thone njerezve ne Irak hidhu ne ere se ke per te shku ne parajse e atje te presin kaq virgjeresha mund te kuptohet

por q1 nji njeri tu thone diçka te tille shqiptarve ket se han as gomari

e raste te tilla te ngjashme ka pas

me kujtohet psh nji student ne vendet islamike (koleg i cufit patjeter) q1 sapo ishte kthy ne Sirija ne mos gabohem, edhe kishte vendos me marr edhe nji gru tjeter ne shpi (pra me i ba dy)
nejse nji familjar i te pares e kishte prit jashte xhamise edhe ja kishte fut thike deri sa e kishte çu te ato virgjereshat ne parajse
ksaj i thone "dami te gjen e hallku te qesh" /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

kurse per xhamine ne Tirane vetem nji psikopat si ti q1 lexon mjes-dreke-darke Sedatin apo http://www.islammemo.cc mund mendojne se presidenti vendos ku ka me shku ndertesa e parlamentit e cila xhami ka me ardhe aty

tushi

Valoris scriptorum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

Originally Posted By: Odea

Plus, kjo puna e perspektives me ben icik confused. Ca do te thush me sa perspektive kane per vendin?

Imazhi e prespektiva Odea jane te lidhuna bashke

psh ne ate tubim vjen nji gazetar i BBC-se edhe jep si lajm te pare se ne Shqipni nga drejtuesit fetar dhe nga populli "thatesira mund te konsiderohet dhe si nje ndeshkim nga Zoti per gjynahet e njerezve, e sidomos per lakuriqsine qe po vihet re kudo, per genjeshtren, mashtrimin, alkoolin, imoralitetin dhe perhajen e kamates".

nderkohe ti psh q1 je tuj prit me fillu pune te bosi jot anglez q1 sapo ka ndigju ket lajm ne tv jam i bindun se ke ma pak shprese pamvarsisht nga aftesite tuja sesa perpara

ky nji shembull banal por te jesh e sigurte se njerez te tille nuk e ndihmojne vendin as shqiptaret

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

Po ta thame njeher mor Tushi, te njejten gje thane edhe prifterinjte, dhe linku nga gjuha arabe donte te thoshte se Sedati nga ajo e ka perkthyer, por meqe deshe link origjinal ja ku e ke http://www.telegraph.co.uk/ shif daten 2 korrik.
Se kuptoj c'fare eshte ajo gjeja qe shqiptaret kan bere e cila muajin e fundit nuk eshte bere as ne Angli as ne itali ??? Me gjej 1 gje te vogel qe e kemi bere vetem ne si Shqiptare dhe nuk e kan bere prifterinjte perendimore per kete rast...

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

po deshe ndonje gazete tjeter se ajo qe bene muslimanet e shqiperise eshte bere edhe nga prifterinjte te jap sa te duash, gazeta perendimore sic ti i ke qejf. Por si padashje dje 1 gazete italiane pati 1 interviste me sekretarin e papes, (keta sipas besimit tend jan te shenjte, dhe prifterinjt e tjere gjtihashtu sipas besimit tuaj martohen me Zotin dhe jan te pagabueshem, po nejse sdu me e permend kete gje ketu)
Ja c'fare tha sekretari i Papes dje.
Vatikani leshon alarmin: Po islamizohet Europa

Rreth nje viti pas fjalimit te Papa Benediktit XVI ne Ratisbona te
Gjermanise, fjalim i cili solli nje reagim te forte nga bota Islame,
njeri nga njerezit me te afert te papes flete per raportet ndermjet
Islamit dhe Katolocizmit duke sinjalizuar islamizimin e vrullshem te
botes perendimore dhe duke bere thirrje se perendimi nuk dhet te rri
duar kryq,.

Ka qene Monsinjor Gorg Gaenswin, njeri nga figurat me te aferta te
Papes i cili njeh shume mire mendimet e Benediktit XVI qofte per
detyren e tij si sekretar i Papes, qofte per biografine e tij.
Gjerman dhe bavarez si vete Papa dhe po si ai profesor teologjie.
Georg Gaenswein eshte transferuar ne Rome ne vitin 1995 dhe qysh
atehere ka qene njeri nga bashkepunetoret me te ngusht te
Ratzingerit. Ne nje interviste te gjate te dhene agjensise
gjermane "Sueddeutsche Zeitung", monsinjor Gaenswein shpreh
shqetesimin e Papes per perhapjen e gjere te Islamit dhe per pasojat
qe mund te kete kjo ne veçanti ne Europe. "Nuk mund te mohojme nje
espansion te fuqishem te fese Islame ne Perendim sikurse nuk mund te
mohojme rrezikun qe sjell ky espansion per identitetin e Europes.
Kisha i sheh qarte keto rreziqe dhe nuk mund te mos i senjalizoj.
Europa nuk mund te jetoj nese i presin rrenjet e saj sepse nje gje e
tille do te thote ti marresh shpirtin"- Tha monsinjor Gaenswein.
Alarmi i sekretarit te Papes mbi islamizimin e Europes koinçidone,
dhe nuk eshte rastesi, me momente te cilet ne Gjermani jane duke u
bere debate te ashpra mbi ndertimin e nje xhamie te madhe ne qytetin
e Kolonjesa, qytet simbol i katolicizmit gjerman. E sponsorizuar nga
disa organizata turcke dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, xhamia e
cila duhet te ndertohet jo larg nga Katedralja e famshme e Kolonjes,
do te kete dy minare nga 55 metra te larta. Kunder ndertimit te
xhamise eshte shprehur dhe Peshkopi i Augustias.

*Marre nga e perditshmja italiane "Il Giornale". E Shtune, 28 Korrik
2007 faqja 11.

tushi

Valoris scriptorum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

ps jena q1 jena shiko se ke harru nji cope te artikullit

Nell’intervista monsignor Gaenswein ribadisce l’importanza per la Chiesa cattolica del dialogo con l’islam, ma non nasconde che è un dialogo difficile perché «l’Islam è un mondo composto da molte correnti, alcune nemiche tra loro e alcune, le più estremiste, decise a imporre la legge del Corano anche con il fucile».

me falni per mungese kohet perkthimin
por pak a shume ai zotnija thote :ata s'merren veshet me njeni tjetrit si kane me u marr vesh me ne /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

po kjo s'ka lidhje me temen mor bir, prandaj se perktheva te gjith, /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif Apo te intereson ty te dalesh nga tema. Pastaj papa flet per muslimanet, eshte normale qe ka njerez apo grupe qe nuk shkojne mire me njeri tjetrin, por Kurani eshte 1 ndersa bibla 1000000000 e ne qofte se do ket dialog nuk dihet me ke bibel me bo dialog.
Tushi mu me intereson qe ti te rrish sa me gjate ne forum, se perndryshe nuk do kem ke te perdor si peshk per te nxjer gjerat e mia, deri tani jan largu te gjith pervec teje /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif . Oroshi dhe pzn u bo qe ne qershor qe nuk hyjn me. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
Shpresoj qe ti te jesh kembengules /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

tola77

Primus registratum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

prandaj ra shi mbreme se u lutet ju. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

kuklle ke fillu me bo rolin e shakatores?
Hajt se ta tregoj un ty ke tema qe ke hap ke historia per mustafa krujen.
Meqe ra llafi dje tek lajmet e top channel ishte nje lajm i bukur per kete pune.

personazh

Valoris scriptorum
Re: lutu per shi edhe ti !!!!!

mund te evitohet diskutimi mbi fene? te pakten te nderthuret feja si element perberes dhe jo themelor.

Top