Lutfi coka!Zbatimi i ligjit shoqeri ne zhvillim

lutficoka1

Primus registratum
Lutfi coka/Ligji i zbatuar ,shoqeri në zhvillim

Në vendin ku ka dhe zbatohen ligjet,shtetin e ruan një xhandar,qeverinë një hyzmeqar,arkën një llogaritar,mbretërinë një atdhetar!...

Asnjë fis,asnjë failje asnjë krahinë,asnjë etni e popoull nuk përparon duke shkel ligjet e veta,!...Ligji është “polici “nën kësulë për këdo pavarsisht çfar grade e posti ka.Mbreti mbretëron në prehrin e ligjit,në krahët e pasurisë,dhe në besën e moralit!...Në këtë formë Atdheu nuk bëhet çiflik por një truall i fortë bashkimi…..

Shqiptari nuk ka qënë luftëtarë por mejdani i një qëndrese të gjatë dhe shekuj me radhë,gjatë shekujve plot nder!...

Heronjtë e mbretëritë nuk vetëshpallen,por zgjidhen ,vlerësohen apo krijohen për të lidhur moralin e një populli me gurëthemelin e vet!..

Mosha e një kombi nuk matet kurrë me shpatën e pushtuesit,duke djegur kalendarët,për të ribërë betejat,për të gjallëruar traditën historike plot lavdi….

Shqipëria po rënkon nga plagët e hapura nga cilësia e lapsusit,heronjtë e rremë,perandorët e mundur.

Edhe varret janë kunder taborreve e sulltanëve të ri e kralëve të vjetër.

2-Po kiminalizohet e shkuara për të maskuar të ardhmen.

Partitë politike të krijuara mbi padrejtësitë dhe korrupsionin,janë parti kriminale,që sherbejnë si mina me sahat në themelet e kombit.Shteti i ngritur mbi themelet e kesajë,prone është i rënë!?...Toka në pronësi e përdorim është dhuratë e zotit për njerëzit por ,kurrë shperblim per Atdhe të shitur ose Atdhe te blerë.Një atdhe i shitur mallkon djepat e vet!?...

Kush shet Atdheun nuk është trasgimtarë por është “kopil”,Kush fshin imazhin e atdheut ,nuk është i shitur por i falur,Kushj ja kthen shpinën pa këthim Atdheut nuk vdes por “ngordhë “për së gjalli.

Të zgjedhurit nga parti të tilla,nuk respektohen,por i zgjedhin me para,i rrëzojnë me para,dhe i shajnë falas.!Ju udhëhëqës formal të këtyre partive politike të shekullit të Ri:

Atdheun e muarët pa inventar,pyjet e padjegura,fushat e punuara,pasuritë e pashitura,lirinë në ligjet e kohës,bukuritë e pashkelura,…Pse na shqetësoni neve bijve të shekullit të kaluar!?....Ne të shekullit tjetër kemi gurët mbi shpinë,historinë mbi kokë,po turpet tuaja pse na i hidhi neve!?...Ju shani Gjergjin e madh,sergjitë e kullave të vjetra,brekushet e pleqve,qeleshen e bardhë,gjerdanin e zi,Xhubletën e dasmave,duvakun e nuseve,kaq primitive po na vlersoni jetën tonë,luftën tonë kulturën tone?!….

Duke na sulmuar neve të shekullit tjetër ,shkallmoni origjinenën tuaj,duke na zvogluar përballë kujtesës,,zmadhoni harresën,duke bërë pushtuesit kulturësjellës,na kriminalizoni si terrorist,si irredentist të egër.Sa më shumë na sulmoni në emer te integrimit e globalizmit,historinë Shqiptare,jeni duke nxjerr sytë e mendjes suaj!
 

Al-Punk

Still here
Askush nuk i shan brezin e vjeter, dhe as kulturen e vendit.
Nuk e di nga cfare postimi eshte bere shkas ky artikull
 
Top