Lutfi coka/Ne vuajme nga politikanizmi

lutficoka1

Forumium praecox
Vuajmë nga politikanizmi

Politikanët janë më të shëmtuar se tregtarët matrapazë. Politikani është genjeshtar e maskara i klasit të parë. Është tinzar që thurr vetëm kurtha për t’u ngjitur sa më lart në shkallaret e hierarkisë pushtetare. Politikani është parazit që jeton e majmet në kurriz të taksave të popullit dhe në bazë të korrupsionit që e krijon vetë. Politikani nuk punon fare, nuk djersitet duke punuar, nuk lodhet as fizikisht as psiqikisht, ai vegjeton e pasurohet vetëm mbi bazë të maskarallëkut të tij, në bazë të premtimeve boshe që i bën çdo ditë para qytetarëve dhe në bazë të maskave shpirtërore që i ndërron orë e çast.
Politikani çka thotë paradite, nuk thotë pasdite. Çka pështynë sot, e lëpinë nesër! Politikani është aq pakurrizor e i pabesë, sa që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Është i pamoralshëm dhe ka një piskarakter. Politikani 24 orë është në shit-blerje. Ai çdo moment mund të shitet dhe atë çdo moment mund ta bleshë. Paraja, posti dhe pushteti për të janë nënë e babë, janë zot e perëndi, janë gjithçka. Politikani është djalli vetë, por pa brirë, sepse brirët i fsheh me 1001 maskat e tij shpirtërore!. Politikani sot shfaqet si engjëll me krah pëllumbi, kurse nesër shfaqet si dreq me brirë të përgjakur! Ai i ndërron sjelljet, fjalët, veprimet dhe maskat shpirtërore pandërprerje, sa herë ia don interesi i tij personal, egoja e tij e sëmurë dhe shtazarake.
Politikani është tregtari më i madh, shitësi më i paturpshëm i vetvetes, shitësi i familjes së tij. Është shitësi i popullit dhe i atdheut të tij. Ai shet gjithçka që i bjen në dorë me qëllim që të kënaq egon e tij, epshet e tij satanike për para, famë e pushtet! Politikani jo vetëm që është një maskara, i cili gënjen natë e ditë, keqpërdor pozitën e pushtetin, por ai është në gjendje të tradhtojë popullin e atdheun, është në gjendje të vrasë shokët e tij dhe gjithkend përrreth për të arritë qëllimet e tij të errta e ç’njerëzore! Pra, përveç se një maskara, politikani është edhe një kriminel ordiner. Krijesë më të neveritshme se politikani zor se mund të gjejsh mbi faqe të dheut. Ai mund të krahasohet vetëm me Djallin dhe me askend tjetër.
Ktheheni për një cast kujtesën prapa në historinë e kombit tonë dhe do të kuptoni se sa dëme, sa vuajtje, sa gjëma makabre i kanë shkatuar popullit dhe atdheut tone politikanët tanë. Rrotulloni kokën rreth e qark dhe shikoni se ç’bëjnë sot politikanët modern të popullit tonë, se sa dëme të pallogaritshme i kanë shkatuar dhe po i shkatojnë çdo ditë zhvillimit ekonomik e politik të kombit tonë dhe sa plagët po i hapin përditë zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare, të lirisë e të bashkimit kombëtar të Shqipërisë Etnike.
Të gjitha të këqijat, dështimet e robëritë popullit dhe atdheut tonë, pikë së pari, i kanë ardhur dhe i vijnë nga liderët tanë politikanë të maskuar me maska shpirtërore me emra të ndryshëm, si: "patriot", "atdhetar", "luftëtarë lirie", "ish-ushtar", "ish-komandant", "demokrat",… etj. Fatkeqësisht, asgjë e mirë, deri më sot, nuk i ardh popullit dhe atdheut tonë nga politikanët maskarenj. Ata janë më të dëmshëm e më të rrezikshëm se armiku, sepse armiku dihet se është armik e pushtues, kurse politikanët tanë janë me maska, janë maskarenj dhe është e vështirë që të identifikohen, të demaskohen e të asgjësohen. Edhe atëherë kur bëhet demaskimi i tyre, ose është vonë, ose kihet mëshirë ndaj tyre dhe nuk marrin dënimin e merituar. Dhe haraçin e veprimtarisë së tyre antipopullore e antikombëtare prej maskarai e tradhtari e paguan populli dhe atdheu.
Deri kur do t’ju shkojë "kungulli mbi ujë" politikanëve maskarenj askush nuk e di, por vetëm një gjë dihet se, Bota është e maskarenjve, kurse Shqipëria është e Shqiptarëve.
L.coka
 
Top