Lulzim Basha kandidati fluturues per bashkine e Tiranes

images


Johan Krojfi futbollisti i famshem holandez njihet edhe me pseudonimin holandezi fluturues. Kandidati per bashkine e kryeqytetit Lulzim Basha me histori te pasur dhe te erret jetesore ne Holande mund te quhet pa frike kandidati fluturues. Dhe ketu nuk e kemi fjalen per premtimin qe do bej rruge tramvaji ne Kombinat.

Z.Basha eshte pernjimend nje tip fluturak. Dokumentat aeroportuale te levizjeve te z.Basha gjate vitit 2010 na bejne me dije se kandidati per kryeqytetin me lidhje te forta ne Hollande dhe familje me shtetesi hollandeze ka shume nevoje te levize shpesh jashte Shqiperise.

Dhe e ben kete me intensitet aq te larte qe do tja kishin zili edhe turistet me te kamur. Levizjet gjate 2010-s tregojne se cdo 3 dite pune te vitit 2010 njeren e ka kaluar jashte. Shekulli posedon nje dokument te levizjeve te z.Basha dhe znj.Basha me pasporte holandeze me nr N.S.L225933 gjate 12 muajve te vitit 2010.

Duke bere nje llogari te thjeshte matematikore me ditet ndermjetese mes datave te daljes dhe datave te hyrjes nga Rinasi del se z.Basha ka qene jashte Shqiperise te pakten 90 dite vetem gjate 2010-s.

Dhe te mos harrojme qe kjo tabele levizjesh konfirmon vetem fluturimet nga Rinasi dhe jo levizjet tokesore. Gjithashtu duhet mbajtur parasysh fakti tjeter qe zona VIP e anashkalon ne shume raste regjistrimin ne sistem duke dalluar edhe ketu nga ne te tjeret. Ne kete kalendar te provuar te levizjeve te Lulzim Bashes gjate 2010-s ne te pakten dy raste eshte regjistruar ne hyrje por nuk e ka bere ne dalje dhe anasjelltas. Pra nuk perjashtohet mundesia qe z.Basha te kete te tjera hyrje dalje te paregjistruara cka e rrit edhe me numrin e mungesave dhe e ben te pashmangshme pyetjen Si do drejtoje z.Basha nga avioni nje bashki si ajo e Tiranes

Sic dihet nga te gjithe duke hequr vetem te shtunat dhe te dielat pra pa llogaritur ditet e festave zyrtare qe gjithashtu jane pushim nje vit ka rreth 260 dite pune. Po te heqim edhe periudhen e pushimeve verore ngelen edhe me pak dite te tilla. Po cfare tregon tabela e levizjeve te z.Basha dhe znj.Basha Tregon qe z.Basha ka qene jashte Shqiperise se paku 90 dite gjate vitit 2010 pra cdo tri dite pune nje prej tyre ai e ka kaluar jashte vendit.

Perserisim keto jane vetem hyrje-daljet e regjistruara dhe ne llogaritjen e diteve nuk jane marre parasysh as festat zyrtare as muaji i pushimeve verore. meqe jemi ketu cifti Basha sic provohet nga dokumentacioni i levizjeve nga Rinasi veren vitin e rid he se paku 20 fundjava gjate 2010-s serish ka qene jashte Shqiperise. Duke e mbajtur me hater na del pra qe z.Basha kalon dy dite ne zyre dhe nje ne aeroplan. Dokumentacioni qe kemi na tregon se levizjet e z.Basha jane me te rregullta se periodat. Ai ka levizur cdo muaj te vitit pa perjashtim janar shkurt mars prill maj qershor e keshtu me rradhe deri ne dhjetor ai ka levizur here 2 here here 3 here e here 4 here ne muaj. Ka raste kur ka bere aq udhetime brenda pak diteve sa dikush nuk i perballon dot financiarisht as gjate gjysmes se jetes. Psh. ne qershor 2010 ketu eshte nje nga rastet qe nuk eshte shenuar ne dalje ne sistem ka paguar 4 bileta vetem per vete brenda 5 ditesh.

Dokumentacioni jep edhe nje te dhene te rendesishme per kandidatin e akuzuar shpesh si kukull e Berishes. Ai eshte kujdesur qe megjithe levizjet e shumta te enjteve te jete gjithmone ne Tirane. Ne fakt eshte nje levizje e zgjuar dhe dinake. Te enjteve jane seancat e Parlamentit ku mungesa do binte shume ne sy.

Shtetesia hollandeze e znj.Basha

Realisht nuk ekziston ndonje ligj i shkruar qe nje minister apo politikan me poste te larta nuk mund ta kete gruan shtetase te huaj por ky eshte rasti i vetem ne bote kur gruaja e nje ministri ka hequr dore nga shtetesia e atdheut te vet per nje shtetesi te huaj dhe burri i saj ka perfaqesuar shtetin shqiptar ne bote. Lulzim Basha eshte perpjekur te mbrohet publikisht me retorike patriotike per akuzat e abuzimeve ne rrugen Durres- Kukes por kjo mbrojtje duket qesharake nese kemi parasysh qe ai nuk ka bindur dot as gruan dhe vajzen e vet te mbajne shtetesine e tij shqiptare. Ne disa emisione televizive sa here qe eshte akuzuar zoti Basha ka kujtuar se eshte nje familje me tradita patriotike se gjyshja e tij eshte me origjine nga Peja dhe ka ardhur ne Tirane dhe se ai vlereson shume identitetin shqiptar. Por ligjerisht z.Basha i bie te jete nje dhender brenda... ne Holande Duket se Aurela ka dashur me kembengulje te mos kete me asnje lidhje me perkatesine shqiptare sepse ligji holandez lejon dyshtetesine pra zonja Basha nuk ka qene e detyruar ta leshonte me domosdo shtetesine shqiptare. Por ajo e ka bere. Edhe vajza e ciftit Basha e lindur ne vitin 2006 po ashtu ka shtetesine holandeze.

Familja me shtetesi hollandeze

Megjithese mburret shpesh si arkitekti i rruges se kombit Basha ka nje handicap te madh ne staturen prej patrioti qe kerkon te prezantoje. Bashkeshortja e tij ka lene me kerkesen e saj shtetesine shqiptare. Ka aktualisht shtetesi holandeze

Varesia nga Sali Berisha

Kritiket e Bashes e shohin ate si nje kukull ne duart e Berishes. Ai nuk ka identitet te vetin politik eshte sjelle me grupin e KOP-it nga Kosova bashke me miq te tjere te vajzes se Berishes Argita Malltezit.

Lidhjet familjare me piramiden VEFA
Shtypi shqiptar ka ngritur edhe disa akuza mbi pasurine ne adrese te familjes se gruas se Bashes. Vjehrra e z.Basha ka lidhje familjare me Vehbi Alimucen ish-bosi i VEFA-s e cila ka pasur investime edhe ne Holande. Sigurisht cdo hetim veshtiresohet ne kushtet e nje shtetesie joshqiptare.
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
kush e ka shkru tere kete shkrim mo, që ka thene 1000 te zeza per Bashen :p
ene ju mo tani...hani dhembet me dhemb, ene kruhini aty ku ju jane mbush...po te pakten, leni menjane jeten private te nje politikani...keni me thene gje nga drejtimi i tij politik, jam dakort...po nji e dy...leni njerzit te jetojne te qete me familjet e tyre...çkusur familja....!

kjo fraza e fundit qeka shume interesante :p:p (veshtirsohen kushtet, po jo se eshte e pamundur :p)
 

Slevin

Forumium maestatis
kush e ka shkru tere kete shkrim mo, që ka thene 1000 te zeza per Bashen :p
ene ju mo tani...hani dhembet me dhemb, ene kruhini aty ku ju jane mbush...po te pakten, leni menjane jeten private te nje politikani...keni me thene gje nga drejtimi i tij politik, jam dakort...po nji e dy...leni njerzit te jetojne te qete me familjet e tyre...çkusur familja....!

kjo fraza e fundit qeka shume interesante :p:p (veshtirsohen kushtet, po jo se eshte e pamundur :p)
E drejte. :)
 

bugs bunny

Primus registratum
une i uroj fitore te thell z.Basha sepse eshte:engjell: sepse e meriton dhe me mire nje i ri si ai ne bashki, sesa rama qe me shume e shfrytezoj njerzit dhe hapesirat publike te saj
 
H

harap

Guest
Slevin , babin e ke patur sekretar partie ti ? se ato e kane patur zakon te shofin lidhjet farefisnore te njerezve e ti plasnin ne burg. shif o njeri se ca ben me punen tjetri e jo se ca ka ne familje. Apo ka ndonje familje te ndritur Rama ? Mgjs per cilen familje do i flasesh atij se dihet jeta e tij familjare.
 

Slevin

Forumium maestatis
Harap artikullin se shkruajta une, une postova nje artikull sic do postoj edhe kunder Rames, idea eshte qe ne cdo artikull secili eshte i lire te komentoj dhe te mendoj cfare te doje. Gjithashtu edhe ti, por po te shikosh me vemendje une po mundohem te balancohem sepse ky forum nuk eshte forum socialistash as forum demokratesh eshte forum qe rrespekton mendimin e lire, gjithashtu do shohesh qe ka dhe artikuj kunder Rames sic eshte "Bashkia e Tiranës, abuzime me fondet e qeverisë"... Qe ne kohe zgjedhjesh sic jemi ka dhe ajo ndikimin e vete ne opinionin e lire.

Ndersa per Babain tim ti sje askush e ske pik te drejte te flasesh, ske te drejte te komentosh per familjen time dhe cfare mendimesh poltike kane ato. Ske te drejte te kalosh ne familje edhe as te pyesesh per familjen time cfare bindje politike kane dhe kush kane qen kush jane dhe kush do jene.

Pastaj te lutem shume mos hajde na tregoni te ndershem ketu, sepse po na nxjerr lulzimin ndeshmeri e po shan Edi Ramen dhe kjo nenkupton shume gjera ne bindjen tende politike, por ama per te ndershem mos na e nxjerr bashen dhe as ramen, te gjithe e dine se cfare brumi jane te dy edhe ti vete pavarsisht se keshtu ta do puna :) ;).
 
Top