Lufte ne Mitrovice

tushi

Valoris scriptorum
Re: Lufte ne Mitrovice

Fillimisht postuar nga bona:
[qb] kafshet.


serbet thone ja shqiptaret.

evropa thote ja shqiptaret.

america thote aty po me rref mu per shqiptaret.

mafia shqiptare dhe kosovare thote : ju lumte vellezer: do pasurohemi vete ju hani M, se brecka gricur dhe primitive keni qene dhe ashtu do mbeteni. [/qb]
Sa per ate se qa thone serbet per shqiptaret nuk besoj se i rr... kuj(sorry)Kurse per te gjitha ato te tjerat jan than ma siper Bona kshtu qe une te mbeshtes fuqishem.Sa per replikat me kta zotnite besoj se duhet te jete ndoj gja e vjeter se po qe per te repliku e bashin ate pune perpara e jo me ty.Po edhe ata e kuptojne se njashtu asht.
 

Ardian Kryeziu

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

Humbje e madhe per Kosoven, hap i madh mbrapa,dridhje e madhe e marredhenieve me miqte nderkombtare, thyerje e tradites me rastin e shkaterrimeve te objekteve te kultit (ortodoks), shume,shume keq.
E dijme qe kjo s'ka pasur konotacion religjioz ,porle vend per propaganden serbe.
Une si musliman nga Kosova, ndihem keq, per keto vandalizma,dhe do tu kerkoja falje ortodoksve shqiptare si religjion i dyte per nga madhesia ne trojet tona.
 

Ardian Kryeziu

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

Ketu poshte u'a solla nje artikull nga analisti kosovar Beqë Cufaj - ku shpreh mendimin e tij me tere ate po ndodh tek ne


Në emër të kujt vritet në Kosovë?


BEQË CUFAJ
Dhjetë vjet vrasje, terror, shtypje d h e aparteid në “zemër” të E v r o p ë s q e n ë d a s h u r derisa ajo që quhet bashkësi ndërkombëtare e shteteve demokratike u bind që duhet të ndërhyjë, në mënyrë që terrori i ushtruar nga policia, ushtria, paramilitarët dhe aparati shtetëror i Milosheviqit të përndiqen nga Kosova. Me kontributin kryesor të Aleancës veriatlantike, e cila konsistoi me fushatën ajrore që zgjati 78 ditë me radhë. Mijëra shqiptarë u vranë, dhjetëra-mijë të tjerë u përndoqën dhe u torturuan, në mënyrë që një ditë e verës së vitit 1999 të vinte dhe në këtë ditë, shumica e kosovarëve që mundën apo edhe patën fat, prej asaj dite ta shijojë atë që çdokush në botë e quan dhe njeh si liri, pas një dekade të tërë ankthi dhe vuajtjesh. Ky është realiteti i cili me as edhe një pikë apo presë, nuk mund të vihet në pyetje. E vetmja gjë që në këtë mes do të mund dhe duhet të bëhet, është, po qe se ky realitet shtrohet në trajta dhe mënyra të ndryshme por pikënisja mbetet gjithnjë e njëjta. Katër vjet kanë kaluar që nga çlirimi i Kosovës prej thundrës serbe dhe për këta katër vjet me radhë, në sytë e po asaj bashkësie ndërkombëtare, në mediat dhe qarqet politike, liberale e konservatore, po në mes të Evropës, ka ngjarë dhe po ngjet getoizimi dhe shtypja, përndjekja dhe parandalimi, vrasjet nga pusitë dhe shkatërrimi i shenjave fetare dhe kulturore të serbëve të Kosovës. Edhe ky është realiteti e deshi dikush ta pranojë apo jo. Thënë shkurt, në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, në Kosovë, po shkilen masivisht të drejtat e pakicës së kosovarëve serbë. Faji me këtë rast është edhe më i rëndë: jo vetëm shqiptarët si popull shumicë dhe garant për të drejtat e pakicave janë përgjegjës për rrezikimin e pakicës serbe, por kjo gjë po ngjet edhe para syve të po bashkësisë ndërkombëtare (KFOR-it dhe UNMIK-ut). Të dy këto përshkrime të përmbledhura me pak fjalë nuk do të duhej të ishin mendimi i autorit të këtij teksti. Shumë më tepër, ato janë pasqyra, realiteti i cili në shtypin perëndimor, kancelaritë e referateve të ministrive të jashtme apo mbrojtjes, zyrat dhe qendrat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut (mëse të fuqishme dhe me influencë) është futur në datoteka dhe memorie kompjuterësh. Në fjalorin dhe relacionet gojore apo edhe me shkrim, kur Ballkani dhe Kosova është në pyetje. Ta përsëris, pra, edhe njëherë: e para, shqiptarët vuajtën dhe u çliruan nga ne (bashkësia ndërkombëtare); dhe e dyta, po këta shqiptarët, prejse janë çliruar nuk kanë bërë gjë tjetër pos që kanë shtypur serbët. Sado i rëndë të tingëllojë ky konkluzion, sadoqë ende ekziston hapësirë për manovrim dhe teori konspiracioni, kur konkludohet që nuk është e vërtetë që vetëm shqiptarët po vrasin dhe përndjekin serbët; apo edhe nuk po i lejojnë ata që të kthehen në shtëpitë e tyre; sado që mund dhe thuhet që terrori dhe sistemi i Milosheviqit nuk mund dhe nuk bën të krahasohet me atë çfarë serbëve po u ngjet nga shqiptarët tashti; sado që mund të thuhet që vëmendja e mediave dhe kancelarive perëndimore është e drejtuar nga Iraku, Afganistani por jo edhe Ballkani; sado që mund të thuhet që nuk është e vërtetë që shqiptarët qëndrojnë prapa kësaj dhune kur dihet që sigurimi serb qëndron prapa sulmeve në fjalë, sepse ato po ngjajnë pikërisht me data dhe në ditë të rëndësishme; dhe sado që të thuhet që kosovarët dhe Kosova ka ecur shumë më para pas katër vjetësh të shporrjes së aparatit kolonialist serb; sado që të thuhen dhe nxirren edhe një mijë e një arsyetim për këtë çështje, e deshi dikush apo jo, rezultati dhe shija mbetet e hidhur për Kosovën dhe kosovarët kur situata e sigurisë është në pyetje. Teli i rrahur prej mediave dhe kancelarive perëndimore është më se i qartë: askush tjetër nuk qëndron prapa vrasjeve, dhunës dhe destabilizimit masiv në Kosovë pos “grupeve të caktuara të ekstremistëve shqiptarë!” Kush është duke vrarë në Kosovë, sa herë që do dhe kur i teket, apo kur mendon që është në interesin e tij? Kjo është një pyetje e cila përflitet që nga shtylla gazetash, ekranesh televizive e deri tek vatrat kosovare? Shqiptarët e organizuar? Sigurimi serb edhe më i organizuar? Grupe të caktuara shqiptarësh apo edhe serbësh të cilët nuk janë të interesuar që të flitet për stabilitet afatgjatë në Kosovë? Njerëz që lufta (dhe serbët) u ka(në) shuar pragun e shtëpisë, duke ua vrarë me dhjetëra anëtarë familjesh? Të shkojmë me radhë. E qartë është që nuk është në traditën e shqiptarit (nëse vetëm duam të flasim për traditën si të këtillë) që të gjuajë në fëmijë?! E nëse vërtet po ngjet që megjithatë edhe shqiptarët nuk ditkan ta respektojnë atë që me aq krenari e kanë quajtur dhe bërë për vete atë traditë, atëherë si asnjëherë më parë del e qartë që asgjë nuk ka prej asaj pune. Mirëpo, fakti që këto vrasje ngjajnë aq mirë të koordinuara dhe aq profesionalisht të bëra vërtetë lë pak të besohet se fjala është për hakmarrje individësh. Shumë më tepër duhet të na bindë fakti që këto vrasje dhe kjo dhunë masive që Kosovën e ka kapluar kohët e fundit, kjo dhunë e cila këtij vendi vazhdon t’i hedhë një hije aq të rëndë, sa në mënyrë të koordinuar aq edhe brutale, është duke u bërë me paramendim, e planifikuar dhe me efikasitet të pashpirtë e vënë në jetë. Me një fjalë, prapa saj qëndrojnë grupe të caktuara serbe - që duan ta destabilizojnë Kosovën dhe shesin edhe më fort rrëfimin për viktimizimin serb në Kosovë, apo edhe shqiptare - të cilave, pos anarkisë e dhunës, nuk u intereson asgjë tjetër në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund dhe duan ta vazhdojnë kalërimin e pasurimit të tyre nëpërmjet destabilizimit permanent në Kosovë. Kushdoqoftë prapa këtyre akteve të dhunës, një qëllimi është duke ia arritur me to: e ky është që Kosova në vend që të shikojë para dhe të merret me problemet e ditës - duke filluar që nga përmirësimi i jetesës së përditshme deri tek stabilizimi me rrymë elektrike e përmirësimi i infrastrukturës së shkallmuar demokratike në Kosovë, duhet që të merret me problemin: të jesh apo të mos jesh. Të kalosh apo të mos e kalosh dhunën e luftës. Me një fjalë: në interesin e së tashmes, së sotmes dhe së ardhmes së Kosovës të gjitha këto akte brutale dhe të pashpirta nuk janë. Për këtë shkak, është koha e fundit që ata që quhen liderë të Kosovës, nëse nuk dinë dhe nuk munden, nëse nuk kanë kapacitet intelektual dhe përgatitje profesionale për ta luftuar papunësinë apo furnizuar vendin me rrymë e rroga më të larta, së paku, do të duhej që deri në zgjedhjet e ardhshme të ulen në një tryezë dhe të flasin shtruar për atë se kujt është duke i shkuar përshtati kjo dhunë në Kosovë. Se si duhet dhe mund të dilet nga ky rreth vicioz. Se si të ndalet njëherë e përgjithmonë kjo spirale e dhunës. Dhe të gjitha këto duhet dhe mund të bëhen jo përmes letrave të kondolencës që u dërgohen familjarëve të viktimave të dhunës (serbë apo shqiptarë), apo përmes “deklarateve për media” në të cilat “dënohet dhuna” e ashpër. Nuk mjaftojnë më këso shkresash tashmë të deklasuara. Sepse gjendja është shumë më serioze dhe dhuna është shumë më intensive që ajo të luftohet me letra kondolencash. Duhet një strategji shumë më afatgjate dhe më e mençur në këtë drejtim. Në fakt ajo që më së shumti çudit në këtë mes për dhe tek liderët kosovarë është fakti sesi këta ditën dhe mundën apo së paku u përpoqën, që për dhjetë vjet me radhë, me rezistencë pasive a aktive ta luftonin shtypjen dhe dhunën e shkaktuar nga aparati i Milosheviqit. E tash qe katër vjet, kur në një mënyrë a tjetrën janë zotër në shtëpinë e tyre, nuk po dinë, nuk po duan apo nuk po mund që ta luftojnë dhunën e shkaktuar nga vetë shqiptarët? Apo edhe ata që nuk ua duan të mirën shqiptarëve? Është koha e fundit që të lihen letrat dhe të zbritet poshtë “tek populli”. Dhe këtij populli, pa marrë parasysh nacionalitetin, t’i thuhet që dëshmitarëve (ata pra që shohin duke bërë krime) u garantohet siguria, që po qe se do të vazhdohet edhe më tej me krim e dhunë, të gjithëve, pa përjashtim, na mori lumi. Tash jo i harresës por ai i dënimit. Nga bashkësia ndërkombëtare e shteteve demokratike.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

Sor Solana tha se i njohin kush i organizoi protestat dhe i tha hapur me ne fund kosovareve te mos bertasin t'i lirojne kur t'i arrestojne.
Shpresoj qe kosovaret ta kene vene mend pas asaj qe ndodhi se ka te drejte bona po perdoren nga drogaxhinjte e Kosoves per tu pasuruar. Po perdoren si mish per top kur i thone.
Luftetaret me gjalm qe ngelen ne malet e Kukesit jane bere te famshem vetem per lapidare qe ngrejne dhe dhunen qe nxisin. E keqja eshte se nje pjese injorante e shoqerise i shkon pas.
 

redhat

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

<span style="font-weight: bold">Kush qëndron prapa demonstratave në Kosovë?</span>
(shkrim i huazuar nga nje forum shqiptarnga java e kaluar)


Tash tri ditë me radhë, Kosova është përfshier nga demonstrata të dhunshme në shenje revolete për mbytjen e disa fëmijëve të fashtit Çabër në lumin Ibër të Mitrovices. Para se te them ate qe mendoj rreth ketyre demonstaratave, shpreh ngushllimin dhe dhimbjen shumë të madhe familjeve per femijet e mbytur.

Po, cilet jane organizatorët e demonstartave te ketyre diteve ne Kosove ?

Duke iu referuar përvojes se me hershme, pa asnje dyshim, pohoj se organizatorët e ketyre demonstaratave jane organizatat e errëta majtiste te Kosoves, LPK dhe LKÇK, te cilat kurre nuk kane pasur asnje dhimbje per humbje te jeterave te njerezve dhe nuk kane marre kurre pergjegjesine per asgje, sepse gjithmone, te maskuar, kane folur ne emer te popullit, për ta mashtruar popullin. Pjesen e vet te kulaçit, ketu, e kane edhe PDK, AAK dhe TMK si dhe disa aktivistë të OJQ-ve qe pas pak kohe do te formojne parti te reja politike.

Te gjitha keta do te mundihen ta shfrytezojne kete kaos per te ngritur ne politike ne gjakun e pafajshem te të rënëve, të cilët do t' harrojne me shpejt se varrezat e deshmoreve.

Faji i &quot;Shoqatave te dalura nga lufta&quot;!

Prijesit e ketyre organizatave majtiste edhe kesaj radhe shfytezuan demonstratat e « Shoqatave te dalura nga lufta », te cilat i mbajten me 16 mars 2004, ne 27 qendra te Kosoves, me moton « Mbrojtje për çlirimtaret », te cilet, ne mbyllje te demonstratave te tyre deklaruan se, « per ngjarjet që mund te pasojne nuk marrin asnje pergjegjesi ». A nuk ishte ky sinjal i mjatueshem se diçka e madhe do te ndodhte ne vazhdim.

Kupen e mbushur nga mbytja e femijeve te Çabres ne lumin Ibër, emocionet e perinderve dhe te afermeve te tyre, i shfrytezuan shume paturpesisht organizatate e erreta majtiste te Kosoves, per te organizuar demonstrata vandaliste duke shkaterreuar gjthçka para veti. Shemtimi ka arritur kulmin me djegjen e kulteve fetare: kishat ortodokese serbe ne Kosove. Pastaj, ne çdo qytete te Kosoves ku ka pasur demonstarata ka pasur deme materiale te konsiderueshme qe u perkasin indivedeve dhe shtetit se dhe djeg’je veturash te UNMIK-ut e te KFOR-it.

Më tragjikja eshte vrasja e dhjetra shqiptareve e plagosja e me se 600 prej tyre. Bilancin tragjik dhe pergjegjesine e vrasjeve dhe te plagosjeve kurre nuk do ta marrin persiper organizatoret, sepse ata jane mire te fshehur, ndersa femijet dhe grate e veta, shumica prej tyre i kane ne Diaspore.

Me kete rast duhet bere disa pyetje:

1. A do ta bashkojne demonstruesit Mitrovicen? JO

2. A i ndihmon kjo gjendje konfliktuoze ndarjes se Kosoves? PO

3. A do t’i merre ndokush persiper organizimin e demonstrative, ku kane humbur jeten me se 30 veta? JO

4. A po tentohet destabilizimi i Kosves me qellim te shkaterrimit te institucioneve te dalura nga vota e lire e popullit, me theks te veçant shkaterrimin e partive te djathta LDK, PSHDK dhe PLK? PO

5. Demonstruesit qe sot po kerkojne largimin e UNMIK-ut, e shume padrejtesisht te KFOR-it, a do te kerkojne neser rrezimin e Presidentit te Kosoves? Po

6. A do t’I shpetojne keto demonstrate nga Tribunali I Hages ata qe bene krime gjate luftes ne Kosove? JO

7. A po e shpeton destabilizimi i Kosoves QEVERINE E NANOS nga levizja - Nano ik? PO

8. A duhet që partite patriotike te djathta te Shqiperise te vazhdojne ne menyre demokratike luften e tyre ne levizjen &quot;Nano ik&quot;? Po

Nese diskutojme dhe t’i vleresojme gjerat me koke te ftoftë nga kjo qe e permenda me larte, humbesit me te medhenje, qe tash, dihet se kush jane.

Konsekuencat dhe humbesit

Duke i nderuar dhe perkulur para viktimave te pafajshme te ketyre diteve edhe nje here pohoj se Kosoves nuk i duhen demonstrata te dhunshme aq me pak kur Forcat serbe te represionit me nuk jan ene Kosove. Humbesit dihen ! Konsekuencat do te jene te paparashikuara !

A luftohen institucionet serbe paralele ne Kosove duke u perleshur me policine e UNMIK-ut dhe KFOR-in.????

PS: Duke verejtur se eskalimi i gjendjes ne Kosove ka dalur jasht kontrollit, ata qe i organizuan, gjithnje duke u fshehur pas maskave, por kerkojne nga institucionet e Kosoves ta marrin situaten ne duar.

Edhe RTK, çuditrisht, sot ka braktisur menyren nxitese te raportimit dhe po mundohet te tregohet shume e kujdesshme!!!

(Shkrim analitik, por pak i çuditshem prej shkrimeve tjera)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Lufte ne Mitrovice

me pelqen ky shkrim per faktin se mbeshtetesit e te djathes kosovare do te nxiten te hqein dote nga mendimet e dhunes (megjithese per arsyet e gabuara - dhuna duhet kundershtuar gjithsesi)

shpresoj qe kjo te jete fryma qe do te mbretoroje ne politiken kosovare vitet e ardhshme. JO DHUNES
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

Miq te nderuar meqe nuk kisha menyre tjeter dhe se se ku ta dergoj mesazhin e meposhtem timin, e pashe te arsyeshme qe kete mesazh t'ua percjell ne kete teme, meqe ka te beje me Kosoven!


Ju lutem kete mesazh ta dergoni ne sa me shume njerez qe njihni:

CAMPAIGN FOR THE INDEPENDENCE OF KOSOVA !

<span style="font-weight: bold">( KAMPANJA PER PAVARESINE E KOSOVES)</span>

Kosova-Top.com and KosovaMail.com Support this Campaign !

Support us, and sign this campaign too !

<span style="font-weight: bold">http://www.albanianwebsite.com/form.php </span>

Tell your friends about this, forward this email to everyone you know!

Greetings
Kosova-Top.com
http://www.kosova-top.com/
 

fjorent

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

Atdhetaria me fjale boshe nuk con ne pavaresi. Fjalet boshe i merr era, duhen veprat dhe veprat jane zbatimi i kushteve te botes, mbrojtja e 2 plakave serbe qe ne fund te fundit te ben te dalesh me koken lart e te kerkosh pavaresine. Duke djegur kishat e duke vrare plakat te tregosh atdhedashurine me fjale boshe eshte sikur te fluturosh me presh ne prapanice.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

TI ORE FJORENT CHUJ CI W DUPE STARY.sa per dijeni nga e di ti qe nuk kontribuojme ne ne zgjidhjen e ketij problemi.pastaj ti pse je kaq PAQESOR persa i perket ceshtjes kombetare.
Te te them dicka Ti je si puna e atyre njerezve qe nuk duan lufte por kompromis.a e di ti qe Fitore e vertete quhet ku kundershtari pranon kushtet komplet te tua.NE SHQIPTARET KEMI QENE GJITHMONE PAQESOR KESHTU SI TI PERSA I PERKET LUFTRAVE.GJITHMONE KEMI THENE:HE MO SE DO U VIJE GHYNAF E NUK DO NA VRASIN,TE LUTEM MOS ME VRIT SE UNE JAM SHQIPTAR BASHKEPUNUS E QE MARR HALL NGA MARREVESHJET &quot;DYPALESHE&quot;.aman te lutem&quot;DHE GJITHMONE E KEMI NGRENE MRENA KUR KEMI QENE ASHTU SIC THUA TI QE DUHET TE JEMI.TI JE TIPI IDEAL PER TE BERE KOMPROMISE PAQEJE E TE TE VENE KUSHTE SI PUNE E ESAT PASHE TOPTANIN PER NDARJEN E TOKAVE SHQIPTARE

Duhet te jesh i qarte ne strategjine tende,i bindur per ate qe ben,i fuqishem ne sulm,i zgjuar dhe me e rendesishmja LUFTARAK.DERI NE PIKEN ME TE FUNDIT TE FUQIVE TE TUA.
PRANDAJ BOLL ME KETO brockulla se serbet e greket kurre nuk na kane respektuar e nuk do na respektojne e TI DASHKE TI SILLEMI ME MIRESI PERSERI.
po e mbyll se me vajti vone
SY PER SY E DHEMB PER DHEMB
PERSHENDETJE
 

fjorent

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

Cfare lesh paqesori ne nuk kemi qene te zote te krijojme shtet, dhe kur disa atdhetare e krijuan harruam se mes vetes kishim haxhi qamilin me shoke qe na ben me qeder se gjithe serbet e greket te marre se bashku. Kur te kesh forcen e duhur mund t'i imponohesh te tjereve. Kur nuk e ke (dhe ky eshte rasti i Kosoves dhe i Shqiperise) behu te pakten dinak si Odisea dhe perpiqu t'i fitosh zemren te huajve te te ndihmojne. Kosova sot eshte si Shqiperia 90 vite me pare. Lutuni qe te gjeni ndonje Austrohungari edhe kete here, perndryshe vazhdoni udhetimin tuaj me presh ne prapanice te nisur prej kohesh.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Lufte ne Mitrovice

Fillimisht postuar nga Cicero:
[qb] TI ORE FJORENT CHUJ CI W DUPE STARY.sa per dijeni nga e di ti qe nuk kontribuojme ne ne zgjidhjen e ketij problemi.pastaj ti pse je kaq PAQESOR persa i perket ceshtjes kombetare.
Te te them dicka Ti je si puna e atyre njerezve qe nuk duan lufte por kompromis.a e di ti qe Fitore e vertete quhet ku kundershtari pranon kushtet komplet te tua.NE SHQIPTARET KEMI QENE GJITHMONE PAQESOR KESHTU SI TI PERSA I PERKET LUFTRAVE.GJITHMONE KEMI THENE:HE MO SE DO U VIJE GHYNAF E NUK DO NA VRASIN,TE LUTEM MOS ME VRIT SE UNE JAM SHQIPTAR BASHKEPUNUS E QE MARR HALL NGA MARREVESHJET &quot;DYPALESHE&quot;.aman te lutem&quot;DHE GJITHMONE E KEMI NGRENE MRENA KUR KEMI QENE ASHTU SIC THUA TI QE DUHET TE JEMI.TI JE TIPI IDEAL PER TE BERE KOMPROMISE PAQEJE E TE TE VENE KUSHTE SI PUNE E ESAT PASHE TOPTANIN PER NDARJEN E TOKAVE SHQIPTARE

Duhet te jesh i qarte ne strategjine tende,i bindur per ate qe ben,i fuqishem ne sulm,i zgjuar dhe me e rendesishmja LUFTARAK.DERI NE PIKEN ME TE FUNDIT TE FUQIVE TE TUA.
PRANDAJ BOLL ME KETO brockulla se serbet e greket kurre nuk na kane respektuar e nuk do na respektojne e TI DASHKE TI SILLEMI ME MIRESI PERSERI.
po e mbyll se me vajti vone
SY PER SY E DHEMB PER DHEMB
PERSHENDETJE [/qb]
gjyshi im (dhe gjysherit e shume te tjereve ketu) mori armet e luftoi armikun gjate luftes me nazi fashistet. (nuk me duket te jete sjellje paqesore kjo)
kjo i garantoi shqiperise pavaresine e plote pas clirimit (u trajtua si vend fitues e jo i humbur)
Une do te beja te njejten gje (ask kjo nuk me duket paqesore)

Ti po hedh &quot;pushke&quot; ne nje moment krejtesisht te gabuar - krejtesisht &quot;pas pilafit&quot; dhe krejtesish KUNDER interesit te kosoves e shqiperise

Delli &quot;luftarak&quot; i tepruar i disa shqipetareve dhe paaftesisa per te menduar disi me teper se perciptas e per te pare perpara po sjell shume deme.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

o cuna AUSTRO-HUNGARIA JONE KETE RRADHE eshte USA + UK.DMTH SHKURT MUHABETIT superfuqine boterore kudo per USA dhe superfuqine koloniale tashme jo ekonomike por influencuese ,UNITED KINGDOM.ok pra qe lufta eshte e keqe por e domosdoshme per fitore .
se serbet kurre nuk ke per ti bindur me PAQE DHE DEMOKRACI.le te ngrene zerin sa te duan ODISETE shqiptare po u cua serbia ne lufte prape dhe atehere dili para serbit me duar lart dhe thuaji qe aman more te lutem se po shkel te drejtat e njeriut dhe se une dua qe te jetojme bashke ne nje cati te lumtur dhe te gezuar pergjithmone ashtu sic kemi jetuar gjithmone neper shekuj.PO te erdhi e te vrau te rrofte ORATORIA DHE ODISEA YT QE I BIND TE GJITHE.keto gjera nuk po i them se jam nacionalist luftarak qe jam gati ti shpall lufte anetarit te natos apo serbise,por po them se me e mira do te ishte nje SUPERIORITET MILITAR mbase qe do te na lejonte ti impononim dicka SErbise apo qofte greqise ose anetaresia edhe ne NATO gje qe kam shprese se do realizohet shpejt.

po e perseris nuk jam pro luftes por pro gadishmerise militare dhe diplomatike,pergjegjesise qe kane te gjithe shqiptaret jo vetem shteti qe se rrun hic.
a e ke pare mik i dashur me cfare fanatizmi i mbron serbi dhe greku bashke pronat e qytetareve te vet.PERSE nuk i mbron shteti shqiptar te drejtat e shqiptareve jo vetem ne ballkan por ne bote.
a ke degjuar ndonjehere ti si poshterohen shqiptaret?sigurisht nuk ke kohe te merresh me te gjitha.kohe nuk ka shteti e jo me ti e une ti lexojme te gjitha pale me te merremi me to.
prandaj qe te te degjojne duhet te jesh i fuqishem se kur je i pafuqishem te shkelin si lopa bajgen.
kaq kisha per sot
pershendetje
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Lufte ne Mitrovice

pikerisht kjo eshte ceshtja

Askush nuk eshte kunder nje kosove te fuqishme ushtarakisht

Ngjarjet e mitrovices (dhe cdo ngjarje e tille) demtojne tentativat per te arritur kete qellim (eshte i nenkuptuar kur kerkohet pavaresia e kosoves)
Mendon se do te te lejojne te forcohesh ushtarakisht nderkohe qe ti djeg kisha e manastire dhe tenton nje spastrim etnik ndaj minorancave edhe pa e patur as per se largu kete fuqi ushtarake (Militare eshte fjale e huaj)?????!!!!!
Nese mendon vertet keshtu atehere po jeton ne nje enderr vella.

Fuqia ushtarake nuk jane disa vete qe hedhin gure e zjarr kunder disa te tjereve dhe forcave nderkombetare te armatosura deri ne dhembe.

Fuqia ushtarake vjen nga nje shtet i organizuar, ekonomikisht i fuqishem, me mbeshtetje nderkombetare te forte, me ushtare te disiplinuar dhe oficere profesioniste te pregatitur.

Pushket me gjalme nuk jane fuqi ushtarake ne vitin 2004.

PS. a e dinit se shqiperia zoteron arme kimike e baktereologjike te shkaterrimit ne mase?????!!!!
Kemi firmosur nje traktat nderkombetar per shkaterrimin e tyre bashke me korene, izraelin, libine dhe nje liste te shkurter vendesh te tjera.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Lufte ne Mitrovice

KOSOVO: ONU FISSA STANDARD PRIMA DI DEFINIZIONE STATUS
(ANSA) - PRISTINA, 31 MAR - L'amministratore Onu per il Kosovo, Harri Holkeri, ha consegnato oggi al governo (albanese) di Pristina il documento che contiene gli standard che dovranno essere applicati e rispettati affinche', nel 2005, possano essere avviati i negoziati per la definizione dello status definitivo della provincia. Il documento, composto da circa 120 pagine, indica una serie di priorita' di natura politica, sociale, economica e di sicurezza. ''Dopo quanto accaduto nelle scorse settimane -ha tuttavia avvertito Holkeri- oggi la vera priorita' riguarda il ripristino della legge in Kosovo, l'identificazione dei responsabili delle violenze e il rispetto dell'ordine pubblico''. La missione Onu (Unmik) ha intanto ulteriormente modificato il bilancio degli scontri: secondo le ultime cifre diffuse oggi, gli scontri hanno provocato 19 morti e 900 feriti. In precedenza si era parlato di 24 morti e 600 feriti, e nell'immediatezza dei disordini era stato diffuso un bilancio di 31 morti.(ANSA) BLL
31/03/2004 17:17


nje degradim i vleresimit te kosoves
 

fjorent

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

Per mua eshte e kote te flitet me me njrez qe mendojne se jane te fuqieshem se vrasin 2 plaka serbe.
 
Top