Lufte ne Mitrovice

fjorent

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

po he pra na i trego ti faktet se ne dhe gjithe bota mbi keto fakte te vlereson. Nxirri faktet.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Lufte ne Mitrovice

ja cfare i dhuruan serbise "luftetaret" e mitrovices

Ballkani Serbia përgatit një plan për autonominë e Serbëve në Kosovë
Fahri Musliu
4 prill 2004, 17:35 UTC


Qeveria e Serbisë po përgatit një plan për autonominë e Serbëve në Kosovë. dhe ka formuar një komisionin me ekspertë e politikanë, i cili duhet të përgatisë zgjidhjen institucionale të autonomisë territoriale për serbët në Kosovë. Këto zgjidhje duhet t’i miratojë Kuvendi republikan.
Sipas mediave serbe Komisioni është formuar në bazë të Rezolutës se Kuvendit të Serbisë mbi Kosovën, miratuar para dy javësh dhe udhëhiqet nga Slobodan Samarxhiç, këshilltar për politikë të jashme të kryeministrit Vojisllav Koshtunica.

Komisioni i përbërë nga politikanë e ekspertë, duhet ta kryejë punën shpejt dhe zgjidhjet e propozuara do t’ia dërgojë Qeverisë dhe parlamentit për miratim. Sipas burimeve jozyrtare, njësitë territoriale në të cilat do të duhej të jetojnë të gjithë serbët nuk do të quhen kantone për shkak të reagimeve negative në Evropë, por do të gjendet ndonjë emër tjetër i përshtatshëm me përmbajtje të ngjashme.

Këto zgjidhje i konfirmon edhe kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica i cili për gazetën e sotme "Politika" të Beogradit, ka thënë se qeveria e tij nuk do të heqë dorë nga ideja për autonominë për serbët në Kosovë, duke shtuar se për momentin duhe të gjenden instrumenta të realizueshme për t’u mbrojtur serbët dhe joshqiptarët.

Ai theksoi se nuk sheh arsye pse autonomia e cila kudo konsiderohet si parim demokratik, nuk mund të zbatohet vetëm në Kosovë, dhe shton se nuk ka rëndësi se si do të quhet kjo zgjidhje institcionale, kanton apo decenetralizim.

Mirëpo, kryeministri serb i cili kohë më parë është angazhuar për ndarjen e Kosovës në entite, tani konesideron se ajo nuk është zgjidhje e mirë, sepse do të ishte hyrje në ndarje të reja në rajon dhe sjellje e mëtejme në pikëpyetje të integritetit të Serbisë dhe Malit të Zi.

Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me Planin mbi jetësimin e Standardeve për Kosovën, me konstatimin se si të tilla standardet nuk kanë lidhje me realitetin në Kosovë. Po ashtu ai kritikoi Shërbimin Policor të Kosovës i cili, sipas tij, i ka ndihmuar haptas ekstremistët shqiptarë gjatë valës së fundit të dhunës, si edhe një pjesë të institucioneve kosovare dhe udhëheqësit shqiptar se kanë qenë të lidhur me, siç tha ai, spastrimin etnik që ka ndodhur më 17 mars.

Kryetari i Qendrës bashkërenduese për Kosovën, Nebojsha Çoviq deklaroi se oferta e zyrtarëve politik të shqiptarëve të Kosovës që midis serbëve dhe shqiptarëve të nënshkruhet kontrata për mirëbesim, është një mashtrim i ri dhe vazhdim i hipokrizisë pas spastrimti të ri entik në Kosovë, siç u shpreh ai.

Ai tha për mediat serbe se ai që e ka djegur kisha, fshatra, ka përndjekur etnikisht dhe e ka vrarë popullin kurrë nuk mund të ofrojë pajtim. Çoviq konsideron se letra drejtuar serbëve në të vërtetë është blerje kohe, marketing dhe qëllim që shqiptarët të tregohen para bashkësisë ndërkombëtare si të pafajshëm.

E gjithë kjo, sipas tij, tregon se spastrimi etnik dhe përndjekja e serbëve po orvaten të realitivizohen në tërësi, dhe thekson se mund të firmosen me qindra kontrata të tilla, por pas disa muajve do të përsëritet e njejta gjë.

Çoviq ka theksuar se është kuptimplotë fakti që nismëtar i kësaj kontrate mbi mirëkuptimin midis shqiptarëve e serbëve është Hashim Thaçi, për të nënvizuar se "gjakatari kurrë nuk mund të falet". //kk//
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

serbia i ka dhene lamtumiren njehere e pergjithmone kosoves oo shqiiptaaaaareee.
hiqeni nga mendje.
Ato lloj rezolutash e planesh jane ngushellim i qeverise per zgjedhesit e tyre qe zgjedhesit te mendojne se vota e tyre nuk ka shkuar kot.pra dua te dal ketu qe serbia eshte e pafuqishme persa i perket politikes se saj ndaj kosoves.

KENI RENE PRE E PROPAGANDES SE QELBUR SERBE QE ME ATO DEKLARATAT E COVICEVE JU BEN TE BESONI SE SERBIA DHE DO TA RIFITOJE KOSOVEN.

PALLAVRA

MOS U BESONI O CUNA.HIQENI NGA MENDJA.
KA NJE ZGJIDHJE.PAVARESI.
OPSIONI QE PARAQESIN SERBET ESHTE KJO QE THUA TI POR OKB NUK DO TE BEJE NJE PALESTINE TE DYTE.DHE KURRE NUK DO TE BINTE DAKORT AMERIKA.

TONI BLER KA THENE GJATE LUFTES SE KOSOVES:E KEMI KUPTUAR GABIMIN QE KEMI BERE ME SHQIPTARET NE SHEKULLIN E FUNDIT DHE DO TE DESHIRONIM TA NDREQNIM ATE PADREJTESI TE MADHE.U KERKOJ FALJE PERSONALISHT SHQIPTAREVE QE NUK KAM MUNDUR TE BEJ ASGJE PER SHKAK SE NUK KISHA LINDUR AKOMA.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

Me nxjerren e Kodit penal dhe Kodit të procedurës penale dhe fillimi i zbatimit të tyre prej 6 prillit, shënon një datë historike për Kosovën. Organet e pushtetit vendor, siç është policia, gjykata, prokuroria për herë të parë në historinë e Kosovës do të punojnë sipas Kodit penal të vendit, vlerësoi ambasadori i OSBE- së në Kosovë, Paskal Fieski, në një seminar të organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës. Rexhep Haxhimusa, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, e ka vlerësuar këtë si një ditë me rëndësi të veçantë. Ai tha se hyrja në fuqi e dy kodeve përfundimisht shkëput Kosovën në aspektin formal dhe material prej sistemeve dhe normave të kaluara që kanë qenë në aplikim deri më tash. Sipas tij, aplikimi i normave të sistemit të kaluar është bërë ngase kishte mungesë të ligjeve të këtilla. bm/bm (BalkanWeb)


lexoni o shqiptare e mesoni nga politika qe ka lidhje zinxhir e jo rrumpalle sic thoni ju.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

me falni ky eshte titulli i arkivit

OSBE: Dy kode penale shkëpusin Kosovën nga juridiksioni serb dhe jugosllav
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

Pershendetje,

Ja nje analize mbi Kosoven, te gjetur ne gazeten analitiko-politike "Rimekembja". Eshte shkrim i gjate, por eshte per ata qe duan te kuptojne:
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

KOSOVA HYN NË NJË EPOKË TË RE…SI NË VITIN 1981?


Nga komentet e para politike që erdhën prej Kosovës nëpërmjet mediave të Tiranës menjëherë pas shpërthimit të ndeshjeve të dhunshme serbo-shqiptare në Kosovë më mbresëlënës ishte konstatimi i Veton Surroit: “Ngjarjet dëshmojnë se ka dështuar politika shqiptare dhe e UNMIK-ut” dhe përfundimi politik i Jakup Krasniqit “Kosova po hyn në një epokë të re”. Vetoni njihet si analist që nuk e ka shumë qejf të shprehë pakënaqësi për rolin e faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë. Jakupi më shumë se për pozicionin e tanishëm qeveritar do të mbahet mend si zëdhënësi i parë i UÇK-së në vitin 1998 dhe sidomos për deklaratën e mirëpritur që bëri atëherë se do të lufta do të bëhej për bashkimin e gjithë trojeve etnike shqiptare.

Nga mendimet që dëgjuam prej Jakup Krasniqit kuptojmë se tani ai është midis atyre politikanëve të Kosovës të cilëve u drejtohen qortimet inatçore të Harri Holkerit pse në qëndrimet politike morën anën e protestuesve shqiptarë në Kosovë. Pavarësisht nga kjo dhe nga mendimet mospajtuese politike që kemi me Krasniqin për qëndrime politike fjalët e tij të cituara më lart i pranojmë si një shprehjen e vlerësimin më të saktë nga këndvështrimi politik të rëndësisë e të thelbit të zhvillimeve më të fundit në Kosovë. Kosova ka hyrë me të vërtetë në një epokë të re në këtë fillim pranvere të vitit 2004 kur po në shumë aspekte po përsëritet Kosova e përgjakur e vitit 1981.

Nuk duhet të nxitohen shumë të gatshmit për spekulim që të na shpallin “mëkatarë” se po bëjmë krahasimin mdis Kosovës së “çliruar” të vitit 2004 nën “protektorat ndërkombëtar” të NATO-s e UNMIK-u dhe Kosovës së vitit 1981 që ishte në sundmin e Jugosllavisë dhe nën thundrën e pushtimit nga Serbia. Nga një këndvështrim i përgjithshëm i gjendjes në të cilën shqiptarët ndodheshin atëherë dhe të gjendjes ku ndodhen ka një ndyshim thelbësor dhe shumë të favorshëm për shqiptarët. Nga ky këndvështrim nuk ka vend për të bërë krahasim. Por nga këndvështrimi më specifik, nga këndvështrimi i zgjidhjes përfundimtare të problemit të Kosovës në përputhje me të drejtat e shqiptarëve dhe normat ndërkombëtare dhe sidmos nga këndvështrimi i ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në Kosovë në fillim të pranverës së vitit 1981 dhe në fillim të pranverës së vitit 2004 krahasimi është jo vetëm me vend, por dhe i domosdoshëm të bëhet. Madje ngjashmëritë janë aq të mëdha në rrafshin e detyrave që duhet zgjidhur, në parashtrimin e mbrojtjen e të drejtave kombëtare shqiptare sa do të ishte e pafalshme të shmangeshim nga një krahasim i tillë dhe nga paraqitja e një krahasimi të tillë para politikës e diplomacisë ë ndërkombëtare dhe para opinionit publik.

Në vitin 1981 shqiptarët e Kosovës, të prirë nga rinia studentore, u ngritën në demonstrata të fuqishme që pushteti dhe makina ushtarake e Jugosllavisë në urdhërat e Serbisë i ktheu në përleshje të dhunshme me të vrarë e të plagosur, të arrestuar e të burgosur, duke i etiketuar në mënyrën më të pacipë si barbarizëm të shqiptarëve, si përpjekje për “spastrim etnik” në dëm të serbëve, si kundërrevolucion, si separatizëm e irerdentisëm shqiptar për t’i diskredituar para botës, në një kohë që shqiptarët po kërkonin vetëm republikën e tyre në kuadër të Jugosllavisë.

Nuk po tregon kurrfarë origjinaliteti politik presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kur tani klith në Kremlin se në Kosovë po u bëka spastrim etnik mbi serbët dhe Rusia duhet të vrapojë në ndihmë të vëllezëve të vet të gjakut e të fesë. Putini po përsërit ato akuza që u janë bërë shqiptarëve nga nacional-komunistët shovenë të Beogradit në vitin 1981, nga Milosheviçi në vitin 1986, nga milosheviçianët kur i hoqën autonominë Kosovës në vitin 1989, apo kur nisën fushatën më të madhe e më të egër të spastrimit etnik në pranverën e vitit 1998. Në këto raste Carët e rinj të Kremlinit nuk janë kujtuar asnjëherë të shqiptonin fjalët “spastrim etnik”, apo t’iu tërhiqnin serbëve vëmendjen për krimet kundër njerëzimit, për të cilat i adhuruari i tyre Milosheviç po gjykohet në Hagë.

Thelbi politik i protestave shqiptare në vitin 1981 ishte zgjidhja e një detyre politike madhore themelore për shqiptarët në kushtet e atëhershme: Kosovës t’i njihej e t’i garantohej një status i caktuar politik-juridik në kushte e baza barazie me kombet e tjerë të përfshirë në një njësi shtetërore shumëkombëshe që quhej Jugosllavi. Shqiptarët kërkonin statusin e “Republikës së federuar” në federatën jugosllave, sikurse kombet tjerë të përfshirë në këtë shtet. Pra shqiptarët po kërkonin barazinë brenda një mjedisi të caktuar politiko-shtetëror dhe kjo barazi arrihej duke dalë jashtë suazës së Republikës së Serbisë. Me një fjalë shqiptarët po kërkonin njohjen e “Pavarësisë së plotë dhe të shkëputjes nga ?xml:namespace prefix = st1 ns = "urn:schemas-microsoft-com:eek:ffice:smarttags" />Serbia, në përputhje me të drejtën e popujve për vetvendosje” për të qenë pjesë e barabartë e federatës jugosllave.

Edhe tani në vitin 2004, pas 23 vjetësh, në kushte thellësisht të ndryshme faktike nga ajo kohë, kërkesa politike e shqiptarëve mbetet ajo që ka qenë në thelbin e vet: të njihet pavarësia dhe shkëputja e plotë, tashmë e bërë faktike, e Kosovës nga Serbia për të qenë si njësi e barabartë me të, jo më në kuadër të një federate si ish-Jugosllavia, por në kuadër të një Europe të bashkuar. Jugosllavia e vitit 1981 nuk ekziston më, ka gati 15 vite që ka vdekur. Por, mbetet pa u larguar era e keqe që ka lënë mbrapa kufoma e saj. Serbia e sotme, ashtu si Serbia e vitit 1981, shpall me kryeneçësi se nuk do ta lëshojë Kosovën, se do të rikthejë gjendjen e dikurshme të sundimit të saj kolonial në Kosovë, pra ka ndërmend të bëjë ripushtimin e aneksimin rishtas të Kosovës, qoftë edhe me anë të luftës.

Dhe për fat të keq edhe pse Jugosllavia nuk ekziston më, edhe pse Kosova është faktikisht jashtë sundimit të Serbisë, edhe pse është fare e qartë se shqiptarët nuk mund të pranojnë që të vdesë Kosova shqiptare që të ringjallet mbi të si lugat Serbia e Madhe, bashkësia ndërkombëtare që vet dëboi Serbinë me forcë nga Kosova ende nuk bën atë hap që duhet të bëjë: të njohë pavarësinë dhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Putini i Rusisë kërkon rezolutë të re nga Këshilli i Sigurimit, në vend të asaj 1244 për ta vënë haptas fare e përfundimisht Kosovën nën thundrën e serbe, si para ndërhyrjes së NATO-s. Këtu qëndron shkaku madhor e kryesor i të gjitha të këqijave që po ndodhin këto ditë në Kosovë dhe jo tek “urrejtja e verbër etnike” apo “reagimi çmendurak” i shqiptarëve, sikurse shprehen me cinizëm, me papërgjegjësi, apo me poshtërsi shumë politikanë e diplomatë ndërkombëtarë dhe mjaft politikanë e intelektualë shqiptarë.

Këtë përfundim duhet të nxjerrim edhe nga intervista më e re që i ka dhënë Blerim Shalës, diplomati i mirënjohur amerikan Riçard Hollbruk, (“Tema” 21 Mars 2004) që problemin e Kosovës dhe të Bosnjes i ka trajtuar me shumë kujdes për të plotësuar në maksimum edhe ambiciet e Serbisë e të Milosheviçit. Por, Hollbruku tani thotë hapur se: “SHBA u vonuan për pavarësimin e Kosovës”. Të këqijat vijnë nga kjo, ngaqë Kosova nuk u pavarësua juridikisht qysh para 2-3 vitesh kur, sipas shumë vëzhguesve, ishte më e lehtë, sepse as Putini nuk do të ishte kaq agresiv sa tani. E ndërsa SHBA duhet qortuar, sipas përfundimit të Hollbrukut, se “u vonua për pavarësinë e Kosovës”, Rusia e disa shtete të Europës Perëndimore duhen mallkuar se qëllimisht kanë vepruar të vonojnë pavarësimin e Kosovës dhe janë kështu përgjegjësit kryesorë për tragjeditë që mund të ndodhin përsëri në Kosovë.

Shqiptarët i kanë paguar dhe po i paguajnë më shtrenjtë e më shpesh se gjithkush pasojat e rënda të zgjidhjeve të padrejta, të rregullimeve gjysmake, të vonimit të zgjidhjeve të problemeve të Ballkanit nga diplomacia ndërkombëtare, e cila ka disa shekuj tashmë që ka monopolizuar trajtimin e këtyre probemeve. Mospërfillja, kalimi përciptas, apo ndërlikimi i qëllimshëm i problemeve të Ballkanit nga diplomacia europiane është e keqja më e madhe e shqiptarëve, duke përfshirë edhe shpërthimin e ri në Kosovë. Zhvillimet gjatë 23 viteve të fundit dëshmuan se sikur kërkesat e shqiptarëve në vitin 1981 të ishin dëgjuar me kujdes, mirëkuptuar e plotësuar, sikur të ishte bërë Kosova republikë e shtatë në federatën jugosllave shumë gjëra me siguri do të kishin pasur një rrjedhë më të qetë e më të lumtur për Ballkanin dhe më e fituara do të kishte qenë Serbia, sepse mbase nuk do të ishte zhytur në një dhjetëvjeçar luftërash agresive dhe federata jugosllave mund të ishte modifikuar e të ekzistonte ende mbi baza kompromisi në një formë tjetër.

Por, në vitin 1981 zëri i arsyes nuk u dëgjua, logjika politike, sidomos në Beograd, nuk funksionoi, rreziqet potenciale nuk u përfillën dhe zgjidhja u kërkua në kurriz të shqiptarëve, me anë të dhunës. Edhte tani po ndiqet një logjikë e tillë e mbrapshtë në Beograd. Por e keqja më e madhe është se diplomacia ndërkombëtare nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga problemet që shkaktohen duke u mohuar shqiptarëve atë që u takon dhe që u është njohur të tjerëve, duke e trajtuar rastin shqiptar me një filozofi politiko-diplomatike të ndryshme. Tani diplomacia ndërkombëtare po bën atë gabim të rëndë e trashanik që u bë nga shovizimi serb e jugosllav në vitin 1981, duke i besuar vetëm metodës së detyrimit e të mashtrimt të shqiptarëve që këta të kapitullojnë në kërkesat e tyre. Prandaj shpërthimet e tanishme të zemërimit shqiptar në Kosovë kanë shumë gjëra të përbashkëta në përmbajtjen, synimin e motivimin politik me shpërthimet e vitit 1981.

Politikanët e intelektualët shqiptarë që nuk i mbajnë parasysh këto, por për modë servilizmi politik europianist, për angazhime të dyshimta politike, apo përtaci mendore gjejnë rrugën më të lehtë t’u vërsulen shqiptarëve me akuza se janë emocionale, janë të verbër, se nuk ditkan të sillen si fëmijë të urtë, si “çuna mamaje” të Europës që kjo t’i shpërblejë me sheqerka të ëmbla integrimi me ambalazh serb, marrin mbi vete po aq përgjegjësi mëkatare e turp qytetar para kombit të tyre shqiptar sa ata që u vërsulën me etiketime, e sharje kundër demostratave të vitit 1981. Atëherë politikanët e intelektualët shqiptarë të zemëruar me demonstratat ankoheshin e qaraviteshin se gjoja këto u prishnin shumë punë shqiptarëve duke i dhënë shkas Serbisë të ndërpriste atë proces “magjik” që ishte filluar në Kosovë për ta bërë Kosovën “republikë de facto” edhe pa qenë “republikë de jure”.

Atëherë, në vitin 1981, dëgjonim politikanët e intelektualët qaramanë të thonin se studentët e rinia u nxituan, u indoktrinuan, u manipuluan nga agjenturat dhe ranë në grackën ngritur me marifet dhe bënë lojën që donte Serbia duke ia lehtësuar kësaj revanshin në Kosovë. Tani pas 23 vitesh nga ajo kohë kemi një material të bollshëm politik e historik për të gjykuar sa utopike dhe demagogjike kanë qenë ato shpresat se procesi që zhvillohej në Kosovë nën drejtimin politikës shqiptare shegerte e Jugosllavisë nga strukturat e drejtuara zyrtarisht nga Mahmut Bakalli para demonstratave të vitit 1981 ishte rruga më e mirë që shqiptarët të përparonin drejt realizmit të aspiratave të tyre kombëtare. Tani kemi përvojën se Serbia me arrogancë e me lehtësi pa çarë kokën për asgjë e përmbysi në vitin 1989 statusin e fituar nga Kosova në vitin 1974. Tani kemi të gjitha arsyet e argumentet të pohojmë se kërkesa që Kosova të bëhej juridikisht republikë jo vetëm që nuk ishte taktikisht e gabuar apo e kotë, se gjoja mjaftonte pozita e “republikës de facto”, por ishte e domosdoshme.

Tani askush nuk mund të vejë në dyshim se pa u njohur pavarësia nga Serbia në formën e statusit të “republikës së federuar” shqiptarët nuk do të fitonin asgjë, edhe sikur përfaqësuesit e tyre të kryesonin në mënyrë të përhershme presidencën e Jugosllavisë, edhe sikur Serbia të mbante vetëm një prani policore e ushtarake simbolike në Kosovë. A nuk po e shohim tani se vetëm me praninë e disa priftërinjëve në kishat ortodokse, të disa murgeshave plaka në manastire, apo të disa pensionistëve Serbia kërkon të rikthejë edhe praninë ushtarake dhe të tentojë kantonizimin e Kosovës? Përderisa nuk u arrit statusi i republikës së federaur në vitin 1981 nuk mund të thuhej se shqiptarët e kishin ndryshuar shumë pozitën e tyre në Jugosllavi.

Edhe sot nuk mund të thuhet se shqiptarët e kanë bërë në mënyrë të pakthyeshme hapin vendimtar drejt asaj që u takon dhe nuk është iluzion se kanë arritur faktikisht atë që duan nëse nuk sigurohet njohja juridiko-ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, edhe pse shqiptarët jetojnë me mendimin se Kosova tashmë është shtet më vete dhe pushteti e ndikimi i Serbisë nuk do të rikthehen aty si dikur. Nuk ishte e siguruar ajo që duhej në vitin 1974 dhe që kërkohej në demonstratat e vitit 1981 edhe pse KSA e Kosovës në sytë e politikanëve shqiptarë e të shumë shqiptarëve ngjante si republikë në federatën jugosllave. Për këtë u bindëm plotësisht kur erdhi dita që diplomacia ndërkombëtare të bënte likuidimin politik-juridik të Jugosllavisë së falimentuar, kur famëkeqi “Komisioni Badinter” në fillim të viteve 1990 rekomandoi që republikat e federuara të Jugosllavisë të kishin të drejtën e shkëputjes e të njohjes si shtete sovrane e subjekte të veçanta të së drejtës ndërkombëtare, kurse dy “krahinat autonome”, Kosova e Vojvodina, të mos e kishin këtë të drejtë.

Kosova e vuajti në mënyrën më të tmerrshme këtë interpretim spekulues të francezit Badinter, sidomos në vitet 1998-99, dhe vazhdon ta vuajë edhe sot kur i mohohet pavarësia e shtetshmëria sovrane ashtu siç i mohohej në vitin 1981 statusi i “republikës së federuar”. Ja pra, si ajo mosnjohja juridike formale e gjendjes faktike kthehet në një tmerr dhe burim fatkeqësish për shumë kohë. Shqiptarët në Kosovë me intuitën e tyre po e ndjejnë këtë kërcënim edhe tani ndërsa shumë nga të zgjuarit në radhët e politikanëve e të intelektualëve nuk e përfillin fort ose e kapërcejnë si pa shumë rëndësi për hir të përshtatjeve ose kapitullimit shpirtëror para diplomacisë ndërkombëtare. Përsa kohë shqiptarët nuk do të arrijnë të sigurojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës ata do të pësojnë të këqija si ato që pësuam nga mosnjohja e statusit të “republikës së federuar” në vitin 1981. Përsëri do të përballemi me rrezik të shtuar për agresione të reja të Serbisë, e cila do të shfrytëzojë çdo rrethanë ndërkombëtare të favorshme për t’u vërsulur me egërsi të kundër shqiptarëve, sikurse po bën Koshtunica tani me ndihmën e Putinit.

Prandaj protestat e fuqishme në Kosovë tani janë po aq me rëndësi sa ato të vitit 1981, ndonëse kanë intensitet tjetër e rezultate të tjera, sepse dhe kushte janë të tjera dhe përballja nuk ishte me policinë armiqësore serbo-sllave, por me një polici ndërkombëtare të mirëpritur e të dëshiruar në Kosovë. Prandaj gjithesi këto protesta hapin një epokë të re për Kosovën siç e hapën demonstratat e vitit 1981, pavarësisht se në të dy rastet shqiptarët derdhën gjak e pësuan shkatërrime. Prandaj është mëkat të sulmohen nga shqiptarët protestat e tanishme, apo të flitet për përdorim dhune në Kosovë në mënyrë të përgjithëshme pa bërë dallimin e duhur midis dhunës që ishin të detyruar të përdornin shqiptarët, dhunës provokuese që përdorën serbët dhe tejkalimit të dhunës që përdorën ndërkombëtarët, të cilët mangësitë e politikës e të punës së tyre në Kosovë u munduan t’i kompensonin me lëndimin masiv me armë e deklarata të shqiptarëve.

Po të mos ishin protestat e vitit 19981, nuk do të mundësoheshin zhvillimet e mëpasme në Kosovë ashtu siç shkuan. Viti 1981 hapi rrugën që Kosova të mbërrinte këtu ku është sot. Protestat e tanishme kanë hapur atë rrugë që Kosova të shkojë atje ku duhet, në pavarësi e bashkim me Shqipërinë. Rrugë tjetër nuk ka. Sa më shpejt ta kuptojë këtë diplomacia ndërkombëtare, aq më mirë është. Por të paktën ta kuptojnë njëherë të gjithë shqiptarët, duke përfshirë edhe “mallkuesin e madh” të protestave të fundit, Ismail Kadarenë, të cilin për ironi para pak kohësh intelektualët e Kosovës e vunë në krye të oxhakut duke e përkëdhelur si “Doktor honoris causa”, kurse ai u vërsulet tani serbçe shumicës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës që derdhin gjakun e vet e sakrifikojnë për të drejtën e aspiratën kombëtare të zhgënjyer nga politika ndërkombëtare dhe ajo vendore shqiptare.

Detyrë e mendimit politik shqiptar dhe propagandës së shqiptarëve tani nuk është të vajtojnë apo insinuojnë për “budallallëkun emocional” që paskan bërë shqiptarët e Kosovës duke u ndeshur me ndërkombëtarët e duke djegur objekte të kulteve ortodokse serbe, por të kuptojnë mirë e të shpjegojnë me shqetësim pse ende bashkësia ndërkombëtare po spekulon me një fjali të pakuptimtë se “duhet përcaktuar statusi përfundimtar i Kosovës”. Ende nuk e paska kuptuar diplomacia ndërkombëtare se cili është statusi i Kosovës që duhet të njihet pa vonesë?! Nëse kjo diplomaci nuk e paska kuptuar këtë dhe del me kandil ditën për diell si Diogjeni i lashtësisë të kërkojë një “status për Kosovën”, atëherë është detyrë jo vetëm e “shqiptarëve emocionalë” por edhe e “shqiptarëve racionalë” të përqëndrohen vetëm në një kërkesë “Na njihni pavarësinë” se kështu i sillni Ballkanit qetësinë.

Pas shpëbërjes së Jugosllavisë statusi përfundimtar i Kosovës është de facto i vulosur, PAVARËSIA, jo rikthim në përbërje të Serbisë. Kur ndërkombëtartë thonë se duhet gjetur statusi përfundimtar, ata haptazi nënkutojnë se ky status mund të jetë edhe më pak se ai që kërkuan shqiptarët në vitin 1981 “republikë e pavarur” me të drejtë shkëputjeje, pra nënkuptojnë se mund të jetë statusi i para vitit 1974, siç e pat rekomanduar kryeadministratori i parë i OKB-së në Kosovë, ose statusi milosheviçian i vitit 1989. Radio “Europa e lirë” 2004 ka transmetuar intevistën e një eksperteje të Fondacionit Heritexh nën titullin “Nuk ka konsensus për ardhmërinë e Kosovës” (gazeta “Dita “ Tiranë 23 Shkurt 2004). Me këtë papërcaktueshmëri duket i kënaqur edhe Ismail Kadareja kur e quan të kryer detyrën e tij duke deklaruar në “Europa e lirë” se: “Objektivisht Kosova është sot më afër Europës se Serbisë. Serbët duan të vërtetojnë të kundërtën. Është detyrë e shqiptarëve të Kosovës që me vepra të dëshmojnë afërsinë me qytetërimin demokratik të kontinetit dhe besoj se është në dorën e tyre” (gazeta “Dita” 27 Shkurt 2004). “Orakulli Delfit” në politikën shqiptare më këto fjali ka pranuar gjithsesi një lidhje të veçantë midis Kosovës e Serbisë dhe zgjidhjen e çështjes e sheh vetëm si punë të aftësisë së shqiptarëve për të kënaqur qytetërimin europian.

Por zgidhja e çështjes së Kosovës vazhdon të mbetet në radhë të parë një zgjidhje politiko-juridike në rrafshin shtetëror-kombëtar e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ende nuk ka mbërritur puna tek Brukseli. Pra, në rrafshin politiko-juridik ndërkombëtar çështja e Kosovës mbetet e gozhduar në kornizën e vitit 1981 kur shqiptarët u ngritën për republikën e tyre të pavarur nga Serbia. Kadareja nëse nuk i di këto duhet t’i mësojë përderisa merr përsipër të japë mësime. Më 26 shkurt 2004 në gazetën “Dita” është botuar dhe një korrespondëncë për strategjinë europiane nën titullin “Strategjia e BE-së perspektiva europiane e Kosovës”. Të tillë tituj që nuk thonë asgjë dhe vetëm përhapin konfuzion janë gati të përditshëm në shtyp për të përcjellë deklarata politikanësh, analiza ekspertësh tuafë ose të pacipë në mospërfillje të të drejtës e të vërtetës.

Ndërsa nga diplomati amerikan Riçard Hollbruk, nga analistë amerikanë si Patrik Mur dhe deri nga Xhorxh Soros kemi dëgjuar shpesh për kënaqësinë tonë deklarata se pavarësia është zgidhja më e mirë për çështjes së Kosovës, madje është zgjidhja e pashmangshme kryeadministratori i Kosovës, Harri Holker, i cili duhet të qëndrojë për misionin që ka më afër një mendimi të tillë, pas një udhëtimi në SHBA i shkurajonte shqiptarët duke u sjellë mesazhin se Amerika nuk mbështet pavarësimin e Kosovës. Edhe nga shumë politikanë dhe analistë shqiptarë kemi dëgjuar deri në tejngopje trullosëse deklarata të rrumbullakosura ose shkurajuese për Kosovën e çështjen kombëtare në përgjithësi. Drejtuesit e politikës në Kosovë kanë pasur një prirje për ta paraqitur në publik mbështetjen ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës gati si të të garantuar e të plotë dhe nuk kanë kursyer llafologjinë për një “Kosovë europiane” a thua se “Kosovën shqiptare” tashmë e kishin bërë në mënyrë të përkryer; për një “Kosovë të integruar në Europë” a thua se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës shqiptare dhe e integrimit shqiptar kiste marrë zgjidhjen e duhur ose nuk kishte më edhe aq shumë kuptim e rëndësi.

Është ky lloj mjerimi politik që i ka zhgënjyer krejtësisht shqiptarët e Kosovës nga politikanët e tyre, siç u zhgënjyen ata edhe nga disa skalione të politikanëve komunistë që vepronin në kohën e Jugosllavisë dhe u ngritën në vitin 1981. Dhe ja tani në fillim të pranverës së vitit 2004 shqiptarëve të Kosovës u duhet të ngrihen në protesta, sepse shohin që duan t’i kthejnë edhe faktikisht në atë gjendje që ishin në vitin 1981, se pavarësinë e Kosovës nga Serbia dhe statusin e saj si shtet sovran në bashkësinë europiane duan t’ua mohojnë siç u mohonin në vitin 1981 pavarësinë e Kosovës nga Serbia për t’u bërë ajo pjestare e barabartë në federatën jugosllave. Edhe tani shqiptarët e Kosovës u mbytën nga zhgënjimi se politikanët e tyre nuk i artikulojnë si duhet ndjenjat e kërkesat e tyre dhe prandaj këta politikanë e panë veten plotësisht jashtë loje kur nisi shpërthimi i dhunës dhe zërat e tyre për “vetpërmbajtje”, për “qetësi”, për “të mos rënë në provokime” nuk bënë jehonë ashtu si zërat e politikanëve të vitit 1981 që përdornin të njëjtat thirrje .

Në vitin 1981 shqiptarët u përleshën me policinë e Jugosllavisë. Atëherë zyrtarisht u shapll se u vranë vetëm 9 shqiptarë. Por dihet se masakra kishte të tjera përmasa. Tani në vitin 2004 shqiptarët u ndeshën pa dashjen e tyre sigurisht me policinë ndërkombëtare. Zyrtarisht është thënë se numri i të vrarëve (serbë e shqiptarë) është 31 dhe i të lënduarve 600. Shifrat janë shifra dhe tregojnë intensitetin e përleshjeve. Por thelbi i problemit është të kuptohet se përse puna shkoi deri këtu që shqiptarët të pësojnë dhunën e atyre që janë pritur me të vërtetë si çlirimtarë e shpëtimtarë dhe të drejtojnë edhe pakënaqësinë e deri dhunën e tyre ndaj çlirmtarëve. Shqiptarët nuk mund të jenë kaq të marrë sa të mos e kuptojnë këtë apo sa të bien masivisht në kurthin që u ngrenë djajtë që veprojnë kundër tyre. Nëse pranohet se shqiptarët janë kapluar masivisht nga një marrëzi e tillë atëherë përgjegjësia më e madhe për këtë u bie pikërisht politikanëve dhe intelektualëve të tye, sidomos atyre që kanë pasur në dorë mjetet më të fuqishme propagandistike, kulturore, pushtetore për të ndikuar mbi opinin publik shqiptar. Këta politikanë apo intelektualë si Kadareja janë më të dështuarit që nuk kanë arritur të përçojnë mençuri tek shqiptarët, ndonëse u kanë rrokanisur pa pushim në frymë europianiste, në frymë tolerance etnike, pajtimi shqiptaro-serb, mirënjohjeje për shpëtimtarët ndërkombëtarë etj., etj.

Ka një ndryshim të madh në vitin 2004 në krahasim me zhvillimet e vitit 1981, por arsyet që çojnë në veprimet dhunshme të protestës nuk janë shumë të ndryshme nga arsyet e vitit 1981. Duhet ngulitur mirë në mendje se më 1981 shqiptarët u ngritën se nuk duronin dot më politikën e mohimit dhe të nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre nga Jugosllavia (Serbia), ishin shumë të pakënaqur nga politika e strukturave politike pushtetore shqiptare që punonin në komandën serbe. Edhe tani shqiptarët nuk mundën të durojnë provokimet e pandërprera të Serbisë e të serbëve dhe të largojnë pakënaqësitë e shkaktuara nga një politikë e vakët shqiptare nën një drejtim aspak korrekt të mekanizmave të vendoura në Kosovë nga diplomacia ndërkombëtare.

Që UNMIK-u ka përgjegjësinë e vet për atë që ndodhi në Kosovë e ka thënë dhe kryeministri Bajram Rexhepi. Politika shqiptare, partitë, strukturat e institucionet shqiptare, më shumë dekorative në Kosovë, u zunë në befasi nga reagimi masiv popullor si në vitin 1981. Pra, edhe një herë politika shqiptare e tregoi veten të paaftë për të kuptuar çfarë erërash politike dhe emocionale frynin, si grumbulloheshin pakënaqësitë, si nën hirin e topitjes nga demagogjia digjej prushi i revoltës. Politika shqiptare pësoi një disfatë si në vitin 1981 për të kuptuar shpirtin e popullit dhe për të folur me zërin e tij, për të qenë efektvisht në anën e tij, ose për të mos krijuar rrethana që populli të largohej i dëshpëruar dhe i zhgënjyer prej tyre. Ndërsa në Kosovë grumbulloheshin retë e shpërthimeve apo ngriheshin kurthet kundër shqiptarëve, siç thonë drejtuesit politikë shqiptarë tani, Presidenti i Kosovës shijonte kënaqësitë që po i jepej si për tallje “çmimi Saharov”, apo titulli “Senator nderi i Europës” dhe binte në ekstazë që po i raportonte si kardinal Papës për ndërtimin e katedrales katolike në Prishtinë dhe katolicizimin e Kosovës. Pak a shumë kështu janë ngazëlluar në vitet 1981 e 1989 strukturat pushtetore shqiptare kur Mahut Bakalli, Azem Vllasi, Kaçusha Jashari vlerësoheshin në Beograd ndërsa në Kosovë vlonte kazani i shpërthimit.

Politika shqiptare në Kosovë më 2004 si në vitin 1981 u zu në befasi nga shpërthimi popullor dhe nuk gjeti mënyrë tjetër reagimi pos të bënte thirrje, lutje dhe ndonjë kërcënim që njerëzit të tregonin gjakftohëtsi, të hiqnin dorë nga veprimet që “më shumë dëmtonin çështjen e Kosovës”, që “pengonin përparimet që po bëheshin” drejt realizimit urtë e butë të aspiratave popullore, drejt forcimit të pozitës së Kosovës në botë. Edhe në vitin 1981 kështu veproi politika komuniste shqiptare e zënë në befasi dhe e vënë në siklet para strukturave sunduese jugosllave. Fatmirësisht tani në vitin 2004 nuk dëgjuam deklarata cinike nga udhëheqësit me pushtet gjysmak shqiptarë të Kosovës si në vitn 1981 për “plehun e Kosovës” (kështu u etiketuan studentët demonstrues atëherë) dhe kërcënimin “bira e miut 500 grosh” (për ata që kishin guxuar të ngriheshin kundër shenjtërisë së “bashkim-vllaznimit” socialist).

Por edhe kësaj radhe dëgjuam nga drejtuesit kryesorë të politikës shqiptare në Kosovë paralajmërime se mund të ripërtërihet në njëfarë mënyre ajo praktika e “diferencimit politik” që filloi pas demonstratave të vitit 1981. Qysh tani ka ardhur lajmi se është arrestuar Halit Barani, kryetar i qendrës së Këshillit të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Mitrovicë, nën akuzën se është ngatërruar në trazirat që ndodhën. Tani do të presim të kuptojmë nëse kjo është një nisje fushate diferencimi politik të urdhëruar nga UNMIK-u, si në vitin 1981 nga Serbia, apo të do rezultojë një arrestim si arrestimi i Azem Vllasit në vitin 1989! Sidoqë të jetë, ngjashmëritë e ndodhive duken. Edhe ai kujdes i veçantë që filloi të tregohet pas demonstratave të vitit 1981 për serbët në Kosovë ka filluar të duket menjëherë tani me shpalljet për gatishmërinë e pushtetarëve shqiptarë pa pushtet në Kosovë që të rindërtojë kishat serbe, të dëmshpërblejnë serbët etj. Për shqiptarët nuk prish punë, sepse puna e tyre pret! Kështu mendojnë dhe ndërkombëtarët. Pastaj serbët kanë në Prishtinë e në Beograd, madje në Moskë e kryeqytetet të tjera, politikanë që bëjnë namin edhe po të preket me pupël një serb Kosove.

Serbët gjejnë gjithashtu një mirëkuptim mazohist nga shumica e politikanëve dhe shumë intelektualë shqiptarë në Shqipëri e në mërgim. Në vitin 1981 politika, diplomacia e propaganda e Shqipërisë mbajtën heshtje të plotë për një javë rresht, deri në botimin në “ZP” të një artikulli më 8 Prill 1981, pasi Enver Hoxha u kthye nga pushimet në Vlorë. Deri atë ditë nga shumë burime dimë që në rrethet drejtuese politike shqiptare mbizotëronte vlerësimi se demonstratat e studentëve në Kosovë dëmtonin çështjen e afirmimit e të përparimit të të drejtave të shqiptarëve, se shqiptarët kishin rënë në kurthin e serbëve e të sovjetikëve, se ato krijonin tensione të panevojshme në Ballkan e të tjera. Pastaj regjimi komunist i Shqipërisë u detyrua që të jepte mbështetje me propagandë pa shkuar më tej. Edhe në rastin e protestave të tanishme vihet re një erë e tillë, madje shumë më e fortë, në politikën e propagandën zyrtare e jozyrtare në Tiranë e në mjedise të tjera në diasporë. Ka shpërthyer madje një fushatë e turpshme nga disa mjedise dhe individë për të denigruar reagimet e shqiptarëve tamam ashtu siç e kërkon Serbia.

Janë po ato mendësi që nuk pranonin kërkesat e Kosovës për republikë në vitin 1981 ng frika se “prishej fqinjësia me Jugosllavinë” e nga arsye të tjera meskine që edhe tani ndikojnë që të shprehet një mllef i shëmtuar kundër protestave në Kosovë, duke fshehur këtë mllef pas vellos së shqetësimit hipokrit se shqiptarët po tregohen mosmirënnjohës ndaj faktorit ndërkombëtar dhe aventurierë në kërkesat e tyre.

Gjërat pra, janë në shumë aspekte atje ku ishin edhe pse kohët e rrethanat kanë ndryshuar shumë qysh nga viti 1981.



21 mars 2004 Abdi Baleta

- - - - - - - - -

Perme shume klikoni ne
http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

Po keshtu nje tjeter analize:
- - - - - - - - - - - - - - -

EUROPA VË PARA "PËRGJEGJËSISË PRINDËRORE" UDHËHEQËSINË SHQIPTARE TË KOSOVËS



"Përgjegjësi prindërore" quhet ajo që mbajnë prindërit për dmëet ose veprat penale që shkatojnë fëmijët e tyre të mitur. Shteti në bazë të këtij koncepti i vë para përgjegjësisë prindërit për të zhdëmtuar të dëmtuarit nga fëmijët e tyre ose për të ndëshkuar në njëfarë mënyre prindërit që nuk janë kujdesur për edukimin më të mirë të fëmijëve.

Në të drejtën ndërkombëtare është përpunuar e vepron koncepti i "përgjegjësisë së shtetit". Nuk është vendi këtu të bëjmë një leksion për këtë temë. Por rastet kur shteti mban përgjegjësi janë të përcaktura mjaft mirë. Në emër të shtetit veprojnë organet që e përfaqësojnë atë në bazë të kushtetutës. Nëse Kosova do të ishte shtet i pavarur atëherë edhe organet përfaqësuese të këtij shteti mund të mbanin përgjegjësi në bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare. Por të vesh para përgjegjësisë udhheqësinë shqiptare të Kosovës, një udhëheqësi sa për emër, pa kurrfarë pushteti e funksioni real është një shaka e palezetshme. Megjithatë, diplomacia ndërkombëtare ua ka futur të dyja këmbët në një këpucë "Presidentit" Ibrahim Rugova, "Kryetarit të parlamentit" Nexhat Daci dhe "Kryeministrit" Bajram Rexhepi për "faje të rënda", që kanë bërë protestuesit shqiptarë në Kosovë, sidomos për dëmet që u qenkan bërë shtëpive e kishave ortodokse serbe. Diplomacia ndërkombëtare po i vë "udhëheqësit" e Kosovës para "përgjegjësisë prindërore" se nuk i kanë edukuar mirë ata mijëra shqiptarë që demonstrtuan, sikur të ishte fjala për disa kalamaj e jo për një popullsi të tërë që u ngrit kundër padrejtësive që i bëhen. Kurse organet e UNMIK-ut, që janë pushteti real në Kosovë diplomacia ndërkombëtare i trajton sikur të ishin atje për turizëm jo për të zgjidhur problemet e për të shmangur ato që ndishën. Të gjorët udhëheqës të Kosovës. Nuk kanë asnjë pushtet dhe u kërkohet llogari pse shqiptarët e Kosovës nuk janë bërë njerëzit më të përkryer në botë, njerëz që nuk i gjen as në shtresat më të qytetaruara të vendeve më të zhvilluara e të quajtura kështjella të demokracisë.

Duke i vënë udhëheqësit e Kosovës para "përgjegjësisë" prindërore që shqiptarët dogjën disa kisha e shtëpi serbe, diplomacia ndërkombëtare provoi se i do këta udhëheqës vetëm si vegla për të bërë punë angari për të me qëllim që të përdhosë e mposhtë ndjenjat dhe vullnetin e shqiptarëve. Pra, diplomacia ndërkombëtare i do udhëheqësit e Kosovës vetëm siç mund të dojë një shtet policët në burgun ku mbyll të dënuarit.

Është punë për udhëheqësit e Kosovës se sa lumturohen me këtë funksion e sa të gatshëm janë për të luajtur këtë rol. Me sa kemi parë deri tani ata po tregojnë një gatishmëri të tepruar e cila qysh tani nuk i nderon. Duket mjaft qesharake dhe mjerane ajo gatishmëria që kanë shprehur udhëheqësit e Kosovës për të ndërtuar menjëherë me shpenzimet e Kosovës (dmth, të shqiptarëve) kishat e shtëpitë e djegura serbe. Do të ishte më mirë, që para se të shprehnin këtë gatishmëri për të rregulluar dëmet që u janë shkaktuar serbëve nga protestuesit shqiptarë, jo nga ndonjë politikë e shtetit të panjohur të Kosovës, a kanë përgatitur udhëheqësit shqiptarë të Kosovës ndonjë kërkesë se sa dëmshpërblime duhet të japë sheti serb për tërë ato shkatërrime që shkaktoi në Kosovë jo për faj të protestave po për shkak të politikës zyrtare të Serbisë? A e kanë shtruar ndonjë herë para diplomacisë ndërkombëtare, këta udhëheqësit e Kosovës çështjen se Serbia duhet të riparojë me shpenzimet e saj gjithë shtëpitë e xhamitë që dogji në Kosovë? Apo janë pajtuar me pozitën e inferioritetin e mbi Kosovën mund të bëhet çdo gjë dhe serbëve nuk mund t'u kërkohet gjë e as ndërkombëtarëve nuk mund t'ua zësh me gojë këtë problem. Një publicist nga Kosova para 7 vitesh ka pas shkruar në "Bota Sot" artikullin me titull "Fabrika që prodhojnë turq" ku më bënte kritikë që unë ksha folur për miqësinë shqiptaro-turke dhe më kujtonte se Turqia nuk do një shtet të bashkuar shqiptar se ka frikë mos i kërkojmë pastaj dëmshpërblimet për kohën e pushtimit osman. Do të isha shumë kureshtar nëse ky publicist është kujtuar të trajtojë temën e dëmshpërblimeve tani që diplomacia ndërkombëtare urdhëron udhëheqësinë e Kosovës të rindërtojë me ngut kishat e shtëpitë e serbëve duke shpenzuar paratë e shqiptarëve të varfër.

Me sa dimë paratë shtetërore në Kosovë i ka UNMIK-u dhe udhëheqësia e Kosovës nuk ka ku t'i marrë. Prandaj, ajo diplomacia e zgjuar ndërkombëtare më parë duhej të kujdesej që Serbia të dëmshpërblente shqiptarët e Kosovës për ato që u dogji, u shkatërroi dhe u vodhi. Nëse diplomacia ndërkombëatre do të përpiqet të justifikohet me argumentin se në Kosovë u dëmtuan qytetarët e Kosovës duhet t'i kujtojmë se edhe Serbia kur e bëri Kosovën pluhur, shqiptarët e Kosovës i quante "shtetas të saj". Përderisa diplomacia e mençur ndërkombëtare tregohet kaq e zellshme të detyrojë udhëheqësit shqiptarë të Kosovës të ndërtojnë kishat serbe, pse nuk ngul këmbë që Serbia të paguajë dëmet që ka bërë në Kosovë? Apo kishat ortodokse janë më të shenjta e më të çmuara se xhamitë e kishat katolike shqiptare, të cilat Serbia i rrënoi sepse për shqiptarët faltoret e kultit mysliman e të krishterë ishin të vetmet institucione fetare dhe kishat ordokse serbe janë më shumë institucione?!

Diplomacia ndërkombëtare udhëheqësisë së Kosovës pushtetin shtetëror real nuk do t'ia japë, por përgjegjënsinë prindërore ua ngop kur është fjala për të kënaqur serbët. Sa keq të jesh udhëheqës në pozita të tilla!



30 Mars 2004 Abdi Baleta
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

ore une nuk kisha nge ta lexoja te gjithe ate analize po thuaj shkurt me dy tre fjali ku do te dalesh?????????

hiqeni nga mendja
putinet dhe covicet e kane thjesht politike more djem thjesht presion
presioni nga aktet e marra ne realitet ndryshojne shume ose le te themi qe nuk kane asgje te perbashket.
ok?????????????????????????????
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Lufte ne Mitrovice

Fillimisht postuar nga Cicero:
[qb] ..KENI RENE PRE E PROPAGANDES SE QELBUR SERBE ...[/qb]
a je ne terezi ti djale???!!!
a mendon ndopak perpara se te shkruash

pastaj
pavaresine po e garantojne organizmat nderkombetare per te patur qetesi ne ballkan
Nese kosovaret tregojne se, po te jene te pavarur, do te vrasin serbet atehere pavaresine e shohim vetem ne enderr
Po u vazhdua te sulmohen paqeruajtesit do te shohim akoma me larg pavaresine e akoma me afer influencen serbe (i plasi b... amerikaneve per padrejtesite qe kane bere stergjysherit e tyre.) Amerika nuk eshte shoqeri klanore (dhe as europa)
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

lexo er djale.
sa per pavaresine kosova qe do e marri do e marri.ajo qe ndodhi ne mitrovice ishte gabim i cili i shtytur nga SERBET nuk mundi te duroje me,ai mllef i mbledhur persa e sa kohe.
pa ik njehere ne kosove vere veten ne vendin e atyre qe kane humbur gjithe fisin.pa hajde mbaje inatin je i zoti.ti flet racjonalisht por mos harro qe njeriu nuk drejtohet vetem nga ligji e urdhri i nderkombetareve.por njeriu ka edhe veti te tjera qe jane psh:dashuri per vendin e te afermit e tu,urrejtje per ate qe te ka bere keq,ndjenjen e hakmarrjes,rebelim ndaj politikes shkerdhate te unmikut etj...etj gjera qe mblidhen e shperthejne.PER 5 VJET E MBAJTEN SHQIPTARET E KOSOVES TE KYCUR KETO NDJENJA.DHE NDERKOMBETARET E KUPTOJNE QE NUK MUND TE NDALOSH NJE POPULL TE SHTYPUR.ata e dine mire qe kosova heret a vone do te jete e pavarur.

ME THUAJ TI MUA O NJERI KUSH PO PERGJIGJET PER KRIMET ETNIKE TE KOSOVES NE HAGE?HE PRA KUSH?
pandaj qe te pergjigjen shqiptaret per mitrovicen e mes shkurtit te kapen e te varen gjithe arkanet e ish-jugosllavise qe nga gjeneralet supreme e deri tek ushtaret kembesore qe kane marre pjese ne ato masakra .
JANE PERDHUNUAR VAJZA TE MITURA E JANE RRAHUR GRA SHTATZENA AQ SHUME QE KANE ABORTUAR FEMIJEN NE VEND.
KAM PARE UNE VELLA I DASHUR VIDEO TE KOSOVES E TE BOSNJES ME MASAKRA QE TI NUK I IMAGJINON DOT SI PSH:TERHEQJA E NJE FEMRE ZVARRE E CILA ISHTE E VDEKUR DHE FEMIJEN QE I KISHTE MBETUR AKOMA I LIDHUR ME KORDONIN E MITRES SE NENES.

HAJDE TI PRA PROPOZO NJE ZGJIDHJE.

PO E MBYLL ME KAQ:nderkombetaret e kane kuptuar qe sado ta mbajne gjate kosoven nen thundren serbe aq me shume meria e popullit shqiptar do te shumohet.se ben apo se nuk ben masakra ti.me e mira do te ishte qe shqiptaret te ruajne gjakftohtesine se te gjithe e dine qe me trazira vetem vonohet PAVARESIA POR JO TE HUMBET.

PS:A E KE LEXU QE KOSOVA U SHKEPUT JURIDIKISHT NGA BEOGRADI.CA DO TE THOTE KJO O JU MENDJENDRITUR QE MERRNI VESH NGA POLITIKA??HE PRA NA E SHPJEGONI NEVE QE MOS NGELEMI INJORANTE.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Lufte ne Mitrovice

ta shpjegoj une mendjendritur

Nderkombetareve nuk i rruhet shume per ndjenjat e tua njerezore dhe per miat

Nderkombetereve u intereson qe nderhyrja e tyre ne kosove te mos duket nje falimentim
(falimentim i politikes se paqezimit midis popujve)

Nderkombetaret nuk e pranojne as per se largu parimin e te drejtes se fhakmarrjet nga turrma primitive
Nderkombetaret pranojne VETEM drejtesine ne institucionet gjyqesore te ligjshme
Cdo parim tjeter qe ti kerkon t'u veshesh eshte thjesht demagogji turrmash

Hakmarrjen personale (edhe nese te drejte) mos na e shit si atdhedashuri por vetem per ate qe eshte - ndjenje personale qe cohet ne vend ne menyre personale dhe jo duke rrezikuar te ardhmen e gjithe popullit tend (duke djegur kisha e xhamia, duke plagosur ushtaret nderkombetare, e duke leshuar nje mesazh negativ mbi deshiren e nje spastrimi etnik)

Te pakten e ke kuptuar qe ngjarjet e mitrovices jane te demshme per kosoven dhe se jane ne favor te sebise

persa i perket ndarjes juridike te kosoves
Kjo ndodh vetem me fitimin e plote te pavaresise
Akutalisht kosova fitoi te drejten per te patur nje kod penal kosovar dhe afrohet me teper me autonomine sesa me pavaresine.
KY HAP DREJT PAVARESISE NUK ESHTE ASPAK RRJEDHOJE E MITROVICES, PERKUNDRAZI, ESHTE RRJEDHOJE E ATYRE 5 VITEVE TE NDRYDHJES SE NDJENJAVE TE URRJETJES QE PERMENDE Ngjarjet e mitrovices ishin vetem nje hap prapa ne rrugen per pavaresi.

U kenaqe me shpjegimin - drejt pavarise nuk shkohet me ngjarje si ato te mitrovices por me durim ashtu si gjate ketyre 5 viteve (qe sollen ne ate kodin penal te kosoves)
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

PRISHTINE-UNMIK-u dhe qeveria e Kosovës besojnë se së shpejti do të mund t’i riparojnë dëmet e shkaktuara gjatë trazirave të fundit dhe të vazhdojnë punën rreth përmbushjes së standardeve. Këto standarde synojnë ta bëjnë Kosovës një vend demokratik ku qytaretarët e të gjitha bashkësive etnike do të kishin të drejta të barabarta, do të sundonte rendi dhe ligji e të zhvendosurit do të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Por kur UNMIK-u dhe qeveria po punonin në këtë drejtim, dhuna ndëretnike që shpertheu javën e shkuar e ktheu procesin prapa. Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, premtoi se qeveria do të angazhohet me një dinamikë të përshpejtuar në përmbushjen e standardeve deri në mesin e vitit 2005, kur bashkësia ndërkombëtare do të duhej të vlerësonte shkallën e plotësimit të tyre. “Sigurisht që dëmet janë të mëdha me gjithë çka që është bërë. Megjithatë, standardet që janë përcaktuar për Kosovën ne do të provojmë t’i përmbushim me një dinamikë të përshpejtuar, me qëllim që në mesin e vitit 2005 të bëhet vlerësimi dhe të fillojë definimi i statusit të Kosovës". Mandej ai shtoi: "Ne do të punojmë si qeveri, besoj edhe të gjithë të tjerët, që t’i realizojmë në nivele sa më të larta këto standarde që janë caktuar për Kosovën”. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Sunil Narula, tha se procesi i standardeve, pavarësisht nga ngjarjet e fundit, nuk ka ndryshuar dhe ai do të vazhdojë. Zoti Narula shtoi se shpresonte që qytetarët e Kosovës nuk do të lejojnë që keqbërësit të ndryshojnë shoqërinë ku duhet të mbretërojë paqja dhe siguria, çka synohet të arrihet përmes standardeve. “Procesi i standardeve gjithsesi do të vazhdojë… Ne, UNMIK-u, dhe institucionet e Kosovës po përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri të qytetëruar dhe kriminelët nuk mund të jenë pjesë e saj", deklaroi zëdhënësi i UNMIK-ut, Sunil Narula. Edhe në reagimet e bashkësisë ndërkombëtare për ngjarjet në Kosovë është theksuar se trazirat që rezultuan me 21 të vrarë, qindra të plagosur dhe djegien e shtëpive dhe objekteve të tjera të serbëve janë krejt në kundërshtim me standardet për Kosovën. Në samitin e fundit të Bashkimit Evropian është konstatuar se ngjarjet e fundit në Kosovë kanë shënuar një kthim prapa dhe e kanë dëmtuar progresin e arritur në vitet e shkuara në vend. BE-ja ka thënë se përkundër kësaj do t'i mbetet besnike politikës për standardet para statusit dhe do të jetë po aq e përkushtuar që të ndërtojë një Kosovë demokratike, shumetnike dhe përparimtare. Ndërkaq, shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri, ka thënë se gjatë trazirave diçka është shkatërruar dhe se nuk është reale të pritet që standardet të përmbushen në vitin 2005, siç është menduar më parë.
 

Uran

Forumium praecox
Re: Lufte ne Mitrovice

Te githe kemi kuptuar tani se nga kush ishte stimuluar/organizuar dhuna e Marsit ne Mitrovice.
Tanime edhe politikanet Kosovare dhe mediat e Kosoves e te Shqiperise po e bejne pyetjen se; pse valle sa here qe i afrohet koha ndonje marreveshtje ne mes Kosovareve e Serbeve ka SHQPERTHIM DHUNE. Pergjigjja tashme po e kuptojne te gjithe-Pjesetaret e sigurimeve Serbe dhe Greke me ndihmen e Ruseve kryejne operacione ne Kosove per te zgjuar tensionin.
Hari Holkeri u deklarua qe do te jep doreheqje nga posti i tij ne Kosove se per arsye "shendetesore". Hari Holkeri e ka pare hilet qe behen ne Kosove nga Europjanet.
Me 17 Mars, 6 kufoma kishin rene te vdekura ne Mitrovice dhe askush nuk e dinte se kush jane ata. Shqiptare te Kosoves nuk ishin. Serbet natyrisht se nuk i kerkonin tu kthehen kufomat e qytetareve te tyre, nese kane qene serb.
Pasi qe dhuna u shua, UNMIKU deklaroi se do ti bej thirrje komunitetit Europiane te vije e ti hulutoje rrethanat dhe shkakun e dhunes se Marsit.
Pas fjalimit te tij ne kshillin europjan ai ne fund ceku: "E falenderoj" grupi hetimor nga Ukraina sepse ishin te vetmit qe u "pergjigjen thirrjes" per te hulumtuar situaten e pas-Marsit.
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Lufte ne Mitrovice

S'e di a e kane pare kete temen Oroshi me NYC-guy!!!!
Se vete i dogjen ato kishat!!!!!E mos me nxirrni justifikimin e provokimit nga serbet,se edhe do e kishin kaluar ne paqe,ose ne rruge ligjore po jo!!!!!
Duam te tregojme se ne jemi trima,do i tregojme botes trimerine!!!!
Rri aman!!!!
e me keta do bashkohemi ne??
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Lufte ne Mitrovice

A thua Angel është më keq me djegë kishat e armikut sesa me djegë universitetet e tua?
Mirë kosovarët duan të tregohen trima po ne ç'u treguam në 97? Apo ke harruar tashmë? Me ne që shkatërrojmë veten do bashkohen ata?

Ou sa keq dilka! Angel, ne kemi të njëjtën natyrë të njëjtin temperament dhe të njëjtat vlera ndërmjet shumë të tjerash. Ata janë po aq shqiptarë sa edhe ne! Ata janë po aq shkatërrimtarë sa edhe ne por ndryshe nga një pjesë e jona ata janë edhe trima!
wave.gif
 
Top