Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

k_a1983

Primus registratum
Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

E Premte, 09 Korrik 2004
Ministri helen i Mbrojtjes, Spilios Spiliotopullos, eshte bere dje zyrtari i pare i Athines, qe ka pershendetur qendrimin e popullit shqiptar, gjate Luftes se II Boterore. Kohe kur lindi edhe Ligji i Luftes

Elton METAJ

Greqia falenderoi Presidentin Alfred Moisiu per qendrimin qe populli shqiptar ka mbajtur gjate Luftes se Dyte Boterore. Ministri i Mbrojtjes se Greqise, Spilios Spiliotopullos, i ndodhur dje ne Tirane, eshte bere ne kete menyre zyrtari i pare grek qe jep vleresime pozitive per rolin e shqiptareve gjate Luftes se II-te Boterore. Vleresime pozitive, qe jane nje ndjese indirekte per veprimet e Athines zyrtare ndaj Shqiperise dhe pronave te shqiptareve ne Greqi. Pikerisht, ne kete periudhe, me 28 tetor 1940, Greqia ka miratuar edhe Ligjin e Luftes, duke i cilesuar Shqiperine dhe Italine si shtete armike. Pasoja kryesore e ketij vendimi ishte bllokimi i te drejtave pasurore e financiare te shqiptareve, te cilat ishin vendosur nen sekuestron konservative te autoriteteve te shtetit grek.

Ndersa, qendrimet mes Tiranes dhe Athines jane zbutur gradualisht per kete ceshtje, deri ne deklarimet e perbashketa se Ligji i Luftes nuk ekziston me, falenderimet e djeshme te Ministrit grek te Mbrojtjes duket te kene sjelle nje tjeter atmosfere. Pikerisht, kjo klime me pozitive mund te ndikoje edhe ne zgjidhjen e problemit te pronave te shqiptareve ne Greqi, te quajtur dendur si "problemi cam". "Ai (Spiliotopullos) vuri ne dukje se niveli aktual i marredhenieve dypaleshe e ka bazen ne miqesine e vjeter mes dy popujve, duke nenvizuar me mirenjohje faktin e njohur historik te qendrimit te popullit shqiptar ndaj atij grek, gjate Luftes II Boterore", thuhet ne njoftimin zyrtar te Presidences per takimin Moisiu-Spiliotopullos. "Une do te deshiroja t'u beja nje falenderim te madh, nje falenderim historik per qendrimin, qe populli juaj ka mbajtur gjate Luftes II Boterore", citohet te jete shprehur Ministri grek i Mbrojtjes.

Nderkohe, ne nje material, qe mban daten 19 mars 2004 dhe eshte depozituar ne faqen zyrtare ne internet te Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Athina ka konfirmuar shfuqizimin e ligjit, qe vendoste te dy vendet ne "gjendje lufte". "Republika Helene, me nje vendim te kabinetit qeveritar me 28 gusht 1987, vendosi per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine. Firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, vleresohet se eshte nje baze e rendesishme mbi te cilen Greqia dhe Shqiperia kane forcuar marredheniet e tyre dypaleshe dhe kane kthyer perfundimisht faqen e se kaluares. Traktati eshte ratifikuar nga te dy Parlamentet", thuhet ne kete dokument. Me tej, ai vijon se me 28 gusht 1987, qeveria helene votoi unanimisht per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine, ne baze te kerkeses se ministrit te Jashtem, Papulias, bere kabinetit. Nderkohe, Shqiperia dhe Greqia kane firmosur ne mars te vitit 1996 edhe nje Traktat Miqesie mes tyre.

Une do te deshiroja t'u beja nje falenderim te madh, nje falenderim historik per qendrimin, qe populli juaj ka mbajtur gjate Luftes II Boterore"

Historia e "Gjendjes se Luftes"

Me 28 tetor 1940, kur Greqia u sulmua nga ushtrite fashiste italiane nepermjet territorit shqiptar, te pushtuar qysh me 7 prill 1939, ne Shqiperi nuk kishte asnje autoritet legjitim qe te merrte vendime sovrane per te shpallur luften, perfunduar paqen, lidhur aleanca apo per te hyre ne koalicione. Ne ditet qe pasuan agresionin fashist te 7 prillit 1939, u suprimuan plotesisht te gjitha institucionet qe ishin bartese te sovranitetit te shtetit shqiptar. Formalisht kishte nje qeveri kuislinge, te instaluar nga autoritetet e pushtuesit, por qe nuk identifikonte asnje vlere perfaqesuese, ne nje kohe kur populli shqiptar, i organizuar ne reparte e njesi te armatosura ishte rreshtuar perkrah Koalicionit Antifashist dhe po luftonte per clirimin e vendit. I ashtuquajturi "ligj i luftes", ne menyre te vecante u be pengese per realizimin e te drejtave pasurore e financiare te shqiptareve, te cilat ishin vendosur nen sekuestron konservative te autoriteteve te shtetit grek, qe nga 28 tetori i vitit 1940. Bashke me ligjin e luftes nr. 2636/40, te miratuar nga Parlamenti grek me 10 nentor 1940, "Mbi veprimet juridike te armiqve dhe konfiskimin konservativ te pasurive armike", ne Athine doli po ate dite edhe nje dekret mbreteror "Mbi caktimin shtete armike, sipas kuptimit te ligjit 2636/40, te Italise dhe Shqiperise". Pasurite shqiptare ne Greqi ne ate kohe llogariteshin ne disa qindra milione dollare dhe perbeheshin nga shtepi, hotele, restorante, biznese te ndryshme, troje, toka, pyje, livadhe, kullota, depozita bankare dhe pensione. Ne baze te disa akteve te vitit 1947 u zhbllokuan dhe u moren pasurite nga nje numer i kufizuar shtetasish shqiptare, me origjine greke. Ne vitin 1965, me ligjin 4506/1965, u ndalua te kryheshin veprime pa nje leje speciale per pasurite e shtetasve shqiptare me origjine greke, por me banim ne Shqiperi.

Pas 7 majit 1971, kur u rivendosen marredheniet diplomatike midis dy vendeve, filluan levizjet ne te dyja anet e kufirit, shkembimet tregtare dhe u nenshkruan marreveshje te ndryshme, nderkohe qe interesat pasurore e financiare te shqiptareve ne Greqi edhe pas kesaj, nuk gjeten dot nje zgjidhje ligjore institucionale. Motivi eshte dhene shprehimisht ne disa vendime te Gjykates se Larte te Greqise, te asaj kohe, qe percaktonin se realizimi i ketyre pasurive do te behej i mundur vetem pas nenshkrimit te Traktatit te Paqes midis Greqise e Shqiperise.

Me vendim te kabinetit qeveritar, me 28 gusht 1987, Greqia u shpreh per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine. Rreth nente vjet me pas, firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, u vleresua si nje baze e rendesishme e marredhenieve Greqi dhe Shqiperi.

[Marre nga Korrieri]

He, ç'mendoni per kete akt?
A nuk u pelqen akoma?!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

<img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> ,nuk duhet te harrojme Kalin e Trojes <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ,kur armiku te lavderon duhet te kesh dy here me shume kujdes
wave.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

Për hajër ishalla! Vetëm se kam një ndjenjë të keqe për këtë punë duke qenë se është Tosi që drejton Shqipërinë
shrug.gif
!
Greqia dihet që nuk don ta shohë Shqipërinë ne hartën e botës (kurrë nuk e kam kuptuar përse) dhe nuk e kuptoj sesi ka mundësi që një ditë të bukur me diell ndryshon qëndrimin që ka mbajtur për 64 vjet! Dikur do të ndodhte por përse tani? Përse tani që qeveria shqiptare e ka shit bythën Grekut? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

Sepse jane lojrat Olimpike plako,dhe sdiskutohet qe Greket jane te interesuar qe tu veje cdo gje mbare si nga ana ekonomike ashtu edhe per opinion nderkombetar,te ishte ne doren time,do u pajtoja me Bin Legenin vec per 24 ore <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> ,nuk duhet te harrojme Kalin e Trojes <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ,kur armiku te lavderon duhet te kesh dy here me shume kujdes
wave.gif
[/qb]
Populli une ka nje shprehje ne te tila raste
"Ujku qimen e nderron por zakonin s`e harron"
(ne rastin konkret do ishte me mire te perdorej "Derri" ne vend te ujkut)
Nuk ma ha mendja se greku eshte bere "pishman' per ato qe u ka bere shqiptareve (dhe qe vazhdon t`u beje)" Vdiq trimeria greke po nuk ka vdekur dinakeria greke. Prandaj nuk duhet te mbytemni me nje luge uje. Pastaj kur mendon se kush eshte greku dhe sa plehre eshte te vjen ndermend shprehja tjeter e urte "Derri do plumb"
sa per ato pasurite e cameve duhet te harroni t`i japi greku. Nqs ndonje dite do u kthehen pronareve kjo do vije pas nje "lufte" te gjate me "miqte" tane greke,
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

Se harrova,pajtohem me Oroshin per punen e Lojerave Olimpike. Grekut si duket po dhjet gjak ka frika e ndonje sulmi dhe prandaj bene keto deklarata "bombastike" teper "dashmirese"
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

Ambasada greke ne Tirane hedh poshte deklaraten e dhene nga presidenca shqiptare.

Ata thane se Presidenti yne e ka kuptuar gabim deklaraten e ministrit grek.
Sepse ministri grek ka falenderuar Moisiun jo per popullin shqiptar,por personalisht per babain e tij Spiro Moisiu,i cili nuk pranoi (megjithse oficer kariere) te shkoi te luftoi kunder grekeve.

Pra te dashur vellezer mos u gezoni.

Kur greku te kerkoi falje per Camerine ose te falenderoi per ndihme gjate luftes,njerezimi do e kete bere distancen Toke-Mars,si linjen Kinostudio-Kombinat.
Lum kush te jete gjalle dhe te perjetoi kete. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Deri ateher,ne brim te grekeve vafshin,homot e Europes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

8 Korrik
Presidenca
Në takimin e zhvilluar mes presidentit Alfred Moisiu dhe ministrit të Mbrojtjes, Spiolotopulo ky i fundit është shprehur se “Unë do të dëshiroja t’u bëja një falenderim të madh, një falenderim historik për qëndrimin, që populli juaj ka mbajtur gjatë Luftës së Dytë Botërore”

9 Korrik
Ambasada Greke
“Deklarata e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë zotit Spilio Spiliotopoullo bërë në takimin me presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Alfred Moisiu fjalë për fjalë është kjo: “Unë do të dëshiroja t’ju bëja një falenderim të madh, një falenderim historik për qëndrimin e babait tuaj si ushtarak shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore”, -thuhej në sqarimin e ambasadës greke. Sipas saj, kjo deklaratë i referohet trajtimit personal që babai i presidentit Moisiu, i bëri sulmit të forcave të boshtit kundër Greqisë brenda territorit shqiptar dhe jo qëndrimit të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore sikurse ishte shkruar në shtyp. “Babai i presidentit Moisiu nuk pranoi që të luftonte kundër forcave greke”,-përfundonte sqarimi.

12 Korrik
Presidenca
Zyra e shtypit pranë Presidencës së Republikës njoftoi se i përmbahet plotësisht saktësisë së njoftimit të saj të datës 8 korrik 2004 lidhur me takimin e presidentit Moisiu me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Spilio Spiliotopulo. “Njoftimi ynë përcjell në mënyrë besnike përmbajtjen e bisedës bazuar në procesverbalin autentik të këtij takimi”, -thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.


13/07/2004
KATEGORIA: Politikë

www.shekulli.com
 

drenicaku

Primus registratum
Re: Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

armja e t'ligut eshte e shanja, thot populli. edhe une dicka tjeter nuk kam cka tu boj grekve vetem ti shaj
 
Top