Lufarakët më të mëdhenj

Altaf

Primus registratum
Lufarakët më të mëdhenj

1. Anglo-Saxonët (dhe Amerikanët) si ata s'ka pa bota.
2. Japonezët, lufta mënyrë jetese dhe gjithmomë i mundnin kinezët të shkretë.
3. Gjermanët, :rolleyes:
4. Mongolët, perandori e madhe.
5. Iranianët, me nam të madh.
6. Rusët, trima po budallenj

Tani Shqiptarët nuk e di ku t'i vëj por ne kemi trequar aftësi luftarake në shekuj dhe në krizën e fundit në maqedoni ku UÇK-ja tregoi një aftësi operacionale shumë të fortë.

Ju si mendoni, cilët janë më luftarakët në botë
 

jack owar II

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

Fillimisht postuar nga Movsar:
2. Japonezët, lufta mënyrë jetese dhe gjithmomë i mundnin kinezët të shkretë.
japonezet i kane munde kinezet? e ke gabim - japonia e kina e kane ba vetem nji lufte, edhe japonia ka humbe...nese japonia ka fitue shume beteja, luften e ka humbe...
e sa per kinen, ajo asht i vetmi vend joevropian ** kurre s'asht okupue prej perandorive evropiane...
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

veshtire te gjendet ndonje luFarak ne bote sdq:

Kinezet kane nje nga traktatet e pare te luftes,ai i Sun Tzu.
Saksonet dhe Anglet jo dhe aq mendoj,vetem duke pasur parsysh degjenerimin e perandorise romake shpjegohen fitoret e tyre.
Personalisht ne vend te pare do vija Spartanet,beteja e Termopileve eshte nje fenomen i paperseritshem,plus qe rriteshin per lufte.
 

Din

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

SI MORE I PARAQETE ANGLO-SAXONET SI TE PARET NE BOTE, PA AMERIKANET PERVEQ EKONOMIS THE TEKNIKES NUK KANE GJE TJETER.
RACA E VERDHE NE PERGHJITHESI DALLOHET ME SHUME NGA TE TJERET PER AFTESI LUFTARAKE, DUKE PERFSHIRE KETU JAPONESET, KINEZET, MONGOLET, TURKET, VETNAMEZ ETC.
SE SA LUFTARAKE ESHTE NJE POPULL VARET NGA KULTURA, MENYRA E JETESES DHE RRETHANAT HISTORIKE,
ITALIANTET JANE NJE NGA POPUJT ME TE DOBTE PER NGA AFTESIA LUFTARAKE, SE NGA KULTURA E TYRE SKA GJE MILITARISTIKE, (KA VETEM KUCKA BELISIMA) KINEZET PARA PARA LIDJES SE KRISHTIT ISHIN SHUME FISE QE LUFTONIN NDERMJET VETE, QDO POPULL QE RRAHET NGA LUFTA SHPESH ESHTE POPULL ME I AFTE PER LUFTE,
NE ATO RRETHANA U SHKRUA EDHE LIBRI ME SPEKTAKULAR PER STRATEGJI THE TEKNIK LUFTARAKE NGA SUN TZU, LIBER QE EDHE SOT PAS 2400 VITEVE ENDE LEXOHET NE AKADEMIT USHATARAKE TE BOTES
EDHE FEJA KA NJE ROLE TE MADHE NE AFTESINE LUFTARAKE, NEJRIU QE ME PLOTE BINDJE BESON SE DO TE SHKOJE NE XHENNET DO TE JETE PA QARE SHUME ME LUFTAR I MIRE SE SA NJE PAGAN QE FRIKESOHET SE KUR TE VDES DO TI HUMB TE GJITHA TE MIRAT DHE JETE PAS VARRI AI NUK BESON.
SI THONIN SHQIPTARET E VJETER "ESHTE MARRE PER MULSIMANIN ME VDEKE NE SHTRAT"
PER TE PARAQITUR NJE FORCE TE FORTE USHTARAKE APO PROGRESSIVE NUK ESTHE AQ E NEVOJSHME EKONOMIA, DHE RACA E NE SOJI SA ESHTE E RENDESISHME IDEA PER TE CILAT TE GJITHE MBLIDHEN PAS
NJE POPULL QE NUK ESHTE I PERBASHKET TE LUFTOJE PER NJE IDE TE QARTE, AI POPULL EDHE NESE EHSTE I FORTE DO TE HUMABAS, (EHSTE VETEM PYETJE E KOHES)
KURE NE ANEN TJETER AI POPULL QE KA IDE TE QARTE SE QKA DONE DHE KA PAJTIMIN E TE GJITHEVE AI POPULL PROSPERON, EDHE NESE EHSTE I VARFER DO TE BEHET I PASUR (VETEM PYETJE KOHE)
 

illyricus

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

Ajo listë osht muhalife. Kur kanë pasë grekt e vjetër mretni e kanë luftu me persianë e trojanë anglosaksont jonë konë tuj luftu hala me eshna t'arushave.
 

Altaf

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

e keni librin e Sun Tzu-it? Po se keni më thoni tju dërgoj me e-mail. është vërtetë shumë interesant.

e nja dy gjana më tepër

kinezët ishin mundur nga japonezët por japonia kur u fut në luftë me amerikën nuk mundi të mbështesi ato forca që kishte në kinë e në azi juglindore. japonezët thjesht u tërhoqën, e kinezët zunë vendin e tyre avash avash.

anglo-saksonët kanë qënë popull jo me traditë po me KULTURË dhe me SHKENCË luftarak. Henry VIII, që desh pushtoi të gjithë francën, pushtimi i hindisë, kolonitë në gjithë botën. pamvarsisht se ata armiqë ishin të pafuqishëm.

Trafalgar? anglezët fituan dhe kishin anije më të pakta dhe më të dobta.

piratët anglezë, privateers, arritën të mundin perandorinë spanjolle në det. dhe shkatërruan Armadën Spanjolle, flota më e madhe e asaj kohe.

Chindic? i dini këta? një grup i vogël prej disa qindra, i kishin bërë japonezët të tërhiqnin flokët e tyre.

falklands. një grup prej 200 ushtarë britanikë ishin rrethuar nga 1500 argjentinas. mbas shkëmbim zjarri 4 orësh argjentinasit tërhiqen me 400 të vdekur kurse anglezët patën 18 të vdekur midis tyre dhe komandanti i asaj kompanie i cili u vra duke u munduar të shpëtoj një ushtat të plagosur.

smbaj mend të tjera, duhet të zhytem tek librat e mia për më shumë.
 

jack owar II

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

poplli ma luftarak: nepalezt edhe gurkat, sepse kurre kerkush s'i ka pushtu...

poplli edhe ma luftarak: bujqit e meksikes, qe qohen me sabah me i mjelle arat e me luftu kunder shiut, e fortunes, zjemit, e t'kqijave qera natyrore per me mujt mi siguru buken e gojes per t'nesermen...
 

illyricus

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

Fillimisht postuar nga Movsar:
[qb] e keni librin e Sun Tzu-it? Po se keni më thoni tju dërgoj me e-mail. është vërtetë shumë interesant.

e nja dy gjana më tepër

kinezët ishin mundur nga japonezët por japonia kur u fut në luftë me amerikën nuk mundi të mbështesi ato forca që kishte në kinë e në azi juglindore. japonezët thjesht u tërhoqën, e kinezët zunë vendin e tyre avash avash.

anglo-saksonët kanë qënë popull jo me traditë po me KULTURË dhe me SHKENCË luftarak. Henry VIII, që desh pushtoi të gjithë francën, pushtimi i hindisë, kolonitë në gjithë botën. pamvarsisht se ata armiqë ishin të pafuqishëm.

Trafalgar? anglezët fituan dhe kishin anije më të pakta dhe më të dobta.

piratët anglezë, privateers, arritën të mundin perandorinë spanjolle në det. dhe shkatërruan Armadën Spanjolle, flota më e madhe e asaj kohe.

Chindic? i dini këta? një grup i vogël prej disa qindra, i kishin bërë japonezët të tërhiqnin flokët e tyre.

falklands. një grup prej 200 ushtarë britanikë ishin rrethuar nga 1500 argjentinas. mbas shkëmbim zjarri 4 orësh argjentinasit tërhiqen me 400 të vdekur kurse anglezët patën 18 të vdekur midis tyre dhe komandanti i asaj kompanie i cili u vra duke u munduar të shpëtoj një ushtat të plagosur.

smbaj mend të tjera, duhet të zhytem tek librat e mia për më shumë. [/qb]
Ti po i përmend do beteja specifike t'anglezve e do kolonizime t'Indisë e sen...me ia nisë ashtu 25 vjetë Skënderbeu i ka mujtë turqit konstant me numra ma t'vocërr e na dalim ma luftarak se tan tjerët. Po dishka ma globale edhe ma e përgjithshme n'kohë e jep nji përgjigje ma t'fortë.
 

Altaf

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

kontributi i aztekëve

aztekët, një perandori e cila u shvillua në meksikën qendrore, ishte një perandori relativisht e re kur e sulmuan spanjollët.

qytetrimi i aztekëve u shkatërrua shpejtë, sepse ajo perandori ishte e re dhe kishte bërë shumë armiqë dhe ata armiqë u bashkuan me spanjën. por për më tepër, vetëm pamja e kalorsit spanjoll, shum më i gjatë se aztekët, i armatosur, e i hypur mbi kal, kjo pamje e bënte një ushtri aztekësh të hiknin me vrap kur shikonin vetëm 1 kalorës. kujtonin sikurse kali ishte ndonjë bishë e egër që do ti hante.

por ama spanjollët sollën në europë veç çokollatës, (që është një ndryshim e fjalës azteke xocoaltz), sollën edhe diçka në fushën e luftës.

aztekët para se të luftonin krijonin harta beteje, në europë kishte vetëm 2 llojë betejash. përleshje ushtrish dhe rrethim kështjellash. në betejat, nuk përdoreshin harta, gjeneralët mblidheshin në fushë e thonin "unë këtu e ti atje"
kusre hartat që ekzistonin deri atëherë, ishin artistike dhe jo praktike. kështu mbasi mori europa teknollogjinë e hartave të betejës nga aztekët, u ndryshua vet planifikimi i betejave dhe u bë më efektiv.

një gja tjetër që mori europa nga aztekët ishte eksperienca e tyre në beteja pyllore dhe pritat. pamvarsisht se Sun Tzu i kiste shkruajtur ato 1000 vjet përpara, në europë ajo dituri nuk kishte arritur. kështu që europianët e morën këtë teknollogji nga aztekët, të cilët ishin specializuar në beteja në meksikën jugore kunder mayans dhe zapotekëve.
 

edoni

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

si ushtri e organizuar do te thosha qe Gjermanet dhe Japonezet jane me te medhenj.

si individ do te thosha qe ne shqiptare jemi per arsye se te gjitha perandori dhe udheheqes me te medhenj ne bote kan pas si mercenar apo si vullnetar ne ushtrin e tyre shqiptaret-dhe jo pa arsye.si psh;
GARDA PRETORIANE
GARDA MBRETERORE E MAQEDONEVE(PRA GARDA PERSONALE E ALEKSANDRIT(LEKES) SE MADHE)
NE MBROJTJE TE BIZANTIT KUNDRRA BARBAREVE
USHTARAK TE NDRYSHEM DHE VIZIR NE PERANDORIN OTOMANE...
NJESIT SPECIAL DHE FAVORIT I NAPOLEONIT
MBROJTES SE MBRETERIS SE NAPOLIT
MBROJTES SE KOLONIVE VENECIANE NE MESDHE
MBROJTES SE GREQIS KUNDRRA INVAZIONIT SLAV
PJESMARES KRYESOOR NE LUFTEN PER PAVARESI TE GREQIS
etj
pra kudo ne evrope deri para njeqind viteve shqiptaret kane qen te njohur si luftarak me te ashper dhe unik per nga burreria.(lexo ARISTIDH KOLA per individ te luftetar te posaqem qe shqiptaret kan prodhu ne histori.)
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

Nuk jame dakorte per problemin e Italianve, ushtria italiane ne te dyja luftrat ka deshtuar, dmth tradhetuar, por kjo per faj te gjeneralve. Ne luften e II gjithe pergjegjsia bie fillimisht mbi Dux e pastaj mbi Badoglio.Ducja futi Italine ne lufte kur ajo nuk ishte ende gati, gafa me e madhe ishte shitja e armve te greket (qe pastaj Papagos i beri pershesh dhe arriti deri ne Tepelene)
Gabimi me i madh ishte ai i Badoglios qe e la ushtrine pa urdhra, ne fillim raporti mes gjermanve dhe italianve ne ballkan ishte 1/4 dhe megjithkete gjeramnet i masakruan si dele.
Italianet vecmas, si njesi, kompani apo individ kane treguar vlera te larta ushtarake dhe nderi, nuk duhet te shkojme large por te rrime ne Shqipri
gjeja e pare qe me vjen ne mendje ishte terheqja e forcave partizane nga Berati qe u mbulua nga partianet italian, pastaj, eshte dhe batalioni Gramshi dhe artilieria partizane.

Kuptohet Romaket ishin tjeter hesap
 

Altaf

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

po qen lushnjarët më luftarakët un jam Panço Vija (ose Vila) /pf/images/graemlins/laugh.gif

sa për italianët, ke të drejtë, mos harro që ata janë stërnipat e atyreve që krijuan perandorinë më të lavdishme të botës. dhe organizimin që ekziston deri në ushtritë e sotme.
 

zog

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

italianet jane padyshim me LUFTETAR se gjermanet. pse?

1. jane mercenare

2. pra, luftojne jo per nevoja ideollogjike.

3. kjo i ben me pak te eger e barbare kundrejt armikut.

4. e konsiderojne luften, ART ushtarak.

ps; nje verrejtje gjuhesore, midis LUFTARAK dhe LUFTETAR ka dallim. e para tregon natyre, karakter njerezor, ndersa e dyta profesion ose detyre.

besoj moskuptimi ketyre dy nocioneve sjell hallakatje te subjektit, prandaj jepen shembuj pa shume lidhje nga mongolet e nepalezet deri te italianet e anglo-saksonet.
 

zog

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

per te shperndare mjegullen e mesiperme po sqaroj akoma.

nje italian eshte me lufterar nga nje gjerman, ndersa ne te kundert nje gjerman eshte me luftarak nga nje italian.
nje shqiptar eshte me luftarak nga nje grek, ndersa nje grek eshte me luftetar nga nje shqiptar.

pra mund te themi qe popujt e civilizuar jane me LUFTETARE, ngaqe e ndjejne me thelle detyren, jane me profesioniste. ndersa popujt e paqyteteruar jane me LUFTARAKE, ngaqe kane natyre me te eger e primitive, jane me instiktive.

Skenderbeu ishte i pari shqiptar qe e kuptoi ket. vetem ne kohe te tija shqiptari u kthye nga LUFTARAK ne natyre ne LUFTETAR ne detyre e angazhim. kjo e beri te shkelqente mbi turqit te cilet nuk harriten pothuaj kurre te transformonin natyren e tyre te eger prej LUFTARAKESH stepash ne nje mjeshteri si spartanet dmth LUFTETARESH.


ky qe dhe gabimi Hitlerit, ai per qellime politike perfitoi nga natyra vandale e trasheguar e gjermaneve, instiktet e tyre i la te lira, agresiviteti e dominoi detyren, Luftaraku mundi Luftetarin. ketej rrodhen krimet mizore te pa para kurre here tjeter me pare nga popuj te qyteteruar. serbet bile ne pergjithesi sllavet ket dallim s'e kan kuptu hala.

ps; he me qafira ju shpjegova Artin e luftes, tani duhet me me pagu, jetojme ne kapitalizem a ku /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

Nuk besoj se ishte Skenderbeu i pari, kane qene Aleksandi Molos e Pirro qe kishin organizim ushtarak te disiplinuar, ndryshe nuk do te kishin pushtuar gjysmen e gadishullit Apenin
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

nga Akademine Ushtarake "Skenderbej", ku ka mbaruar nje shoku im, dilte qe Skenderbeu ishte nje nga strateget me te medhenj ne bote. mesa dihet ka humbur vetem dy beteja ne 25 vjet, dhe ato per tradheti. gjeja me spektakolare qe me treguan ishte sulmi ndaj nje ushtrie 150 mije veteshe, me rreth 20 mije luftetare shqiptare, te ndare keta ne tre grupe, dy nga te cilat i moren krahet dhe rrethuan turqit, dhe nje grup ne forme pyke qe çau ne menyre qendrore dhe arriti deri tek çadra e komandantit turk.

nga ato qe kam lexuar me ka bere pershtypje Hannibali, shpikesi i kundersulmit me kalores, qe rrethonte kundershtarin dhe e shtrengonte ne forme dare nga te dyja anet.

Napoleoni me pas eshte legjende me vete nga ana taktike dhe zgjedhja e terrenit po ashtu si Hannibali.

luftrat botrore nxorren ne pah BlitzKrieg si sistem teper efikas sulmi (sulm me mjete te motorrizuara qe spostohen shpejt ne terren).
 

illyricus

Primus registratum
Re: Lufarakët më të mëdhenj

Hanibali e ka 'msu' Skipion n'strategji e taktikë. Po edhe ai e ka pasë idol Pirron.
Mas tij Cezari ka qenë strateg i madh. 'Komentaret' e tij t'nënshtrimit t'galëve japin n'hollësi fushatën e tij.
 
Top