Luani i artë i kinemasë
Ai që Festivali i Venecias e ka cilësuar si aktorin më të mirë, është një britanik tipik, diskret dhe elegant, që nuk tregojnë asgjë për veten, përveçse roleve që interpretojnë në teatër apo ekranin e madh. Nuk është nga ata që bëhet shpesh objekt i kronikave rozë të gazetave, por prej më shumë se 20 vjetësh Colin Firth është aktori më i dashur në Britani. Është shumë ndryshe nga Hugh Grant, me të cilin ka interpretuar në filma të tillë si “Ditari i Brixhit Xhons”, apo “Love actuality”. Të pasionuarit pas kinemasë e kujtojnë që prej vitit 1989. Ishte 28 vjeç dhe aktor në televizionin britanik, kur Milos Forman e thirri për të interpretuar protagonistin e “Valmont”, një kryevepër e marrë nga “Lidhje të rrezikshme”, të Choderlos de Laclos. Në sheshin e xhirimeve do të kishte në krah aktoren amerikane Meg Tilly, me të cilin u dashurua dhe sollën në jetë një vajzë. Por filmi që doli gjashtë muaj pas një tjetër filmi që ishte marrë po nga i njëjti libër, ku interpretonin Michelle Phiffer, John Malkovitch dhe Glenn Close, nuk mund të krahasohej me suksesin e të parit. Pas kësaj, një pushim 7-vjeçar, i mbushur me filma që nuk lanë asnjë gjurmë. Më vonë erdhi roli i “Mister Darcy” në “Krenari dhe paragjykim”, në një serial të BBC-së. Colin Firth ishte 35 vjeç. Duke nisur nga ai moment, sondazh pas sondazhi u konsiderua si mashkulli më seksi i Britanisë së Madhe. Për sa i përket karrierës, ka nga ata që shprehin dyshime mbi zgjedhjet e tij, ndërsa të tjerë e përgëzojnë për dëshirën për të ndjekur instinktin. Ai vetë tregon se “regjisori perfekt nuk ekziston. Askush nuk mund të jetë në të njëjtën kohë mjeshtër i skenografisë, i fotografisë, i kolonës zanore, i montazhit. Të dijë të administrojë producentët dhe trupën, apo të kuptojë mirë aktorët. Nëse një regjisor është i mirë vetëm në disa prej këtyre gjërave, mjafton. Në fund të fundit ajo që ka rëndësi është personaliteti”. Ndoshta pikërisht këto lloj shijesh e bënë që të pranonte të luante në filmin “Genova” të Michael Winterbottom, në të njëjtën kohë kur po bëheshin xhirimet e filmit hollivudian të “Mamma Mia”, ku luante përkrah Meryl Streep. “Xhirimet e “Genova” dhe “Mamma mia” u bënë në të njëjtën kohë. Më duhej të zhvendosesha nga një vend në tjetrin. Isha pa pushim në lëvizje. U lodha pa masë. Ishin dy gjëra krejt të ndryshme. “Mamma mia” ishte një prodhim hollivudian, por, në përgjithësi, nuk ka rëndësi nëse një film është i madh apo i vogël, sepse presioni mbi regjisorët dhe aktorët është gjithmonë i madh. Nëse “Dorian Grey”, i regjisorit Oliver Parker, që do të shfaqet së shpejti në ekran, ku Firth interpreton rolin e Lordit Henry Wotton, do të kalojë pa i goditur spektatorët në ndonjë mënyrë të veçantë, interpretimi për të cilin u vlerësua në Festivalin e Venecias, në filmin e parë të stilistit Tom Ford, mund ti vlejë nominimin për çmimin “Oskar”. “A single man”, përshtatur nga romani i shkrimtarit amerikan Christopher Isherwood, tregon ditën e fundit në jetën e George, një profesor i letërsisë angleze në një universitet amerikan në vitet 50. “Nuk dija se për çfarë të mendoja”, thotë Colin Firth për e-mail-in që një ditë kishte marrë nga Tom Ford. Stilisti “më kërkonte falje që më kishte parë në mënyrë të çuditshme herën e fundit që ishim takuar. Nuk njiheshim, ishim takuar rastësisht vetëm në disa raste mondane. Nuk kisha asnjë arsye të besoja se ishte i aftë të bënte një film. Por, kur lexova skenarin e kuptova se nuk bëhej fjalë për ndonjë pretekst, apo për ndonjë film të parëndësishëm. Kur u takuam më bindi në gjithçka që më tha. Tomi i shtoi më shumë detaje romanit të Isherwood. Për shembull, ideja kryesore e vetëvrasjes ishte e tija”. Xhirimet zgjatën vetëm 5 javë dhe në dispozicion kishin vetëm një trupë të reduktuar. “Atmosfera ishte shumë intime, kjo sepse pjesa më e madhe e xhirimeve bëhej natën. Tom na ka orientuar vërtet. Ai e dinte mirë se çfarë kërkonte. Është një histori që duhet treguar”. Melankoliku, ironiku dhe romantiku Colin Firth i “A single man” u rikthye në vendin e aktorit më të pëlqyer në Angli. Roli i homoseksualit në këtë film nuk ia ka zbehur “aspak” vlerën në sytë e bashkëkombësve të tij, kjo sepse sipas Firth, “A single man”, është një film mbi dashurinë dhe nostalgjinë. Disa kritikë kanë ironizuar stilin e tij perfekt në filmin e Fordit. Çfarë mendon? Colin Firth përgjigjet: “Stili është diçka shumë e rëndësishme për Tom Ford. Në sheshin e xhirimeve ishim të gjithë të veshur shumë mirë. Gjatë xhirimeve unë mbaja veshur një kostum ngjyrë kafe me një prerje shumë të bukur dhe drejtoja një “Mercedes” të asaj kohe të jashtëzakonshëm. Duhet të them se ishte kostumi më elegant që kisha provuar ndonjëherë. Edhe Tom kështu vishej. Në përgjithësi regjisorët e lëshojnë veten gjatë provave. Këtu ishte krejt ndryshe”. Në 20 vjet karrierë, Colin Firth ka njohur shumë ulje-ngritje, ndoshta sepse prej shumë kohësh ai merret edhe me politikë. Firth është zëdhënës i organizatës joqeveritare “Oxfam”. “E adhuroj punën time, por më intereson edhe jeta jashtë kinemasë”. Me gruan e tij Livia, një bukuroshe italiane, Colin ka hapur një dyqan me produkte organike në “Chiswick High Road”, një nga lagjet më borgjeze dhe më të pasura të Londrës. Nëse punën në dyqan dhe administrimin e tij ia ka lënë në dorë Livias, kjo sepse ai synon një angazhim politik në zgjedhjet e ardhshme në Britaninë e Madhe. “Për momentin nuk mund të them asgjë më shumë. Po ju tregoj vetëm që nuk do të jem as mbështetës i Gordon Brown dhe as i David Cameron”. Cila është arsyeja që ky aktor britanik ka dëshirë të merret me gjërat e jetës së përditshme? “Sheshi i xhirimeve të një filmi është një botë që të shkëput krejt nga realiteti. Duhet të dish të dalësh që pastaj të hysh sërish”.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22923. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22923