LSDM dhe intelektualët maqedonas kundër enciklopedisë

LSDM dhe intelektualët maqedonas kundër enciklopedisë

Frckovski-300x202.jpg
Mes kundërshtarëve të Enciklopedisë së Maqedonisë është dhe partia më e madhe maqedone në opozitë, Lidhja Socialdemokrate. Sipas kësaj force, kryeministri Gruevski refuzon të përgjigjet ndërsa në 2001-in, përfaqësues të Akademisë së Shkencave dolën me teza për ndarjen e shtetit. </p>


Ndërkaq oërmbajtja e enciklopedisë së parë maqedonase, në të cilën fyhen shqiptarët, ka filluar të kundërshtohet edhe nga intelektualët dhe profesorët maqedonë. I pari që ka ngritur zërin kundër librit është Vllado Popovski, profesor në Universitetin e Shkupit, i cili shprehet i zemëruar me krahasimet që u bëhen shqiptarëve. Në një deklaratë për Radion “Europa e Lirë”, Popovski shprehet, se dihet nga të gjithë se shqiptarët njihen si ‘albanci’, kurse shteti i tyre amë Albania. </p>


Poashtu edhe profesori tjetër nga Universiteti i Shkupi dhe ish-kandidati për kryetar shteti në zgjedhjet e fundit Lubomifr Fërçkovski ka kundershtuar ashpër enciklopedinë të përpiluar nga Akademine e Shkencave të Maqedonise duke e quajtur këtë të fundit si Akademia e Shkencave të Serbisë.
</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22818. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22818
 
Top