Lotet ! Ndodh qe edhe na bejne mire ...

Hektor12

Locus omnem
Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë

7z1es03y_4988.jpg

Te gjithe e dime se te qaret na ndihmon te qetesojme shpirtin dhe trupin, por tani kerkimet shkencore e konfirmojne plotesisht kete. Se fundmi, doktoret kane zbuluar se lotet mund te na ndihmojne te ndihemi me mire.

Ështe provuar shkencerisht se te qaret ben nente njerez ne dhjete te ndihen me mire, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon te kemi nje shendet te mire. Per me teper, lotet jane falas, gjenden te çdo njeri dhe nuk kane asnje efekt anesor perveç skuqjes se syve, lagies se shamive dhe prishjes se tualetit.

Te qaret mund te mos jete i efektshem sa ilaçet, por kerkuesit kane deshmuar se eshte shume efikas ne qetesimin e trupit, sepse ndikon ne permiresimin e gjendjes shpirterore dhe rritjen e humorit te 88.8 per qind e njerezve, nderkohe qe i ben te ndihen me keq se me pare vetem 8.4 per qind. Kaq i dobishem eshte, sa mjeket sugjerojne se kjo mund te jete nje menyre e mire per te gjit! he ata qe kane veshtiresi per t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre.

Edhe pse thuajse te gjithe ne derdhim lot te shkaktuar prej emocioneve, 47 here ne vit grate dhe 7 here burrat, mbetet ende nje mister se perse qajme dhe se çfare ndodh gjate ketij procesi. Ashtu si e qeshura dhe zemerimi qe kane avantazhet e tyre, edhe te qaret, si nje forme e veçante e njerezve per te shprehur emocionet, ka te mirat e saj.

Per shembull, eshte provuar se te qeshesh ndikon ne qetesimin e trupit, ne rritjen e tensionit te gjakut, reduktimin e hormoneve te stresit, forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e shume antitrupave per te luftuar semundjet. Po per lotet çfare mund te themi?

Lotet emocionale dalin nga te njejtat gjendra loti qe prodhojne lengun qe formon nje shtrese mbrojtese ne kokerdhok, per t‘i mbajtur ata larg acarimeve, nga te cilat del gjithashtu edhe lengu qe i mbron kur syte irritohen apo kur behen pre e semundjeve te ndryshme. Nje e dhene qe konfirmohet plotesi! sht nga eksperimenti tregoi se lotet qe derdhim prej emocionev! e kane perberes te tjere nga format e tjera te loteve qe dalin prej syve, si per shembull kur grime qepe apo kur diçka djegese na futet ne sy.

E gjithe kjo tregon me se miri se lotet qe na dalin prej emocioneve dhe perberesit e tyre mund te jene nje menyre e mire per ta kthyer trupin ne ekuiliber pas perjetimit te nje situate stresuese. “Kam sugjeruar se ne mund te ndihemi me mire pas te qarit, sepse keshtu nxjerrim jashte gjithçka negative qe kemi akumuluar brenda vetes. Perberjet kimike qe formohen gjate nje stresi emocional mund te dalin permes loteve kur qajme. Sepse ky lloj stresi mund te rrise rrezikun per infarkte, apo te demtoje zona te caktuara te trurit.

Aftesia e njeriut per te qare ka nje vlere te jashtezakonshme”, thote Ulliam Frei, profesor i farmaceutikes ne Universitetin e Minesotes. Per me teper, fakte te tjera e mbeshtesin kete teori. Nga studimi u pa se lotet e lidhur me emocionet, ndryshe nga lotimi i zakonshem i syve kane nivel me te larte te disa! proteinave, magnezit, kaliumit dhe disa hormone, perfshi ketu edhe prolaktinen. Le t‘i shqyrtojme me kujdes. Magnezi eshte nje lende ushqyese e domosdoshme, qe nese gjendet ne organizem ne sasi te vogel, i atribuohen nje sere problemesh si ato me lekuren, mpiksjen me vonese te gjakut dhe nivelet e uleta te kolesterolit. Po ashtu, probleme me shendetin mund te shkaktohen nese gjendet ne organizem ne sasi me e madhe se ç‘duhet.

Kaliumi eshte i lidhur ngushte me punen e nervave, kontrollin e muskujve dhe presionin e gjakut. Prolaktina eshte nje hormon i pershire ne stres dhe luan nje rol te rendesishem ne sistemin imunitar dhe funksione te tjera te organizmit. Permbajta e saj te lotet mund te shpjegoje edhe faktin se perse grate qajne me shume se burrat. Femrat kane me shume prolaktine se meshkujt dhe niveli i saj rritet ndjeshem gjate shtatzenise, kur rritet ndjeshem frekuenca e te qarit te grate. Ështe thene se te qaret mund te zvogeloje edhe dhimbjet, edhe pse studim! et ne kete fushe jane ende ne fazen fillestare.

Nga ana tjeter, te qare! t i ndihmon njerezit t‘i shohin gjerat me nje sy me optimist pas kesaj. Studiuesit ne Universitetin e Florides thone po ashtu se lotet emocionale, rrisin mbeshtetjen sociale dhe reduktojne ndjeshem agresionin. Nje tjeter studim ne Universitetin e Tilburgut ne Holande tregoi se si burrat, ashtu edhe grate, i jepnin me shume mbeshtetje dikujt qe ishte duke qare, por nuk ndodhte keshtu me personat qe thjesht perloteshin. U pa gjithashtu se burrat qe qanin pelqeheshin me shume se grate. “Ështe mbeshtetur plotesisht teoria se te qaret eshte nje sjellje qe tregon se kerkon te pranosh ndihmen e te tjereve”, thone studiuesit holandeze.

Ne studimin e fundit ne Universitetin e Florides, studiuesit gjeten se pothuajse çdo njeri ndihej me mire pasi qante, madje edhe sa shpesh qante. Nga ana tjeter, kerkuesit amerikane thane se te qaret mund te jete nje terapi e domosdoshme per shume njerez. “Pjesa me e madhe e njerezve pranojne se u rritej morali dhe humori pasi qanin. Kjo es! hte nje menyre shume e mire per te ndihmuar ata njerez qe kane veshtiresi per te shprehur emocionet e tyre”. Ashtu si kerkimet e tjera, psikologet nga Florida sugjerojne se eshte e nevojshme me shume pune dhe studim per te kuptuar me mire origjinen, natyren dhe funksionin e te qarit.

Nje studim i ri, qe eshte duke u zhvilluar nga nje ekip i specializuar ekspertesh, po analizon me kujdes se cilat zona te trurit vihen ne veprim kur njerezit qajne. Studimet e shumta dhe perfundimet pozitive kane bere qe lotet te rrezojne tabute dhe hipotezat e perhershme se njerezit e dobet qajne. Profesor Frei, autori i “Crying: mystery of tears”, thekson se: “Njerezit jane qeniet e vetme qe kane aftesine per te derdhur lot ne varesi te gjendjeve te tyre emocionale. Kjo eshte nje dhurate e veçante, me te cilen jane te pajisur vetem qeniet njerezore”, perfundoi ai.

Fakte

Vetem 20 per qind e njerezve qajne me shume se 30 minuta gjate ketij procesi

8 per qind, per me shume se nje ore

70 per qind e njerezve perpiqen ta fshehin se jane duke qare

77 per qind e njerezve qajne ne shtepi

15 per qind ne pune ose makine

40 per qind preferojne te qajne vetem

39 per qind e njerezve qajne zakonisht ne mbremje

6-8 pasdite eshte ora me e zakonshme kur njerezit qajne

88.8 per qind e njerezve ndihen me mire pasi qajne

47 here qajne grate gjate nje viti

7 here qajne burrat

Çeshtje seksi

Grate qajne me shume se meshkujt, por burrat qe qajne po behen gjithnje e me te pranueshem ne shoqeri

Syte e perlotur, nje ose dy lot ne kohen e duhur dhe vendin e duhur, po shihen me me dashamiresi, thone studiuesit
 

Narkomane

Valoris scriptorum
47 here qajne grate gjate nje viti
un 47 her qaj brenda nje muaji jo nje viti
Njerezit qe qeshin shume
jan ato njerez qe qajn me shum nen heshtje
 
Top