Lorik Cana nën vëzhgimin e ekipeve të mëdha

Lorik Cana nën vëzhgimin e ekipeve të mëdha

lorik-cana-sunderland1-150x150.jpg
Lorik Canës i kanë mjaftuar shtatë ndeshje në Premier Ligën, kampionatin më të fortë më botë, për të qenë në vëmendjen jo vetëm të medias britanike, por edhe të skanohet çdo javë nga katër Top-skuadrat angleze.

Mesfushori 26-vjeçar shqiptar, vlerësohet si një nga prurjet më të bujshme të merkatos verore dhe një bast i fituar i trajnerit të Sandërlendit. Stiv Brjus, i cili këmbënguli në blerjen urgjente të ish-kapitenit të Olimpikut të Marsejës, që për të sjellë në Stadiumin e dritës pagoi 6 milionë euro.

Cana vlerësohet në mënyrë të veçantë për ndërhyrje e fuqishme të tij, në dyluftimet e përhershme me kundërshtarët, një lojë tipike dhe e pëlqyer shumë në Britani. Peshkaqenët e mëdhenj të ishullit anglez, përfshirë edhe kampionen në fuqi, Mançester Junaitid, e kanë venë në rreth kapitenin e fuqishëm të Sanderlendit.

Për të, sipas disa medieve britanike, mund të ketë një hapësirë transferimi në dritaren e merakos së muajit janar. Loriku ka fituar simpatinë e fansave, sidomos me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kundër Çelsit, Boltonit dhe Bllekbërnit.

Më parë, për Lorikun ishte i interesuar edhe Arsenali, që kërkon një partner të fortë në mbështetje të mesfushorit Sesk Fabregas, por dhe Liverpuli, që po vuan paksa nga agresiviteti në mesfushë.

Sipas medieve angleze, Cana përmbush kriteret e katër të mëdhave të Premiership, të cilat marrin pjesë rregullisht në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, por dhe më tej.

Beteja për Canën ekziston në një farë mënyre edhe midis Çelsit dhe Mançesterit, pavarësisht se bluve të Londrës u është ndaluar nga UEFA shit-blerja e lojtarëve deri në vitin 2011, por deri në atë kohë, një grup i fuqishëm lojtarësh si Esien, Mikel, Lampard e Balak, do të kenë rënë nga bateritë e Cana është një objektiv i mirë.

Sandërlendi, që nga ana e tij investoi të mesfushori shqiptar, synon ta mbajë Canën të paktën për disa vite, duke synuar rritjen e vlerës së kartonit të tij. Gjithsesi, Cana, i ka të gjitha gjasat që të lëvizë drejt Jugut të Londrës apo Liverpulit pas përfundimit të Kupës së Botës 2010.

Dash Frasheri  A-S

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23277. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23277

Top