BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Duket se edhe Eva Longoria është një nga viktimat e hakerëve. Ndryshe nga yjet tjera, aktorja ka treguar se një i punësuar në Apple ka hyrë në të dhënat e saja, në mënyrë që të binte në kontakt me të.
Vetëm disa ditë pas kritikave të mëdha që mori kompania Apple për rrjedhjen në internet të fotografive lakuriqe të femrave të famshme, ka reaguar edhe Longoria.

39-vjeçarja thotë se një punonjës i Apple nga Teksasi në mënyrë të paautorizuar kishte hyrë në të dhënat e saja private.
“Kam pasur shumë probleme me njerëzit që kishin hyrë në postën time”, ka treguar aktorja për Acess Hollywood duke shtuar se njëri nga ta ishte edhe punëtori i Apple, i cili i kishte telefonuar dhe i kishte thënë se donte t’ia dërgojë një fustan që e kishte bërë enkas për të.

“E kam gjetur numrin tënd të telefonit në profilin tënd dhe vetëm dua të flas me ty, jam një fans i yti, kam bërë një fustan dhe dua të ta dhuroj”, i kishte thënë punëtori i Apple.
Kujtojmë që hakerët kanë depërtuar në sistemin iCloud dhe kanë marrë disa fotografi nudo të bukurosheve të njohura, të cilat më pas i kanë publikuar në internet dhe kanë paralajmëruar akoma më shumë fotografi.
