Londer 2012, Shqiperia pret dy medalje

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Shefi Bezhani: Romela Begaj dhe Majlinda Kelmendi janë shpresat tona.

11 olimpistë

Shqipëria përfaqësohet në Londër me 11 sportistë, të cilët do të garojnë në gjashtë disiplina: peshëngritje (5), not (2), xhudo (1), atletikë (1), hedhje gjyle (1) dhe qitje (1)

Viron Bezhani

“Faza e grumbullimit po ecën shumë mirë. Sportistëve ua kemi plotësuar të gjitha kushtet e stërvitjes dhe shpresojmë që në Londër, të marrim rezultate sa më të mira”

Nisja

Delegacioni i Shqipërisë, i cili përbëhet nga 24 persona, do të fluturojë drejt Londrës, më datën 18 korrik (të mërkurën) një javë para fillimit të Lojërave Olimpike 2012

Vetëm 12 ditë na ndajnë nga fillimi i aktivitetit më të madh sportiv të vitit 2012, Lojërat Olimpike, të cilat do të zhvillohen në Londër. Pikërisht atje do të marrë pjesë edhe Shqipëria, objektivi i së cilës do të jetë të paktën marrja e dy medaljeve olimpike.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i delegacionit shqiptar, Viron Bezhani, i cili ka theksuar se grumbullimi që po vazhdon prej më shumë se një jave në hotel “Rogner International” po ecën shumë mirë, pasi sportistëve i janë plotësuar të gjitha kushtet për të bërë një paraqitje të mirë në olimpiadë. “I kemi marrë të gjitha masat, që sportistët të stërviten në mënyrën më të mirë gjatë kësaj faze përgatitore, pasi synojmë që të marrim maksimumin gjatë garimit që na pret, – nënvizoi dje shefi i delegacionit shqiptar. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore e grumbullimit të ekipit tonë përfaqësues prej më shumë se sa një jave. Jemi munduar t’jua plotësojmë të gjitha kushtet, që asgjë të mos u mungojë. Gjithçka e kemi bërë që në lojërat olimpike të mund të korrim rezultatet sa më të mira”.

Në fakt, Shqipëria do të përfaqësohet në aktivitetin më të madh sportiv global me 11 sportistë (7 me normë dhe 4 me ftesa), të cilët do të garojnë në gjashtë disiplina: peshëngritje (5), not (2), xhudo (1), atletikë (1), hedhje gjyle (1) dhe qitje (1). Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) u ka mundësuar sportistëve olimpistë të vazhdojnë stërvitjen për të ruajtur formën: pesë peshëngritësit (Romela Begaj, Briken Calja, Daniel Godelli, Hysen Pulaku dhe Endri Karina) në ambientet e palestrës pranë stadiumit “Qemal Stafa”, atletja Klodiana Shala në pistën e tartanit të impiantit kombëtar të futbollit, dy notarët Sidni Hoxha dhe Noel Borshi në pishinat e Akuadromit të Tiranës, xhudistja Majlinda Kelmendi në palestrën te pallati i sportit “Asllan Rusi”, atleti Adriatik Hoxha te stadiumi “Selman Stërmasi”, ndërsa qitësi Arben Kuçana te poligoni i qitjes “Studenti”.

Për momentin, sipas shefit Bezhani, përgatitjet janë premtuese dhe Shqipëria në këtë olimpiadë synon të marrë të paktën dy medalje. “Objektivi ynë në Londër 2012, përveç paraqitjes dinjitoze, është edhe marrja e dy medaljeve. Sportistët, te të cilët shpresojmë, janë nënkampionia e Europës, Romela Begaj dhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi”, deklaroi shefi i delegacionit shqiptar. Ai përbëhet nga 24 persona, nga të cilit 11 sportistë, ndërsa pjesa tjetër trajnerë dhe drejtues të lartë të KOKSH-it. Përfaqësuesja e Shqipërisë do të fluturojë drejt Londrës, më datën 18 korrik (të mërkurën) një javë para nisjes së Lojërave Olimpike 2012.

Me normë

1) Majlinda Kelmendi Xhudo
2) Romela Begaj Peshëngritje
3) Briken Calja Peshëngritje
4) Daniel Godelli Peshëngritje
5) Hysen Pulaku Peshëngritje
6) Endri Karina Peshëngritje
7) Klodiana Shala Atletikë

Me ftesë

1) Noel Borshi Not
2) Sidni Hoxha Not
3) Adriatik Hoxha Atletikë
4) Arben Kuçana Qitje
 
Top