Lonçareviç, rob i basteve te Tirana
Rreth një muaj pas largimit të Ilija Lonçareviç nga Tirana, nga Kroacia vijnë akuza të rënda për klubin 24 herë kampion të Shqipërisë. Sipas “Jutarnji List”, një prej gazetave më të mëdha të shtetit ballkanas (me tirazh afro 115 mijë kopje), në klubin bardheblu, trajneri 65-vjeçar ishte rob i basteve dhe kur e kuptoi këtë gjë, ai vendosi të jepte dorëheqjen. Aventura e tij në Kategorinë Superiore zgjati vetëm tre muaj. Pasi humbi “garën” me Josip Kuzhe për stolin e Kombëtares (ku ishte njëri prej tri alternativave për stolin kuqezi), Lonçareviç u emërua te Tirana në 10-ditëshin e fundit të qershorit 2009. Me afrimin e tij, objektivat ishin mjaft ambiciozë: skuadra duhej të fitonte lavdi në kupat e Europës, ndërsa mbrojtja e titullit kampion në Shqipëri shihej si një detyrim. Por, rezultatet nuk ishin ato që të gjithë prisnin. Kryeqytetasit u eliminuan që prej turit të dytë në Ligën e Kampioneve nga norvegjezët e Stabaek, ndërsa në gjashtë javë të kampionatit, skuadra kishte grumbulluar vetëm 8 pikë (sa gjysma e Dinamos në ato momente). Pas barazimit 1-1 me Kastriotin në “Selman Stërmasi”, tekniku i mirënjohur dha dorëheqjen e parevokueshme, duke i liruar postin dyshes Tafaj-Dede. Tashmë, kur kanë kaluar diçka më shumë se tri javë nga largimi i Lonçareviç, kroatët hedhin dyshime për vendimin e trajnerit, duke akuzuar Tiranën. “Aventura e Ilija Lonçareviç te Tirana, zgjati vetëm tre muaj. Edhe pse është klubi më i rëndësishëm në Shqipëri, nga ana organizative, në krahasim me Dinamon e Zagrebit bardheblutë janë ende në epokën e gurit”, citonte e përditshmja “Jutarnji List”. “Trajneri nuk e ka thënë një gjë të tillë, por burimet tona në Tiranë na kanë konfirmuar se futbolli shqiptar është në dyert e mafies. Kur Lonçareviç e kuptoi se ishte rob i basteve, ai u largua, pavarësisht popullaritetit të madh që gëzonte”.</p>
Në deklaratat për gazetën, trajneri pohoi se te bardheblutë humbi kohë, duke punuar në një klub jo profesionist. Ai ka vlerësuar edhe punën e Kuzhe në krye të Shqipërisë. “Të gjithë ishin në krahun tim dhe më kërkonin të qëndroja. Megjithatë, e pashë që nuk kishte më kuptim të vazhdoja punën dhe dhashë dorëheqjen. Për fat të keq humba shumë kohë, pasi mund të kisha gjetur punë në një klub serioz”, tha Lonçareviç. “Pozitat e Kuzhe në Kombëtaren shqiptare? Barazimi me Danimarkën ishte i jashtëzakonshëm, por pas humbjes me Suedinë nuk munguan ata që e kritikonin se nuk e ka rinovuar ekipin. Njerëzit atje janë euforikë dhe reagojnë në bazë të rezultateve pozitive dhe negative. Gjithsesi, askush nuk dyshon te perspektiva e Kuzhesë: Shqipëria ka shumë lojtarë të rinj cilësorë dhe mund të ndërtojë një skuadër të fortë. Për më tepër, edhe Oto Bariç ka lënë një kujtim të mirë në këtë vend”.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25044. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25044