Lojrat Olimpike- Athine 2004
Athina është bërë gati për të ngritur siparin e Lojërave Olimpike Verore 2004. Flamuri kuqezi i Shqipërisë do të përfaqësohet nga shtatë sportistë, më shumë se asnjë herë tjetër në lojërat olimpike. Pjesëmarrësit nga Shqipëria, të cilët tashmë kanë mbërritur në Athinë janë notarët Kreshnik Gjata dhe Rovena Marku, peshëngritësit Theoharis dhe Gerti Trasha, mundësi Sahit Prizreni, hedhësi i çekiçit Dorian Çollaku, si dhe atletja Klodiana Shala. Përgjithësisht, emrat nga Shqipëria formojnë një ekip modest dhe nuk priten medalje, por në Lojërat Olimpike ka vlerë më shumë se kudo gjetkë shprehja: E rëndësishme është të marrësh pjesë. Olimpiada është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme sportive në botë dhe atje Shqipëria nuk mund të mungojë dhe sivjet do të ketë përfaqësimin e saj më të madh në histori. Nga sportistët shqiptarë, sytë janë drejtuar te dy vëllezërit e shtangës, Teoharis dhe Gerti Trasha. Dy peshëngritësit nga Elbasani janë ende në moshë të re për të fituar medalje në kompeticione të tilla si Olimpiada, megjithatë janë nisur drejt Athinës me synimin për një përfaqësim dinjitoz, si dhe për të vendosur që tani kandidaturën e tyre serioze për medalje në Olimpiadat e ardhshme. Në ceremoninë e hapjes, flamuri shqiptar do të mbahet nga atletja Klodiana Shala, e cila e mori atë para nisjes nga Tirana nga zëvendëskryeministri Namik Dokle. Nga shtatë sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë, gjashtë janë debutues në Lojërat Olimpike. E vetmja që ka provuar më parë përvojën e Olimpiadës është atletja Klodiana Shala, e cila mori pjesë edhe para katër vjetësh në Sidnei 2000. Megjithatë, përvoja ndërkombëtare nuk i mungon asnjërit prej pjesëmarrësve. Peshëngritësit Teoharis dhe Gerti Trasha kanë fituar disa herë medalje në veprimtaritë evropiane për të rinj, ndërkohë që i pari ishte sportisti më i mirë i kampionatit evropian U-19, zhvilluar para pak javësh. Notari Kreshnik Gjata, disa herë kampion kombëtar për të rinj dhe të rritur në 50,100 dhe 200 metra stil i lirë, është pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të këtij viti, zhvilluar në Barcelonë. Mundësi Sahit Prizreni ka fituar medalje ari në turnetë ndërkombëtarë të zhvilluar Francë, Greqi, Spanjë dhe SHBA. Megjithatë, për lojërat e Athinës nuk arrit të kapte normat kualifikuese dhe do të marrë pjesë në bazë të sistemit të ftesave. Rekordmenia dhe kampionia kombëtare në atletikë, Klodiana Shala, mban katër medalje ari të fituar në turne të ndryshëm ndërkombëtarë, në displinat 200 dhe 400 metra, si dhe 400 metra me pengesa. Peshëngritësi Dorian Çollaku ka fituar medalje argjendi në turneun e Hungarisë, me 74.41 metra, një rezultat që i siguroi pjesëmarrjen në lojërat olimpike 2004. Synimi kryesor i atletëve shqiptarë në Lojërat e Athinës do të jetë përmirësimi i rekordeve të tyre dhe deri tani ka pasur shumë optimizëm për peshëngritësin Teoharis Trasha, i cili pretendon të rrisë me dy kilogramë e gjysmë rekordin kombëtar të mbajtur po prej tij.
Ceremonia e hapjes, "të ftuar" specialë, zotërit e Olimpit
Ceremonia e hapjes e Lojërave Olimpike do të zhvillohet të premten dhe do të shërbejë si një urë lidhëse midis Lojërave Olimpike të Antikitetit dhe Lojërave Olimpike Moderne, të cilat filluan më 1896, me olimpiadën e parë, zhvilluar po në Athinë. Në ceremoni do të jetë i pranishëm një kalë Troje, ndoshta figura më simbolizuese për grekët e lashtë, ardhur në ditët e sotme falë veprës së Homerit, "Iliada". Nuk do të mungojnë as statujat e perëndive të Olimpit, ku më e kryesorja do të jetë ajo e perëndeshës Athina, hyjnesha mbrojtëse e kryeqytetit grek në lashtësi. Gjithçka mbi cremoninë, që pritet të jetë madhështore, ka qenë sekret, megjithatë nuk kanë munguar rrjedhje lajmi për gazetat dhe agjencitë e ndryshme. Një shofer taksie ka bërë të njohura detajet, pasi ka parë provat gjatë natës. Ishte shoferi, i paidentifikuar, që bëri të ditura detajet e daljes së Athinasë nga një fushë e mbuluar me ujë, duke dhënë pamjen e një liqeni. Prova e fundit që do të zhvillohet mund të sjellë të tjera zbulime, para zhvillimit në publik të ceremonisë, të premten në mbrëmje.
Pampuri, heroi i vetëm shqiptar i lojërave olimpike
Rekordet vendosen për t'u thyer, por jo rekordi olimpik i Ymer Pampurit. Në pjesëmarrjet e saj modeste në Lojërat Olimpike, Shqipëria ruan një rekord, që ka mbetur dhe do të mbetet gjithmonë i pathyer. Është rekordi i Pampurit, në peshëngritje, në stilin e forcës. Në Olimpiadën e Mynihut, më 1972, peshëngritësi shqiptar mori pjesë në stilin e forcës, një stil që tashmë nuk ekziston më, dhe pikërisht për këtë arsye rekordi i tij do të qëndrojë gjitmonë në fuqi. Më 29 gusht 1972, Pampuri arriti të ngrinte lart peshën 127.5 kilogramë. Një peshë që i siguroi sportistit 27-vjeçar nga Tirana rekordin olimpik, por jo medaljen e artë. Pampuri nuk shkëlqente në dy stilet e tjerë, shtytje dhe shkëputje, që janë edhe sot. Kështu, në trigarësh, ai u rendit vetëm i nënti dhe medaljen e artë e mori bullgari Nurikian. Edhe pse rekordi Olimpik i Pampurit jeton për shkak të heqjes së stilit të forcës, asgjë nuk ia ul vlerat vendosjes së tij në Olimpiadën '72, një fitore e madhe dhe e merituar.
D.I (Gazeta Shqiptare)
Forca Shqiptarve /pf/images/graemlins/laugh.gif