LLASTONI KALAMOJT!!!!

Diddy19

Su@mi
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Fillimisht postuar nga DDD:

...dhe tjua plotesosh te gjitha deshirat dhe kur plotesimi i tyre do te vinte ne veshtiresi financiare...

Ti japesh te gjitheve mundesi te barabarta edhe kur ata nuk jane te barabarte midis tyre....kjo ishte ne themel te KOMUNIZMI-t dikur ,apo jo??
 

Grenxa

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Dicku, teza ime fare e thjeshte (perjashto besimin popullor qe nuk eshte per te mos e konsideruar, pasi nje femije i llastuar vertet qe rralle qellon te behet i "hajrit") eshte se une BESOJ qe njeriu (perfshi edhe njeriun ne formim) po nuk e diti se sa djerse rrjedh per te fituar dicka, NUK IA DI VLEREN.Thene me pak fjale: Femijes nuk i duhet bere jeta "asfalt" sepse jo vetem qe nuk meson vleren e atyre qe fitohen gjate saj, por edhe e ben te traumatizohet sapo te hasi ne veshtiresi, dhe c'eshte me e keqja; e ben nje kapricoz te keq.Kemi mesuar gjate jetes qe : TE DESHIROSH DO TE THOTE TE LUFTOSH, E JO TE URDHEROSH TE TA JAPIN. [/qb]
Ti thu me i mesu femijet me ushtar qe ne vegjeli ?!Flasim per femije apo jo ?!Une mendoj qe plotesimi i deshirave (qe populli yne fukara ua ka vene emrin teka se skishte jo se sdonte )e ben femijen ,e theksoj Femijen me besim me te plote ne vetvete .Me vone me kalimine moshes ai e kupton vete realitetin .Nje fjale me mend thote im ate :"Mos i mesoni femijet me fukarallek qe ne vegjeli se i ben inferior " .Eshte detyra jote si prind tia plotesosh deshirat e tij dhe ta besh ate te lumtur ne te tera format qe mund te ndodhen .Dhe nuk ka faj femija pse ti nuk ke para tija sigurosh keto ,apo se ai ka me dhjetra lodra te tilla ne shtepi si ato .Nje femije 0-4,5 ndoshta dhe me teper nuke ka kete llogjike te menduari .Beje femijen te ndihet mire dhe gjithshka ka per te ecur mire me te.
 

Odea

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] kalamojt nuk duhen llastu ne bote. po nuk i fute i shkelm kokes here pas here nuk bohen rob persmari. t'shofin gjona me sy, po jo ata "ga" e prinderit "na", se merr kot si kungulli ne gardh. ka lezet kur o i çik harrakat, qe gjonat ti arrije vete, t'boje akrobaci me kap kulaçat e gjyshes qe i mçef ke dollapi rrobave. masi ta haje kulaçin vje babi ose mami, i flet rrepte me nai kontorno dacke, e kalamoni e kupto qe gjonat qe do me i bo ne jete do ja nije lezetin veç po u lodh e po boni sakrifica. ska!!! [/qb]
hahahaha....that's nicely said hajduto.
Nje pyetje kam though, po sikur nje nga keto "shkelmat" ne koke ti lenin pasoja kalamonit, ca do boje ti pastaj eh? Ti bije vetes me grushta?

Une per vete jam e mendimit qe llastimi nuk duhet te lejohet pasi gjithcka e tepert nuk sjell rezultate te mira. Dashuri pa kufi, plotesim nevojash dhe disa deshira te cilat nuk futen ne rrethin e kapriciove duhen duhet dhene.

Duhet ta pranoj faktin qe kur i jep shume nje femije ai mesohet me te paturin shume dhe si rrjedhim ate do doje edhe ne jete, te kete sa me shume. Por a eshte kjo pozitive? Femija duhet te jete pak ambicioz por jo materialist ne kulm. Ai duhet te jete ambicioz ne jete per ato gjera qe kane vlere jo materiale por morale dhe morali nuk mesohet duke i thene femijes "Na, te keqen mami dhe babi dhe blej cfare te duash" apo ti bertasesh dhe ta rrafesh sa here ben nje gabim te vogel. Gjithcka duhet te jete me mase dhe prandaj te qenurit prind eshte gje e veshtire se kurre nuk di cfare mase ti vendosesh denimit dhe shperblimit. Keshtu qe, mendohuni mire para se ti llastoni kalamojt, se do mesohen kaq keq me teka sa do kujtojne qe ua keni per detyra me ua plotesu qejfin pastaj. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Odea :wave:
 

ODISEA

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Femija ashtu sic ka llogjike per te kerkuar dicka, po ashtu mund t'i jepet te kuptoje qe gjerat meritohen dhe menyra me e mire per te plotesuar nje teke apo kaprico eshte pas nje akti bindes ndaj prindit.
Nuk flasim per nje te porsalindur qe gjeja e vetme qe kupton eshte e mbajtura ne krahe, ushqimi, e ecura ne natyre dhe ne disa raste ia japim sepse jemi te lodhur dhe nuk e durojme dot kur grindet...
Femijet, pa diskutim, kane nevoje per dashuri dhe perkujdesje qe t'a ndjejne veten te sigurte, por t'i plotesosh cdo teke nuk e pregatit per te ardhmen.
Ne te gjithe e dime qe sot askush s'te fal asgje po qe se s'ke derdhur djerse, prandaj them mos refuzo t'ia plotesosh (gjithmone nqs ke mundesi), por mundohu qe ne njefare menyre femija t'a meritoje.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Fillimisht postuar nga Belissa:
.....Ti thu me i mesu femijet me ushtar qe ne vegjeli ?!Flasim per femije apo jo ?!Une mendoj qe plotesimi i deshirave (qe populli yne fukara ua ka vene emrin teka se skishte jo se sdonte )e ben femijen ,e theksoj Femijen me besim me te plote ne vetvete .Me vone me kalimine moshes ai e kupton vete realitetin .Nje fjale me mend thote im ate :"Mos i mesoni femijet me fukarallek qe ne vegjeli se i ben inferior " .Eshte detyra jote si prind tia plotesosh deshirat e tij dhe ta besh ate te lumtur ne te tera format qe mund te ndodhen .Dhe nuk ka faj femija pse ti nuk ke para tija sigurosh keto ,apo se ai ka me dhjetra lodra te tilla ne shtepi si ato .Nje femije 0-4,5 ndoshta dhe me teper nuke ka kete llogjike te menduari .Beje femijen te ndihet mire dhe gjithshka ka per te ecur mire me te.
Perse me ve ne "goje" gjera qe nuk i kam thene?!
Kush te tha ty qe une jam per femije ushtare?! Kush te tha ty qe une jam per ekstremin tjeter?!
Me duket se je keqkuptuar.E dashur, une flas qe femijes t'i jepet ajo qe ke mundesi pa sforcuar, e nese mundesite e prindit jane te tilla qe jane shume te medha, nuk ke perse i dhuron diamante.
E ka thene dhe Odea dhe Odisea me lart, femijes nuk duhet t'i kufizohet dashuria,trego shume dashuri per femijen, nuk ka nevoje te jesh pasanik per te treguar dashuri/perkushtim, ketu qendron dhe gjirhe gabimi; shume prinder mendojne se duke i plotesuar femijes cdo "teke", i demosntrojne dahsurine e tyre.Jo e dashur, le t'i referohemi nje shembulli: Dy prinder shume te pasur, secili ben jeten e tij, mungon detyren e vet si prind por nga ana tjeter femija ka: mesues privat, dado, nuk i mungon asnje loder nga me te fundit qe ka dale, i blihet cdo gje qe kerkon dhe nuk i mungon asgje, PERVEC dashurise dhe perkujdesjes direkte te dy prinderve perhere te munguar ne jeten e tij.Nc, nc, nc, nc, kjo nuk eshte ajo per te cilen une flas.Ne shumcien e rasteve prinderit e ketij lloji i bejne keto gjera pasi mendojne se duke i plotesuar cdo "teke" e duke i krijuar kushtet e mesiperme, kompnesojne mungesat e tyre, dhe mendojne se jane lare ne kete forme me femijen, sepse sipas tyre atij nuk i mungon gje.
Nga ana tjeter mund te kete raste esktreme ku femija perfshihet ne jeten e te rriturve dhe madje jane po aq te barabarte sa ata ne kontribuimin qe bejne ne sigurimin e "kotheres" se perditshme te nevojshme per te mbijetuar (kam parasysh ketu shume familje (fukarenj dhe injorante) shqiptare qe kane nxjerre femijet te shesin ne rruge e qe s'mund te kthehen dot ne shtepi pa bere xhiron e kerkuar nga babai qe ve dore po qe se nuk ka lotesuar ate, jane raste qe i kam pare vete /pf/images/graemlins/frown.gif ).

Mos ngaterroni perkedhelite me llastimin.Te perkedhelesh femijen eshte detyre, t'i tregosh sa e do, ka nevoje femije te jete i mbrojtur me dashuri, me perkushtim nga pridnerit, llastimi eshte forma ekstreme e perkedhelise dhe gjithmone behet per te kompensuar paaftesine e rolit te prindit.Edhe femija kupton, me femijen duhet folur, nuk mund te kemi c'te duam ne kete bote, madje as ne te rriturit.Kjo ishte ajo qe desha te them une, jo ajo qe me vure ti ne "goje".

P.s.Fjala "teka" ekziston e cdo gjuhe te botes, e jo se e shpiku populli yne fukara.
 

babi

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Ne fakt mendoj se shumica e anetareve ketu mendimin mund ta japin vetem nga eksperienca e tyre kur kane qene femije, por te jesh vete femije, e te kesh femije eshte nje situate komplet ndryshe.

Ne do sillemi me femijet tane pak a shume si jane sjelle me ne, nese me ne jane sjelle normalisht (edhe ketu kuptoj jo shume perkedheli, por plotesim te te gjitha nevojave) ashtu do bejme edhe ne, nese ne na kane munguar shume gjera, kur te jemi prinder do shqyhemi qe tu plotesojme femijeve cdo teke.

Megjithate te jesh prind eshte shume e veshtire - ajo qe duhet bere gjithmone eshte ti japesh femijes gjithe dashurine prinderore qe ndjen per te, ta perkedhelesh por me mase, edhe ta besh te ndjehet shume i rendesishem.

Nese nje prind e ben femijen e vet te ndjehet i rendesishem, dhe kete e ben si duhet, pa i dhene femijes tipare arrogance, dhune, superioriteti ne shoqeri, e te tjera si keto, athere e ka edukuar si duhet dhe mund te jete i qete per ate rruge qe do zgjedhi femija.

:book:
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Nga anet tona thone: " Gjella me krype e krypa me karar" .
Une qe thoni ju jam BABI dhe po flas nga vetja ime. E dua pa mase djalin edhe e perkedhel se tepermi por cdohere mundohem qe te mos kaloj ne llastim sepse per mua nje femije i llastuar nuk mund te behet i hajrit si per veten e tij ashtu edhe per familjen.
Pastaj eshte relative edhe shkalla e llastimit prandaj nuk eshte aq e thjeshte.
Per mua nje femije i edukuar ne menyre te drejte edhe pa te gjitha kushtet ekonomike do behet i dashur dhe i hajrit per familjen dhe shoqerine.
 

Blendi

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Nje kuriozitet mbi psikologjine e femijes.

Nje psikolog i botuar ne Amerike (me falni qe nuk kam detajet, e kam lexuar ne nje tekst shkollor simestrin e shkuar), teorizon bindshem se Amerikanet vuajne nga "Skin Hunger". Me kete ai deshiron te thote qe ne femijri keta njerez nuk jane prekur mjaftueshem nga prindrit.
Sipas grupit te tij te kerkimeve shkencore femija ka nevoje jetike per t'u perkedhelur me duar, perqafuar, kilikosur, ferkuar etj etj.
Psikologu spjegon se mungesa e te ferkuarit ne lekure gjate femijrise apo "Skin Hunger" shkakton zemerim, dhune, personalitet te mbyllur ne adoleshence dhe me vone.

A nuk eshte interesante?
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Po flasim per te llastuar apo per ti dhene dashuri femijes? Jane gjera komplet te ndryshme.

Kam lexuar se ne USA, perqindja me e larte e femijeve te droguar vjen nga shtresat e pasura, pikerisht nga ato familje me shume para ku prinderit punojne gjithe kohes dhe i japin para femijeve per te plotesuar kohen qe nuk shpenzojne me ta, keshtu keto femije te llastuar (po flas nga ana financiare) kane pare te mjaftueshme per t'ju futur droges, dhe kane justifikimin se jane te vetmuar.

Ne jeten reale a nuk eshte disiplina aq e nevojshme per njeriun? Disiplina per te mesuar, per te punuar? Po nuk e pate kete disipline qe ne femini, si mund ta fitoje ky femije kur te ndeshet me realitetin?

Dashuria eshte dicka tjeter, nevoje per te kane femijet si dhe ne te rriturit.

Ku eshte "fine line" midis dashurise dhe llastimit?
 

Odea

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Nje kuriozitet mbi psikologjine e femijes.

Nje psikolog i botuar ne Amerike (me falni qe nuk kam detajet, e kam lexuar ne nje tekst shkollor simestrin e shkuar), teorizon bindshem se Amerikanet vuajne nga "Skin Hunger". Me kete ai deshiron te thote qe ne femijri keta njerez nuk jane prekur mjaftueshem nga prindrit.
Sipas grupit te tij te kerkimeve shkencore femija ka nevoje jetike per t'u perkedhelur me duar, perqafuar, kilikosur, ferkuar etj etj.
Psikologu spjegon se mungesa e te ferkuarit ne lekure gjate femijrise apo "Skin Hunger" shkakton zemerim, dhune, personalitet te mbyllur ne adoleshence dhe me vone.

A nuk eshte interesante? [/qb]
Blendi, edhe une kur bera psikologji vitin e kaluar mesuam gjithe ato teori mbi nevojshmerine e femijes per tu prekur ne menyre konstante nga prinderit dhe ata perreth femijes. Aty jepte nje shembull per nje eksperiment qe ishte zhvilluar ne fillim te shekullit 20 ku qindra bebe ne france pasi linden u lane ne nje djep te bardhe dhe asnje infermiere nuk merrej per ta pervec ushqimit dhe nderrimit.

Rezultatet ishin te befasishme pas nje viti kur te gjithe ata femije qe nuk kishin marre as edhe nje fare ngrohtesie nga njerezit perreth vdiqen kurse ata te cileve iu ishte dhuruar kujdesi i perhershem ishin te shendosh. Eshte me verte shume shume e rendesishme per femijen, deri sa te arrije maturine (dhe per kete nuk po flas 18 por kur ai te jete ne gjendje te dale nga shtepia dhe te mbaje veten e tij financiarisht me forcat e veta).

Keshtu qe eshte e dukshme qe llastimi i vetem qe duhet lejuar eshte ai i te dhenurit dashuri nepermjet fjaleve, veprimeve, disiplines se arsyeshme dhe perqafimeve te shumta qe femija kaq shume i do dhe ka nevoje.


Odea
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Puna me femijet eshte shume e thjeshte:

Ata vete --po t'i pyesesh-- nuk kane qellim ne vetvete te jene te llastuar. Ata vetem duan te luajne, te zbaviten, te qeshin, te hane ushqimet qe u pelqejne, te vrapojne, te kene lodra, te vizatojne, te diskutojne per kartonat e preferuar, te kene shoke...

Fillo duke u bere ti vete shoku i tyre, shoket nuk te llastojne, por perkundrazi kur duhet te tregojne vendin... :shrug: keshtu apo jo? /pf/images/graemlins/wink.gif
 

blendiys

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Mendoj se menyra e te sjellurit me femijet nuk duhet lidhur asnjehere me psikologjine dhe doktrrinat e hedhura,te pakten ne lidhje me dikutimin rreth temes.
Jepini femijeve cfaredo qe te kerkoje (nese ta lejon xhepi),mos i thuaj kurre jo per gjera qe ty nuk te duken te vlefshme.
Mos i qorto kurre per pantallonat e grisura apo te ndyera.
Mos kerko te gjesh shkaqet kur vjen ne shtepi i gerricur dhe i gjakosur.
Mos e genje me ...<<po bere kete,fiton ate>>,ndryshe nuk quhet me femija yt,por majmuni yt.
Beju shok (nese ke kohe dhe nerva),kur nuk ke te dyten leri pallavrat e femija te ndryshon jeten ,se mund te jete dhe per keq!
Nje femije i duhet dhene ajo qe ne dje na mungoi,ndryshe edhe ai do te shikoje enderra te tipit gjellë pasanikesh .
Nese shikoni qe u llastua se tepermi,nje shpulle surratit nuk ben keq.
Megjithate ky eshte nje mendim alla Blend@,mamaja ime me thote gjithmone:
Duro sa te kesh edhe ti femije ,mbase do ta kundershtoj ate c'ka shpreha,ku i dihet.
 

Diddy19

Su@mi
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Fillimisht postuar nga Odea:

Aty jepte nje shembull per nje eksperiment qe ishte zhvilluar ne fillim te shekullit 20 ku qindra bebe ne france pasi linden u lane ne nje djep te bardhe dhe asnje infermiere nuk merrej per ta pervec ushqimit dhe nderrimit.

Rezultatet ishin te befasishme pas nje viti kur te gjithe ata femije qe nuk kishin marre as edhe nje fare ngrohtesie nga njerezit perreth vdiqen kurse ata te cileve iu ishte dhuruar kujdesi i perhershem ishin te shendosh
Kane bere eksperiment me bebet??? :eek: :eek: Dhe shume prej tyre kane vdekur?? Kjo eshte mizore... :mad: :mad: /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Nje kuriozitet mbi psikologjine e femijes.

Nje psikolog i botuar ne Amerike (me falni qe nuk kam detajet, e kam lexuar ne nje tekst shkollor simestrin e shkuar), teorizon bindshem se Amerikanet vuajne nga "Skin Hunger". Me kete ai deshiron te thote qe ne femijri keta njerez nuk jane prekur mjaftueshem nga prindrit.
Sipas grupit te tij te kerkimeve shkencore femija ka nevoje jetike per t'u perkedhelur me duar, perqafuar, kilikosur, ferkuar etj etj.
Psikologu spjegon se mungesa e te ferkuarit ne lekure gjate femijrise apo "Skin Hunger" shkakton zemerim, dhune, personalitet te mbyllur ne adoleshence dhe me vone.

A nuk eshte interesante? [/qb]
Interesante dhe shumë e vërtetë. E kam lexuar edhe unë, dhe e vërtetoj nga eksperienca personale si kujdestar në kamp (camp counselor). Nuk kanë kontakt të mjaftueshëm fizik (në përgjithësi kuptohet, se ka përjashtime sa të duash).
 

Rambla

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Une mendoj se ne zhvillimin psikologjik ose te personalitetit te nje femie nuk ndikon vetem menyra se si nje prind eshte sjell me te, varet dhe nga femia, nga natyra e brendshme e tij. e kishin thene dhe me siper, 2 femije te "llastuar" mund te kene pasoja te ndryshme kur te rriten. pastaj them une, duhet te merret parasysh se ç'kuptojme me flajen "llastim", se ç'do njeri ketu ka konceptin e vet per argumentin. une them qe nese ke aq mundesi t'ia plotesosh femijes nuk ben keq, kurse t'ia sjellesh çdo gje ne "tabaka" nuk mendoj te jete menyra me inteligjente. nese je mesuar con un certo ritmo/qualità di vita, do ti duash gjithmone ato, dhe kur te rritesh do aktivizohesh ne menyre qe ti arrish.

por teza ime principale eshte qe nese nje njeri eshte determinato, ambicioz, don te arri diçka si ta "llastosh" si mos ta besh ai perhere do jete aktiv. dmth edukimi prinderve eshte faktor i rendesishem por jo fondamental.

p.s. nuk e di kush kishte folur per edukate morale per femijet...me duket shume koncept absurd, mos te them i demshem per to.
 

Gino

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

OOOOOOO Shqipetare!!!!! :
Kur nisesh te komentosh per kete teme mendoj une,nuk mund te jesh me perkedheljen,llastimin e femijeve ne menyre apsolute apo e kunderta nje edukim strikt,pedant,duke imponuar "sjellje te mira"per shkak te frikes.Ceshtja eshte shume me e gjere dhe e vecante ne c'do person.Shume pak ketu shprehen per rruge te mesme,shumica ehste partizan i perkedheljes ase partizan i te qenit i serte .Njera per arsye se femija behet me i mbare e bla bla bla the tjetra per po te njejten aresye.Duke shtuar ne fillim se c'do individ eshte ndryshe dhe sado ta perkedhelesh me shpresen se do te te behet i mbare mund te dale krejt ndryshe she e kunderta fenije te rritur ne familje te varfera me prinder qe nuk jane kujdesur ndonjeher per lodrat apo tekat e tyre femijenore rriten te behen shume te zote dhe te nevojshem per te gjithe.
Per mendimin tim ajo qe nuk duhet t't mungoje nje femije prej prinderve e me gjere eshte " D A SH U R I J A" e thene ketu ne kuptimin me te gjere kesaj fjale.
Te gjitha te tjerat jane dytesore ,perkedheljet?pse jo,perse jane femijet ne fund te fundit,per t'u perkedhelur.Ndonje"denim "i vogel aty ketu,pse jo ,por asnjehere me dore.Ai qe mendon se arrin dicka duke i dhene femijes qofte edhe nje shuplake per mendimin tim gabohet rende.Dhe nuk eshte gje tjeter vecse nje i falimentuar.Ka shume menyra ,sidomos ne kohen qe jetojme me te cilat mund te kultivosh tek femija nje edukate te kenaqshme.
 

felizida

Primus registratum
Re: LLASTONI KALAMOJT!!!!

Do te kisha deshire ti shtoja dicka kesaj teme...
Ndoshta ju shprehja "Liro shtrengo"
Tingellon shemtuar por duke u nisur nga kushtet qe jeton shumica e popullit tone, fatkeqesisht nuk munden tia mundesojne femijeve ate liri te pakufishme,po pa harruar ti kujtoj te gjithe prinderve qe femijet nuk duhet ti trajtojne thjeshte si femije,duke thene hajd mbylle gojen se akoma i ke buzet me qumesht ti.....Cdo gje ndikon ne te ardhmen e tyre dhe pasojat sigurisht i paguajme neve....
Duke respektuar shprehjen e lartpermendur atehere them se aty ku duhet ta lirojme e lirojme dhe kur duhet shtrengim..Po shtrengim por me kufi,embelsi dhe dialog...
 
Top