Llalla: Masa të larta dënimi për krimin ekonomik dhe korrupsionin

LLALLA-INTERVISTE-03_tn_5-300x225.jpg
Llalla: Masa të larta dënimi për krimin ekonomik dhe korrupsionin .


Në analizën e Prokurorisë së Apelit në Tiranë është i pranishëm edhe kryeprokurori, Adriatik Llalla.

Drejtori i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari gjatë kësaj analize vuri në dukje përhapjen e gjerë të veprave penale e korrupsionit, ndërsa kreu i organit të akuzës këshilloi mbajtjen e një qëndrimi të ashpër ndaj këtyre veprave penale.

Llalla u shpreh më tej se do të ketë, masa të larta dënimi për krimin ekonomik dhe korrupsionin.

“Nga të dhënat statistikore konstatohet se për vitin 2013 vërehet re një rritje e numrit të vendimeve të mosfillimit në raport me cështjet e dërguara për gjykim. Po kështu konstatohet se ka tendencë në rritje edhe të vendimeve të pushimit. Duke marrë shkas nga rritja e vendimeve të mosfillimit, konstatoj se shkak kryesor për këtë rezulton të jetë se, materialet e referuara nga institucionet e tjera, apo edhe të kallëzuara qytetarët nuk plotësojnë kriteret e parashikuara në ligj, nuk janë të shoqëruar me prova, apo në disa raste fakti nuk përbën element të veprues penale. Një fokus i vecantë në këtë drejtim duhet organizuar me punën e Policisë së Shtetit, institucioni që sjell materiale drejt institucionit tonë”, tha Llalla ndër të tjera.

Burimi: lajm-shqip.com
 
Top