Lituania Kalon Në Finalen E Europianit Të Basketbollit, Dorëzohet Serbia

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
lituania-610x400.jpg

Do të jetë Spanjë –Lituani finalja e kampionatit europian të basketbollit për meshkuj. Pas kualifikimit të iberikëve ishte radha e skuadrës lituane të siguronte një biletë për sfidën vendimtare. Ekipi i drejtuar nga Kazlauskas mposhti në gjysme-finale një nga skuadrat favorite , Serbinë me shifrat 67-64, të udhëhequr nga Jonas Valanciunas dhe Kuzminskas, respektivisht autor të 15 dhe 13 pikëve.

Përballja startoi me Lituaninë më të qartë në veprime dhe me në krye Valanciunas skuadra balltike e mbylli periodën e parë me avantazhin 22-17. Fraksioni i dytë pa edhe një herë lituanët më insistues dhe diferenca kapi kuotën e 11 pikëve përpara se serbët të rizgjoheshin duke shkuar në pushim me vetëm 1 pikë distancë. Perioda e tretë u zhvillua mjaft e luftuar ku skuadrat shkëmbyen pikë me njëra tjetrën , ku fillimisht avantzhin e morrën serbët ndërsa në mbyllje të pjesës reagimi i skuadrës së Kazlauskas bëri që gjithçka të mbyllej në favor të Lituanisë me 5 pikë.

Fraksioni përfundimtar ishte edhe më emocionues, ku lituanët me forcën e karkaterit mbrojtën me fanatizëm avantazhin, dhe as loja e mrekullueshme Milos Teodosic nuk e mposhti murin e ekipit të gjelbër. Në fund shifrat 67-64 i dhanë triumfin Lituanisë, që tashmë ashtu si në vitin 2003 do të gjejë në finale sërish Spanjën, me shpresën që përfundimi të jetë i njëjtë dhe balltikët të ngjiten edhe një herë në majën e Europës.
 
Top