Liria e medias, Shqipëria e fundit në Ballkan
TIRANË – Shqipëria renditet e fundit në Ballkan për lirinë e medias dhe në vendin e 88-të në klasifikimin e përgjithshëm, nga 175 vende pjesëmarrëse. Ky është konkluzioni i nxjerrë mbi vendin tonë, nga raporti vjetor i organizatës së “Reporterëve pa kufij”. Ndryshe nga një vit më parë, Shqipëria ka humbur 9 vende, duke u renditur e fundit në Ballkan

Sipas këtij raporti, ndryshe nga një vit më parë, kur Shqipëria renditej në vendin e 79-të, ajo ka bërë regres duke humbur 9 vende dhe duke u renditur pas Kosovës, e cila gjendet në vendin e 75-të, kur ka vetëm një vit, që ka fituar pavarësinë.

Arsyet e kësaj renditjeje të ulët, evidentohen qartë në raport. Sipas raportit, gazetaria investigative është akoma në fazën e saj embrionale dhe lufton për të gjetur hapësirë, në një shtyp që u përket grupeve industriale të vendosur, për të mbrojtur fushat e tyre të ndikimit ose partive politike që shumë shpesh ngatërrojnë lajmet me propagandën.

Lidhur me mediat publike, raporti thekson se qeveria ka kontroll të gjithëpranishëm mbi to. “Kontrolli i qeverisë mbi mediat publike është i gjithëpranishëm,”- thuhet në raport. Përsa i përket pozicionit të menaxhimit të medias, sipas raportit bëhen emërime politike, të cilat sigurojnë një linjë të favorshme editoriale.

Raporti i organizatës “Reporterët pa kufij” vë në dukje gjithashtu, se qeveria shqiptare ushtron presion mbi mediat, duke përdorur taksat, heqjen e reklamave duke krijuar në këtë mënyrë fenomenin e “vetëcensurimit” të një numri të madh të mediave. Ky raport shton se edhe mediat private nuk janë të mbrojtura nga format e presionit, që janë nga më të ndryshmet.

“Edhe pse disa media janë të financuara privatisht, ata nuk janë të mbrojtur nga një sërë formash presioni. Faturat e tepërta për shërbime publike, tërheqja e reklamës, ndryshimet e taksave, janë armët “ligjore” të përdorura për të promovuar vetëcensurën, e cila është tashmë e dukshme në një numër të madh të mediave” – shkruhet në raport.

Në grafikun ku Shqipëria renditet në vendin e 88-të, ajo shënohet me shigjetë poshtë, që do të thotë se vendi ynë ka bërë hapa mbrapa në fushën e lirisë së shtypit.

Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s, dhe këtë anëtarësim Berisha e cilësoi si “mrekullia e lirisë”, por sipas raportit vitaliteti dhe rritja në sektorin e medias jo gjithmonë siguron lindjen e pluralizmit të vërtetë të lajmeve dhe të informacionit.

Raporti sjell në vëmendje edhe dy raste të dy medieve shqiptare ndaj të cilave u ushtrua presion ekonomik dhe fizik nga qeveria. Edhe progres-raporti i Komisionit Evropian, i publikuar pak ditë më parë, theksonte se media në Shqipëri gjendet nën presionin e politikës dhe të interesave të caktuara të biznesit. Vendet që kryesojnë listën e këtij raporti janë Danimarka në vendin e parë, e ndjekur nga Finlanda, Irlanda e Norvegjia.

Megjithatë, raporti vë në dukje se në disa vende të Evropës, liria e medias është e cenuar, duke përmendur pozicionin e Francës në vendin e 43-të dhe atë të Italisë në vendin e 49-të. /shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24450. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24450