Liri fetare,por edhe shtet laik

Liri fetare,por edhe shtet laik

Pavaresisht nje leshimi ne dukje, rektori i Universitetit te Durresit Agim Kukeli nuk i leviz asnje presje qendrimit se sekularizmi ne institucione, pra dhe ne ato arsimore, duhet respektuar: Ne fund te fundit, feja eshte e ndare nga shteti. Per kete dhe ceshtje te tjera, rektori Kukeli futet drejt e ne teme, ne Klan

-Cili eshte reagimi juaj pas dy lajmeve te njepasnjeshme mbi ndalimin e nje studenteje dhe nje studenti, qe te frekuentojne universitetin, per shkak te perdorimit dhe mbajtjes se simboleve fetare (shamia dhe mjekra)?

Ndjej keqardhje per menyren sesi disa kolege, analiste dhe gazetare te perfshire ne nje parade jo te ndershme mediatike, e kanalizuan problemin ne nje drejtim te panevojshem dhe qe jo vetem nuk shembellente thelbin e problemit, por shtremberonte ne disa raste edhe veprimet e ndermarra nga ana e universitetit. Nga ana tjeter gjej rastin te falenderoj qytetaret, koleget, miqte dhe te interesuar te tjere qe jo vetem na kane mbeshtetur me letra dhe telefonata, por edhe zyrtarisht jane pozicionuar ne anen qe emocionet dhe opinionet te jene sa me larg. UAMD duke qene nje universitet me vizion e mentalitet te ri e ndryshe nga te tjeret duke respektuar te drejtat dhe lirite themelore te qytetareve ne perputhje me Kushtetuten e RSH si dhe ligjit aktual qe rregullon jeten e universiteteve publike ne vendin tone, ne perputhje te plote me interpretimin ligjor nderkombetar te laicitetit te shkolles se larte, vendosi te aplikoje nje rregullore te brendshme per stafin administrativ, pedagogjik dhe studentet. Kjo rregullore ne menyre eksplicite ndalon veshje qe ne permasa te ekzagjeruara simbolizojne fe, sekte apo dallime raciale.

Simbolet fetare jane ndoshta pjese e besimit te personave qe i mbajne keto simbole dhe si te tilla nuk mund te mos gezojne respektin qytetar, jo vetem timin, por edhe te te gjithe shqiptareve. Kjo eshte krejt e vertete sepse ne jetojme ne nje vend ndoshta unik per nga toleranca dhe respekti reciprok nderfetar. Po kaq i vertete eshte fakti se feja respektohet dhe lartesohet ne nivelet shpirterore te deshirueshme, nese ajo i mban te pastra simbolet e veta dhe larg institucioneve qe kane ne themel sekularizmin.

-Veprimi me i fundit qe ka ndermarre universiteti qe ju drejtoni, ka qene qe te dy studentet te lejohen per te mbyllur vitin akademik. Perse u mor ky hap?

Ne lidhje me kete pike ka dy arsye. Se pari studentet nuk kane patur dijeni per rregulloren e universitetit, pasi ne muajin prill, kur jane bere regjistrimet perkatese nuk jane informuar per etiken, ku perfshihet edhe veshja. Ndersa arsyeja e dyte, qe edhe kjo eshte e rendesishme, ka te beje qe ne ti japim mundesi institucioneve perkatese qe te vendosin pa presione. Ata duhet te jene te qarte qe te sanksionojne se cila eshte vija ndarese ne lidhje me te drejtat e njeriut per lirine fetare. Dhe kush eshte vija ndarese qe ka te beje me laicitetin e universiteteve. Pasi te shprehen institucionet kompetente, perfshi edhe gjykatat, do te hartohet nga ana jone nje rregullore perkatese perfundimtare.

-Cila eshte pervoja juaj gjate studimeve ne SHBA, per kete ceshtje?

Une nuk kam qene deshmitar i ndonje rasti specifik, por di qe ne shkollen e larte ne SHBA, nese vendoset nje kod etike apo veshjeje, ai respektohet dhe opinionistet respektojne vendimin e institucioneve. Ne rastin kur dikush mendon se i eshte mohuar sadopak e drejta, e kerkon kete te drejte ne rruge institucionale.

-A mund te citoni, edhe per sqarimin e opinionit, ne cilat pjese te ligjeve, udhezimeve apo rregulloreve u bazuat per se pari per vendimin tuaj? Shumekush citoi kushtetuten ku flitet per lirite e garantuara fetare etj.

Tre kane qene referencat per kete vendim. Se pari, Kushtetuta e Republikes se Shqiperise e cila garanton te drejtat dhe lirite themelore te qytetareve dhe ndarjen e fese nga shteti, se dyti, Konventa Europiane e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut dhe se treti, Ligji i Arsimit te Larte qe garanton laicitetin (sekularizmin) e ketij arsimi.

-Si u pergjigjeni reagimeve te komunitetit mysliman ne Shkoder, Tirane,

Durres, ndaj kesaj ceshtjeje?

Vendimet e Universitetit te Durresit as direkt dhe as indirekt nuk i referohen nje feje te caktuar, apo asaj islame. Universitetet nuk kane dhe nuk duhet te kene reference fetare. Aksidentet jane rastesore dhe nuk gjykohen. Nga ana tjeter ky komunitet i ka te gjitha te drejtat dhe hapesirat qe te krijon nje vend demokratik qe te kundershtoje veprimet e Universitetit te Durresit ne rruge institucionale. Une shpresoj qe ato ta bejne nje gje te tille. Gjej rastin ta garantoj kete komunitet se Universiteti i Durresit vlereson kontributin e te gjithe shqiptareve pavaresisht nga perkatesia fetare. Ne respektojme besimet fetare te te gjithe perkatesive dhe mendojme se realisht ato ofrojne nje diversitet dhe harmoni per tu admiruar nga popujt dhe kulturat e tjera.

Se fundi une do tju lutesha, me teper si qytetare, qe kete ceshtje tia leme institucioneve qe shoqeria ka ngarkuar per te bere interpretimin ligjor te sekularizmit dhe vijes ndarese mes lirive themelore te individit te garantuara nga Kushtetuta dhe sekularizmit te shprehur ne Ligjin e Arsimit te Larte.

-Thuhet se te demtuarit ju kane paditur ne gjykate. Si do veproni nese

vendimi merret ne favor te tyre?

Do te presim vendimin dhe pastaj i takon Bordit Akademik te Universitetit qe te vendose per hapat e metejshem. Nese vendimi do te jete ligjerisht i argumentuar ne do ta respektojme ate, nese jo, ne nuk do te bejme te diturin apo inteligjentin me opinione larte e poshte, por do tu drejtohemi institucioneve perkatese per te gjetur te verteten ligjore.

-Cili eshte mendimi juaj per ligjin e ri mbi arsimin e larte?

Projekt ligji per arsimin e larte me gjithe anet pozitive qe ka, nuk ben diagnozen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe per rrjedhoje nuk ka objektiva te qarta afat-shkurtra, afat-mesem dhe afat-gjata se ku ky arsim duhet te shkoje.

Nder problemet me te mprehta jane ato qe kane te bejne me konceptimin e arsimit te larte si publik pamvaresisht se kush eshte financuesi: shteti apo privati, pavaresia e arsimit te larte ajo organizative, akademike dhe financiare, si dhe perzgjedhja e drejtuesve.

Une jam i sigurte qe kolegeve te mi ne SHBA as do tju shkonte ndermend qe te kishin kandidate per presidente te universitetit, nje profesor qe eshte aktualisht pjese perberese e tij. Kjo ose eshte e rregulluar ne menyre institucionale, ose eshte pjese e kultures universitare. Arsyet per kete jane te shumta dhe kryesisht kane te bejne me konformizmin dhe ngushtimin e hapesirave per te sjelle dicka te re ne universitet nese drejtuesit vijne nga brenda te njejtit institucion. Sistemin tone te zgjedhjes me vote populiste te drejtuesve, koleget e mi antropologe me siguri do ta quanin incest institucional. (klan)

h56wAO3Pbbo

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27108. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27108

Top