Liqenas, komuna me universitet!

Liqenas, komuna me universitet!

KORÇE/ JORGJETA GJANÇI

Aktualisht, në këtë komunë jetojnë 5 mijë banorë, por ngritja e qytezës universitare pritet t’i jap një hov të madh zhvillimi. “Makarishi Center Universitet” do të realizojë projektin, nisja e të cilit, sipas kryekomunarit Edmond Themelko, është çështje përgatitje dokumentacioni. Në këtë universitet, çdo student mund të zgjedhë mes 13 degësh, kundrejt një tarife mesatare prej 12 mijë dollarësh. Në një intervistë, Themelko jep detajet për ngritjen e qytezës universitare, sipas projektit, ndër më të mëdhatë në Evropën Lindore.
Zoti Themelko, kur do të fillojë ndërtimi i mjediseve të universitetit?
Me përfundimin e përgatitjes së dokumentacionit dhe marrjen e vendimeve në organet vendimmarrëse do të fillojë ndërtimi. Deri tani është marrë vendimi i Këshillit të Komunës, Ministria e Arsimit e ka miratuar këtë investim dhe ia ka dërguar Këshillit të Qarkut, Ministria e Mjedisit është shprehur pozitivisht sepse në territorin prej 100 ha ku do të ndërtohet universiteti është Park Kombëtar dhe ky institucion nuk e dëmton mjedisin. Pritet vendimi i Këshillit të Ministrave dhe i KKRTRSH-së, që të plotësohet tërësisht dokumentacioni. Kemi rënë dakord me investuesit që të përzgjidhen në tender disa firma ndërtimi, të cilat do të punojnë paralel me qëllim që objekti të ndërtohet sa më parë. Investuesit ishin të mendimit që në shtator të këtij viti universiteti të çelej, por është gjithë procedura përgatitore e përgatitjes së dokumenteve, që do kohën e vet për t’u realizuar.
Janë evidentuar probleme nga pronësia mbi truallin?
Nuk ka të probleme të tilla, sepse toka prej 100 ha është pronë e shtetit shqiptar dhe është e lirë.
Personeli pedagogjik si do të sigurohet?
Do të ketë personel e pedagogë nga qendra e universitetit investues, por edhe nga komuna, qarku i Korçës dhe gjithë Shqipëria. Në këtë universitet do të ketë shumë të punësuar të tjerë nëpër konvikte, mensa e gjithë veprimtarinë e përditshme të këtij institucioni.
A do të ketë ndonjë drejtim të caktuar në degët e këtij universiteti?
Do të jetë universitet i përzier, do të ketë 13 degë, 4 magjistratura dhe 2 doktorata.
Çfarë kapaciteti do të ketë universiteti?
Në auditorët e tij do të kenë fatin të studiojnë 2500 studentë. U theksua edhe në takimin që investuesit zhvilluan me kryeministrin Sali Berisha që Shqipëria do të mburret me këtë universitet, sepse do të jetë më i madhi në vendet e Evropës Lindore dhe fakti që “Makarishi Center Universitet” zgjodhi vendin tonë dhe konkretisht Liqenasin, për këtë investim, përbën një nder dhe shans shumë të madh.
Për të interesuarit ky universitet është privat dhe sa është kostoja e studimeve në të?
Po është universitet privat, kushdo mund të studiojë aty, kam parë edhe çmimin për një student, që shkon në 12.000 dollarë.

Qyteza
Në bazë të projektit të hartuar nga investitorët amerikanë, qyteza e këtij universiteti që do të ndërtohet në Liqenas do të ketë 36 ndërtesa dhe kapaciteti i tij do të jetë 2500 studentë. Ata do të paguajnë mesatarisht për studimet 12 mijë dollarë.

Ushqimi
Produktet ushqimore për gjithë studentët dhe trupën mësimore do të sigurohen nga prodhimet e zonës së Liqenasit. Komuna buzë liqenit të Prespës ka një natyrë të bukur dhe kushte natyrore dhe klimaterike për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.


http://www.mum.edu

e pashe adresen dhe mu duk univ shume serioz ne fushen e vete, atyre u pelqejne gjera bio dhe orijinale, shqiperia eshte vendi ideal per kete lloj biznesi
 
Top