Linux apo Windows ?

Universal

AnonymouS
E drejte,verejtja e [Unik],pasi pyetja nuk eshte formuluar sakte..
Per mua siguria me e larte qendron te Windows,ndoshta edhe me ate jam mesuar.
Gjithsesi,pak rendesi ka kush eshte me i sigurte,windows apo linux.Kryesorja eshte njerezit qe punojne ne kompjuterat server apo klient.Pika me e madhe e dobet eshte njeriu me pakujdesite,mungesen e njohjes dhe gabimet e tij.Siguria eshte relative.Pika te dobeta kane te dyja sistemet.Pervec kesaj Linux eshte sistem i hapur,i fusin duart te gjithe per ta ndryshuar.Ky sistem i hapur le shteg per ta studiuar si sistem dhe per te ndertuar kode,programe per ti bere exploit serverave me sistem linuks.Mund te quhet Linuksi i sigurte?
 

Dreamer

Under the Dome
Asnje Sistem Operativ nuk eshte i sigurte ne fakt
cdo gje ne rrjet eshte e kompromentuar
Linuxi me pelqen pikerisht sepse eshte i hapur si Os :)
 

gurax

Pan ignoramus
Siguri absolute dhe te plote nuk ka. Por masa te cilat mbajne nene kontroll pasigurine ka. Keto masa zakonisht jemi ne vete qe i marrim ne momente te ndryshme te jetes, psh ne nje autostrade mund te udhetohet edhe me makine, edhe me motorr, edhe me biciklete, dhe vertet asnjera prej tyre nuk mund te evitoje ndonje aksident, por siguria me e larte eshte kur udhetohet me makine dhe ajo me e ulet kur udhetohet me biciklete (kjo e fundit eshte e ndaluar me ligj qe te perdoret neper autostrada). Ashtu sic ne personalisht nuk mund te ndertojme mjete udhetimi dhe bejme zgjedhjen e cfare mjeti do te perdorim, po keshtu as nuk mund te ndertojme 'computing devices' dhe bejme zgjedhjen e cfare do te perdorim. Te mos harrojme qe keto te fundit perbehen nga dy 'pjese', hardware dhe software, ku asnjera nuk mund te funksionoje pa tjetren. Pavaresisht kombinimeve te ndryshme hw+sw, ne perdorim teresine e kombinuar te kesaj 'shume'.
 

Universal

AnonymouS
Mendimi pse LINUX eshte FREE (Disa edicione) ndersa Windows eshte me pages.
  1. Eshte qe ne Linux shumicen e puneve duhet ti besh manualisht qe per nje person qe nuk ka njohuri me te vertet eshte tmerruese ndersa Windows ato pune i bene ne prapavije automatikisht.
  2. Tjetra qe neper kompani Client OS perdoret Windows pasi qe eshte me praktik per pune, dhe jane aplikacionet qe duhet dhe punojn me Windows, ka edhe aso kompani qe perdorin Linux por nje shumice e madhe e kan Windows, edhe puntoret edhe nuk dine edhe me i nderuar her Windows her Linux skishin me mbajt dhe mesuar asnjehere.
  3. Kompanite perdorin Windows pasi qe fleksibiliteti i punes edhe menyra se si funksionon i'u pershtatet kerkesave te tyre. Per ate Windows me shume eshte i fokusuar ne pjesen e IT-se (Server OS, Application qe perdoren nga IT-ja, si psh: Active Directory paketa qe perfshin (AD DS, AD RMS, AD LDS, ...) apo System Center ( OpsMgmgt, ConfMgmt, DAP, SCVMM, ... ) qe jane disa produkte ku e gjithe bota i perdorin aq shume sa nuk mendojne qe ti nderrojn pasi qe e kane bere punen shume me te lehte IT-se edhe nese me heret ne nje kompani kane qene 10IT at'here me implementimin e ketyre produkteve ajo eshte zvogeluar ne 5 ndoshta me shume. Thjesht nje kompani me 50-100 Servera dhe me 1000-1500 shfrytezues pa problem munden ta menaxhojne 3-4 Administratore (jo HelpDesk qe mirren me riparimin e kompjutereve) por System Admina qe punojn ne prapavije per mirembajtjen e kesaj rrjete ne vije. Qe me heret eshte duhur ndoshta 10-15. Edhe pse me them me standarde per nje kompani te tille do te duheshin min 15 (sysAdmin-a :p) por po flas ne Kosove & Shqiperi qe veprojne dhe ja nxerr shpirtin puntorit :oops:, dhe keto aplikacione i'a kane lehtesuar punen shume edhe zvogelimin e shpenzimeve te kompanise. :)
 

gurax

Pan ignoramus
Linux eshte free ne kuptimin e 'free speech', jo ne ate te 'free beer'. Permban konceptin e lirise, jo te dickaje falas.

Ndersa per sa i perket lehtesise ne administrim, une ne te tera rastet qe kam hasur dhe kam patur te bej, perhere eksperienca ka qene e kundert nga sa eshte pershkruar ketu me lart. Te njejten strukture te perbere nga nje numer i njejte stacionesh pune (psh 200) dhe serverash (psh 15), perhere stafi qe i kishte ngritur dhe qe i mirembante ka patur me pak individe ne rastin e Linux sesa ne rastin e Windows.

Por duhet thene edhe qe pergjithesime te tilla eshte e veshtire te behen pasi kultura e punes e ketyre dy sistemeve eshte e ndryshme dhe menyra e zgjidhjes se problemeve, qe ne konceptim dhe zanafille, jane ndryshe. Ne nivele te tilla, diferencen nuk e ben vetem sistemi i implementuar por edhe menyra e trajtimit te nje problematike te dhene.
 

Dreamer

Under the Dome
Jam dakord me gurax 100% dhe kuptoj cfare do te thote ;)
Linuxi eshte si nje makine qe e ke bere vete edhe pse e veshtire te jep kenaqesi se e ben te punoje si do ti edhe pse me 4 rrota si te tjerat :)
 
Top