Siguri absolute dhe te plote nuk ka. Por masa te cilat mbajne nene kontroll pasigurine ka. Keto masa zakonisht jemi ne vete qe i marrim ne momente te ndryshme te jetes, psh ne nje autostrade mund te udhetohet edhe me makine, edhe me motorr, edhe me biciklete, dhe vertet asnjera prej tyre nuk mund te evitoje ndonje aksident, por siguria me e larte eshte kur udhetohet me makine dhe ajo me e ulet kur udhetohet me biciklete (kjo e fundit eshte e ndaluar me ligj qe te perdoret neper autostrada). Ashtu sic ne personalisht nuk mund te ndertojme mjete udhetimi dhe bejme zgjedhjen e cfare mjeti do te perdorim, po keshtu as nuk mund te ndertojme 'computing devices' dhe bejme zgjedhjen e cfare do te perdorim. Te mos harrojme qe keto te fundit perbehen nga dy 'pjese', hardware dhe software, ku asnjera nuk mund te funksionoje pa tjetren. Pavaresisht kombinimeve te ndryshme hw+sw, ne perdorim teresine e kombinuar te kesaj 'shume'.