Linjat e energjisë, Shqipëria mbetet jashtë loje
Marrëveshja për kufijtë e rinj detarë me Greqinë e nxjerr përfundimisht Shqipërinë tërësisht jashtë linjave ndërkombëtare të energjisë. Pajtim Bello, ish-ministri i Energjetikës, zbuloi dje në një intervistë për “Top Channel” prapaskenat e një debati të hershëm mes Tiranës dhe Athinës për gjurmët e një gazsjellësi që transporton gazin e Kaspikut nga Turqia në Itali fillimisht përmes ujërave detare të Greqisë. Bello sqaron planin e dy vendeve fqinje dhe çfarë kërkoi Shqipëria, në mënyrë që ajo të përfitonte nga kjo linjë. “Pala greke dhe pala italiane kanë pasur kohë që këtë vijë ta spostonin midis Korfuzit dhe Shqipërisë në ujërat tona bregdetare dhe të dilnin në Otranto. Kurse ne kemi kërkuar që të bëhet një projekt ku ne të ishim aksionerë dhe ky gazsjellës mos të shkonte në jug të Shqipërisë dhe në jug të Korfuzit, por të futej në territorin shqiptar nga lugina e Vjosës, të dilte po sipas luginës së Vjosës dhe të kalonte nga bregdeti shqiptar në Otranto”, tha Bello. Por propozimi i Tiranës, megjithëse i mbështetur nga Brukseli, u kundërshtua fuqishëm nga grekët. “Kemi pasur përgjigje negative, në mënyrë të veçantë nga Greqia”, tha Bello. Ndërkohë, harta aktuale që lidh Lindjen me Perëndimin e anashkalon Shqipërinë që nga veriu deri në jug. Gazsjellësi Turqi-Greqi-Itali ishte i vetmi që mund të kalonte përmes vendit tonë. “Gjithë ajo negociatë që është bërë, ka rënë, sepse tashmë ata e morën atë që deshën dhe nuk kanë pse të na pyesin më”, shtoi ish zv/ministri. Përveç mospërfshirjes së axhendës gjeostrategjike europiane, Shqipëria humbet nga devijimi i linjës se gazsjellësit rreth 2.5 miliardë kilovat/orë gaz në vit. Me kundërshtimin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë për ujërat territorialë, kanë dalë në pah përfitimet e palës greke dhe humbjet e palës shqiptare. Veç akuzës për mungesë transparence, tanimë zërat janë shtuar për përfitimet ekonomike dhe në pah ka dalë ndërtimi i një gazsjellësi dhe marrëveshja e ndihmon Greqinë që ta shmangë Shqipërinë nga përfitimi. Kolonel Pashaj ka hartuar dhe studimin ku argumenton shkencërisht se marrëveshja i fal 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon Greqisë, ndërkohë që shumë shoqata i kanë bërë apel Parlamentit që të mos e miratojë marrëveshjen. “Në një moment kur SHBA-të kanë 27 vjet që nuk e kanë ratifikuar marrëveshjen e Montegobejt dhe akoma kanë probleme me interesat e tyre kombëtare në të gjithë botën, pse u dashka që për 7-8 muaj ne shpejt e shpejt, në mënyrë hermetike, të nënshkruajmë marrëveshjen?”, është shprehur Pashaj.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24074. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24074