Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Rasim

Primus registratum
Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Krijimi i Jezusit (Isait) a.s

http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/34335

{Ata e ndryshuan të vërtetën e Përëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen. (Romakët 1/25)


Dikur shkoja në kishë dhe më shqetësonte përbrenda shpirtit adhurimi i krijesave dhe mos adhurimi i Krijuesit, Gjithashtu më ka shqetësuar dhe më ka vënë gjithmonë përballë një pyetje pse Jezusi konsiderohet Zot ose bir i Zotit ndërkohë ai përngjason me shumë krijesa të tjera me cilësitë e tij dhe veprat e Tij.Prandaj një ditë po mendoja se krijimi i Ademit, Evës, dhe Jezusit janë disa nga mrekullitë që Zoti vendosi që të jenë argument për njerzit dhe shkencën bashkëkohore. Krijimi i trupit të njeriut nga Zoti është kryer në disa mynyra dhe etapa.
Krijimi i Ademit, njeriut të parë i cili hudh poshtëë shkencën e mitologjisë së Darvinit dhe është fillimi i krijimit të bashkësisë njerzore.Ademi u krijua nga balta dhe mbasi Zoti i dha formë dhe harmoni trupit të tij i fryu shpirtin Brenda në trup dhe kështu krijesa e parë njerëzore filloi jetën e saj.Fillimi i jetës së njeriu filloi me hyrjen ose vendosjen e shpirtit brenda trupit dhe e kundërta e këtij procesi i ndodh njeriut kur ai vdes.Trupi i tij mbas vdekjes kthehet tek origjina e tij (Toka).Zoti madhështor jo vetëm që e krijoi njeriun prej baltës por ai vendosi në ligjet e Tij universale që prej të njëjtës tokë dhe të njëjtit ujë të dalin bimë me cilësi dhe forma të ndryshme.E njëjta tokë dhe i njëjti ujë transofromohet në bimë, pemë me shije të ndryshme për të ushqyer dhe për të mbajtur gjallë trupin e njeriut.Dheu dhe Uji në ligjet e Zotit shëndërrohen në proteina, kripëra minerale, karbohidrate, yndyrna duke qenë kështu mrekulli që secili prej nesh duhet të hulumtojë.Shijet e ëmbëlta, të tharta,ekzotike, të athta, djegëse me vlerat e tyre ushqyese janë mrekullia më e madhe për meditim që Zoti krijon nga Uji dhe Dheu si ushqim për njeriun.Si ka mundësi që nga i njëjti ujë dhe i njëjta tokë dalin të gjithë këto fruta, bimë dhe pemë për të ushqyer njeriun?A është kjo rastësi e natyrës apo është caktim dhe krijim madhështor i të madhit Zot.A nuk duhet falenderuar Zoti që përvec Krijimit dhe sjelljes në Ekzistencë krijoi mrekulli për ne që të ushqehemi dhe jetojmë?
Krijimi i njeriut të parë nga dheu, i ushqimit të tij dhe vendosja e trupit të tij mbas vdekjes në tokë dëshmojnë se kjo është llogjika më e qartë dhe e pranueshme e krijimit të parë njerzor.Kjo për të vetmen arsye se feja ,shkenca e vërtetë dhe llogjika e saktë kurrë nuk bien në kundërshtim me njëra tjetrën.
Mbas krijimit të njeriut të parë Ademit a.s, Zoti krijoi palën e tij Hauan(Evën) nga brinja e gjoksit të Ademit.E krijoi Hauan (Evën) nga brinja për të qenë ajo një domodoshmëri për mashkullin dhe e brishtë, dhe të dy të formonin bashkësinë njerzore.Krijimi i gruas së parë Hauasë(Evës) është një tjetër eveniment historik i krijimit njerzor që kërkon vëmendje dhe meditim.Simbolika e krijimit të gruas nga brinja e Ademit tregon se ajo është pjesë e burrit dhe domosdoshmëri për ecurinë normale të jetës bashkëshortore.
Gruaja është e brishtë dhe delikate si brinja dhe nëse përpiqesh ta drejtosh me forcë do të thyhet.. .Ajo është e mbushur me ndjenja dhe emicione të cilat nuk gjenden tek mashkulli.Qënia e saj e brishtë dhe plot me ndjenja është një tjetër mrekulli e krijuar prej Zotit, që gruaja të dhurojë shumë dashuri bashkëshortit të saj dhe një pjesë e këtyre ndjenjave lidhen drejtëpërdrejtë me statusin e saj si nënë.Mbas krijimeve të para drejtëpërdrejta të Ademit dhe Hauas, Zoti vendosi në ligjet universale të Tij që krijimet e tjera të qënieve njerzore të vinin me shkaqe si pasojë e bashkimit dhe marrëdhënies midis burrit dhe gruas.Sperma e vendosur në shtyllën kurrizore të burrit dhe vezoret e femrës do të vijonin fazat e krijimit të embrionit njerzor në barkun e gruas dhe mbas periudhës 4 mujore të këtij embrioni, Zoti do të dërgonte Ëngjëllin që do të përsëriste fenomenin e jetëdhënies duke futur shpirtin në trup dhe ky do të ishte fillimi i jetës për njeriun në barkun e nënës së tij.

Të dy krijimet e para të Ademit të krijuar pa nënë dhe baba dhe Hauas të krijuar vetëm nga një pjesë e mashkullit nuk do ta mbyllnin ciklin e mynyrës së krijimit të drejtëpërdrejtë nga Zoti të qënies njerzore .Për këtë Zoti madhështor vendosi që të ketë një krijim tjetërpër bashkësinë njerzore.Ai ishte krijimi i Isait(Jezusit) a.s i cili ndryshe nga krijimi i Ademit dhe Hauas u krijuar vetëm nga nëna e Tij e ndershme Merjemja(Maria) , pa baba.Edhe pse jo shumë i ndryshëm në mynyrë nga krijimet e para, ai prapë përbën një mrekulli hyjnore për të qenë në vëmendjen e njeriut.Krijimi i Isait ishte një mrekulli për njerzimin sepse koha e krijimeve të drejtëpërdrejta të Ademit dhe Hauas nga Zoti ishin shumë të hershme dhe njerzit ishin të njohur me instiktin dhe përvojën e krijimit sipas mynyrës ku gruaja dhe burri martoheshin dhe kryenin marrëdhënie për të lindur fëmijë.Pikërisht mbas këtij cikli të zgjatur të këtij krijimi njerzor, Zoti sjell risinë e re të krijimit të njeriut për t’ia rikujtuar njeriut fuqinë dhe krijimin e pare të Tij të Ademit dhe Hauas dhe për të qenë ky krijim i fundit një eveniment i cili do ta vazhdojë te riciklohet nga historia që te jetë argument për fuqinë e Zotit, Mrekullinë e Tij dhe të mund të sjellë ndërmend krijimin e Ademit dhe Hauas për rrëzimin e tezave darviniste dhe ateiste përgjatë gjithë historisë si, për të kundërshtuar supozimet e kristianëve se krijimi pa baba tregon hyjnizimin e Isait(Jezusit) dhe natyrisht për të mos qenë shkenca e moderne (klonizimit dhe insiminimit) sfidë ndaj mësimeve fetare hyjnore.

Prandaj dhe Allahu e përmend në kuran krijimin e Jezusit bashkë me krijimin e Ademit.

Vërtet, çështja e Isait (Jezusit të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha "Bëhu!" ai u bë.(Maide 59)

Para se të flasim për krijimin e Jezusit do të përmendim dhe disa mrekulli të tjera në krijimet dhe lindjet e njerzve .

Profeti Ibrahim a.s(Abraham) dhe gruaja e tij Sara patën vështirsi për të lindur.Kjo pasi Sara ishte në moshë të madhe dhe nuk mund të lindte.Prandaj Jezusi u shpreh tek Mateu për mrekullinë që Zoti i dha Ibrahimit në lindjen e djalit të tij në moshën e tij madhore,

Dhe mos t'ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Përëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve. (Mateu 3/9)

Pra Fuqia dhe Mrekullitë e Zotit i kalojnë llogjikat njerzore sipas fjalëve të Jezusit.

Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Unë po ju them se në se këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin".(Luka 19/40)

Ne do të shqyrtojmë me anë të verseteve biblike se e fuqinë për të krijuar njeriun dhe për të dhënë fëmijë e ka vetëm Zoti.Në bibël tregohet se si u krijua trupi Ademit nga dheu, futja e shpirtit në trup dhe krijimi i Evës nga Brinja Ademit.

Atëherë Zoti Përëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë(shpirt) jetë, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.(Zanafilla 2/7)

Atëherë Zoti Përëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.22 Pastaj Zoti Përëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.(Zanafilla 2/21-22)

Po ashtu tregohet se ka një lidhje midis krijimit të njeriut nga Dheu dhe krijimi formimi i ushqimeve(bimë ve dhe frutave) prej dheu.

Dhe Përëndia tha: "Ja unë po ju jap çdo bar që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë të ketë fruta që përmbajnë farë; kjo do t'ju shërbejë si ushqim.(Zanafilla 1/29)

Pra ky ishte krijimi i parë i drejtëpërdrejtë nga Zoti i njeriut më pas Ai vendosi në ligjet e tij universale që njeriu të krijohet nga marrëdhënia e burrit me gruan.Edhe pse marrëdhënia burrë dhe grua janë shkak për formimin e embrionit të fëmijës është Allahu ai që vendos se kush çift do të ngjizet dhe kush jo, kush fëmijë do të lindë I shëndetshëm dhe kush jo.Është Allahu Ai që vendos sjelljen e shpirtit nga Ëngjëlli në muajin e 4 të shtatzanisë mbas formimit të embrionit dhe vazhdimin e jetës së fëmijës në barkun e gruas.Ne do të shikojmë disa shembuj biblikë që flasin për këtë gjë.

Kështu Sara i tha Abrahamit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë.. .".(Zanafilla 16/2)

16 Dhe Unë(Zoti) do ta bekoj dhe do të bëj që ajo të të japë edhe një bir.. .
17 Atëherë Abrahami u shtri me fytyrën ndaj tokës dhe qeshi; dhe tha në zemër të tij: "A do të lindë vallë një fëmijë nga një njeri njëqindvjeçar? Dhe do të lindë Sara që është nëntëdhjetë vjeç?".(Zanafilla 17/16-17)

Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, në moshë të kaluar, dhe Sara nuk kishte më të përmuajshmet e grave.12 Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: "Plakë si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se vetë zoti im është plak?".13 Dhe Zoti i tha Abrahamit: "Pse qeshi vallë Sara duke thënë: "A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?".14 A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? (Zanafilla 18/11-14)

Pra sipas biblës për Zotin nuk është asgjë e vështirë në ndryshimin e ligjeve universale të Tij.


Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Përëndia i kishte thënë. 3 Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit që i kishte lindur dhe që Sara kishte pjellë.(Zanafilla 21/2-3)

Atëherë Abrahami iu lut Përëndisë dhe Përëndia shëroi Abimelekun, gruan e tij dhe shërbyeset e saj, dhe ato mundën të pjellin.18 Sepse Zoti e kishte shterpëzuar plotësisht tërë shtëpinë e Abimelekut, për shkak të Sarës, gruas së Abrahamit.(Zanafill a 20/17-18)

Po kështu dhe gruaja e Isakut, Rebeka ishte shterpë dhe nuk lindte por me lutjen drejtuar Zotit nga Isaku ai iu mundësua lindja sikurse Sarës.

Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vjeç kur mori për grua Rebekën, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut.21 Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.(Zanafilla 25/20-21)

E njëjta histori sikurse e Sarës dhe Rebekës tregohet dhe për Rakelën gruan e Jakobit.

Zoti, duke parë që për Lean nuk kishte dashuri, ia çeli barkun asaj, ndërsa Rakela ishte shterpë.(Zanafilla 29/31)
Kur Rakela pa që nuk po i bënte fëmijë Jakobit, u bë ziliqare e motrës së saj dhe i tha Jakobit: "Më bëj me fëmijë përndryshe unë po vdes".Jakobi u mbush tërë inat kundër Rakelës dhe i tha: "Se mos jam unë në vend të Përëndisë që nuk të lejon të kesh fëmijë?"……. .
Atëherë Rakela tha: "Përëndia më dha të drejtë; ai dëgjoi gjithashtu zërin tim dhe më dha një bir". Prandaj i vuri emrin Dan.(Zanafilla 30/1-2,6)

Po kështu Bibla tregon se fuqia për gjithçka dhe çdo gjë është vetëm në dorë të Zotit. Ai të jep fëmijë dhe Ai të lë sterile, Ai të vdes dhe Ai të bën të jetosh, Ai të poshtëëron kur i shkel urdhërat e tij dhe Ai të lartëson kur beson tek Ai me sinqeritet.

Ata që ishin të ngopur shkojnë si punëtorë ditorë për një copë bukë, ndërsa ata që ishin të uritur nuk vuajnë më nga uria. Madje edhe ajo që ishte shterpë, ka pjellë shtatë herë, ndërsa ajo që ka shumë fëmijë është dobësuar.6 Zoti të bën të vdesësh dhe të bën të jetosh; të zbret në Sheol dhe të ngjit që andej.7 Zoti të varfëron dhe të pasuron, ai të poshtëëron dhe ai të lartëson. (1 i Mbretërve, në Septuaginta 2/5-7)

Mrekulli tjetër është dhe lindja që bëri nëna e Samsonit mbasi ajo ishte shterpë.Përkrahas shërimit të shterpësisë ajo pati dhe një lajmërim nga Ëngjëlli për lindjen e fëmijës së saj si mrekulli të dhuruar prej Zotit . E në të vërtetë Samsoni ishte i fuqishëm dhe me shumë mrekulli në trupin e tij atë nuk mund ta vrisnin paganët përvec se duke mësuar sekretin e tij të vdekjes dhe vetësakrifikimi i tij njihet sot në terminologjinë bashkëkohore si një kamikaz.


1 Bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit, dhe Zoti i dha në duart e Filistejve për dyzet vjet.2 Ishte një njeri nga Tsorahu, prej familjes së Danitëve, që quhej Manoah; gruaja e tij ishte shterpë dhe nuk kishte fëmijë.
3 Engjëlli i Zotit iu shfaq kësaj gruaje dhe i tha: "Ja, ti je shterpë dhe nuk ke fëmijë, por ke për të mbetur me barrë dhe do të lindësh një fëmijë.4 Prandaj ruhu se pi verë o pije dehëse, dhe mos ha asnjë gjë të papastër.5 Sepse ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë, mbi kokën e të cilit nuk do të kalojë brisku, sepse fëmija do të jetë një Nazireo kushtuar Përëndisë që në barkun e nënes së tij; ai do të fillojë ta çlirojë Izraelin nga duart e Filistejve".
6 Atëherë gruaja shkoi t'i thotë bashkëshortit të saj: "Një njeri i Përëndisë erdhi tek unë; pamja e tij ishte si ajo e Engjëllit të Përëndisë, me të vërtetë e frikshme. Unë nuk e pyeta se nga vinte, dhe ai nuk më tha emrin e tij;7 por më tha: "Ja, ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë; prandaj tani mos pi verë as pije dehëse, dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë një Nazireo i kushtuar Përëndisë që në barkun e nënës së tij deri në ditën e vdekjes së tij"". (Gjyqtarët – 13/1-7)

E njëjta mynyrë lindje ndodhi dhe me Elizabetën gruan e profetit Zakaria.

5 Në ditën e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift me emër Zakaria, nga rendi i Abias; gruaja e tij ishte pasardhëse e Aaronit dhe quhej Elizabetë.6 Që të dy ishin të drejtë në sytë e Përëndisë, duke ecur pa të metë në të gjitha urdhërimet dhe ligjet e Zotit.
7 Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpe, dhe të dy ishin të kaluar në moshë.
11 Atëherë një engëll i Zotit iu shfaq duke qëndruar në këmbë në të djathtën e altarit të temjanit.
12 Zakaria, kur e pa, u trondit dhe e zuri frika.13 Por engjëlli i tha: "Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t'ia vësh emrin Gjon.14 Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.
15 Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s'ëmës.
18 Dhe Zakaria i tha engjëllit: "Nga se do ta njoh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime është e kaluar në moshë".19 Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: "Unë jam Gabrieli që rri në prani të Përëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.
20 Dhe ja, ti do të jesh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri në atë ditë kur do të ndodhin këto gjëra, sepse nuk u ke besuar fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre".
24 Dhe, pas atyre ditëve Elizabeta, gruaja e tij, u ngjiz; dhe u fsheh pesë muaj dhe thoshte:
25 "Ja ç'më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e Tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve".(Luka 1/5-25)

Pra Zoti përvec mrekullisë së heqjes së shterpësisë nga mosha ose sëmundja Zoti i dërgonte dhe Ëngjëj për ti përgëzuar këto njerëz të mirë.

11 Engjëlli i Zotit i tha(Agarit, gruas së Abrahamit) akoma: "Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;(Zanafilla 16/11)

Mbas këtyre mrekullive dhe ndihmesave të njerzve të mirë Zoti vendosi që të rikthejë dhe njëherë në kujtesën njerzore krijimin e Tij të drejtëpërdrejtë si shembulli i Ademit dhe Hauas(Evës).E bëri këtë për të qenë mrekullia e fundit e dërguar te populli mohues hebre iI cili sa herë që i vinte ndonjë profet disa i gurëzonin e disa i vritnin. Lindja e Jezusit dhe largimi i tij nga kjo botë përkohësisht do të ishte mbyllja dhe largimi përfundimtar i profetëve nga populli hebre.Prandaj Zoti zgjodhi që mrekullia e lindjes së Jezusit të jetë mësim për gjithë njerzimin dhe kjo të jetë shenjë për shkencën bashkëkohore se çdo gjë që ndodh në tokë nga shkenca ose nga njerzit është dëshira e Zotit që të ndodh.

Lindja e Jezusit a.s.


26 Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Përëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, 27 te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria. 28 Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: "Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë". 29 Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.30 Dhe engjëlli i tha: "Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hirë para Përëndisë.
31 Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t'ia vesh emrin Jezus.
32 Ai do të jetë i madh dhe do të quhet profeti i Shumë të Lartit; dhe Zoti Përëndi do t'i japë fronin e Davidit, atit të tij;33 dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur".
34 Dhe Maria i tha engjëllit: "Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?".
35 Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: "Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet profet i Përëndisë. 36 Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,37 sepse me Përëndinë asgjë s'është e pamundshme".38 Atëherë Maria tha: "Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate". Dhe engjëlli u largua prej saj.(Luka 1/26-38)

Siç e pamë dhe nga versetet e mësipërme fuqia e Zotit i ndihmon njerzit :

1) A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? (Zanafilla 18/14)
2)Zoti ia plotësoi dëshirën… .(Zanafilla 25/21)
3 )Se mos jam unë(Jakobi) në vend të Përëndisë që nuk të lejon të kesh fëmijë?"... .(Zanafilla 30/1)
4)… ajo që ishte shterpë, ka pjellë shtatë here … . 6 Zoti të bën të vdesësh dhe të bën të jetosh.. . (1 i Mbretërve, në Septuaginta 2/5-7)
5) .. sepse me Përëndinë asgjë s'është e pamundshme (Luka1/37)


Të njëjtën gjë thuhet edhe për lindjen e mrekullueshme të Maries.

34 Dhe Maria i tha engjëllit: "Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?".
36 Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,37 sepse me Përëndinë asgjë s'është e pamundshme"(Luka 1/36-37)

Pra për Allahun asgjë nuk është e vështirë, Ai mund të krijoi njeriun nga Dheu(Ademin) gruan nga Brinja(Evën) mund ti japë fëmijë të moshuarës dhe asaj që i ka mbaruar cikli i menstruacioneve( Sara) ai e bën gruan dhe burrin steril të lindë sepse vetëm në dorë të Tij janë ligjet universale.Ai i thyen ato për këdo duke kryer kështu një mrekulli për sytë e njerzve.Nëse Zoti dëshiron e ndalon diellin(Joshua) , nëse Zoti dëshiron e bën zjarrin të ftohtë, detin e ndan në mes, shkopin e bën gjarpër, spermën dhe vezoren e femrës e bën krijesë të përsosur.Allahu është Ai që vendos për çdo ligj të Tij në natyrë.Ai e krijon njeriun dhe nga gurët nëse dëshiron sikurse thotë Jezusi.

Dhe mos t'ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Përëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve. (Mateu 3/9)

Pra Maria u ngjiz sipas urdhërit të Zotit “Bëhu” dhe në barkun e saj u krijua embrioni i i të zgjedhurit dhe të dërguarit të Zotit Isait a.s(Jezusit) .Prandaj Jezusi u quajt “fjalë e Zotit” dhe i ndihmuar nga fryma e shenjtë që në bëbl personifikon Ëngjëllin Gabriel.

34 Dhe Maria i tha engjëllit: "Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?".35 Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: "Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet nebij i Përëndisë.(Luka 1/34-35)

Engjëlli Gabriel u dërgua nga Përëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, 27 te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef.(Luka 1/26-27)

"Ajo (Merjemja) tha: Zoti im, si mund te kem unë djalë e mua s'më ka prekur njeriu. Ai (Allahu) tha: Ja, kështu Allahu krijon çka te doje. Kur Ai vendos për një çeshtje, vetëm i thotë "Bëhu" Ajo menjehere bëhet." (Sure Maide:47)

18 Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.
20 Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: "Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç'është ngjizur në të, është vepër e Frymës së Shenjtë.(Mateu 1/28,20)

"Perkujto kur engjejt i thanë: "0 Merjeme (Mari), Allahu te pergezon me fjalan e vet (me lindjen e një fëmijë si rezultat i fjalës se Zotit “Bëhu”)" (Maide:45)

Pra Lindja e Jezusit ishte jashtë ligjeve natyrore sepse ëngjëlli solli shpirtin pasi Zoti pati krijuar embrionin e Jezusit me fjalën e Tij “Bëhu”. Mirëpo jo vetëm Jezusi pati lindje të ndihmuar nga Ëngjëlli Gabriel(Fryma e shenjtë) dhe nga ëngjëj të tjerë por edhe Gjon Pagëzori(Jahja) . Sikurse erdhi ëngjëlli tek Maria dhe ia bekoi femijën me frymën e shenjtë të njëjtën gjë bëri dhe tek Elizabeta gruaja e Zakarias .


Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë 42 dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: "Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd ”. (Luka 1/41-42)

"Por engjëlli i tha: "Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t'ia vësh emrin Gjon.14 Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.15 Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s'ëmës. (Luka 1 /13-15)

Po kështu dhe profetë dhe njerëz te tjerë kanë qenë të mbudhur me frymëzim dhe të ndihmuar nga Ëngjëjt dhe fryma e shenjtë.

67 Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë (Luka 1/67)

52 Dhe dishepujt ishin mbushur me gëzim dhe me Frymën e Shenjtë (Veprat e apostujve – 13/52)

"Ne te vërtetë, Barnaba ishte njeri i shkathet i mbushur me shpirtin e shenjtë dhe me besim te gjallë".(Veprat e Apostujve 1/24)

Që Fryma e shenjtë ishte ëngjëll këtë e vërtëtojnë shumë pjesë biblike.Fakti që fryma e shenjtë shëndërrohet në pëllumb tregon qartë se ajo nuk është Zoti ose pjesë e Tij siç pretendojnë kristianët.Sepse Zoti është qënie unike dhe nuk transfromohet në krijesë.

Dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit , dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: ''Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!''.(Luka 3/22)

Që Fryma e Shenjtë nuk është pjesë e Zotit ose vetë Zoti e vërtëton dhe fakti tjetër biblik se trupi njeriut qenka tempulli i Frymës së Shënjtë.Pra Fyma e shenjtë nuk mund të jetë Zoti sepse atëherë kristianët do të kishin besim panteist sipas të cilit Zoti gjendet në çdo krijesë.I pastër është Zoti nga këto mangësi dhe shpifje.

19 A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Përëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? (1 e Korintasve – 6/19)

Mirëpo fryma, fryma e shenjtë ose shpirti i shenjtë përmendet dhe me kuptime të tjera në bibël.

“Fryma” si shpirt i njeriut.

Në bibël fjalën frymë e gjejmë dhe në kuptimin e shpirtit të njeriut.Për këtë dëshmojnë shumë versete biblike.Edhe pse në disa prej tyre thuhet “Fryma e Zotit” kjo nuk do të thotë se Zoti gjendet brenda njeriut.Kjo ka të njëjtin kuptim sikurse togëfjalëshi Toka e Zotit, Qielli i Zotit, Shpirti i Zotit(I krijuar prej Tij).Pra fryma nuk është pjesë e Zotit por është krijim i Tij dhe e veççuar nga qënia e Tij.

A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Përëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? (1 e Korintasve – 6/19)

"Nëse fryma e perendise banon ne ju ju nuk jeni ne mish por ne fryme(Romakët 8/9).

"Zoti, Përëndia i frymëve të çdo mishi, le të caktojë mbi këtë asamble një njeri (Numrat – 27/16)

Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: "O Përëndi, Përëndia i frymëve të çdo mishi”. (Numrat 16/22)

Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre. Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.(Psalmet 104/29-30)

Jobi e mori fjalën përsëri dhe tha: "Ashtu si rron Përëndia që më ka hequr të drejtën time dhe i Plotfuqishmi që më ka hidhëruar shpirtin,deri sa të ketë një frymë jetë tek unë dhe të jetë fryma e Përëndisë në flegrat e hundës sime, (Jobi – 27/1-3)

Atëherë Zoti Përëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë(Shpirtin) jetë, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.(Zanafilla 2/7)

22 Vdiq çdo gjë që ishte mbi tokën e thatë dhe që kishte frymë jetë në vrimat e hundës(Zanafilla 7/22)




“Fryma e shenjtë” si frymëzim profetik ose frymëzim hyjnor

Sipas biblës shumë prej profetëve dhe njerzve të mirë besimtarë janë dirigjuar ose janë mbushur me frymën e shenjtë.

67 Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, (Luka 1/67)

52 Dhe apostujt ishin mbushur me gëzim dhe me Frymën e Shenjtë (Veprat e apostujve – 13/52)

"Ne te vërtetë, Barnaba ishte njeri i shkathet i mbushur me shpirtin e shenjtë dhe me besim te gjallë".(Veprat e Apostujve /24)

Cfarë kuptimi i jep bibla në disa raste frymës së shënjtë !?Ajo personifikon frymëzimin me anë të cilit Zoti frymëzontë njerzit ose profetët.Ai i frymëzontë në dituri por dhe në veprime gojore ose veprime gjymtyrësh.

Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie; një tjetri besim”. (1 e Korintasve – 12/8-9)

Përëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë (Zbulesa 19/10)

Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë. (Jobi - 32/8)

Dhe e mbusha me Frymën e Përëndisë, me dituri, me zgjuarësi, me njohuri dhe çdo shkathtësi”.(Eksodi 31/3)

9 Atëherë Jozueu, bir i Nunit, u mbush me frymën e diturisë, (Ligj Përterirë 34/9)

Kështu, pra, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme. Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Përëndisë (Romakët 8/26-27)

Unë them të vërtetën në Krishtin, nuk gënjej dhe jep dëshmi me mua ndërgjegja ime me anë të Frymës së Shenjtë” (Romakëve – 9/1)



“Fryma e shenjtë” si Ëngjëll

Forma e kumunikimit midis Zotit dhe njeriut ka qenë e shumëllojshme. Së pari është forma e drejtëpërdrejtë që Zoti i foli Musait a.s.Së dyti është kumunikimi me anë të ëngjëllit Gabriel (Xhibril),Së treti me anë të frymëzimit në zemër dhe mendje dhe së fundmi vegimet që Zoti u jep në ëndërr profetëve osë njerzve besimtarë.

Pastaj Zoti tha: "Dëgjoni tani fjalët e mia! Në se ka një profet midis jush, unë, Zoti i bëhem i njohur atij në vegim, flas me të në ëndërr “(Numrat 12/6)

Dhe më tha: "Këto fjalë janë besnike dhe të vërteta; dhe Zoti, Përëndi i profetëve të shenjtë, dërgoi engjëllin e tij, për t'u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti.(Zbulesa 22/6)

Atëherë, pse u dha ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte pasardhja së cilës i qe bërë premtimi; dhe ky ligj u shpall nëpërmjet engjëjve, me anë të një ndërmjetësi. (Galatasve 3/19)

.. Jezusit, Ndërmjetësit të Besëlidhjes së re,.(Hebrejve 12/24)

.. se si Përëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Përëndia ishte me të.(Veprat e Apostujve – 10/38)

Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemës i dhamë argumenta (mrekulli) dhe e fuqizuam me (xhibrilin) shpirtin e shenjtë.(Bekare 87)

Profetët janë ngarkuar dhe shtyrë nga fryma e shenjtë(Ëngjëlli) për të bërë profeci.

Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Përëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë. (2 e Pjetrit – 1/21)

Sapo arritën atje në kodër, një grup profetësh i doli përpara; atëherë ai u ngarkua nga Fryma e Përëndisë dhe filloi të bëjë profeci në mes tyre. (1 Samuel 10/10)

Fryma e shenjtë u dërgua tek profeti Isaia.

"Mirë u foli Fryma e Shenjtë me anë të profetit Isaia etërve tanë, duke thënë: "Shko tek ai popull dhe i thuaj: "Do të dëgjoni, por nuk do të merrni vesh, do të vështroni, por nuk do të shikoni; (Veprat e apostujve – 28/25-26)

Fryma e shenjtë u dërgua tek profeti David a.s

"Vëllezër, ishte e nevojshme që të përmbushej ky Shkrim, të cilin Fryma e Shenjtë e parafoli me anë të gojës së Davidit në lidhje me Judën, i cili u bë prijës i atyre që e kapën Jezusin. (Veprat e apostujve 1/16)

Fryma e shenjtë u dërgua tek profeti Moisi a.s

35 Atë Moisiun që e kishin refuzuar, duke thënë: "Kush të vuri ty të parë dhe gjykatës?", po atë u dërgoi Përëndia si kryetar dhe çlirues me anë të engjëllit që i ishte shfaqur në ferrishte.Ai i nxori jashtë, duke kryer shenja e mrekulli në vendin e Egjiptit, në Detin e Kuq dhe në shkretirë për dyzet vjet.Ky është ai Moisi që u tha bijve të Izraelit: "Zoti, Përëndia juaj do të nxjerrë për ju, nga mesi i vëllezërve tuaj, një profet si mua. Dëgjojeni!".Ky është ai që në kuvend, në shkretëtirë, ishte me engjëllin që i fliste mbi malin Sinai dhe me etërit tanë; dhe mori fjalët e jetës për të na e përçuar neve.(Veprat 7/35-38)

Ëngjëlli që përmendet në vërsetin e mësipërm përmendet në bibël me shprehjen “frymën e tij të shenjtë”.

Në çdo hidhërim të tyre ai u hidhërua, dhe Engjëlli i pranisë së tij i shpëtoi; me dashurinë dhe dhembshurinë e tij i çliroi, i lartoi dhe u solli tërë ditët e së kaluarës.Por ata u rebeluan dhe e trishtuan Frymën e tij të shenjtë; prandaj ai u bë armiku i tyre dhe luftoi kundër tyre. Ku është ai që vinte në mes tyre Frymën e tij të shenjtë.(Isaia 63/9-11)
Por, kur i thirrëm Zotit, ai e dëgjoi zërin tonë dhe dërgoi një Engjëll dhe na nxori nga Egjipti(Numrat 20/16)

Po kështu dhe në një pjesë të biblës emri engjëll përmendet me mbiemrin i shenjtë.

Është lajmëruar në mënyrë hyjnore nga një engjëll i shenjtë të të thërrasë ty në shtëpinë e tij për të dëgjuar fjalët që ke për t'i thënë".(Veprat 10/22)


Në të gjitha këto versete pamë se Zoti dërgontë “frymën e tij të shenjtë” për ti shpallur profetëve mesazhe dhe mrekulli.Fryma e shenjtë sipas biblës në këto raste ishin ëngjëjt e Zotit ose kryeëngjëlli Gabriel i cili u dërgohej shpesh herë profetëve dhe njerzve besimtarë.

po, ndërsa unë po flisja akoma në lutje, ai njeri, Gabrieli, që e kisha parë në vegim në fillim, i dërguar me fluturim të shpejtë, më arriti në orën e blatimit të mbrëmjes. Ai më mësoi, më foli dhe më tha: "Unë kam ardhur tani, o Daniel, që të të vë në gjendje të kuptosh.(Daniel 9/21-22)

19 Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: "Unë jam Gabrieli që rri në prani të Përëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.24 Dhe, pas atyre ditëve Elizabeta, gruaja e tij, u ngjiz; dhe u fsheh pesë muaj dhe thoshte:((Luka 1/19,24)

26 Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Përëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, 27 te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.(Luka 1/26-27)

Dhe se fjala Frymë në shumë raste të biblës përmendet për të indetifikuar engjëjt këto krijesa të mrekullueshme që i binden Zotit pa hezitim.Ne do të përmendim disa pjesë biblike për të treguar se fjala “Frymë” është unike me fjalën “Engjëll”.

Hir për ju dhe paqe nga ana e atij që është dhe që ishte dhe që do të vijë; edhe nga të shtatë frymërat që janë përpara fronit të tij, (Zbulesa 1/4)

"Dhe engjëllit të kishës në Sardë shkruaji: këto gjëra thotë ai që ka të shtatë Frymërat e Përëndisë dhe të shtatë yjet. Unë i di veprat e tua; ti ke emrin se jeton, por je i vdekur. (Zbulesa 3/1)

Këto frymëra përmendet në bibël se janë shtatë engjëj.

Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë orë. Dhe unë i pashë të shtatë engjëjt që qëndrojnë përpara Përëndisë, dhe atyre u dha shtatë bori. (Zbulesa 8/1-2)

Kurse për engjëjt thotë: "Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri";
Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: "Rri në të djathtën time, gjersa t'i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua"?..A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin? (Hebrejve 1/7,13-14)


Një frymë ose një Engjëll

"Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Përëndisë". (Veprat e apostujve 23/9)

Po kështu dhe togë fjalëshi “Ati, Biri, Shpirti i shenjtë” në një vend tjetër të biblës zëvëndësohet me togëfjalëshin “Ati, Biri, Engjëlli ”.

Pagezojini ne emert e Atit, te birit e te Shpirtit te shenjtë." Mateut (28/19)
"Por askush nuk e di ditën as orën kur do të ndodh kjo askush, as engjell ne qiell, as biri, vetëm Ati e di." (Marku 13/32)

“Fryma” si fjalë e Zotit

Fryma e Përëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë (Jobi – 33/4)

Me frymën e Përëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet. I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që Ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.(Jobi 37/10-13)

17 Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Përëndisë (Efesianëve – 6/17)

" "Qiejt u bënë me anë të fjalës së Zotit; dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij "(Jobi 26:13)

4 Por ai, duke iu përgjigjur, tha: "Është shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Përëndisë"".(Mateu 4).

Pikërisht edhe pse i shpjeguam të gjithë domthëniet që bibla ka për kuptimin dhe simbolizimin e frymës, ose frymës së shenjtë si shpirt i njeriut, frymëzim, Ëngjëll ose fjalë e Zotit ne donim të tregonim se Jezusi u krijua me urdhërin e e Fjalës së Zotit “Bëhu” të cilën do ta analizojmë më poshtëë dhe për këtë Ai dërgoi engjëjt e tij si robër sikurse i dërgon për erërat, retë dhe dukuritë e tjera natyrore.Gjithashtu Zoti e frymëzoi Jezusin që në vogli dhe e bëri atë profet për të shpëtuar popullin hebre.

Ndërsa gabimi kristianëve është se ato i referohen verseteve biblike të Gjonit për krijimin e Jezusit dhe se devijojnë nga kuptimi dhe domethënia e tyre e saktë .


Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Përëndinë, dhe Fjala ishte Përëndi.
Ai (fjala) ishte në fillim me Përëndinë.
Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.
Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.
Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi.
Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu
Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hirë e të vërtetë.
Gjoni dëshmoi për të dhe thirri duke thënë: "Ky është ai, për të cilin thashë: "Ai që vjen pas meje më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje"". .(Gjoni 1/1-5,10,14- 15)

Këto janë versetet biblike të cilët kristianët I marrin për bazë për ta konsideruar Jezusin si Zot dhe se Ai paska krijuar gjithçka duke dalë kështu terësisht nga kuptimi dhe llogjika që të çojnë këto versete.Ne ti analizojmë këto versete duke i shpjeguar me versete të tjerë biblikë ose me mendime të vetë kristianëve.

“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Përëndinë”

Ky ajet tregon qartë për cilësinë e Zotit se Ai flet me fjalë dhe se cilësia e të folurit të Tij dhe Fjalët e Tij kanë qenë të përhershme në Qënien e Tij Madhështore.Ai I përdorte fjalët e Tij për të krijuar, për të urdhëruar Engjëjt, për të folur me profetët drejtëpërsëdrejti (Mosiu) ose me anë të fjalëve të Tij të zbriste ligje dhe libra hyjnorë për të mësuar njerzimi.

“dhe Fjala ishte Përëndi”

Disa teologë kristianë mendojnë se përkthimi i këtij verseti është i gabueshëm.
P.sh. The bible 1935 An AmerikanTranslation nga J.M.P Smith dhe E.J. Goodspeed, Cikago shkruan se përkthimi i këtij verseti vjen në këtë formë.

“Dhe fjala ishte hyjnore”

Pra tregon se Fjala ishte cilësi e Zotit. “Dhe Fjala ishte e Përëndisë”

Në greqisht ky verset shkruhet (“Kai the-os en ho lo’gos”) që në kuptimin gjuhësor do të shpjegohej kështu.
Fjala greke Theos është një emër kallzuesor në numrin njëjës që ndodhet para foljes dhe nuk paraprihet nga nyja shquese.Është e një Theos pa nyjën shquese.Zoti me të cilin Fjala ishte në fillim është përshkruar këtu nga shprehja greke Theos i paraprirë nga nyja shquese “Ho”.Pra është një Theos I nyjëzuar.Ndërtimi9 I nyjëzuar I emrit thekson identitet, një personalitet, ndërsa një emër kallëzuesor në numrin njëjës pa nyjën shquese, që paraprin foljen, thekson një cilësi të dikujt.Prandaj pohimi I Gjonit se Fjala ose Logosi ishte Përëndi ose i ngjashëm me të nuk do të thotë se ajo ishte vetë Zoti a me të cilin ishte, por shpreh një cilësi të fjalës Logos por nuk e indetifikon atë me vetë Zotin.(Shkëputur prej biblës “Shkrimet e Krishtere Greke”, përkthimi Bota e re, Maj 2000)

Prandaj më pas thuhet në bibël

2 Ai (fjala) ishte në fillim me Përëndinë.
3 Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.(Gjoni 1)

Pra cilësia e të folurës me Fjalë e Zotit ishte që në fillim si cilësi në Qënien e Tij.Fakti që të gjithë krijesat u krijuan prej saj sipas Gjonit tregon se Fjala e Zotit ishte urdhëri i Tij me Fjalë “Bëhu” siç thuhet tek zanafilla dhe zbulesa .

“Zoti tha u befte drita e drita u bë “
“Pastaj Përëndia tha: "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t`i ndajë ujërat nga ujërat".
Pastaj Përëndia tha: "Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla dhe të fluturojnë zogjtë lart mbi tokë nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore
Pastaj Përëndia tha: "Të prodhojë toka qenie të gjalla sipas llojit të tyre: kafshë, rrëshqanorë dhe bisha të tokës, simbas llojit të tyre". (Zanafilla 1)

.. Doli një zë i madh nga tempulli i qiellit, nga froni, duke thënë: "U bë".Atëherë shkrepën zëra bubullima dhe vetëtima, dhe u bë një tërmet i madh, që i tillë nuk ishte bërë qëkurse u bënë njerëzit mbi tokë, një tërmet kaq fort i madh.(zbulesa 16/17-18)

Që krijesat u krijuan nga urdhëri I Zotit me anë të fjalës së Tij e dëshmojnë dhe versete të tjera biblike.

"Qiejt u bënë me anë të fjalës së Zotit; dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij "" (Psalmet. 33/6).

5 Sepse ata me dashje harruan se nëpërmjet fjalës së Përëndisë qiejt vinin në eksistencë shumë kohë më parë, dhe se toka doli nga uji dhe u sajua nëpërmjet ujit,për shkak të të cilit bota e atëhershme u mbulua nga uji dhe humbi,ndërsa qiejt dhe dheu i sotshëm janë ruajtur nga e njëjta fjalë për zjarrin, të rezervuar për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të pabesë. (2 e Pjetrit 3/5-7)

“Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij” (fjala)
“dhe bota u krijua me anë të tij”(fjalës)(Gjoni 1)

Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Përëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen. (Hebrenjve 11/3)

Krijimi i Jezusit nga Fjala e Zotit.

14 Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hirë e të vërtetë(Gjoni 1/14)

Nuk ka dyshim se Jezusi u quajt “Fjala e Zotit” për shkak se Zoti e theu ligjin natyror të krijimit njerzor me anë të ciftit mashkull-femë r për të risjellë dhe njëherë krijimin e Tij të drejtëpërdrejtë me anë të Fjalës dhe urdhërit të Tij “Bëhu”.

Dhe ishte i veshur me një rrobe të ngjyer në gjak; dhe emri i tij quhet: "Fjala e Përëndisë".(Zbulesa 19/13)

Porse kjo për arsyen sepse ai u krijua me anë të kësaj Fjale sikurse u krijuan dhe krijesat e tjera.Fjala e Zotit dhe urdhëri i Tij e krijojnë njeriun pa baba dhe pa nënë( Ademin), e krijon pa nënë (Evën) dhe Jezusin pa baba sepse Zoti është i plotfuqishëm për gjithçka dhe është më i miri Krijues.

12 Sepse fjala e Përëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave.(Hebrenjve – 4/12)

Hebrejtë e akuzuan Jezusin se ai ishte fëmijë i lindur nga imoraliteti dhe nuk e besonin se ai lindi pa baba nga Fjala e Zotit “Bëhu” prandaj Jezusi u tha hebrejve.

Dhe mos t'ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Përëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve. (Mateu 3/9)

Ose sikurse i tha Zoti Abrahamit dhe gruas së tij Sarës për lindjen e Isakut.
“A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin?” (Zanafilla 18/14)

Ose sikruse tha Elizabeta gruas së Zakarias për lindjen e Gjon Pagëzorit (Jahjës).
..”sepse me Përëndinë asgjë s'është e pamundshme” (Luka1/37)




Zoti dërgon engjëjt ti sjellin shpirtat embrioneve për ti sjellë ato në jetë dhe dërgon engjëjt për ti marrë shpirtat njerzve në përfundimin e ciklit njerzor.

Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.(Psalmet 104/29-30)

Shpirtat e njerzve janë krijuar nga Zoti para trupave.

Fjala e Zotit m'u drejtua, duke më thënë:"Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve".(Jeremia 1/4-5)

Prandaj Jezusi u tha hebrejve mbasi u tregoi vegimin e Abrahamit për kohën e Jezusit.

56 Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua".
57 Judenjtë, pra, i thanë: "Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?".
58 Jezusi u tha atyre: "Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam".(Gjoni 8)

Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias(Luka 1/17)

Kjo gjë përmendet dhe në shumë pjesë të tjera të biblës.


Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta.U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte. Më krijuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm. Më krijuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut.(Proverbs 8/22-26)

Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.(Psalmet 139/13-16)

Jezusi u quajt i parëlindur .

Ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.(Mateu 1/25)

Kjo nuk përbën ndonjë fakt për hyjnizimin e tij sepse kështu janë quajtur dhe njerëz të tjera në bibël si (Numrat 3,12.41, Zanafilla 27 etj)

Zoti i foli Moisiut duke i thënë:"Më shenjtëro çdo të parëlindur, (Eksodi 13/1-2)

Por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhimi i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes. (Ligji përtërirë 21/17)

Pra si konkluzion ne mund të themi se Jezusi u krijua nga Fuqia e Zotit në mynyrë madhështore si u krijua Ademi, Eva dhe sikurse fëmijët që lindën nga gratë me moshë të thyer , apo që ishin sterile.Prindë rit e tij u lajmëruan nga engjëjt për lindjen e tij sikurse u lajmërua Abrahami, Jakobi, Zakaria etj. Jezusi u mbush me frymën e shenjtë (Frymëzim) që na barkun e nënës sikurse u mbush Samsoni, Gjon Pagëzori etj.Ai u quajt profet dhe krijesë e Zotit sikurse u quajtën dhe të tjerët.Ai gjithmonë emërohej në bibël me emrin “Bir i njeriut” dhe këtë e përdorte në shumë profeci të tij.Ai u krijua si embrion nga Fjala e Zotit “Bëhu” dhe ëngjëjt i sollën shpirtin kur ai ishte në barkun e Maries për ti dhënë jetë.Ai ndjenji në barkun e Maries plot 9 muaj dhe lindi si një krijesë njerzore e cila u rrethpre kur mbushi 8 ditë sikurse Gjon Pagëzori.

Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark. (Luka 2/21)

Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t'ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij; por e ëma ndërhyri dhe tha: "Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon".(Luka 1/57-60)

Të gjitha këto së bashku me mesazhin që ai u përcolli Israelitëve tregojnë se Ai ishte Rob dhe i dërguar i Zotit dhe se adhuronte vetëm Zotin, ishte profet i nderuar i Tij dhe nuk ishte idhujtar dhe hipokrit që në vend të Zotit të adhuronte shëmbëlltyrat që sot I gjejmë nëpër kasha, apo varre dhe sende të tjerë të cilat përbëjnë besimin e sotëm të kristianëve.Bibla jo vetëm që ka deëvijuar me kalimin e kohërave por dhe shkruesit e saj nuk kanë qenë të përpiktë në kuptimin që i jepnin fjalëve duke lënë kështu hapësira për abuzime mendimesh të njerzve të thjeshtë.

Gabim biblik në të shprehur
Zoti vizitoi Sarën, siç i kishte thënë; dhe Zoti i bëri Sarës ato që i kishte premtuar.
Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Përëndia i kishte thënë. (Zanafilla 21/1-2)

Si e vizitoi Zoti Sarën.Kjo nuk ka llogjikë sepse Zoti nuk është njeri sikurse e përshkruan bibla në shumë pjesë të saj duke i dhënë Atij cilësi njerzore të mangëta të cilat I futen në fenë krishtere nga konceptet pagane dhe mitiologjike.
Prandaj përgjigjen e saktë të pyetjeve të mia I gjeta në Kuranin Famëlartë.jithmonë më bëntë përshtypje pse Muhamedi a.s iu shpall prej Zotit kapitulli Merjem (Maria) që tregon për historinë e nënës së Isait a.s(Jezusit) dhe në Kuran nuk ka një sure me emrin e ndonjë prej të afërme të Muhamedit a.s qofshin ato prindër apo farafis.Si ka mundësi që në Kuran Merjemja(Maria) përmendet gruaja më e mirë e njerzimit ndërsa Muhamedi a.s nuk e thotë këtë për nënën e Tij e as për vajzën e tij ose për gruan e tij.Pra kjo tregon qartë se kurani nuk është vepër njerzore Ai është shpallje hyjnore që shmang çdo lloj emocioni dhe dashurie pa baza hyjnore.

Dhe sërisht gjeta një përgjigje biblike ku Jezusi thotë.

Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.
Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
për gjykim, sepse princi i kësaj botë është gjykuar.
Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por ato ende ju nuk mund t'i mbani.
Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t'ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë.
Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t'jua kumtojë.
Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë.(Gjoni 16/7-15)

3:45.
Përkujto kur engjujt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet me lindjen e një fëmijë si rezultat i fjalës së Zotit emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në dynja e ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).


Sure 3:47: "Ajo (Merjemja) tha: Zoti im, si mund te kem unë djalë e mua s'më ka prekur njeriu. Ai (Allahu) tha: Ja, kështu Allahu krijon çka te doje. Kur Ai vendos për një çeshtje, vetëm i thotë "Bëhu" Ajo menjehere bëhet."

3:59.
Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha "Bëhu!" ai u bë.

E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.Ajo, vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhebrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.Ajo tha: "Unë i mbështetem të Gjithëmëshirëshmit prej teje, nëse je që frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!"Ai (Xhibrili) tha: "Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)" .Ajo tha: "Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kamë qenë e pamoralshme" .Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!"Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!"E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)".E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.Ti pra, ha pi e qetësou, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: "Unë ka vendsur heshtje për hirë të Gjitëhmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!"Dhe duke e bartur ngryk shkoj me të te të afërmit e vet ata i thanë: "Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë tëkeqe!"Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme! Atëherë ajo u dha shenjë kah (Isai). Ata thanë: "Si t'i flasim atij që ëshë foshnjë në djep?"Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë!Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!Selami (shpëtim prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!"Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!". Ai menjëherë bëhet.
Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhuronie Atë, kjo është rrugë (fe) e drejtë.(Merjem 16-36)

S'ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotëfuqishmi, i vetëdijshmi.
E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.
Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!"(Ali Imran 61-64)



Shkëputur prej Librit “Islami, Krishtërimi dhe Thirrja Sataniste”


Ky shkrim nuk lejohet nga autori te botohet ne ndonjë faqe tjetër pa marrë lejen e autorit ose vetëm se duke ruajtur me perpikmeri të gjitha ngjyrimet me bold, nenvizimin e fjalëve dhe pjerresine dhe drejtesine e shkronjave.Kushdo qe nuk ka mundësi ti bëj këto ne faqen e tij mund ta bëj copy-paste dhe mund ta reklamoje ne programin Word me qëllim qe mos i humbin nenvizimet dhe citimet me te zeza.

(Autori) Xhemis Stafa
 

Rasim

Primus registratum
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

A u kryqezua Jezusi!?

http://www.geocities.com/bibladhekurani/kryqzimii

http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/34337

Ju keni dëgjuar nga gojët e kristianëve se profeti i madh i Zotit, Jezusi është kryqëzuar.Unë do doja të flisja për këtë cështje sipas Kuranit dhe Biblës sepse të krishterët do ti paragjykonin argumentet islamë prandaj i zgjodha të dy librat.Iu riktheva argumenteve biblikë prej të cilave duket qartë në mynyrë argumentuese se kryqëzimi i Isait (Jezusit) është mashtrimi më e madh që i ka ndodhur njerzimit mbas idhujtarisë dhe mohimit të Zotit.

Të krishterët e kanë shumë të vëshirë ta mohojnë kryqëzimin e Jezusit, sepse atëherë ata do të duhej të pohonin realitetin e Kuranit dhe padyshim që do të duhej të ndërronin dhe fenë dhe kjo nuk do ishte e pakët për botën tyre religjoze, dhe sistemin e saj hiearkik dhe të ardhurat ekonomike kristiane.Vërtet do të ishtë një kaos i madh për instuticionet e krishtera. Për ta shmangur këtë do të luheshin të gjitha kartat që njerzit mos e kuptonin këtë fakt.

Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.(1 e Korintasve 15/14)

Ky material nuk është “fiction” ose ndonjë konspiracion i arritur kohëve të fundit.Kjo është një e vërtetë, e cila iu tregua njerzve me zbritjen e Kuranit para 1400 vjetësh.Shumë kristianë e kanë pranuar këtë të vërtetë kur ato e pranuan Islamin me bindje, se është e vetmja fe prej Zotit e dokumentuar dhe e argumentuar në mynyrën më të saktë.

Le të jetë ky ajet Kuranor bazë e vërtëtimit tonë biblik.

E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi. (Ali Imran 54)

"Dhe për shkak se ata thanë: Ne e mbytëm Mesinë, Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut. Ata nuk e mbytën atë, e as nuk e kryqëzuan, por atyre u qe paraqitur vetëm pamja e tij. Ata që s'pajtohen rreth kësaj, me siguri janë në dyshim lidhur me këtë. Ata nuk kanë dije të sigurt lidhur me të, por ata vetëm hamendësojnë. Dhe është më se e sigurt se ata nuk e mbytën atë! Jo, vërtet, Allahu e ngriti atë tek Vetja e Tij në Qiell. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë." [En Nisa: 157-58]


Zoti e përmend në kuran trillimin e hebrejve për supozimin e tyre në vrasjen e Jezusit. Allahu u tregon se ata as nuk e vranë dhe as e gozhduan por ai fenomen qe vetëm një përngjasim, hamendesim ose ndryshim pamje.

Bibla paraqet një sërë argumentesh në lidhje me këtë cështje që ne do ti përmendim më poshtë.

Ajo në disa raste thotë që Jezusi u kryqëzua .

Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nuk erdha me shkëlqim fjalësh a diturie, që t'ju shpall dëshminë e Përëndisë,sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar. 1 e Korintasve – 2/1-2)

.. duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit.(Romakët 6/6)

Në disa raste që u vra në dru.

..Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru. (Veprat e apostujve - 5/30)

Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru. (Veprat e apostujve – 10/39)

Mos ata e ngatarrojnë me Judën sepse Juda u var në dru.

Dhe ai(Juda), mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.(Mateu 27/5)

Sipas Dhiatës së vjetër dhe Dhiatës të re qëndrimi i varur në dru për një person përbën mallkim prej Zotit.

Në rast se dikush ka kryer një krim që meriton vdekjen dhe ka pësuar vdekjen, dhe ti e ke varur në një dru, kufoma e tij nuk do të rrijë tërë natën mbi pemën, por do ta varrosësh po atë ditë; sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Përëndia, dhe ti nuk do ta ndotësh tokën që Zoti, Përëndia yt, të jep si trashëgimi".( Ligji i perterire 21/22-23)

E ndërsa në pjesë të tjera të biblës pranohet se Jezusi vdiq i mallkuar.

Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me mallkimin e tij ju u shëruat (1 e Pjetrit 2/24)

Mirëpo a mund të besohet kjo për Jezusin kur ai ishte një prej profetëve më të mëdhenj të Zotit.Hebrejtë shpallën Mallkimin e Jezusit në kryq për shkak të dëshirës për të hequr mallkimin që Zoti u kishte bërë hebrejve në ligjet e Tij.Qëllimi dhe shpifja e hebrejve se Jezusi vdiq i mallkuar në kryq për të larguar mallkimin atyre janë absurde. Përveç versetit të mësipërm biblik kjo gjë thuhet edhe në vende të tjera.

Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: ``I mallkuar është kushdo që varet në dru``(Galatasve 3/13)

Pikërisht kësaj shpifje Zoti ju përgjigjet me ajetet e Kuranit.

E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundëvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: 'O Isa, Unë po të marr ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t'i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykoj mes jush për atë që kudështoheshit. (Ali Imran 54-55)

"Dhe për shkak se ata thanë: Ne e mbytëm Mesinë, Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut. Ata nuk e mbytën atë, e as nuk e kryqëzuan, por atyre u qe paraqitur vetëm pamja e tij. Ata që s'pajtohen rreth kësaj, me siguri janë në dyshim lidhur me këtë. Ata nuk kanë dije të sigurt lidhur me të, por ata vetëm hamendësojnë. Dhe është më se e sigurt se ata nuk e mbytën atë! Jo, vërtet, Allahu e ngriti atë tek Vetja e Tij në Qiell. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë." [En Nisa: 157-58]


Nëse hebrejtë kaluan në mosbesim dhe ekstremitet kur besuan se Jezusi ishte i mallkuar mbas kryqëzimit në kryq, edhe të krishterët kaluan në mosbesim dhe ekstremitet kur besuan se Jezusi u hyjnizua me anë të kryqit, muslimanët besojnë dhe qëndruan në besimin e vërtetë duke besuar Shpalljen e Zotit dhe duke deklaruar se Jezusi është vetëm një profet i madh i Zotit.Ato nuk e besuan se Jezusi u mallkua në kryq dhe as u hyjnizua me anë të kryqit.
Allahu thotë në kuran se Jezusi as nuk vdiq por as nuk hipi në kryq.
“Ata nuk e mbytën atë, e as nuk e kryqëzuan, por atyre u qe paraqitur vetëm pamja e tij. [En Nisa]

Le të shikojmë se cfarë faktesh ka në bibël për këtë cështje.

Profecitë e Jezusit me shëmbëlltyra.

Jo çdo kush mund ti kuptojë shëmbëlltyrat e Jezusit sidomos Hebrejtë ishin të ndaluar ti kuptonin ato.

Dhe ai u tha atyre: "Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Përëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra, që: "Duke parë, të shohin, por të mos vën re; edhe duke dëgjuar, të dëgjojnë, por të mos kuptojnë, se mos pendohen dhe mëkatet u falen""..(Luka 8/11-12), (Marku 4- 2,10-13, 33)

Atëherë dishepujt iu afruan dhe i thanë: "Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?". Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: "Sepse juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.Sepse atij që ka, do t'i jepet dhe do të ketë bollëk; ndërsa atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka.Prandaj unë u flas atyre me shëmbëll-tyrë, sepse duke parë nuk shohin, dhe duke dëgjuar nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë.(Mateu 3/10-13)

Jezusi u tha atyre këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk morën vesh për çfarë po u fliste.(Gjoni 10/6)

Jezusi foli me një shëmbëlltyrë për ngritjen e tij në qiell.

Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,(Gjoni 3/14)

Dihet se Mosiu nuk ngriti gjarpërin në shkretëtirë por ngriti shkopin i cili ishte transformuar në gjarpër.

Zoti i tha Moisiut: "Zemra e Faraonit është ngulmuese; ai nuk pranon ta lërë popullin të shkojë. Shko te Faraoni nesër në mëngjes, kur ai ka për të dalë për të vajtur drejt ujit. Ti do të qëndrosh ta presësh në breg të lumit dhe do të marrësh në dorë bastunin që është shndërruar në gjarpër.(Eksodi 7/14-15)

Atëherë Zoti i tha: "Ç'është ajo që ke në dorë?". Ai u përgjegj: "Një bastun".Zoti tha: "Hidhe për tokë". Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap. Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorën dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun).(Eksodi 4/2-4)

Sikurse shkopi i transferua në gjapër ashtu do të ishte edhe ngritja e Jezusit duke ndryshuar pamjen e tij.Për këtë tregon në shumë pjesë bibla se para ndodhisë së kryqëzimit, Jezusit iu ndryshua pamja e fytyrës.

Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme. Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia, të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem..[ Luka 9/20-31]

Sytë e Apostujve ishin të penguar për ta dalluar Jezusin edhe mbas ndodhisë së kryqëzimit.

Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta. Por sytë e tyre ishin të penguar kështu që të mos e njihnin.(Luka 24/15-16)

Shembuj të ndryshimit të tij dhe mos shikimit të tij kemi shumë në bibël.Ato janë argumenta që romakët kanë kujtuar se kanë kryqëzuar Jezusin.Mbas ndodhisë së kryqëzimit tregohet se atij iu kthye prapë pamja e fytyrës dhe apostujt e njohën.

Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.[Luka 24/31]

12 Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.(Marku 16)

Pra këto versete biblike vërtëtojnë thëniet e Zotit në kuran.
“Ata nuk e mbytën atë, e as nuk e kryqëzuan, por atyre u qe paraqitur vetëm pamja e tij. [En Nisa]

Para se të flasim për shëmbëlltyrën tjetër të thënë prej Jezusit duhet të përmendim se kush mund të jetë kryqëzuar në vend të Jezusit.Dhe se cfarë veprash bëri Jezusi për tu mos u kryqëzuar vetë?

Jezusi e dinte se do të ndodhte një ngjarje me kryqin dhe për këtë ai dëshmon duke kërkuar një zëvëndës që të japë jetën në vend të tij Ai e kërkon këtë gjë gjatë qëndrimit me apostujt.

Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua. Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua. Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri.(Mateu 11/37-39)

Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: "Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë, sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë. Ç'dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet? Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet?(Marku 8/34-37)+(Mateu 16-24-26)

Për këtë ia dhanë fjalën të gjithë apostujt.

Pjetri i tha: "Edhe sikur të duhej të vdisja bashkë me ty, nuk do të të mohoj kurrësesi". Po atë thanë edhe të gjithë apostujt.(Mateu 26/35)

Gjatë rrjedhjeve të ngjarjeve dhe arrestimit të Jezusit dhe ecjes së tij më kryq tregohet se Simoni e mori kryqin e Jezusit.Ai ju përgjigj thirrjes së tij për zëvëndësim.

Dhe, pasi e zhveshën, i hodhën mbi trup një mantel të kuq. Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë; dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e përqeshnin duke thënë: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!". Pastaj e pështynë, ia morën kallamin dhe me të i binin në kokë. Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar. Dhe duke dalë, takuan një njeri nga Kirena, që quhej Simon, të cilin e detyruan ta mbartë kryqin e Jezusit. Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë "Vendi i kafkës", i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte. Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç'ishte thënë nga profeti: "I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time" .Pastaj u ulën dhe e ruanin.Përmbi krye të tij, i vunë gjithashtu motivacionin e shkruar të dënimit të tij: "KY ESHTE JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE".Atë here u kryqëzuan bashkë me të dy cuba, njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën(Mateu 27/28-38)

Bibla nuk e tregon se cfarë ndodhi me Simonin, a e la ai kryqin apo u kryqëzua në vend të Jezusit? Bibla në katër ungjitë e saj nuk flet asnjë fjalë për lënien e kryqit nga Simoni dhe marrjen e tij nga Jezusi përsëri.(Marku 3-18)

Pikërisht që Jezusi nuk ishte në kryq këtë e tregojnë shumë versete biblike.

Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: "Eli, Eli, lama sabaktani?". Domethënë: "Përëndia im, Përëndia im, përse më ke braktisur?".(Mateu 27/46)

A mund të thoshte Jezusi o Zot pse më ke braktisur?
A nuk e njihte ai historinë e Musait dhe ndihmën e Zotit? A nuk i thoshte ai apostujve?

Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: "Pusho dhe fashitu!". Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.Atëherë u tha atyre: "Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?". (Marku 4/39-40)

Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: "O njeri besimpak, pse dyshove?".(Mateu 14/31)

Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: "Në të vërtetë ju them që, po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që unë i bëra fikut, por, edhe sikur t'i thoni këtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu në det", kjo do të ndodhë.Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni".(Mateu 21/21-22)

Pra kurrësesi nuk mund të ishte Jezusi në Kryq duke folur fjalë të një personi besimpakë dhe duke humbur shpresën nga ndihma e Zotit. Pra ky njeri në kryq nuk ishte Jezusi sepse Ai i pati thënë apostujve.

Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni".(Mateu 21/22)

Jezusi u lut që Zoti ta shpëtoi nga vdekja dhe kurthi i hebrejve.

Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.
Atëherë ai u tha atyre: "Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua".Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: "Zoti im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti".
U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: "Zoti im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!".(Mateu 26/37-39,42)

Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej, duke thënë: "O Zot, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti". Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë forcë. Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.(Luka 22/41-44)

Dhe Zoti e shpëtoi nga vdekja sipas biblës

I cili, në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Përëndia.(Hebrejve 5/7)

Pra mbas të gjithave këtyre lutjeve të Jezusit dalim në konkluzionin se atij ju pranua lutja dhe se ai nuk vdiq në kryq.Pranimin e lutjes e vërtëtojnë dhe fjalë e tjera të Jezusit të cilat profetizoi për veten e tij dhe ngjarjet e ndodhura në kohën e tij janë të profetizuara dhe tek Psalmet.

Pastaj u tha atyre: "Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet".(Luka 24/44)

Psalmet dëshmojnë se Zoti ia pranoi lutjen dhe e shpëtoi Jezusin nga kurthi i hebrenjve.

Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time. Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh. Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit. Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m'u përgjigje. (Psalmet 21 (22)-/18-21)

Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë. (Psalmet 19 (20)-/6)

Në vërsetin e mëposhtëëëm profetizohet për ndihmën me anë të Ëngjëllit që përmendet tek (Luka 22/43)

Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia. Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan. Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij. Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.
Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre. Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar. Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha. Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet. (Psalmet - 33 (34)-/4-7,17- 20)

Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë forcë. Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.(Luka 22/43-44)

por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë, por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me një heshtë, dhe menjëherë i doli gjak e ujë.(Gjoni 19/33-34)

Në fakt, në librin e Psalmeve, është shkruar: "Shtëpia e tij u bëftë e shkretë dhe askush mos banoftë në të!", dhe: "Tjetërkush e zëntë detyrën e tij!". Duhet, pra, që ndër burrat që kanë qenë në shoqërinë tonë gjithë kohën në të cilën Jezusi ka hyrë dhe ka dalë midis nesh, duke filluar që nga pagëzimi i Gjonit e deri në atë ditë kur u muarr në qiell nga mesi ynë, një prej tyre të bëhet dëshmitar me ne, i ringjalljes së tij". Dhe u paraqitën dy: Jozefi, i quajtur Barsaba, që ishte i mbiquajtur Just, dhe Matia. Dhe, duke u lutur, thanë: "Ti, o Zot, që i njeh zemrat e të gjithëve, trego cilin nga këta të dy ke zgjedhur, për të marrë shortin e kësaj shërbese dhe apostullimin, nga i cili Juda u largua për të shkuar në vendin e tij". Atëherë hodhën short, dhe shorti ra mbi Matian; dhe ai iu shtua të njëmbëdhjetë apostujve. (Veprat 1/20-26).

O Përëndi i lëvdimit tim, mos hesht, sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare; më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak. Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes. Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje. Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij. Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat. Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij. (Psalmet 108 (109)-/1-8)

Në Kryq mund të ketë qenë Simoni i cili mbarti kryqin dhe se Jezusit iu ndryshua fytyra sikurse profetizoi ai vetë për gjarpërin e Moisiut në shkretëtirë ose për mosvdekjen e tij e vërtëton dhe shëmbëlltyra tjetër e thënë nga Jezusi.

Profecia e Jonës

Atëherë disa skribë dhe farisenj e pyetën duke thënë: "Mësues, ne duam të shohim ndonjë shenjë prej teje". Por ai duke iu përgjigjur u tha atyre: "Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t'i jepet, përveç shenjës së profetit Jona. Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.(Mateu 12/38-40)

Jezusi deklaron se ai nuk do të vdesë porse do të rrijë i gjallë sikurse ndejti profeti Jona në bark te peshkut.Pse pikërisht përdori profecinë e Jonas.Jona shkoi tek populli i vet i thirri të pendohen dhe më vonë u largua dhe përfundoi në bark të peshkut.Ngaqë ishte përkujtues i Zotit dhe iu lut Zotit ta nxjerri prej barkut të peshkut.Të njëjtën gjë bëri dhe Jezusi ai u lut Zotit për ndihmë, Zoti e ndihmoi dhe më pas ai shkoi tek apostujt dhe pastaj u ngrit në qiell sikurse Enoku.

Kush ishte Shenja e Profetit Jona?

Jona futet ne bark te peshkut.

Ai iu përgjigj atyre: "Më zini dhe më hidhni në det dhe deti do të qetësohet, sepse unë e di që kjo furtunë e madhe ju ra mbi kokë për shkakun tim". Prandaj i klithën Zotit dhe i thanë: "Ah, o Zot, mos lejo që të vdesim për shkak të jetës së këtij njeriu dhe mos na fajëso me gjak të pafajshëm, sepse ti, o Zot, ke bërë si ke dashur". Zoti kishte përgatitur një peshk të madh që të gëlltiste Jonan; dhe Jona qëndroi tri ditë dhe tri net në barkun e peshkut.(Jona 1/12,17)


Atëherë Jona iu lut Zotit, Përëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha: "Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m`u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim. Atëherë Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan në breg.(Jona 2/1-2,10)

Sikurse bënë banorët e barkës në të cilën ishte Jona kështu menduan dhe hebrejtë të cilët planifikuan ta vrasin Jezusin dhe ta shpallin se ai do të vdiste për mëkatet e popullit hebre.
47 Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: "Ç'të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja. 48 Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë". 49 Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: "Ju nuk kuptoni asgjë; 50 dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi".51 Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin, dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi". Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin, dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t'i mbledhur në një, robtë e Përëndisë që ishin të shpërndarë. Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin. (Gjon 11/47-53)

Pra historia dhe ndodhia e Jezusit është e njëjtë si ajo e Jonës.
Jezusi lutej me ofshamë për veten e tij
Dhe ai(Jezusi), duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.(Luka 22/44)
Jona iu lut Zotit që ta shpëtoi.
Atëherë Jona iu lut Zotit, Përëndisë të tij, nga barku i peshkut.(Jona 2/1)


Zoti ia pranoi lutjen Jezusit

I ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Përëndia.(Hebrejve 5/7)

duke thënë: "O Zot, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti". Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë forcë.(Luka 22/42-43)

Zoti ia pranoi Lutjen Jonës

"Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m`u përgjigj. (Jona 2/2)

Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.
Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Përëndia im.(Jona 2/5-6)

Të përbashkëtat e Jonës me Jezusin.

Jezusi ishte i gjallë.
Jona ishte i gjallë
Jezusi shpëtoi nga vdekja
Jona shpëtoi nga vdekja.

Tani le të shikojmë argumentet pse Jezusi nuk kishte vdekur.

Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Përëndia im dhe Përëndia juaj''(Gjoni 20/17)

Fjalët e Jezusit ende nuk jam ngjitur tek Zoti tregojnë se ai nuk kishte vdekur.
Po kështu edhe ëngjëjt dëshmojnë se ai nuk ishte i vdekur por i gjallë.Shprehja “pse e kërkoni të gjallin tek të vdekurit” dëshmon se Jezusi nuk kishte vdekur por ishte i gjallë.Nëse do ishte ringjallur do ishte përdorur shprehja “Pse e kërkon të ringjallurin tek të vdekurit”.

Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme. Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë:`Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?(Luka 24/4-5)

Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre që kishin qenë bashkë me të, të cilët ishin të pikëlluar dhe e qanin. Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.(Marku 16/10-11)

Dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë një vegim engjëjsh, të cilët thonë se ai jeton.(Luka 24/23)

Mirëpo kristianët argumentohen se ai ishte i ringjallur prandaj është përdorur shprehja “gjallë” dhe jo “ringjallë”. Para së gjithash duhet të shikojmë se cfarë është një ringjallje për biblën.

Sipas biblës ekziston parajsa në qiell.

Ne e dimë në fakt se në qoftëse kjo çadër, vendbanimi ynë tokësor prishet ne kemi një godinë nga përëndia një banesë të përjetshme në qiej që nuk është bërë nga dora e njeriut. .....(2 Korintësave 5/1)

Njerzit nuk mund të shkojnë në parajsë pa vdekur dhe më pas pa u ringjallur.

C’është ringjallja e si bëhet ajo?

Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve; trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje. ... Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymor.Ka trup natyror ka dhe trup frymor...... .Ja unë po ju them një të fshehtë, të gjithë nuk do të vdesim, por të gjithë do të shëndërrohemi në një moment, sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit, sepse do të bierë buria, të vdekurit dhe do të ringjallen të papritshëm dhe ne do të shëndërrohemi . ....O vdekje ku është gjëmba jote?o ferr ku është fitorja jote? (1 korintësave 15/ 42,44,51,52, 55)

Pra ringjallja sipas biblës do të bëhet në momentin që bie buria.Dhe se ringjallen njerzit sipas biblës nga trupa natyror në trupa frymorë.

Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymor. ( 1 Korintësave 15/44)

Jezusi e mohoi të jetë trup frymor. Ai dha shembuj se ishte trup natyror.

"...papritur, vete Jezusi qcndroi mes tyre, dhe tha: "Paqja qoftë mbi ju". Ata, te habitur dhe me plot frikë, mendonin se po shihnin një frymë. Por ai u tha: "Përse çuditeni? Pse lindin këto dyshime ne mendjen tuaj? Shikoni duart dhe kembet e mia; jam unë! Me prekni dhe binduni! Një frymë nuk është prej mishi dhe eshtrave çfare po shihni se kam unë." Ndërsa i thoshte këto, u tregoi kembet dhe duart. Akoma ende s'mund ta besonin nga gezimi dhe çudia, prandaj u tha: A keni keni ndonjë gjë për te ngrënë". Ata i sollen atij krum peshku te pjekur. Jezusi e mori dhe e hengri para syve të tyre." (Luka 24/36-41)

Jezusi i tregoi se ai nuk ishte frymë por ishte njeri që hante dhe pinte.Të gjithë e dimë se njeriu mbas vdekjes nuk ha dhe pi dhe argumenti biblik se njeriu “mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror” dëshmon se Jezusi nuk ishte ringjallur dhe nuk kishte vdekur sepse fryma nuk ka eshtra dhe mish, nuk ha dhe nuk pi.

A vdiq Jezusi në të vërtëtë?

Pra të gjitha versetet e Psalmeve tregojnë se Jezusi u ndihmua nga Zoti për shkak të lutjes së tij.Ai ishte i gjallë dhe nuk vdiq në kryq sepse ligji biblik e konsideronte vdekjen në kryq si mallkim.
Po ashtu ngjarja e kryqëzimit e biblës na bën të dyshojmë ku flitet për shëmbëlltyrën e Jonës.

Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.(Mateu 12/40)

Tani shikojmë se a përputhet kryqëzimi dhe ringjallja e Jezusit sipas biblës me profecinë e Jonës.

Koha për të cilën flitet në bibël (tri ditë dhe tri net) nuk përputhet me tregimet biblike. Jezusi kryqëzohet ditën e Premte në mbrëmje

Që nga ora gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin.(Mateu 27/45)

Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t'u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.(Gjoni 19/31)

Dhe më pas sipas biblës Jezusi ishte i gjallë ditën e dielë herët në mëngjes.

Por ditën e parë pas së shtunës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri.(Gjoni 20/1)

Pra koha është kjo; e premtja në darkë, dita e së shtunës dhe nata e së shtunës dhe mëngjesi i së djeles.Pra sipas biblës i bie dy netë e një ditë ndërsa Jezusi profetizoi tre netë e tre ditë.Sipas biblës Jezusi vdiq në kryq i mallkuar ndërsa sipas shëmbëlltyrës së Jezusit për Jonën do të ishte gjallë sikurse jona në bark të peshkut.

Meqë kristianët besojnë se Jezusi ishte njeri dhe u bë zot mbas ringjalljes po i paraqesim disa argumenta biblike të cilat dëshmojnë jo vetëm se Jezusi nuk ishte Zot porse tregojnë se ai ishte njeri i thjeshtë që hante dhe pinte edhe mbas tregimit të kryqëzimit.

Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!''. Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët. Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: ''A keni këtu diçka për të ngrënë?''. Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti. Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.[Luka 24/39-43]

Po ashtu mbas historisë së kryqëzimit sipas biblës atij iu ndryshua pamja .

Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.[luka 24/31]
Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.(Marku 16/12)

Gjithashtu ngrënia e Jezusit mbas Kryqëzimit biblik tregon se ai jetoi si njeri i thjeshtë si profet i Zotit dhe natyra e tij njerzore nuk ndryshoi edhe mbas kryqëzimit sipas biblës.Kjo e hudh poshtë deklaratën e kristianëve se ai ishte zot ose një pjesë e Zotit i zbritur në tokë.Natyra e tij ngeli po njerzore dhe si e tillë është argument kundër kristianëve.I pastër është Zoti nga çdo e metë.

Po cfarë ndodhi me Jezusin në realitet mbas ndodhisë së kryqëzimit.Bibla dhe Kurani dëshmojnë se ai u ngrit në qiell.

Jo, vërtet, Allahu e ngriti atë tek Vetja e Tij në Qiell. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë." [En Nisa: 157-58]

Po ashtu dëshmojnë dhe hadithet profetike islame

3430. Na ka treguar Hutbe b. Halidi, këtij Hemmam b. Jahja, këtij Katadeja i cili transmeton nga Enes b. Maliku, ky nga Malik b. Sa’saa, se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka treguar për natën e mi’raxhit:

"…Pastaj udhëtoi lartë deri sa arriti në qiellin e dytë dhe kërkoi që të hapet.
‘Kush është’ – iu tha.
‘Xhibrili’ – u përgjigj ai.
‘Kush është me ty?’ – iu tha.
‘Muammedi’ – tha ai.
‘A i është dhënë pegamberllëku?’ – u pyet.
‘Po’ – u përgjigj (Xhibrili).
Dhe kur arrita në qiellin e dytë, kur pashë Jahjain dhe Isain, ndërkaq këta dy janë bijë motre dhe të mbesës.
‘Këta janë Jahjai dhe Isai (Jezusi), jepu selam’ – më tha.
Dhashë selam, edhe ata ma kthyen, pastaj thanë:
‘Mirë se erdhe, vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë’."

Edhe sipas biblës ai u ngrit dhe qëndron në qiell.

Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell (Luka 24/51)

.. duke filluar që nga pagëzimi i Gjonit e deri në atë ditë kur u muarr në qiell nga mesi ynë ... (Veprat 1/22).
Sepse Krishti nuk hyri në një shenjtërore të bërë me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e asaj të vërtetë, por në vetë qiellin për të dalë tani përpara Përëndisë për ne,(Hebrejve 9/24)

Jezusi Ai është zemra e qiellit (Zbulesa 1; Hebrenjve 9:24)

Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Përëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell. (2 Korintasve 12/ 1-2)

“Jezusi u ngrit ne qiell” (Marku 16/19)

Jezusi u ngrit në qiell me anë të një reje.Largimin e tij e njoftuan ëngjëjt me rroba të bardha.

2 deri në ditën në të cilën u mor në qiell Mbasi i tha këto gjëra, ndërsa ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre. Dhe, si ata po i mbanin sytë e ngulitur në qiell, ndërsa ai po largohej, ja dy burra në rroba të bardha iu paraqitën atyre, dhe thanë: "Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell". (Veprat e apostujve –1/2, 9-11)

Duke filluar që nga pagëzimi i Gjonit e deri në atë ditë kur u muarr në qiell nga mesi ynë, një prej tyre të bëhet dëshmitar me ne, i ringjalljes së tij". Dhe u paraqitën dy: Jozefi, i quajtur Barsaba, që ishte i mbiquajtur Just, dhe Matia.(Veprat 1/22-23)

Pali e dinte se Jezusi u ngrit në qiell mirëpo një satan nuk e lëntë ta thoshte këtë të vërtëtë.

Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Përëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell. Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Përëndia e di), u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri. Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia. Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë, se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë. Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmë risë së zbulesave, m'u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh.(2 Korintasve 12/2-7)


Përvec Jezusit Bibla dëshmon se dhe njerëz të tjerë janë rrëmbyer dhe janë ngritur në qiell.

Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim.Por Filipi u gjet në Azot; dhe, duke vazhduar, ungjillëzoi të gjitha qytetet, derisa arriti në Cezare. (Veprat e apostujve 8/39-40)

" Enoku filloi ta ecte pranë Perendise dhe ai me nuk u pa pasi Perendia e mori me vete." (Gjeneza 5/24)

Kjo përsëritet edhe ne letra dërguar Hebrejve

"Meqë Enoku i zuri bese fjalës se Perendise,. Ky e mori drejtëpërdrejtë në qiell dhe nuk vdiq. Askush nuk mund ta gjente sepse Perandia e kish terhequr nga bota. Ne shkrimin e shenjtë për te thuhet qe, para se ta tregohet për këtë ngjarje. i pelqente Perendisë." (Hebrejve 11/5)




Pse pali shpalli ringjalljen e Jezusit? Profecia e Jezusit kundër Palit


“ Mos gjykoni, që të mos gjykoheni. Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t’ju masin të tjerët. Pse shikoni lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd? Ose si mund t’i thuash vëllait tënd: Dale të të heq lëmishten nga syri, kur ke një tra në syrin tënd? O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjërrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.” (Mateu. 7: 1-5)

Pse dhe kujt iu desh pretendimi se Jezusi të kryqëzohej për mëkatet e popullit ?Kush ishte qëllimi i këtij mendimi.Pse priftërinjtë farisenj vendosën që ta vrasin Jezusin dhe cfarë do të shpallin më vonë.Bibla na tregon qartë për këtë qëllim.
Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: "Ç'të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja. Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë". Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: "Ju nuk kuptoni asgjë; dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi". Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin, dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi", por edhe për t'i mbledhur në një, robtë e Përëndisë që ishin të shpërndarë. Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin. (Gjon 11/47-53)

20 Por krerët e priftërinjve dhe pleqtë ia mbushën mendjan turmës që të kërkonte Barabën, dhe Jezusi të vritej.21 Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: "Cilin nga të dy doni që t'ju liroj?". Ata thanë: "Barabën!".22 Pilati u tha atyre: "Ç'të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Krisht?". Të gjithë i thanë: "Të kryqëzohet!". 23 Por guvernatori tha: "Po ç'të keqe ka bërë?". Mirëpo ata po bërtisnin edhe më fort: "Të kryqëzohet!". 24 Atëherë Pilati, duke parë se nuk po arrinte gjë, madje se trazimi po shtohej gjithnjë e më shumë, mori ujë dhe i lau duart para turmës, duke thënë: "Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti; mendojeni ju".25 Dhe gjithë populli duke u përgjigjur tha: "Le të jetë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!".26 Atëherë ai ua liroi atyre Barabën; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorëzoi, që të kryqëzohet.(Mateu 27/20-26)
E çuan më parë te Ana, sepse ishte vjehrri i Kajafës, që ishte kryeprifti i atij viti. Kajafa ishte ai që i kishte këshilluar Judenjtë se ishte e leverdishme që një njeri të vdiste për popullin.(Gjoni 18/13-14)
Hebrejte në kohën e Jezusit ishin të ndarë në dy sekte; Saducenje dhe Farisenj.
Saducenjte nuk besonin në ringjalljen ndërkohe që Farisejtë besonin në ringjalljen dhe ditën e gjykimit të njerzve.Ja si thotë bibla për dallimet e këtyre dy sekteve.

Pali, pra, duke ditur se një pjesë ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: ``Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh; për shkak të shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve unë po gjykohem``.Sapo tha këtë, lindi një grindje ndërmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u përça; sepse saducenjtë thonë se nuk ka ringjallje, as engjëll, as frymë, ndërsa farisenjtë pohojnë edhe njërën dhe tjetrën.Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: ``Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Përëndisë``.(Veprat e Apostujve 23/6-9)

Pra përvec qëllimit të hebrejve për mbledhjen kundër Jezusit që të ishte “e leverdishme për ato që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi" sepse ato kishin frikë se “do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë". dhe në të njëjtën kohë të jepnin një argument kundër sektit Saducenj duke i ardhur në ndihmë për këtë mision kundër besimit të saducenjvedhe heqjes së mallkimit të tyre Sauli që më vonë u quajt Pal. Pali i takonte sektit Farise i cili besonte ne ringjalljen e njeriut.

U rrethpreva të tetën ditë, jam nga kombi i Izraelit, nga fisi i Beniaminit, Hebre nga Hebrenj, dhe sipas ligjit farise, sa për zellin, përndjekës i kishës; për sa i përket drejtësisë, që është në ligj, i pa qortueshëm.(Filipianë ve 3/5-6)

Sektin Farise Pali e konsideronte si sektin më të drejtë dhe ishte fanatik për të.

Ata më njohin qysh atëherë dhe mund të dëshmojnë, po deshën, se kam jetuar si farise, sipas sektit më të drejtë të fesë sonë. (Veprat e apostujve 26/5)

Por unë po të rrëfej këtë: sipas Udhës që ata e quajnë sekt, unë i shërbej kështu Përëndisë së etërve, duke u besuar të gjitha gjërave që janë shkruar në ligjin dhe në profetët, duke pasur shpresë në Përëndinë, të cilën edhe këta e kanë, se do të ketë një ringjallje të të vdekurve, qoftë të të drejtëve, qoftë të të padrejtëve.(Veprat 24/14-15)

Çfarë ishte ringjallja për këtë sekt.Ajo do ndodhte në kohën kur i fryhet Syrit dhe njerzit do ringjallen.

42 Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve; trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje.43 Mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ringjallet në fuqi.44 Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymëror.52 sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të papritshëm dhe ne do të shndërrohemi,54 Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: ``Vdekja u përpi në fitore``.55 O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?(1 e Korintasve 15/42-55)

Atëherë Pali shpiku ringjalljen e Jezusit sepse ky ishte dhe dallimi i sektit te tij nga Saducenjte.Ai këtë e bëri për të mbrojtur besimin e sektit të tij Farise nga ai Saduce.

Sepse, po të ndërrohet priftëria, domosdo ndërrohet edhe ligji.,(Hebrejve 7/10)

Por, në qoftë se predikohet se Krishti u ringjall prej së vdekurish, si atëherë disa nga ju thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurve?Në qoftë se nuk ka ringjallje të të vdekurve, as Krishti nuk u ringjall.Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.(1 e Korintasve 15/12-14)

Ai thotë se nëse nuk ndiqen mësimet e tij Skandali i shpifjes për kryqin do bieri poshtë.

Kam besim te Përëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin. Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj .. , përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë .(Galatasve 5/10-11)
Prandaj Palin e mbronin Farisejte

Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: "Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Përëndisë".(Veprat e apostujve 23/9)

Mirëpo nuk ishin farisejtë ato që Jezusi i shante dhe i mallkonte .

Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve, dhe thoni: "Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve".Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.(Mateu 23/29-31)

I tillë ishte dhe Pali i cili kishte vrarë Apostujt e Jezusit dhe hiqej si besimtar.


Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.[Veprat 26/9-11)


Pali ishte i pari ai që foli për ringjalljen e Jezusit ndërkohë që Jezusi profetioi se do të rrintë në tokë i gjallë tri ditë e tri net si Jona në bark të peshkut. Ai përvec kësaj shpiku dhe ungjillin e tij.Mos vallë ishte Pali profet? A nuk ishte Pali ai që vriste apostujt!

Kije parasysh Jezusin, Mesinë dhe shpëtimtarin e premtuar nga pasardhësit e Davidit. Perendia e ringjalli nga të vdekurit .Kështu thuhet në lajmin e mirë,. të cilin po e shpall në ungjillin tim". (Letra e dytë dretuar Timoteut 2/8)

Ndërkohë qe ai mashtronte se Jezusi qe i pari i ringjallur nga te vdekurit.

Domethënë: që Krishti duhej të vuante dhe që, duke qenë i pari i ringjallur prej së vdekuris, duhej t`i shpallte dritën popullit ....`.Dhe, ndërsa Pali i thoshte këto gjëra në mbrojtje të tij, Festi tha me zë të lartë: ``Pal, ti je tërbuar; studimet e shumta të bënë të shkallosh".. [Veprat 26/23-24)

Dhe më të vërtetë Pali fliste në marrëzi sikurse vetëdeklaron ai.

Atë që po them në mburrjen e guximit tim, nuk po e them sipas Zotit, por në marrëzi. Duke qenë se shumë vetë mburren sipas mishit, edhe unë do të mburrem. Sepse ju që jeni të ditur, i duroni lehtë të marrët. (2 e Korintasve 11/17-19)

Para Jezusit ishin ringjallur njerëz nga Zoti me anë te profeteve si Elia, Lazari që e ngjalli Jezusi.Pastaj sipas biblës si Jezusi u takua me Moisiun dhe Elian kur këta ishin të vdekur.

Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të.Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: "Zotëri, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian".(Mateu 17/3-4)

Pali më vonë për të arritur qëllimet e tij krijoi dhe sektin e Nazarenasve dhe u bë kryetari i tyre.

Ne kemi gjetur se ky njeri është një murtajë dhe shkakton trazira midis gjithë Judenjve që janë në botë dhe është kryetari i sektit të Nazarenasve.(Veprat e Apostujve 24/5)

Ky ishte sekt i cili nuk kishte miratimin e apostujve.

Edhe ata i thanë: "Ne nuk kemi marrë asnjë letër për ty nga Judeja, as nuk erdhi ndonjë nga vëllezërit të na tregojë ose të thotë ndonjë të keqe për ty.Por ne dëshirojmë të dëgjojmë prej teje ç'mendon, sepse për këtë sekt ne dimë se kudo flitet kundra". (Veprat e apostujve 28/21-22)

Pali nuk i ruajti mësimet e Jezusit por ai, cfarë nuk bëri për të fituar sa më shumë njerëz për sektin e tij.

Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz.Kështu e kam bërë vetën time Juda me Judenjtë për t'i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t'i fituar ata që janë nën ligj;me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj për të fituar ata që janë pa ligj.E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz. (1 e Korintasve 9/19-21)

Më vonë (Sauli) Pali sektin e tij e quajti Krishtërim nga emrin Krisht për të qenë më bindës ndaj pasuesve të Jezusit megjithëse Jezusi asnjëherë nuk e pati emërtuar fenë e tij krishtërim.

.. Saulin dhe, si e gjeti, e çoi në Antioki. Dhe plot një vit ata u bashkuan me atë kishë dhe mësuan një numër të madh njerëzish; dhe, për të parën herë në Antioki, dishepujt u quajtën të Krishterë. ( Veprat e apostujve 11/25-26)

Atëherë Agripa i tha Palit: "Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë".(Veprat e Apostujve 26/28)

por, nëse dikush vuan si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Përëndinë për këtë. (I e Pjetrit 4/16)

Emri krishterë tre herë përmendej në bibël dhe asnjëherë nga këto herë nuk është përmendur nga Jezusi.Përkundrazi Jezusi njihej si shpallësi i Paqes.(Shiko temën “Feja e Jezusit”)

Pali dhe apostujt e tjerë.

Pali nuk ishte apostull i Jezusit ai as nuk e pa ndonjëherë atë. Ai përkundrazi ishte pjesëtar ne vrasjet e apostujve te Jezusit dhe fliste kundër Jezusit.

Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.[Veprat 26/9-11)

Dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul(Pal). Kështu e vranë me gurë Stefanin. (Veprat e apostujve 7/58-59)

Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jeruzalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve. Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg. (Veprat e apostujve 8/1-3)

Atëherë unë thashë: "O Zot, ata e dinë vetë se unë burgosja dhe rrihja nga një sinagogë te tjetra ata që besonin në ty;kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmorit tënd, edhe unë isha i pranishëm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që e vrisnin. (Veprat e apostujve 22/19-20)

Ndërkohë që ai përndiqte dhe dishepujt e tjerë.

Ndërkaq Sauli, duke shfryrë akoma kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit, (Veprat e apostujve 9/1)

Pali gënjente duke deklaruar se në atë kohë ishte vetëm një Apostull vëllai i Jezusit Jakobi.Ndërkohë sipas biblës kishte dhe apostuj si Pjetri etj.

Dhe nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë, përveç Jakobit, vëllait të Jezusit. Dhe në këto që po ju shkruaj, ja, përpara Përëndisë, nuk gënjej. (Galatasve 1/19-20)

A ishte Pali Apostull mbasi kishte bërë të gjitha këto ? Ai në letrat e tij e emërtonte përherë veten Apostull.

Pali apostull i krishtit (Galatësve1/1) (Efesianëve 1/1) (Korintësave 1/1)

Megjithëse të tjerët nuk e emërojnë si apostull, pavarsisht se ai disa herë e quan veten e tij apostull dhe disa herë jo.

A s'jam unë apostull? A s'jam unë i lirë? Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotërinë tonë? A nuk jeni ju vepra ime në Zotin? Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin.( 1 e Korintasve – 9/1-2)

Si arriti në Jeruzalem, Sauli u përpoq të bashkohej me dishepujt, por të gjithë kishin frikë nga ai, sepse nuk mund të besonin se ai ishte dishepull.(Veprat 9/26)

Në realitet ai nuk ishte apostull i Jezusit sepse apostuj quheshin vetëm ato besimtarë që e kishin ndjekur atë në kohën e tij.

Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Përëndisë. (1 e Korintasve 15/9)

Kurse në disa versete të tjera ai e quan veten si apostujt e tjerë.

Unë mendoj se nuk kam qenë aspak më poshtë nga apostujt më të shquar. (2 e Korintasve – 11/5)

Pali kishte kundërshtime me Apostujt e tjerë për shumë cështje fetare. Ai arrin deri aty sa e quan Pjetrin Hipokrit dhe shtirës.

Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t`u qortuar. Edhe Judenj të tjerë shtireshin bashkë me të(Pjetrin), aq sa edhe Barnaba u tërhoq nga hipokrizia e tyre. (Galatasve 2/11,13)

Po kështu edhe me Barnabën ai u nda.(Veprat e apostujve 15/38-39)

Po kështu Pali kishte konflikt mendimi fetar edhe me Jakobin. Përderisa Jakobi kategorikisht tek Letra e tij, kapitulli i dytë vargjet 8-12 e potencon rëndësinë e mbajtjes së Ligjit ashtu siç kishte predikuar Jezusi, Pali tek Letra Filipianëve duke folur për besimet e tij të mëhershme si mbajtës i Ligjit i quan ashiqare të gjitha këto si ‘një humbje’ (Filipianëve, 3:8). Pali ishte mjaft i vendosur se veprat e bazuara në Ligjin e shpallur më herët nga Përëndia i Abrahamit, Jakobit, Mojsiut e Jezusit, nuk vlenin asgjë për shpëtim. Tek Letra dërguar Romakëve Pali thotë:

“Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit.” (Romakëve, 3/28)

Prandaj dhe Jakobi e quan Palin njeri të kotë se ai e mohon veprat e ligjit.

“Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?” (Letra e Jakobit, 2/20)

Pali për këtë gjë ishte në kundërshtim edhe me mësimet e Jezusit.

Pali në kundërshtim me mësimet e Jezusit.

Jezusi i urdhëroi hebrejtë të zbatonin ligjet e Zotit.

Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t`ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.(Mateu 23/3)

Dhe ai(Jezusi) tha: ''Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Përëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet''.(Mateu 19/17)

Ndërsa Pali bënte të kundërtën.Ai shpallte teorinë e zgjidhjes nga ligji dhe shfajësimit me anë të Jezusit për çdo gabim të kryer nga njerzit.

Por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç`ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. (Romakët 7/6)

sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Përëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.(Romakët 3/21-24)

...por hiri prodhoi shfajësim nga shumë shkelje (Romakët 5/16)

Ndërsa bibla thotë që secili do gjykohet sipas veprave që ka kryer.

. Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta. Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë. Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit.(Zbulesa 20/11-15)


Sipas Palit edhe Homoseksualët, idhujtarët shfaqësoheshin nëpërmjet besimit pavarsisht se veprat e tyre binin në kundërshtim me ligjet e profetëve. Prandaj në përëndim ka dhe kisha për homoseksualët, pijanecët, tranvestitët, hajdutët, imoralët etj.Mjafton që ato të besojnë me zemër se cfarë bëjnë s'ka rëndësi shumë për Palin dhe priftërinjtë e krishterë.

A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Përëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Përëndisë. Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Jezusit dhe me anë të Frymës së Përëndisë tonë.(1 e Korintasve 6/9-11)

Vetë Jezusi jo vetëm që nuk i zgjidhi hebrejtë nga ligjet por ai i këshillonte ato vazhdimisht për zbatimin e tyre.

A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin".(Gjoni 7/19)

Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dorë gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t'i praktikoni pa i lënë pas dorë të tjerat.(Mateu 23/23)

Përvec kësaj Pali bie në kundërshtim me fjalët e Jezusit edhe për shfuqizimin e Dhiatës së vjetër.Jezusi u tha se ai nuk erdhi për shfuqizim por për plotësim.

Ligji dhe profetët arrijnë deri në kohën e Gjonit; që atëherë shpallet mbretëria e Përëndisë dhe gjithkush përpiqet të hyjë aty.Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji. .(Luka 16/16-17)

``Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.(Mateu 5/17-19)

Ndërsa Pali i zhvlerësoi dhe i quajti Dhiatën e vjetër të mangët.

I cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë. Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej, .(2 korintasave 3/6-7)

Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira, sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër . Duke thënë "një besëlidhje e re", ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8/6-7,13)

Për mohimin që Pali i bëri ligjit ia kthyen krahët të gjithë besimtarët e Azisë.

“Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni” (2 Timoteut, 1/15)

Jezusi i mallkoi hebrejtë sepse ato nuk zbatonin ligjin e Zotit

Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të? Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar".(Gjoni 7/48-49)

Ndërsa Pali e quan Jezusin të Mallkuar për ti hequr hebrejve mallkimin e moszbatimit të ligjit.

Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u be mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: "I mallkuar është kushdo qe varet mbi dru") – (Galatasve 3/13)

Dhiata e vjetër thoshte se është i mallkuar ai që nuk zbaton ligjin.

"Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t'i zbatuar në praktikë!". Tërë populli do të thotë: "Amen".(Ligji i perterire 27/26)

Ndërsa Pali shpalli zhvlerësimin e Dhiatës së vjetër dhe e hoqi mallkimin që binte tek hebrejtë për çdo shkelje ligji dhe për çdo gjak profeti dhe besimtari të derdhur.

Ai(Jezusi) e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke mbërthyer në kryq (Kolosianëve 2/14)
 

Rasim

Primus registratum
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Jezusi predikoi vetëm për Israelitët.

Por ai u përgjigj dhe tha: ''Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit''.[Mateu 15/24]

Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhëra: ''Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve, por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.[Mateu 10 /5-6]

Kurse Pali e theu këtë rregull duke shpallur ungjill në vete për paganët.

Madje, duke parë se mua m'u besua ungjilli për të parrethprerët( paganët), sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,(Galatësve 2/7)

“Dhe u ngjita sipas një zbulese dhe u shtjellova atyre ungjillin që unë po predikoj ndër johebrenjtë..” (Galatësve 2/2)

Vijon poshtë

Albislam:
Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz.Kështu e kam bërë vetën time Juda me Judenjtë për t'i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t'i fituar ata që janë nën ligj;me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj për të fituar ata që janë pa ligj.. (1 e Korintasve 9/19-21)

Po ashtu Pali e hoqi ligjin e rrethprerjes (sunetimit). Prandaj kristianët e sotëm nuk rrethpriten.

Dikush u thirr kur ishte i parrethprerë? Le të mos rrethpritet.( 1 e Korintasve 7/18)

Sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.(Galatasve 5/6)

Mirëpo kjo ishte ligj fetar për të gjithë profetët dhe besimtarët që e zbatojnë me përpikmëri sikurse të gjithë muslimanët sot ndërsa kristianët katolikë dhe ortodoksë ndjekin mësimet e Palit dhe nuk rrethpriten duke i përngjasuar kështu paganëve.

Pastaj Përëndia i tha Abrahamit: "Nga ana jote, ti do ta respektosh besëlidhjen time, ti dhe pasardhësit e tu, nga një brez në tjetrin.Kjo është besëlidhja ime që ju do të respektoni midis meje edhe jush, si dhe pasardhësve të tu pas teje: çdo mashkull që ndodhet midis jush do të rrethpritet.Dhe mashkulli i parrethprerë, që nuk është rrethprerë në mishin e prepucit të tij, do të hidhet jashtë popullit të tij, sepse ka shkelur besëlidhjen time".(Zanafilla 17/9-10,14)


Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë: "Folu kështu bijve të Izraelit: Në qoftë se një grua mbetet me barrë dhe lind një mashkull, do të jetë e papastër për shtatë ditë, do të jetë e papastër si në ditët e zakoneve të saj. Ditën e tetë do të rrethpritet mishi i prepucit të djalit. (Levitiku 12/1,3)

Por Abrahami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij. Dhe Ismaeli, biri i tij, ishte trembëdhjetë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij.(Zanafilla 17/24-25)

Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Përëndia.(Zanafilla 21/4)

Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark. (Luka 2/21)

Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t'ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij; por e ëma ndërhyri dhe tha: "Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon".(Luka 1/57-60)


Bibla këshillon dhe thotë se bijtë e Jakobit nuk ua jepnin për martesë vajzat të parrethprerëve. Po kristianët e sotëm si veprojnë?

dhe u thanë atyre: "Nuk mund ta bëjmë këtë gjë, domethënë ta japim motrën tonë një njeriu të parrethprerë, sepse kjo do të ishte një turp për ne.(Zanafilla 34/14)

Pali gjithashtu shpalli murgërinë duke deklaruar se është më mirë për njeriun të rrijë beqar se të ketë grua.

1 Tani lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua. 8 Por të pamartuarve dhe grave të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë, 25 Por për sa u takon virgjëreshave, s`kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri që kam fituar mëshirën e Zotit për të qenë i besueshëm.26 Mendoj se është mirë për njeriun të jetë kështu siç është,(Pa grua) për shkak të ngushticës së tanishme. 27 Je i lidhur me një grua? Mos kërko të zgjidhesh. Je i zgjidhur nga gruaja? Mos kërko grua. 40 Por, sipas gjykimit tim, ajo është më e lumtur, po mbeti ashtu; dhe mendoj se edhe unë kam Frymën e Përëndisë..(1 korintesave 7 )


Pali dhe kryqëzimi.

Pali e konsideroi Jezusin të mallkuar në kryq kurse për Judën Iskariotin gënjeu duke thënë se ra me kokëposhtëë për të mos thënë i varur sepse i varuri në atë kohë konsiderohej i mallkuar nga Zoti sikurse thuhet “sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Përëndia (Ligji përtërirë 21/22-23)Prandaj Luka nxënësi i Palit tha se Juda ra me kokë poshtëë.

Ai, pra, fitoi një arë, me shpërblimin e paudhësisë, dhe duke rënë kokëposhtëë, plasi në mes dhe të gjitha të brendshmet e tij iu derdhën.(Veprat 1/18)

Ndërsa Mateu tregon qartë se Juda u var në litar.

Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.(Mateu 27/5)

Pali për të plotësuar qëllimet e tij do dilte dhe do mallkonte këdo biles edhe kundra engjëllit.Ai do ta konsideronte të mallkuar këdo që nuk i përmbahej ungjillit të tij.

Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.(Galatësve 1/8-9)

Kjo sepse ai ishte xheloz dhe në atë kohë përvec ungjillit të tij kishte dhe ungjij nga apostujt e vërtetë të Jezusit që sipas tij nuk ishin ungjij të saktë.

Cuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit,në një ungjill tjetër,i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit..[Galataseve 1/6-7]

Dhe ai i këshilloi pasuesit e tij mos ndjekin mësimet e të tjerëve por vetëm të tij.

Pali, apostulli i Jezu Krishtit ... .Ashtu si të nxita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes për t`u urdhëruar disave të mos mësojnë doktrina të tjera,(Timoteute 1/1,3)

Po kundra tij flet edhe Pjetri në mynyrë indirekte

Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë. Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.( Letra e dytë Pjeter 1 /20-21)

Ndërkohë që ai me Pjetrin nuk e kishin ungjillin unik për të gjithë njerzit.

Madje, duke parë se mua m'u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,(Galatësve 2/7)

Në ungjillin e Tij ai vendosi dogmën e ringjalljes për të qenë besimi i tij si Farise më i përhapur se ai Saduce.

Kije parasysh Jezusin, Mesine dhe shpetimtarin e premtuar nga pasardhesit e Davidit. Perendia e ringjalli nga te vdekurit .Kështu thuhet ne lajmin e mirë,. te cilin po e shpall na ungjillin tim". (Letra e dytë dretuar Timoteut 2/8)

Gjithashtu ai filloi të predikojë që Jezusi është Biri i Përëndisë ndërkohë që vetë Jezusi këtë e mohoi dhe se ai ka emrëtuar veten në bibël shpesh herë si “Bir i njeriut”

Pastaj shkoi menjehere ne sinagoga dhe predikoi për Jezusin si Birin e Perendise".(Veprat e Apostujve 9/20):

Ndërsa Jezusi i ndaloi njerzit ta emërtonin ashtu

"Shuma veta i liroi nga shpirtarat e keqinj; dhe këta bertiten: "Ti je Biri i Perendise". Por Jezusi i urdhëroi rreptesisht të mos flitnin sepse e dinin qe ai ishte Mesia". (Luken 4/41)(tek ungjijtë e tjerë fjala bir i i përëndisë nuk përmendet pasi përmendet vetëm fjala Krishti Përëndisë. Shiko (Marku 8/29) ,(Luka 9/20-21)

Jezusi predikoi dhe profetizoi se kur njerzit do ta hyjnizonin duhet tiu vinin ndërmend se ai nuk i bënte gjërat vetë por me fuqinë e Zotit.

Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin. Atëherë Jezusi u tha atyre: "Kur ta keni lartësuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s'më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë".(Gjoni 8/27-29)

Po ashtu bibla na tregon se fjala Zot është përdorur në vend të emrit Zotëri dhe jo për Krijuesin e qiejve dhe tokës.Maria mendon se është kopështari dhe i thotë Zot po kështu priftërinjtë e emërtojnë Pilatin Zot.Pra kjo tregon qartë se fjala Zot në biblë kur i drejtohet njerzve si Jezusit, Pilatit etj ka kuptimin Zotëri dhe jo Përëndi.
Jezusi i tha: "O grua, pse po qan? Kë kërkon?". Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: "Zot, po e pate hequr ti, më trego ku e vure dhe unë do ta marr".(Gjoni 15/15)
Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati, duke thënë: "Zot, na ra në mend se ai mashtruesi,. ..(Mateu 27/62-63)
Sikurse thuhet tek Korintësave.
Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotërinë tonë?(1 e Korintësave 9/1)
Shumë gjëra nga ato që u tha Jezusi nuk u shkruajtën në bibël dhe ato që u shkruajtën u ndërruan më vonë nga njerzit për ta shpallur atë qëllimisht bir të Zotit kur ai e mohonte këtë gjë duke emërtuar veten e tij qindra herë në biblë si “Bir njeriu”.

Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Përëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.(Gjoni 20:30-31)

Gjithashtu Jezusi i ndaloi njerzit ta adhuronin atë por të besonin vetëm tek Zoti.

Dhe më kot më adhurojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit"".(Mateu 15/9)

Dhe, si shkoi pak përpara,(Jezusi) ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: "Zoti im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti". (Mateu 26-39)


A e pa Pali në realitet Jezusin si vegim?

Sipas Biblës dy janë versetet që tregojnë se Pali pati një vegim të Jezusit

‘Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: ``Saul, Saul, përse më përndjek?``. Dhe ai tha: ``Kush je, Zot?``. Dhe Zoti tha: ``Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave``.. . Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri. (Veprat, 9/3-7)

Ndëssa në versetin tjetër thuhet

Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje. Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: "Saul, Saul, përse më përndjek?". Dhe unë u përgjigja: "Kush je ti, o Zot?" Edhe ai më tha: "Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek". Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste. (Veprat, 22/6-9)

Në të dy versetet tregohet se Pali pa një dritë të madhe e cila e rrëzoi përtokë dhe se dëgjoi zërin e një qënie që i tha se jam Jezusi.Ndërkohë që tek verseti i parë biblik (Veprat, 9/3-7) thuhet se njerzit që ishin me Palin “dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri” ndërsa tek verseti i dytë (Veprat, 22/6-9) thuhet “ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste”.Pra versetet kundërshtojnë njëri tjetrin në dëgjimin ose jo të zërit në shikimin apo jo të dritës.Po ashtu thuhet se Pali kaloi në ekstazë(?) gjatë kësaj ngjarje.

Dhe ndodhi që, kur u ktheva në Jeruzalem dhe isha duke u lutur në tempull, u rrëmbeva në ekstazë,(Veprat 22/17)

Kjo ngjarje do të përbënte kthesën e Palit nga rruga e tij për tu bërë pastaj kryetar i sektit Nazaretas e më pas i sektit krishter.Pavarsisht se vegimet janë gjëra mistike ne do shikojmë se cfarë thotë bibla për këtë ngjarje dhe konkretisht si e profetizon Jezusi njerzit që do të thojnë se kemi parë Jezusin.

Profecia e Jezusit për Palin

1 Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t'i treguar ndërtesat e tempullit.2 Por Jezusi u tha atyre: "A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet".3 Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: "Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?".4 Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: "Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!5 Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.8 Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.9 Atëherë do t'ju dorëzojnë në mundime dhe do t'ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.10 Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njëri-tjetrin dhe do të urrejnë njëri-tjetrin.11 Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.12 Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t'i ftohet dashuria;13 por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.14 Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi".15 "Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Danieli, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë)16 atëherë ata që janë në Juda, le të ikin ndër male.17 Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;18 dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.19 Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t'u japin gji fëmijëve në ato ditë!20 Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,21 sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!22 Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.( Mateu 24)

Në këtë pjesë të profecisë Jezusi flet për shkatarrimin e tempullit në Juruzalem.

“Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet"(Mateu 24/2)

Ndërsa dishepujt e tij e pyetën se ku do të ndodhë kjo ai u tregoi si shenjë paraprirëse të saj.

"Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!5 Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz. (Mateu 24/4-5)

Sipas Jezusit këto do të ishin shenjat e para të prishjes së Tempullit.Kush erdhi me emrin e Jezusit dhe pretendoi se e pa Jezusin para prishjes së tempullit nga romakët në vitin 73.Askush tjetër përvec Palit.Ai pretendoi se ungjillin e tij e kishte marrë nga Jezusi ndërkohë që ai vetëm kishte parë një dritë që i foli për përndjekjen dhe jo për ungjillin.

Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.(Galatësve 1/11-12)

Pali emërohet në bibël si Jezu Krishti Vetë.

Dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s`patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Përëndie, si Jezu Krishtin vet.(Galatsve 4/14)

Më pas j Jezusi profetizoi për ardhjen e romakëve ne tempull dhe vrasjen e banorëve.(Për më shumë rreth këtij verseti shiko tek kapitulli Shenjat e ardhjes së Jezusit)

"Kur të shihni, pra, “neverinë e shkretimit”, që është parathënë nga profeti Danieli, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë)16 atëherë ata që janë në Juda, le të ikin ndër male.(Mateu 24/15)

Jezusi u ndal prapë tek këto mashtrues të cilët do të ishin rreziku krendencial i mësimeve të tij.Ai profetizon se si do të quhen dhe cfarë do të bëjnë këtë profetë dhe krishtër të rremë.

, në qoftë se dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "është atje", mos i besoni. Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova. Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.(Mateu 24/23-26)

Sipas verseteve biblike Jezusi i paralajmëron njerzit që të kenë kujdes dhe mos i besojnë njerzve të cilët do të thojnë se kanë parë atë në shkretëtirë.

23 Atëherë në qoftë se dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "është atje", mos i besoni. .(Mateu 24/23)

A ishte Pali ai që tha se kishte parë Jezusin në vegim.Pse Jezusi i thotë njerzve që atyre që pretendojnë se e kanë parë mos i besojnë? Ndoshta kjo për faktin se ai nuk do ti shfaqej në të vërtetë asnjë njeriu dhe se shfaqja mund të ishtë vepër e dikujt tjetër sikurse thuhet tek Ezeikeli.

Kanë pasur vegime të rreme dhe shortari të gënjeshtërta dhe thonë: "Zoti ka thënë", ndërsa Zoti nuk i ka dërguar. Megjithatë ata shpresojnë që fjala e tyre të plotësohet. A nuk keni pasur vallë vegime të rreme dhe a nuk keni shqiptuar shortari të gënjeshtra? Ju thoni: "Zoti ka thënë", kurse unë nuk kam folur".Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Me qenë se keni thënë gënjeshtra dhe keni pasur vegime të gënjeshtërta, ja ku jam kundër jush", thotë Zoti, Zoti.
"Dora ime do të jetë kundër profetëve që kanë vegime të rreme dhe shqiptojnë shortari të gënjeshtra. Ata nuk do të marrin pjesë në këshillën e popullit tim, nuk do të jenë të shkruar në rregjistrin e shtëpisë së Izraelit dhe nuk do të hyjnë në vendin e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, Zoti.Sepse, po, sepse kanë bërë popullin tim të devijojë... (Ezekieli – 13/6-10)

Po kështu dhe Jeremia flet për ato që profetizojnë pamje të rreme.

Zoti më tha: "Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim; unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë asnjë urdhër dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojnë një pamje të rreme, një parashikim të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre.. (Jeremia 14/14)

Pali deklaroi se ungjilli i tij nuk është prej njeriut por ishte zbulesë e Jezusit ndërkohë që ai pa vetëm një dritë nga e cila u shushat në tokë.Si e mësoi Pali ungjillin nga Jezusi apo nga drita që pa!?

Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut, sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.(Galatësve 1/11-12)

Kurse tek letra Timoteut thotë që ai e ka marrë nga “lajmi i mirë”

Kije parasysh Jezusin, Mesinë dhe shpëtimtarin e premtuar nga pasardhësit e Davidit. Perendia e ringjalli nga të vdekurit .Kështu thuhet në lajmin e mirë,. të cilin po e shpall në ungjillin tim". (Letra e dytë dretuar Timoteut 2/8)

Ndërkohë në një verset tjetër ai deklaron se është ungjill i njeriut.

O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu,.. . (Galatasve 3/15)


Kthehemi tek profecia e Jezusit i cili i këshilloi njerzit që të ruhen nga njerzit mashtrues.

Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.25 Ja, unë ju paralajmërova. (Mateu 24/24)

Kush ishin profetët rremë dhe mësuesit e rremë e dalë mbas Jezusit dhe para shkatarrimit të tempullit në vitin 73? Në bibël përmenden disa profetë të cilët nuk kishin shpallje hyjnore për tu quajtur profetë.

Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli(Pali).(Veprat 13/1)

Fjalët e Jezusit “do të dalin krishtër dhe profetë të rremë” mund të interpretohet dhe si një paralajmërim për ardhjen e antikrishtëve të vegjël.Kushdo që quhet krishtër i rremë mund të emërtohet dhe si antikrisht i vogël pasi antikrishti i madh do të paraqitet në kohën e ardhjes së dytë të Jezusit(për më shumë shiko temën “Shenjat e ardhjes së Jezusit”).Pikë risht një nga këto krishtër të rremë ishte dhe Pali sipas Gjonit.

Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish(si njeri); ky është mashtruesi dhe antikrishti. (1 e Gjonit 1/7)

Pra sipas Gjonit ai që nuk thotë se Jezusi ka ardhur në mish(si njeri) është antikrishti. Këtë e përforcon dhe verseti tjetër.

Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Përëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.Nga kjo mund të njihni Frymën e Përëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga Përëndia.Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Përëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë. (1 e Gjonit 4/1-3)

Pra Gjoni në letrën e tij flet për ardhjen e profetëve të rremë dhe antikrishtëve të cilët një prej tyre ishte Pali “tashmë është në botë” (Shiko dhe Veprat 13/1) dhe se këtë e përforcon dhe verseti se “çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Përëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit” ose “kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish(si njeri); ky është mashtruesi dhe antikrishti”.

Kush ishte ai që deklaroi se Jezusi nuk ka ardhur në mish(si njeri)? Sigurisht ishte Pali në letrat e tij.

Ruhuni nga qentë, ruhuni nga punëtorët e kë[përmirësoje fjalorin!], ruhuni nga të prerët. Sepse rrethprerja e vërtetë jemi ne, që i shërbejmë Përëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish, (Filipianëve 3/2-3)

Prandaj tash e tutje ne nuk njohim më askënd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim më ashtu. (2 e Korintasve 5/16)

Pikërisht për këtë thotë dhe Gjoni se në atë kohë ishin shfaqur shumë antikrishtër

Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, antikrishti duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë antikrishtë;. (1 e Gjonit 2/18) “shumë profetë të rremë kanë dalë në botë”.... dhe tashmë është në botë.. (1 e Gjonit 4/1-3) “Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues” (1 e Gjonit 1/7)

Këto krishtër të rremë do të bëjnë shenja të mëdha.Edhe pse Pali bëri shenja të mëdha duke dëbuar demonë e shenja të tjera në udhëtimet e tij kjo nuk e bën atë njeri të mirë tek Zoti sepse Jezusi thotë.

Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. (Mateu 7/15)

Pali hiqej si dele.

Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz.Kështu e kam bërë vetën time Juda me Judenjtë për t'i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t'i fituar ata që janë nën ligj;me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj për të fituar ata që janë pa ligj.E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz. (1 e Korintasve 9/19-21)

Ndërkohë që ishte Ujk grabitqar.

Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.[Veprat 26/9-11)

Jezusi i paralajmëron për këto që të mos i besojnë edhe nëse tek ato bëjnë shenja dhe mrekulli me të cilët mahnisin njerzit.

Do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova. (Mateu 24/23-26)

Pikërisht Pali bënte mrekulli duke dëbuar demonët.

Dhe ajo e bëri këtë shumë ditë me radhë, por Pali, i mërzitur, u kthye dhe i tha frymës: ``Unë të urdhëroj në emër të Jezu Krishtit të dalësh prej saj``. Dhe fryma doli që në atë çast.(Veprat 16/18)

Mirëpo Jezusi profetizon kundër tij.

Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?". Dhe atëherë unë do t'u sqaroj atyre: "Unë s'ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi".(Mateu 7/15,22-23)


Pra në profetizimet e Jezusit, Pali gjen vendin e vet dhe po kështu dhe në profetizimet e profetëve të tjerë për mësuesit e rremë.Vazhdon profecia e Jezusit dhë këshilla e tij për mësuesit e rremë.

26 Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, (Jezusi) është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja,(Jezusi) është në dhomat e fshehta", mos u besoni.(Mateu 24/26)

Sipas biblës, Jezusi i këshillon besimtarët që mos i besojnë atyre njerzve që deklarojnë se kanë parë Jezusin në shkretëtirë ndërkohë ishte Pali ai që i pretendoi se pa një vegim të Jezusit në shkretëtirë kur po kthehej nga Arabia për në Damask.

As nuk u ngjita në Jeruzalem tek ata që ishin apostuj përpara meje, por shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask. (Galatasve 1/17)

Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotërinë tonë?(1 e Korintësave 9/1)

‘Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: ``Saul, Saul, përse më përndjek?``. Dhe ai tha: ``Kush je, Zot?``. Dhe Zoti tha: ``Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave``... Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri. (Veprat, 9/3-7)

Mirëpo cfarë ishte në realitet kjo dritë që pa Pali. A ishte ajo një vegim i rremë i Jezusit ? A mund të ishte ajo një dritë prej ndonjë demoni ose fryme të Satanait. Meqë Jezusi profetizoi se kush thotë se më ka parë në shkretëtirë mos u besoni atëherë kush ishte ai që e mashtroi Palin.
Sipas Palit Satanai shëndërrohet dhe në ëngjëll drite.

Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit. Dhe nuk është për t`u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.(2 Korintasave 11/13-14)

Nga e dinte Pali se ëngjëlli i satanait shëndërrohej në engjëll drite? Pali deklaron se ai dinte edhe se Jezusi ishte ngritur në të tretin qiell mirëpo një ëngjëll i Satanait i sillte me grushta për të mos treguar të vërtetën.

Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Përëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell. Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Përëndia e di), u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri. Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia. Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë, se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë.Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmë risë së zbulesave, m'u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh..(2 Korintësave 12/2-7)

Për kë thoshte Pali “Për atë njeri unë do të krenohem”.!?

Krenohemi në Krishtin Jezus pa besuar në mish, (Filipianëve 3/2-3)

Pse thoshte Pali “m'u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta”

Sepse në vegimin e tij që pa në shkretëtirë iu tha nga drita “ është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave” (Veprat, 9/6)

‘Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: ``Saul, Saul, përse më përndjek?``. Dhe ai tha: ``Kush je, Zot?``. Dhe Zoti tha: ``Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave``... Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri. (Veprat, 9/3-7)


Sipas biblës kjo si vepër ishte më dëshirën e Zotit sepse vetëm me dëshirën e Zotit mund të terrorizoj një demon sikurse thuhet në dhiatën tjetër.

Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe një frym i keq e terrorizonte nga ana e Zotit.Shërbëtorë t e Saulit i thanë "Ja, një frym i keq të shqetëson nga ana e Përëndisë.(1 i Mbretërve, 16/14-15)

Prandaj kini kujdes se edhe me anë të Satanait mund të bëjnë mrekulli

Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrrekullish të rreme,dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Përëndia do t'u dërgojë atyre një gënjim që do t'i bëjë të gabojnë, që t'i besojnë gënjeshtrës,që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë! (2 e Thesalonikasve 2/9-12)

Kush ishte kjo gënjeshtër?

... e ndryshuan të vërtetën e Përëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.(Romakët 1/25)

Si mund të besojmë një njeriu që goditet me grushta nga një ëngjëll i Satanait dhe ndërkohë thotë se ai nuk e thotë dot të vërtetën pasi e di atë që Jezusi u ngjit në qiell me trup e me shpirt!Si mund ti besojmë një njeriu që zhvlerësoi mësimet e besëlidhjes së vjetër në kundërshtim me mësimet e Jezusit!Si mund të besojmë një njeri që e hoqi ligjin e mëkatit dhe i shpalli njerzit të falur vetëm me anë të besimit pa vepra!Si mund të besojmë një njeri që për hirëë të sektit dhe besimit të tij farise futi risinë e ringjalljes në bibël!Si mund ti besojmë ndërkohë që ai e përziu krishtërimin me filozofinë Greko-Romake dhe e shpalli Jezusin bir të Zotit ndërkohë që Jezusi ishte vetëm i dërguar i Zotit dhe “Bir Njeriu”! Si mund ti besojmë një njeriu kur ai i përndoqi apostujt e Jezusit dhe i vrau ato!Si mund ti besojmë një njeriu që kurrë nuk e pa Jezusin në jetën reale por pretendoi se e pa në një vegim drite që ai e cilëson si ëngjëll të satanait! Si mund ti besojmë një njeriu që sipas Jezusit dhe Gjonit na del Antikrisht! Prandaj Jezusi thotë:

Ja, unë(Jezusi) ju paralajmërova. .. mos u besoni.(Mateu 24/23-26)

Për shkak se Pali hapi portat e trinitetit duke thënë “sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë” (Kolosianëve 2/9) dhe idhujtarisë (shirkut) duke thënë “sepse marrëzia e Përëndisë është më e ditur se njerëzit dhe dobësia e Përëndisë më e fortë se njerëzit”. (1 e Korintasve 1/25) të cilat i vulosi në këshillin e Nikesë, Konstandini dhe priftit Athino duke vendosur kredon e besimit se Jezusi ishte një njeri i hyjnizuar dhe bir i Zotit ose vetë Zoti. Pali meriton të futet brenda këtij verseti biblik.
"Në rast se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli, dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: "Le të shkojmë pas përëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t'u shërbejmë",ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Përëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Përëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.Do të shkoni pas Zotit, Përëndisë tuaj, do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t'i bindeni zërit të tij, do t'i shërbeni dhe do të jeni të lidhur ngushtë me të. Por ai profet ose ai ëndërrimtar do të vritet, sepse ka folur në mënyrë që t'ju largojë nga Zoti, Përëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit dhe ju çliroi nga shtëpia e skllavërisë, për t'ju çuar jashtë rrugës në të cilën Zoti, Përëndia yt, të ka urdhëruar të ecësh. Në këtë mënyrë do të shkulësh të keqen nga gjiri yt. (Ligji i Përtërirë – 13/1-5)

Prandaj ju këshilloj kujdesuni nga Pali dhe mësimet e tij se:

"Ne te vërtetë do të paraqiten krishtër të rremë dhe profetë te rremë. Ata do të tregojnë mrekulli te mëdha, aq sa t'i mashtrojne po të ishte e mundur, edhe te zgjedhurit." (Mateu 24/24)

"Ditën e gjyqit shumë veta do të me thonë: 0 zot 0 zot, ne emrin tënd a nuk profetizuam, a nuk i debuam shpirterat e keqinj, a nuk berne shumë mrekulli?" Dhe atëherë unë do t'u sqaroj atyre: "Unë s'ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi". Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar (Mateut 7/22-24)


Gjithashtu mbi Palin bie dhe profecia për ndryshimin e biblës sepse ai i shtoi biblës të gjithë letrat e tij drejtuar bashkësive dhe njerzve të vendeve të ndryshme.

Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t'i shtojë këtyre gjërave, Përëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Përëndia do t'i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.(Zbulesa 22/18-19)

Pali i shtoi ungjillit të gjitha letrat e tij dërguar bashkësive dhe që sot konsiderohen si pjesë e librit të shenjtë. Po ashtu Pali hoqi prej librit duke shpallur anullimin e Ligjeve të Moisiut dhe Torës.

Në këtë mënyrë bie poshtëë urdhërimi i mëparshëm, për shkak të dobësisë dhe të padobisë së tij,(Hebrejve 7/18)

Të njëjtën gjë si Pali bëri dhe Luka shoku dhe nxënësi i tij.

Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë (II Timoteut 4/11)

Marku, Aristarku, Dema dhe Luka, bashkëpunëtorët e mi, të bëjnë të fala.(Filemonit 1/24)

Luka i shtoi në ungjill Veprat e apostujve dhe shpalli ungjillin e tij duke mos qenë fare prezent në ngjarjet e Jezusit por duke shkruar mësimet e Palit.

Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë, ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, m`u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t`i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil. (Luka 1/1-3)


Edhe Marku i quajtur Gjoni ishte nxënës i Palit.

Dhe Barnaba dhe Sauli, mbasi e përfunduan misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalemi në Antioki duke e marrë me vete Gjonin, të mbiquajtur Marku.(Veprat e Apostujve 12/25)

Pra e tërë doktrina biblikë është Pavlore(prej Palit).Megjithë se krishtërimi u ngrit në mësimet e Pjetrit shumë versete biblike të bëjnë të dyshosh dhe për besimin e Pjetrit.



Jezusi dhe Pjetri.

Jezusi e quan Pjetrin në kohën e tij njeri besimpakë.

Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det. Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: "Eshtë një fantazmë!". Dhe filluan të bërtasin nga frika;por menjëherë Jezusi u foli atyre duke thënë: "Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!".Dhe Pjetri, duke u përgjigjur tha: "Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra".Ai tha: "Eja!". Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi. Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: "O Zot, shpëtomë!".Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: "O njeri besimpak, pse dyshove?".(Mateu 14/25-31)

Kur Jezusi fliste për hyrjen e të pasurve në parajsë Pjetri e pyet.

Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: "Në të vërtetë ju them se një i pasur me vështirësi do të hyjë në mbretërinë e qiejve.Dhe po jua përsëris: është më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Përëndisë". Kur i dëgjuan këto fjalë, dishepujt e vet u habitën shumë dhe thanë: "Atëherë, kush do të shpëtojë vallë?".Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: "Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Përëndinë çdo gjë është e mundur".Atëherë Pjetri iu përgjigj duke thënë: "Ja, ne i lamë të gjitha dhe të ndoqëm; çfarë do të fitojmë, pra?".(Mateu 19/23-27)

Ndërsa Jezusi e quan Pjetrin Satan.Si ka mundësi që një profet ta quajë nxënësin e tij Satan(Djall) .

Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: "O Zot, të shpëtoftë Përëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë". Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: "Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s'ke ndër mënd punët e Përëndisë, por punët e njerëzve".(Mateu 16/22-23)


Jezusi asnjë nuk pati quajtur Satan përvec Pjetrit në jetën e tij.

Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: "Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jetë të përjetshme. Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, ..i Përëndisë të gjallë". Jezusi u përgjigj atyre: "A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall"..(Gjoni 6/68-70)

Megjithëse Gjoni 6/70 e komenton këtë se bëhet fjalë për Judën Iskariotin edhe Mateu përdor të njëjtën simbolikë për Pjetrin.

Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë.
Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: "Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Përëndisë, por për gjërat e njerëzve!".(Marku 8/32-33)

Po ashtu Jezusi profetizoi kundër Pjetrit për Mohimin që ai do të bënte.

Atëherë Pjetri duke u përgjigjur i tha: "Edhe sikur të gjithë të skandalizohen për shkakun tënd, unë nuk do të skandalizohem kurrë!".Jezusi i tha: "Në të vërtetë po të them se pikërisht këtë natë, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë".(Mateu 26/33-34)

Por Jezusi tha: "Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh".(Luka 22/34)

Gjoni në letrën e tij thotë se kush mohon Jezusin ka mohuar dhe Zotin dhe ai është antikrisht.

Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezus është Krishti? Antikrishti është ai, që mohon Atin dhe Birin(njeriut) .Kushdo që mohon Birin(njeriut) , s'ka as Atin; kushdo që njeh Birin (njeriut), ka edhe Atin (1 e Gjonit 2/22-23)

Ja historia e mohimit të Jezusit nga Pjetri.

Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: "Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin". Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: "Nuk di ç'po thua!".
Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: "Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!" .Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: "Unë nuk e njoh atë njeri".
Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: "Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!".Atë herë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: "Unë nuk e njoh atë njeri". Dhe në atë çast këndoi gjeli. Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: "Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë". Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.(Mateu 26/69-75)







Shkëputur prej Librit “Islami, Krishtërimi dhe Thirrja Sataniste”


Ky shkrim nuk lejohet nga autori te botohet ne ndonjë faqe tjetër pa marrë lejen e autorit ose vetëm se duke ruajtur me perpikmeri të gjitha ngjyrimet me bold, nenvizimin e fjalëve dhe pjerresine dhe drejtesine e shkronjave.Kushdo qe nuk ka mundësi ti bëj këto ne faqen e tij mund ta bëj copy-paste dhe mund ta reklamoje ne programin Word me qëllim qe mos i humbin nenvizimet dhe citimet me te zeza.(Autori) Xhemis Stafa
 

Rasim

Primus registratum
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Shenjat e vogla te ardhjes se Jezusit


http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/34834


Ardhja e dytë e Jezusit do të jetë gjëja më madështore në këtë botë.Ajo do të jetë fundi i botës moderne dhe idhujtare për tiu kthyer vendin botës religjoze dhe natyrale.Ashtu sikurse Jona nuk qëndroi na barkun e peshkut përgjithmonë dhe Jezusi nuk do të qëndrojë në qiell përgjithmonë.Pikërisht ai do të zbresë nga qielli me anë të ëngjëjve .Ndërsa Jona mbasi doli nga Barku i Peshkut shkoi tek populli i tij dhe filloi ti thërrasë atë në rrugën e drejtë.Të njëjtën gjë do bëjë dhe Jezusi ai me ardhjen e tij të dytë do ti tregojë botës se nuk ishte Zot ose bir i Zotit por profeti madh i Zotit dhe do ta rrëzojë poshtë kultin e kryqit dhe supermacinë e hebrejve.Mbasi Mosiu kaloi nga faza e durimit, keqtrajtimit, shtypjes dhe vrasjes dhe pastaj me ndihmën e Zotit i çlirua nga kjo gjendje dhe u bë krytar i një bashkësie, populli ose shteti të fuqishëm i cili me ndihmën e Zotit filloi të luftojë idhujtarinë në tokë.Të njëjtën gjë bëri dhe profeti Muhamed a s mbas kalimit të periudhës së keqtrajtimeve, shtypjes dhe vrasjeve nga paganët arabë dhe pas kësaj folloi luftën ndaj idhujtarisë duke u bërë perandoria e vetme monoteiste ne rruzullin tokësor. Jezusi profeti i madh i Zotit do të rikthehet në tokë për të përmbushur pjesën e dytë të tij.Pjesën e luftës ndaj idhujtarisë dhe do të ngrejë mbretërinë e Zotit.Cfarë do të bëjë ai dhe si, do ti paraqesim në vazhdim të shkrimit.


Prishja e tempullit të Juruzalemit nga romakët paganë

"Dhe kur do të shikoni Jeruzalemin të rrethuar nga ushtritë, ta dini se shkretimi i saj është afër.Atëherë ata që janë në Juda, të ikin në male; dhe ata që janë në qytet të largohen; dhe ata që janë në fushë të mos hyjnë në të.Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar.Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve".(Luka 21/20-24)

Prishja e tempullit në Juruzalem nga Romakët janë fillimi i shenjave.Jezusi u pyet për fillimin dhe mbarimin e botës dhe ai tregoi se shkatarrimi i tempullit në Juruzalem është fillimi i tyre.

1 Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t'i treguar ndërtesat e tempullit.2 Por Jezusi u tha atyre: "A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet".3 Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: "Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?".....6 Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.7 Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme....8 Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.14 Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi".15 "Kur të shihni, pra, “neverinë e shkretimit”, që është parathënë nga profeti Danieli, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),(Mateu 24/1-15)


Shenja për të cilën Jezusi foli është shkatarrimi i tempulllit dhe përndjekja e besimtarëve.
Më vonë Palestinën e pushtuan romakët dhe zelotët pjesëtarë i një sekti hebraik u rebeluan dhe romakët në vitin 70 e dogjën tempullin e dytë të çifutëve.Zelotët e vazhduan rezistencën deri në vitin 74 porse më kot romakët paganë i rrethuan në ndërtesën Masada dhe i vranë.Pikërisht këtu e kishte fjalën dhe Jezusi kur tha kur të shikoni “Neverinë e Shkretimit” e cila simbolizon Romën.

Po këtë gjë e thotë dhe Pali tek letra e Korintësave.Megjithëse ky verset tregon se bibla është shkruar mbas shumë viteve duke treguar dhe për ngjarjen e vrasjes së njerzve nga “Shkatarruesi” romakët paganë e cila ka ndodhur në vitet 70-80.

8 Dhe të mos kurvërojmë, ashtu si kurvëruan disa nga ata edhe ranë të vdekur në një ditë njëzet e tre mijë.9 Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.10 Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga shkatërruesi. 11 Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokës. (1 Korintesave 10/8-11)
Jezusi profetizoi për atë që ka thënë Danieli

15 "Kur të shihni, pra, “neverinë e shkretimit”, që është parathënë nga profeti Danieli, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),(Mateu 24/15)

Cfarë tha Danieli dhe cfarë profetizoi ai për shenjat e fillimit dhe mbarimit të botës.

24 Shtatëdhjetë javë janë caktuar për popullin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë, për të t'i dhënë fund shkeljes, për t'i dhënë fund mëkatit, për të shlyer paudhësinë, për të sjellë një drejtësi të përjetshme, për të vulosur vegimin dhe profecinë, për të vajosur vendin shumë të shenjtë.25 Prandaj dije dhe kuptoje se, që kur ka dalë urdhri të restaurohet dhe të rindërtohet Jeruzalemi deri te Mesia, princi, do të duhen shtatë javë dhe gjashtëdhjetë e dy javë të tjera; ai do të ndërtohet përsëri me sheshe dhe me ledhe, por në kohëra plot ankth.26 Mbas gjashtëdhjetë e dy javëve Mesia do të ngrihet në qiell dhe askush nuk do të jetë me të. Dhe populli i një princi që do të vijë ka për të shkatërruar qytetin dhe shenjtëroren; fundi i tij do të vijë me një përmbytje, dhe deri në mbarim të luftës janë dekretuar shkatërrime.27 Ai do të lidhë gjithashtu një besëlidhje me shumë njerëz për një javë, por në mes të javës do t'i japë fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahët e veprimeve të neveritshme do të vijë një shkatërrues, deri sa shkatërrimi i plotë, që është dekretuar, do të bjerë mbi shkatërruesin".(Daniel 9/24-27)

Në këtë profeci flitet nga koha e Danielit deri tek ardhja e Mesisë Jezusit, për të mbaruar(vulosur) profetët nga populli hebre (sepse profecia do ti jepet një populli tjetër shiko (Daniel 2/44-45) .(Daniel 7-22) .(Mateu 21/33-46) dhe pastaj ardhja e princit romak “Shkatarruesit” që do të shkatarrojnë tempullin.Kjo pikërisht ndodhi rreth viteve 70-74.Romakët nën udhëheqjen e Titit e shkatarruan tempullin.Titi u ndaloi ushtarëve të digjnin tempullin por për të marrë arin ato nuk iu bindën dhe filluan ta shkrijnë. Ari i rënë në gurët e tempulli i detyroi romakët të hiqnin dhe gurët e mëdhenj dhe i shkërmoqnin skurse thotë Jezusi.

Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t'i treguar ndërtesat e tempullit.Por Jezusi u tha atyre: "A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet". (Mateu 24/1-2)

Vazhdon Danieli dhe thotë

dhe deri në mbarim të luftës janë dekretuar shkatërrime. Ai do të lidhë gjithashtu një besëlidhje me shumë njerëz për një javë, por në mes të javës do t'i japë fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahët e veprimeve të neveritshme do të vijë një shkatërrues, deri sa shkatërrimi i plotë, që është dekretuar, do të bjerë mbi shkatërruesin".(Daniel 9/26-27)

Kjo ndodhi kur Romakët hynë në juruzalem dhe i vranë banorët që gjendeshin rreth tij sikurse profetizon Zakaria dhe Jezusi më poshtë:

Ja, po vjen dita e Zotit; plaçka jote e luftës do të ndahet në mes teje. Unë do t'i mbledh të gjitha kombet për të luftuar kundër Jeruzalemit; qyteti do të pushtohet, shtëpitë do të plaçkiten dhe gratë do të dhunohen. Gjysma e qytetit do të shkojë në robëri, por ata që do të mbeten nga populli nuk do të shfarosen nga qyteti. (Zakaria 14/1-2)

22 Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar.
23 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.24 Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve".(Luka 21/22-24)

Kapitullimi i perandorisë pagane romake

Mirëpo Danieli profetizon dhe kapitullimin e romakëve sic thotë dhe Jezusi “derisa të plotësohen kohët e paganëve”.

2 Danieli, pra, filloi të thotë: "Unë shikoj në vegimin tim, natën, dhe ja, katër erërat e qiellit tronditnin Detin e Madh,3 dhe katër kafshë të mëdha po dilnin nga deti, njera ndryshe nga tjetra.4 E para i ngjante një luani dhe kishte krahë shqiponje. Unë shikoja deri sa ia shkulën krahët, pastaj e ngritën nga toka e vunë të qëndrojë drejt mbi dy këmbët e veta si një njeri dhe iu dha një zemër njeriu.5 Dhe ja një kafshë tjetër, e dyta, që i ngjante një ariu; ngrihej mbi një krah dhe kishte tri brinjë në gojë, midis dhëmbëve, dhe i thanë: "Çohu, ha shumë mish".6 Mbas kësaj unë shikoja, dhe ja një tjetër që i ngjante një leopardi, dhe që kishte katër fletë shpendi mbi kurrizin e vet; kafsha kishte katër koka dhe iu dha sundimi.
7 Mbas kësaj, unë shikoja në vegime nate, dhe ja një kafshë e katërt e llahtarshme, e tmerrshme, jashtëzakonisht e fuqishme; kishte dhëmbë të mëdha prej hekuri; hante, thërrmonte dhe shtypte kusurin me këmbë; ishte ndryshe nga të gjitha kafshët e mëparshme dhe kishte dhjetë brirë.
8 Isha duke vërejtur brirët, kur ja, midis tyre filloi të dalë një bri tjetër i vogël, para të cilit tre nga brirët e parë u shkulën; dhe ja, në atë bri ishin disa sy që i përngjanin syve të njeriut dhe një gojë që thoshte gjëra të mëdha.9 Unë vazhdova të shikoj deri sa u vendosën fronet dhe i Lashti i ditëve u ul. Veshja e tij ishte e bardhë si bora, flokët e kokës së tij ishin si leshi i pastër; froni i tij ishte si flokët e zjarrit dhe rrotat e tij si zjarr përvëlues.10 Një lumë zjarri rridhte, duke dalë nga prania e tij; mijëra e mijëra njerëz i shërbenin dhe mori dhe mori qëndronin përpara tij. Gjykimi u bë dhe librat u hapën.
11 Atëherë unë shikova për shkak të fjalëve të mëdha që briri thoshte; shikova deri sa u vra kafsha, dhe trupi i saj u shkatërrua dhe u hodh në zjarr për t'u djegur.12 Sa për kafshët e tjera, u hoq sundimi i tyre por iu lejua atyre një zgjatje e jetës për një periudhë të caktuar kohe.13 Unë shikoja disa vegime nate, dhe ja mbi retë e qiellit po vinte dikush që i ngjante një Biri njeriu; ai arriti deri te i Lashti i ditëve dhe iu afrua atij.14 Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t'i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë".
15 "Sa për mua, Danielin, fryma ime mbeti e brengosur në mbështjellën e trupit dhe vegimet e mendjes sime më turbulluan.16 Iu afrova njërit nga ata që ishin aty afër dhe e pyeta mbi të vërtetën që lidhej me tërë këtë punë; dhe ai më foli dhe më bëri të njohur interpretimin e atyre gjërave:
17 "Këto kafshë të mëdha, që janë katër, përfaqësojnë katër mbretër që do të dalin nga toka;
18 pastaj shenjtorët e Shumë të Lartit do të marrin mbretërinë dhe do ta zotërojnë përjetë, në përjetësi".19 Atëherë dëshirova të mësoj të vërtetën lidhur me kafshën e katërt, që ishte ndryshe nga të gjitha të tjerat dhe jashtëzakonisht e tmerrshme, me dhëmbë prej hekuri dhe me thonj prej bronzi, që hante, thërrmonte dhe shkelte me këmbë kusurin,20 dhe lidhur me dhjetë brirët që kishte mbi kokë, dhe lidhur me bririn tjetër që i dilte dhe para të cilit kishin rënë tre brirë, domethënë briri që kishte sy dhe gojë për të thënë gjëra të mëdha dhe që dukej më i madh se brirët e tjerë.21 Unë shikoja dhe po ky bri bënte luftë kundër shenjtorëve dhe i mundte,22 deri sa arriti i Lashti i ditëve dhe iu dha e drejta shenjtorëve të Shumë të Lartit, dhe erdhi koha në të cilën shenjtorët zotëruan mbretërinë.
23 Dhe ai më foli kështu: "Kafsha e katërt do të jetë një mbretëri e katërt mbi tokë, që do të jetë ndryshe nga të gjitha mbretëritë e tjera, dhe do të hajë tërë tokën, do ta shkelë dhe do ta thërrmojë.
24 Dhjetë brirët janë dhjetë mbretër që do të dalin nga kjo mbretëri; mbas tyre do të dalë një tjetër, që do të jetë ndryshe nga të mëparshmit dhe do të rrëzojë tre mbretër.25 Ai do të shqiptojë fjalë kundër Shumë të Lartit, do të përndjekë shenjtorët e Shumë të Lartit me qëllim që t'i shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin; shenjtorët do të bien në duart e tij për një farë kohe, disa kohë dhe për gjysmën e një kohe.26 Pastaj do të bëhet gjyqi dhe do t'i hiqet sundimi, i cili do të asgjësohet dhe do të shkatërrohet përjetë.27 Pastaj mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do t'i jepen popullit të shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t'i shërbejnë dhe do t'i binden atij".(Daniel 7/2-27)

Katër kafshët që profetizoi Danieli janë katër mbretëritë e kohërave me të mëdha nga koha e Danielit deri në kohën e romakëve ose më saktë Jezusit.

1) E para i ngjante një luani dhe kishte krahë shqiponje.(Daniel 7/4)

Luani përfaqëson Babiloninë.Krahët e shqiponjës simbolizojnë shpejtësinë e pushtimeve.

2) E dyta, që i ngjante një ariu, ngrihej mbi një krah dhe kishte tri brinjë në gojë, midis dhëmbëve,.(Daniel 7/5)

Ariu Simbolizon Medo-Persënë.Pjesa e Persisë Mori rëndësi të madhe.Tri brinjët që mbante në Gojë mund të përfaqësojnë tri pjesët e perandorisë Babilonase që u plakcitën nga medët dhe persët nën Kirin, Babiloninë në lindje, Egjiptin në Jug dhe Mbretërinë e Lidias në Azinë e vogël(Pjesa perëndimit të Turqisë së sotme)

3) E treta i ngjante një leopardi, dhe që kishte katër fletë shpendi mbi kurrizin e vet; kafsha kishte katër koka dhe iu dha sundimi.(Daniel 7/6)

Leopardi është figura e Greqisë.Katër fletët prej shpendi tregojnë për shtrirjen e menjëhershme dhe me shpejtësi të perandorisë greke brenda 13 vjetësh.Aleksandri pushtoi botën duke marshuar nga nga perëdnimi në lindje e deri në indi.Me katër kokat e Leopardit tregojnë ndarjen e perandorisë në katër pjesë nga gjeneralët e Aleksandrit pas vdekjes së tij.Perandoria u nda në katër pjesë Egjipti, Siro-Babilonia, Azia e vogël dhe Greqia.

4) Një kafshë e katërt e llahtarshme, e tmerrshme, jashtëzakonisht e fuqishme; kishte dhëmbë të mëdha prej hekuri; hante, thërrmonte dhe shtypte kusurin me këmbë; ishte ndryshe nga të gjitha kafshët e mëparshme dhe kishte dhjetë brirë. 19 Atëherë dëshirova të mësoj të vërtetën lidhur me kafshën e katërt, që ishte ndryshe nga të gjitha të tjerat dhe jashtëzakonisht e tmerrshme, me dhëmbë prej hekuri dhe me thonj prej bronzi, që hante, thërrmonte dhe shkelte me këmbë kusurin (Daniel 7/7)

Kafsha e katërt e fuqishme dhe ndryshe nga të tjerat dhe shkatarrimtare ishte Perandoria Romake që do të pësontë atë greke

Perandoritë që profetizoi Danieli janë këto.

1)Kafsha e parë simbolizon Mbretëria kelte(Babilonia) me Mbret Nabukadentsari 630-562 p.e.s.
2)Kafsha e dytë simbolizon mbretërinë e Medo-Perse me mbret Darin dhe Kirin i cili i shkatarroi keltët dhe ka sunduar gjatë viteve 550-529 p.e.s
3)Kafsha e tretë simbolizon mbretërinë Greke, Leka i madh.Ka sunduar gjatë viteve 336-323 p.e.s
4)Kafsha e katërt simbolizion Mbretërinë Romake dhe me dhjetë mbretërit e saj kryesorë e cila ndahet në dy pjesë në atë Romake te perëndimit me qendër Romën dhe në atë të lindjes së Bizantit me qendër Konstandinopojën.


Do ndalemi tek mbretëria romake jo sepse mbretëritë e tjera nuk përbëjnë rëndësi në histori porse mbretëria romake është pjesë e temës që po trajtojmë.
Danieli e profetizoi këtë mbretëri me dhëmbë të mëdha hekuri për të treguar fuqinë e saj që pushtoi pothuajse pjesën më të madhe të botës. Ajo kishte shumë fuqi dhe shumë mbretër pasi koha e jetëgjatësisë së saj ishte shumë e gjatë dhe komplotet e mbretërve me njëri tjetrin ishin shumë të shpeshtë.

Isha duke vërejtur brirët, kur ja, midis tyre filloi të dalë një bri tjetër i vogël, para të cilit tre nga brirët e parë u shkulën(Danieli 7/8)

Danieli profetizon se perandoria romake do ndahej në dy pjesë në atë të Romake dhe bizantine duke i përshkruar me dhëmbë hekuri dhe thonj bronxi.Dhëmbët e hekurit simbolizojnë fuqinë dhe origjinën e kësaj mbretërie ndërsa thonjtë e bronxit simbolizojnë fundin e mbretërisë e cila do përfundojë me qytetërim bizantin(grek).

Atëherë dëshirova të mësoj të vërtetën lidhur me kafshën e katërt, që ishte ndryshe nga të gjitha të tjerat dhe jashtëzakonisht e tmerrshme, me dhëmbë prej hekuri dhe me thonj prej bronzi, që hante, thërrmonte dhe shkelte me këmbë kusurin,(Daniel 7/19)

Këtë gjë e vërtëton dhe ëndërra e tjetër që shpjegoi Danieli mbretit Nobokodonosor.

31 Ti ishe duke shikuar, o mbret, dhe ja një figurë e madhe; kjo figurë e stërmadhe, me një shkëlqim të jashtëzakonshëm, ngrihej para teje me një pamje të tmerrshme.32 Koka e kësaj figure ishte prej ari të kulluar, gjoksi i saj dhe krahët e saj ishin prej argjendi, barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi,
33 këmbët e saj prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile.
34 Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, por jo nga dora e njeriut, dhe goditi figurën në këmbët e saj prej hekuri dhe argjile dhe i copëtoi.35 Atëherë hekuri, argjila, bronzi, argjendi dhe ari u copëtuan bashkë dhe u bënë si kope byku në lëmë gjatë verës; era i mori me vete dhe nuk u gjet më asnjë gjurmë e tyre. Por guri që kishte goditur figurën u bë një mal i madh, që mbushi tërë tokën.36 Kjo është ëndrra; tani do të japim interpretimin përpara mbretit.37 Ti, o mbret, je mbreti i mbretërve, sepse Perëndia i qiellit të ka dhënë mbretërinë, pushtetin, forcën dhe lavdinë.38 Ngado që të banojnë bijtë e njerëzve, kafshët e fushës dhe shpendët e qiellit, ai i ka lënë në duart e tua dhe të ka bërë të sundosh mbi gjithë ata. Ti je koka e artë.
39 Mbas teje do të dalë një mbretëri tjetër, më e vogël, më e ulët nga jotja; pastaj një mbretëri tjetër prej bronzi, që do të sundojë mbi gjithë dheun.40 Mbretëria e katërt do të jetë e fortë si hekuri, sepse hekuri copëton dhe thërrmon çdo gjë; ashtu si hekuri që copëton, kjo mbretëri do t'i copëtojë dhe do t'i thërrmojë tërë këto mbretëri.41 Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej argjile poçari dhe pjesërisht prej hekuri, kështu kjo mbretëri do të ndahet; megjithatë, ajo do të ketë fortësinë e hekurit, sepse ti ke parë hekurin të përzier me argjilë të butë.42 Dhe ashtu si gishtërinjtë e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile, kështu ajo mbretëri do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e brishtë.43 Siç e pe hekurin të përzier me argjilën e butë, ata do të përzihen nga fara njerëzore, por nuk do të bashkohen njeri me tjetrin, pikërisht ashtu si hekuri nuk amalgamohet me argjilën.44 Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t'i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë,45 pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut, për të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e tutje. Endrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt".(Daniel 2/31-45)

Figura përfaqësonte katër fuqitë pagane që do të ushtronin sundimin botëror deri në ardhjen e mbretërisë monoteiste të Zotit.

1) E para “ Koka e kësaj figure ishte prej ari të kulluar, ".(Daniel 2/32)

Kjo ishte Babilonia.Prandaj Danieli i tha “Koka e artë je ti”

2) E dyta “gjoksi i saj dhe krahët e saj ishin prej argjendi,” (Daniel 2/32)

Kjo ishte Perandoria Perse dhe krahët simbolizojnë njëri medët tjetri persët.

3) E treta “barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi.”(Daniel 2/32)

Mbretëria e tretë ishte mbretëria Greke.

4) E katërta “këmbët e saj prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile.”(Daniel 2/33)

Mbretëria e katërt ishte perandoria romake.Dy këmbët tregojnë për ndarjen e saj dhe hekuri dhe argjila simbolizojnë fuqizimin dhe dobësimin e saj.


Atëherë sipas Danielit ëndërra kishte këto kuptime

1)Koka e artë simbolizon mbreterinë Kelte Babilonia me mbretin Nabukadentsari 630-562 p.k (Ti je koka e artë) (Daniel 2/38)
2)Gjoksi dhe krahët prej argjendi simbolizon mbretëria Medo-Perse Korrigjoje i cili i shkatarroi keltët dhe ka sunduar gjatë viteve 550-529 p.k
3) Barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi simbolizon mbreterinë Greke të Lekës së madh.Ka sunduar gjatë viteve 336-323 p.k
4) Këmbët e saj prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile simbolizon mbretërinë Romake e cila u nda në dy pjesë në perëndimore me qendër Romën dhe atë lindore me qendër Konstandinopojën.Hekuri simbolizon se nje pjesë e saj do jetë e fortë ndërsa pjesa tjetër e dobët dhe drejt dobësimit.

Të gjitha këto perandori Pagane u shkatarruan dhe përvec shpjegimit të Danielit duke i përmbledhur të katra mbretëritë në një ëndërr Danieli profetizoi dhe shkatarrimin e tyre vec e vec në librin e tij.
Shkatarrimin e Babilonisë ai e profetizoi me “pemën e rrënuar” dhe “dorën që shkruan në mur” tek kapitulli 4 dhe 5.Shkatarrimin e Persisë ai e profetizoi me zënëkën e Dashit me Cjapin tek Kapitulli 8/1-8
Shkatarrimin e perandorise greke të Aleksandrit tek kapitulli 11/4-35 ndërsa perandorinë Romake e ka vecuar në profecitë e tij në fund të librit dhe më qartë e paraqet në dy ëndërrat e tij me katër kafshët.

Kurse me “Neverinë e Shkretimit” që Jezusi citoi prej Danielit simbolizohet mbretëria Romake e paganizmit.

"Kur të shihni, pra, “neverinë e shkretimit”, që është parathënë nga profeti Danieli, që ka zënë vend në vendin e shenjtë,(Mateu 24/15)

Ndarja e saj në dy pjesë Perëndim-Lindje në ëndërrën e parë të Danielit “me dhëmbë prej hekuri dhe me thonj prej bronzi” (Daniel 7-19)

Ndarja e saj në dy pjesë në ëndërrën e dytë të Danielit “Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej argjile poçari dhe pjesërisht prej hekuri, kështu kjo mbretëri do të ndahet; megjithatë, ajo do të ketë fortësinë e hekurit, Dhe ashtu si gishtërinjtë e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile, kështu ajo mbretëri do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e brishtë”(Daniel 2/41-42)

Pikërisht në ëndërrën e parë Danieli profetizon dhe për perandorin Konstandin edhe komplotet e tij.

19 Atëherë dëshirova të mësoj të vërtetën lidhur me kafshën e katërt, që ishte ndryshe nga të gjitha të tjerat dhe jashtëzakonisht e tmerrshme, me dhëmbë prej hekuri dhe me thonj prej bronzi, që hante, thërrmonte dhe shkelte me këmbë kusurin,20 dhe lidhur me dhjetë brirët që kishte mbi kokë, dhe lidhur me bririn tjetër që i dilte dhe para të cilit kishin rënë tre brirë, domethënë briri që kishte sy dhe gojë për të thënë gjëra të mëdha dhe që dukej më i madh se brirët e tjerë.21 Unë shikoja dhe po ky bri bënte luftë kundër shenjtorëve dhe i mundte,22 deri sa arriti i Lashti i ditëve dhe iu dha e drejta shenjtorëve të Shumë të Lartit, dhe erdhi koha në të cilën shenjtorët zotëruan mbretërinë.23 Dhe ai më foli kështu: "Kafsha e katërt do të jetë një mbretëri e katërt mbi tokë, që do të jetë ndryshe nga të gjitha mbretëritë e tjera, dhe do të hajë tërë tokën, do ta shkelë dhe do ta thërrmojë.24 Dhjetë brirët janë dhjetë mbretër që do të dalin nga kjo mbretëri; mbas tyre do të dalë një tjetër, që do të jetë ndryshe nga të mëparshmit dhe do të rrëzojë tre mbretër.25 Ai do të shqiptojë fjalë kundër Shumë të Lartit, do të përndjekë shenjtorët e Shumë të Lartit me qëllim që t'i shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin; shenjtorët do të bien në duart e tij për një farë kohe, disa kohë dhe për gjysmën e një kohe.26 Pastaj do të bëhet gjyqi dhe do t'i hiqet sundimi, i cili do të asgjësohet dhe do të shkatërrohet përjetë.27 Pastaj mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do t'i jepen popullit të shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t'i shërbejnë dhe do t'i binden atij".(Daniel 7/19-27)

Në ëndërrën Danieli profetizon perandorin romak Konstandin i cili rrëzoi tre perandorë të tjerë,(shëno emrat) dhe pas kësaj ky mbret Romak bënte luftë kundër shenjtorëve.Dihet qartë lufta që Konstandini filloi kundër besimtarëve unitarianë që besonin Jezusin si profet dhe jo si Zot apo bir të Zotit.Konstandini i përndoqi dhe i internoi dhe kishat e tyre ua dha trinitarëve.Ky Perandor sipas ëndërrës do fliste kundër Zotit duke blafsemuar, do të përndiqte besimtarët monoteistë do të ndryshonte ligjin dhe kohën dhe mbretëria e tij do ti vij fundi kur të paraqitej “I LASHTI I DITËVE”

Ai do të shqiptojë fjalë kundër Shumë të Lartit, do të përndjekë shenjtorët e Shumë të Lartit me qëllim që t'i shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin; shenjtorët do të bien në duart e tij për një farë kohe, disa kohë dhe për gjysmën e një kohe.(Daniel 7-25)

A nuk ishtë Konstandini në këshillin e Nikeas në vitin 325 e.s që vendosi për dogmën se Zoti është tre, i përbërë nga tre qënie.Duke vendosur se Jezusi ishte gjysëm njeri gjysëm perëndi duke futur brenda mësimeve biblike filozofinë dhe mitologjitë pagane greke.A nuk ishte kjo blafsemia ose fjalët që ai shqiptoi kundër Shumë të Lartit(Zotit).Nëse deri në atë kohë shpalljet hyjnore ishin të ndara nga mësimet pagane, Konstandini i bashkoi të dyja duke e humbur monoteizmin tek feja e krishterë.
Sipas ëndërrës ky perandor do ndryshojë kohërat dhe ligjin.
A nuk u ndryshua dita e shtunë si ditë pushimi me ditën e dielë për kristianët.Dita e dielë ishte festë pagane që i atribohej perëndive greke.A nuk është kjo një ndryshim kohe.A nuk u ndryshua ligji judaik duke futur duart në bibël dhe duke thënë se njerzit skanë nevojë për ligj por shpengohen me anë të besimit.A nuk pijnë priftërinjtë verë dhe hajnë mish derri dhe bëjnë figura, shëmbëlltyra dhe ikona kur këto janë ndaluar në ligjin biblik.A nuk filloi ti veproi këto perandori Konstandin ? Dhe nuk mund të jetë askush nga perandorët romakë paganë i cili erdhi mbas shumë perandorëve të tjerë përvec perandorit Konstandin mbas të cilit u nda dhe perandoria romake në dy pjesë në atë të lindjes dhe atë të perëndimit.

Ardhja e Profetit Muhamed a.s për rrëzimin e mbretërive Pagane.

Pastaj Danieli profetizoi se mbas ndarjes së kësaj mbretërie do të vijë një profet që do ti jap fund mbretërive të idhujtarisë.

Deri sa arriti i Lashti i ditëve dhe iu dha e drejta shenjtorëve të Shumë të Lartit, dhe erdhi koha në të cilën shenjtorët zotëruan mbretërinë.(Daniel 7-22)

Kush është ky “i lashti i ditëve”.Nuk është askush tjetër përvec Muhamedit a.s, vulës së profetëve dhe shpalljeve hyjnore i cili do ti jepte fund këtyre perandorive pagane për të ndërtuar perandorinë e Zotit.
Për këtë profetizoi dhe Jezusi.Sikurse Malakia profetizoi për ardhjen e Elia(Gjon Pagëzorit) dhe profetit mbas tij tek (Malakia 3/1-2) dhe (Malaki 4/5) kështu dhe Jezusi bën të njëjtën gjë.Profetizon për ardhjen e profetit mbas tij Muhamedit a.s.

Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë. Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"'. (Mateu 23/37-39)"

Kush do të ishte Ai i bekuar që do vinte me fjalën “Bismilah” pra “Në Emër të Zotit” .Padyshim do të ishte Muhamedi a.s që Jezusi profetizoi për të, si plotësim të shenjave për ardhjen e tij prapë në këtë botë duke thënë:

15 "Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.16 Dhe unë do t'i lutem Zotit dhe Ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,17 Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.18 Nuk do t'ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.25 Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju;
26 por Ngushëlluesi, Fryma e vërtetës, që Zoti do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.27 Unë po ju lë Paqen(Islamin), po ju jap Paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.28 Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Zoti"; sepse Zoti është më i madh se unë.29 Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.30 Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;(Gjoni 14/15-30)

Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua; për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Zoti dhe nuk do të më shihni më; për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuars.
Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por ato ende ju nuk mund t'i mbani. Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t'ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë.Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t'jua kumtojë. Të gjitha gjërat që ka Zotii janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë. Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni, sepse unë po shkoj tek Zoti".. (Gjoni 16/7-16)

Pra Jezusi foli se midis kohës së ngritjes së tij në qiell dhe ardhjes së tij në këtë botë do të vij një profet që Jezusi e quan në Shqip “Ngushëllues”, Greqisht “Parakletos” dhe në hebraisht “Ahmad”. Jezusi na tregon se cfarë do të bëjë ky profet. Ai do të sjellë drejtësi, gjykim sepse është princi i kësaj botë që do të vendosë Mbretërinë e Zotit .Është pikërisht ky princ i për të cilin profetizon dhe Danieli në shpjegimet e ëndërrës së tij që do të godasë dhe do të shkatarrojë perandorinë Romake duke ndërtuar një herë e përgjithmonë mbretërinë e Zotit në tokë ku mbretëron monoteizmi dhe zbatohen me përpikmëri ligjet e Tij.Ja se cthotë Danieli.


Në kohën e këtyre mbretërve(romakë), Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t'i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë,pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut, për të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e tutje. Endrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt".(Daniel 2/44-45)

Po këtë gurë e përmend edhe Jezusi kur profetizon kundër hebrejve dhe largimin e shpalljeve hyjnore nga mesi i tyre për tiu dhënë një kombi tjetër.

Prandaj po ju them se juve do tu hiqet mbretëria e Përëndisë dhe do ti jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.Dhe ai që do të bierë në këtë gurë do të bëhet copë copë; dhe ai mbi të cilin do të bierë ai do të jetë i thërmuar.Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur dëgjuan shëmbëlltyrën e tij, e kuptuan se po fliste për ata.(Mateu 21/33-46)

Ashtu sic thote ai te Osea ”Unë do ta quaj popullin tim atë që ska qenë populli im dhe të dashur atë të mosdashurin.(Romaket 9/25)

Po kështu dhe në ëndërrën e profetizimit të Konstandinit Danieli tregon për daljen e kësaj mbretërie.

21 Unë shikoja dhe po ky bri bënte luftë kundër shenjtorëve dhe i mundte,22 deri sa arriti i Lashti i ditëve dhe iu dha e drejta shenjtorëve të Shumë të Lartit, dhe erdhi koha në të cilën shenjtorët zotëruan mbretërinë 26 Pastaj do të bëhet gjyqi dhe do t'i hiqet sundimi(Konstandinit), i cili do të asgjësohet dhe do të shkatërrohet përjetë.27 Pastaj mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do t'i jepen popullit të shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t'i shërbejnë dhe do t'i binden atij".(Daniel 7/21-27)

Mbaron profetizimi i Danielit dhe Jezusit (paqa e Zotit qoftë mbi ta)për shkatarrimin e këtyre mbretërive pagane dhe ardhjen e Mbretërisë së Zotit me fenë e pastër Islame e cila nga dita e themelimit e deri në ditën e fundit do jetë mbretëri e besimit në një Zot të vetëm dhe e zbatimit me përpikmëri të ligjeve të Tij Hyjnore në vendin e saj të shenjtë Mekë dhe Medinën të ndodhura në Arabi.

Sikurse e përmned bibla tek zbulesa se Satanai, Dexhali (Antikrishti) Gogu dhe Magogu(Xhuxh Maxhuxhët shiko syren Kehf) nuk hyjnë dot në Mekë dhe Medinë.

Dhe kur të kryhen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij, dhe do të dalë të mashtrojë kombet që janë në të katër anët e dheut, Gogun e Magogun, që t'i mbledhë ata për luftë; numri i tyre do të jetë si rëra e detit. Dhe ata do të lëvizin në të gjithë sipërfaqen e dheut dhe do ta rrethojnë fushën e shenjtorëve
(Mekë) dhe qytetin e dashur (Medinën). Por nga qielli do të zbresë zjarr, i dërguar nga Perëndia, dhe do t'i përpijë.(Zbulesa 20/8-9)


Ashtu sikurse bibla nuk i tregon ngjarjet në të gjitha periudhat kohore.E fillon me lindjen e Jezusit dhe shkëputet në tregimet e tij të moshës madhore, duke lënë një boshlluk të madh midis këtyre kohërave po ashtu ajo na përcjell mesazhin se mbas largimit të Jezusit dhe ardhjes së Muhamedit a.s dhe mbas vazhdimit të kohës dhe lënies boshlluk të fenomeneve dhe ngjarjeve që do ndodhin në vijim e lidh historinë e profetizimeve të saj me ardhjen e dytë të Jezusit për të cilën do të paraqesim shenjat e kësaj ardhje dhe ngjarjet që do të ndodhin në vazhdim.

Sic e përmendëm dhe më lart Jezusi nuk do rikthehej në këtë botë pa ardhur profeti Muhamed a.s Ngushëlluesi, pa u vendosur mbretëria hyjnore e cila do të shkatarronte mbretëritë pagane dhe pa zbritur libri i shenjtë i cili do të ripërtërinte të gjitha historitë e profetëve dhe do ti pastrontë mësimet hyjnore nga ndërhyrjet e Konstandinit, Palit apofilozofive dhe mitologjive greko-romake.
Bibla na tregon se Jezusi do të rrijë në qiell deri në ardhjen e Kuranit dhe profetit Muhamed a.s dhe mbas kalimit të një kohe Jezusi do të kthehet në tokë.

“Dhe Ai(Zoti) do të dërgojë Jezu Krishtin që ju ishte predikuar më parë juve, të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë, që nga fillimi i botës.(Veprat 3/20-21)

Zoti do të sjellë Kuranin për të ripërtërirë të gjitha shpalljet hyjnore që kanë folur profetët.Edhe pse Jezusi donte tu shpjegonte hebrejve të gjitha ligjet ai nuk mundi ta realizoi.

Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.(Luka 24/27)

Sepse Hebrejtë e kishin ndryshuar shpalljet

"Kështu ju e keni bërë të pavleshme Fjalën e Perëndisë për shkak të traditës suaj" !.(Mateu 15/6)

Dhe se mbas largimit të Jezusit në qiell fjalët e tij dhe veprat e tij nuk u shkruan kurrë të gjitha përvec se u shkruan me ndryshime.

Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër (Gjoni 20/30)


Pasi libri i krishterëve kishte ndryshuar nga duart e njerzve, dhe jo vetëm ndryshuar por dhe manipuluar nga mësimet që Jezusi predikonte si zbatimi i ligjeve hyjnore dhe adhurimin i një Zoti të vetëm . (Për më shumë shiko temën “Ndryshimi i biblës nga njerzit”)


Pra ardhja e Jezusit nga qielli do të ndodhë mbas ripërtëritjes së gjërave nga Kurani famëlartë.
Jezusi do të vijë për ti treguar kristianëve që ai nuk është Zoti dhe për të luftuar hebrejtë të cilët janë nën udhëheqjen e antikrishtit në atë kohë.

“për të bërë gjyqin kundër të gjithëve dhe për të bindur të gjithë të pabesët në mes tyre për të gjitha veprat e paudhësisë dhe për të gjitha fjalët fyese që mëkatarët e pabesë folën kundër tij".(Juda1/15)

Shkëputur prej Librit “Islami, Krishtërimi dhe Thirrja Sataniste”


Ky shkrim nuk lejohet nga autori te botohet ne ndonje faqe tjeter vetem se duke ruajtur me perpikmeri te gjitha ngjyrimet me bold, nenvizimin e fjaleve dhe pjerresine dhe drejtesine e shkronjave.Kushdo qe nuk ka mundesi ti bej keto ne faqen e tij mund ta bej copy-paste dhe mund ta reklamoje ne programin Word me qellim qe mus i humbin nenvizimet dhe citimet me te zeza.

(Autori) Xhemis Stafa


Vijon me "Shenjta e medha te ardhjes se Jezusit"
 

Rasim

Primus registratum
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Rënditja e shenjave të mëdha para ardhjes së Jezusit.

http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/35656

Mirëpo Jezusi nuk foli vetëm për fillimin e dhimbjeve të lindjes por dhe për fundin e saj.

27 Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.28 Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat". 29 "Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiellore do të tronditen.30 Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.
31 Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.32 Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër.
Kështu dhe ju kur ti shikoni se po ndodhin këto ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër. 33 Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera (Luka 21/31-32) (Mateu 24/33)


Në momentin e mbarimit të shenjave, Jezusi i lidh shëmbëlltyrat e tij me disa ngjarje.

1)Përhapja e Islamit në perëndim dhe fillimi i luftës lindje-perëndim
2)Ardhja e Birit të Njeriut
3)Dërgimi i ëngjëjve për të korrur me tinguj të fuqishëm të ligtë
4)Dalja e gjetheve të fikut.
5)Riformimin e Mbretërisë së Zotit

1)Përhapja e Islamit në perëndim dhe fillimi i luftës lindje-perëndim

27 Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.28 Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat".
29 "Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiellore do të tronditen.30 Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi (Mateu 21/27)



Fjala “si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim” tregon për përhapjen fesë Islame e cila doli nga lindja dhe do të flakërojë në perëndim.Kjo vëtëtimë sigurisht që është Islami(Paqa) ose përsosmëria e ligjeve hyjnore dhe nuk ka mundësi të jetë krishtërimi sepse krishtërimi ka me qindra shekuj që ka hyrë në perëndim dhe ardhja e Jezusit nuk ka ndodhur. Në kohën e sotme jemi para faktit të përhapjes së Islamit në perëndim biles dhe me ritme të shpejta, shenjë e cila tregon për vërtetësinë e faktit se Vëtëtima është Islami.Këtë e mbështet dhe verseti i mëposhtëm i cili thotë “Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat” tregon për degjenerimin (prostuticionin, homoseksualizmin etj) e botës perëndimore duke e krahasuar atë me kërmat.Shenjë tjetër e cila tregon për ardhjen e Jezusit janë luftrat e shumta,. Mbas fillimit të përhapjes së Islamit në perëndim do të iniciohet një luftë e ashpër saqë nga kjo luftë do tronditen “fuqitë qiellore” ose më saktë “fuqitë botërore”.Të gjitha kombet do jenë në zinë e të vrarëve të kësaj lufte deri në ardhjen e “birit të njeriut”, Jezusit .Lufta e përmendur në këto fragmente përmendet dhe tek zbulesa.Në kohët e kësaj lufte do të vijë Jezusi me anë të një reje sikurse thuhet në bibël “atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut”.

2)Ardhja e Birit të Njeriut

Ardhja e Jezusit

“do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.”(Mateu 24/30)

Pastaj i tha: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se tash e tutje ju do të shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Perëndisë duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut".(Gjoni 1/51)

Në disa pjesë biblike tregohet se Jezusi do ti vijë me anë të reve

Madje unë po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndënjur në të djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit".(Mateu 26/64)

Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe. Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër.Kështu dhe ju kur ti shikoni se po ndodhin këto ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër. 33 Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera (Luka 21/30-32)

Ardhja e Birit të njeriut ose ardhja e Jezusit tregon se Jezusi nuk është Zot as bir i Zotit porse Bir i Njeriut dhe nuk është e pranueshme për Jezusin emërtimi i tij me emërtim jashtë kontekstit të tij njerzor.Këto janë vetëm shpifje dhe emërtime të pavleshme nga njerzit që ia atribuan Jezusit ndryshe nga termi që ai foli për vetveten. Ardhja e Jezusit në këtë botë për herë të dytë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë njerzore.Jezusi bashkë me ëngjëjt do bëjnë korrjen e të ligëve të botës.

Pastaj pashë një re të bardhë, dhe ja, mbi re po rrinte i ulur një i ngjashëm me një Bir njeriu, i cili kishte mbi krye një kurorë të artë dhe në dorë një drapër të mprehtë.Një engjëll tjetër doli nga tempulli, duke i thirrur me zë të madh atij që ulej mbi re: "Vër dorë mbi drapërin tënd dhe korr, sepse ora e të korrurit ka ardhur dhe të korrat e dheut janë pjekur".16 Atëherë ai që ulej mbi re e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe dheu u korr. (Zbulesa 14/14-16)


Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi,dhe do t'i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.(Mateu 13/41-42)

Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni". ... zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di; do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i rezervojë fatin e hipokritëve(Hebrejve ). Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".(Mateu 24/44,50-51)

Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.(Mateu 24/30-31)

3)Dërgimi i ëngjëjve për të korrur me tinguj të fuqishëm, të ligtë

30 Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.(Luka 21/30-32)

“Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.
Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.”(Mateu 24/30-31)

Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ``Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut.Ara është bota, fara e mirë janë bijtë e mbretërisë dhe egjra janë bijtë e të ligut, dhe armiku që e ka mbjellë është djalli ndërsa korrja është fundi i botës dhe korrësit janë engjëjt. Ashtu si mblidhet egjra dhe digjet në zjarr, kështu, do të ndodhë në mbarimin e botës. Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi,dhe do t`i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.(Mateu 13/37-42 )

Janë pikërisht këto ëngjëj që paraqiten tek Zbulesa.

Pastaj një engjëll tjetër doli nga tempulli që është në qiell, duke mbajtur dhe ai një drapër të mprehtë. Dhe një engjëll tjetër, që kishte pushtet mbi zjarrin, doli nga altari dhe i thirri me zë të madhe atij që kishte drapërin e mprehtë, duke thënë: "Vëre në punë drapërin tënd të mprehtë dhe vil bistakët e vreshtit të dheut, sepse rrushi i tyre është pjekur". Atëherë engjëlli e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe voli vreshtin e dheut dhe hodhi rrushin në vozën e madhe të zemërimit të Perëndisë.20 Dhe voza u shtrydh jashtë qytetit dhe nga voza doli gjak deri te frerët e kuajve, për njëmijë e gjashtëqind stade. (Zbulesa 14/17-20)

4)Dalja e gjetheve të fikut.

Jezusi thotë: Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.
Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër.Kështu dhe ju kur ti shikoni se po ndodhin këto ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër. Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera (Luka 21/30-33)


Shëmbëlltyra e fikut ka të bëjë me popullin hebre. Njomësia e tij ka kuptimin e ngritjes së hebrejve dhe formimin e shtetit të tyre.Kjo është shenjë e afrimit të ardhjes së Jezusit i cili do ti gjykojë dhe dënojë për të gjithë padrejtësitë, dhe kundërshtimet ndaj Zotit.Shëmbëlltyra e fikut përmendet mbas daljes së tij nga tempulli të cilën hebrejtë e patën kthyer në treg dhe Jezusi për ti mallkuar popullin hebre për shkak të mosndjekjes së rrugës së tij përdori shëmbëlltyrën e fikut... .

Dhe gjatë rrugës pa një fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve; dhe i tha: "Mos u lidhtë më kurrë fryt prej teje përjetë!". Dhe fiku u tha menjëherë.(Mateu 21/19)

Në versetin e tek (Mateu 21/19) ai tregon për tharjen e gjetheve të fikhut ndërsa në vërsetin tek (Luka 21/30-33) tregon se kur gjethet do të njomësohen atëherë kjo është shenjë e ardhjes së tij për ti dënuar popullin hebre sic thuhet tek Juda.

Për të bërë gjyqin kundër të gjithëve dhe për të bindur të gjithë të pabesët në mes tyre për të gjitha veprat e paudhësisë dhe për të gjitha fjalët fyese që mëkatarët e pabesë folën kundër tij".(Juda1/ 15)

Ashtu si gjethet e pyllit kur vera është e gjelbër kur në perëndim moritë me flamujt e tyre shfaqen ashtu si gjethet e pyllit kur vjeshta fryn moritë të nesërmen thahen dhe shpërndahen sepse ëngjëlli i vdekjes i hap krahët e tij në shakullinë dhe lëshon frymë në fytyrën e armikut ndërsa kalon dhe sytë e të gjyrmuve dyllosen për vdekje ngrijnë dhe zemrat e tyre tash të rënduara pushuan përgjithmonë.Xhorxh Gordon, Lord Bajroni (37:36 The literature of England, an Anthology and history fq 726

Fiku si shëmmbëltyrë përmendet dhe në vende të tjera që tregon për popullin hebre.

Sepse një komb i fortë dhe i panumërt ka dalë kundër vendit tim. Dhëmbët e tij janë dhëmbë luani, dhe ka stërdhëmbë luaneshe. Ka shkatërruar hardhinë time, e ka bërë copë-copë fikun tim, ia ka hequr lëvoren krejt dhe e ka hedhur tutje; degët e tij kanë mbetur të bardha.(Joeli 1/6-7)

"Unë gjeta Izraelin si rrushi në shkretëtirë, pashë etërit tuaj si fiqtë e parë mbi një fik të ri.(Osea 9/10)

Tërë fortesat e tua do të jenë si druri i fikut me fiq të parë; po t'i shkundësh, bien në gojë të atij që i ha.(Nahumi 3/12)

Pikërisht kjo shpjegohet dhe me shumë pjesë të biblës kur Jezusi simbolizon mosndjekjen e tij si profet me pemën që nuk jep fryt dhe thahet.

Çdo degë që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo degë që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt. Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova. Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse dega nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua. Unë jam hardhia, ju jeni dega; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si dega dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.(Gjoni 15/2-6)

Tharja e fikhut tregon se populli hebre nuk mund të japë më fryte prandaj dhe Jezusi i mallkoi.

Prandaj po ju them se juve(hebrejve) do tu hiqet mbretëria e Përëndisë dhe do ti jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.(Mateu 21/33)

Këtë e profetizojnë dhe profeti i Zotit, Jeremia.

Do t'i shfaros me siguri", thotë Zoti. "Nuk do të ketë më rrush te hardhia as fiq te fiku dhe gjethet do të fishken. Edhe gjërat që u kam dhënë do t'u hiqen".(Jeremia 8/13)

Gjon pagëzori i thotë hebrejve.

Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t`u pagëzuar tek ai, u tha atyre:“Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen?Jepni pra fryte të denja të pendesës!
Dhe mos t`ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve. Dhe tashmë sëpata është në rrënjën e drurëve; çdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr.(Mateu 3/7-10)

Të njëjtën gjë i thotë dhe Jezusi .

Ose bëjeni të mirë pemën dhe fryti i saj do të jetë i mirë, ose bëjeni të keqe pemën dhe fryti i saj do të jetë i keq; sepse pema njihet nga fryti. O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç`ka zemra qet goja.(Mateu 12/33-34)

Gjithashtu në përmendjen e shëmbëlltyrës së fikut se rënia e gjetheve të tij tregon dënim prej Zotit përmendet dhe shëmbëlltyra e vreshtit e cila simbolizon popullin hebre dhe dënimin ndaj tij.

Tërë ushtria e qiellit do të zhduket, qiejtë do të mblidhen rrotull si një libër, por tërë ushtria e tyre do të bjerë, ashtu si bie gjethi nga vreshti, si bie një fryt i fishkur nga fiku.(Isaia 34/4)

5)Formimin e Mbretërisë së Zotit

Kështu dhe ju kur ti shikoni se po ndodhin këto ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër. 33 Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera (Luka 21/31-33) (Mateu 24/33)

Mbretëria e Zotit konsiderohet një shtet i cili gjykon dhe vepron me ligjet e Zotit të shpallura profetëve.
Padyshim që kjo mbretëri u formua në kohën e Profetit Muhamed a.s dhe për këtë dëshmon dhe ajeti biblik:

“do tu hiqet(hebrejve) mbretëria e Përëndisë dhe do ti jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.( Mateu 21/33)

Gjithashtu dhe ëndërra e Danielit e thotë këtë.
Në kohën e këtyre mbretërve(Romakë ), Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t'i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri , dhe do të ekzistojë përjetë.(Daniel 2/31-44)

Deri sa arriti i Lashti i ditëve dhe iu dha e drejta shenjtorëve të Shumë të Lartit, dhe erdhi koha në të cilën shenjtorët zotëruan mbretërinë Pastaj do të bëhet gjyqi dhe do t'i hiqet sundimi i cili do të asgjësohet dhe do të shkatërrohet përjetë. Pastaj mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do t'i jepen popullit të shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t'i shërbejnë dhe do t'i binden atij".(Daniel 7/22-27)


Këtë e vërtëton dhe Jezusi kur flet për Ngushulluesin profetin tjetër mbas tij.

Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua; për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Zoti dhe nuk do të më shihni më; për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuars.(Gjoni 16/7-16)

por Ngushëlluesi, Fryma e vërtetës, që Zoti do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë. Unë po ju lë Paqen(Islamin) , po ju jap Paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.28 Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". ..Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua. (Gjoni 14/26-28,30)

Kjo ishte formimi i mbretërisë së Zotit në kohën e profetit Muhamed .a.s megjithëse u shtri nga lindja në perëndim nga veriu në jug do të ketë dhe një riformim i cili nuk do të jetë vetëm për disa vende ose kombësi por do të përmbledhë të gjithë vendet e botës pa asnjë përjashtim dhe kjo do të ndodhë me ardhjen e dytë të Jezusit.Kjo për shkakun se Mbretëria me ligjet hyjnore do të ekzistojë në Arabi porse nga luftrat vendet e tjera islame nuk do të jenë pjesë e kësaj mbretërie.Prandaj me ardhjen e Jezusit të tërë shtetet do bashkohen me qendër në Arabi për të vendosur mbretërinë e Zotit që bibla e quan juruzalemi i ri.

Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira. Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit. Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari. Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme ...(Galatsve 4/22-25)

Pra këto ishin të pesta profecitë e Jezusit

1)Përhapja e Islamit në perëndim dhe fillimi i luftës lindje-perëndim.
2)Ardhja e Birit të Njeriut.
3)Dërgimi i ëngjëjve për të korrur me tinguj të fuqishëm të ligtë(hebrejtë ).
4)Dalja e gjetheve të fikut. (Formimi dhe lulëzimi i shtetit hebre)
5)Formimin e Mbretërisë së Zotit.

Mund të përmblidhen dhe mund të sqarohen se përfundimi i tyre është i njëjtë.

Bir i njeriut do të dërgohet që bashkë me ëngjëjt të bëjnë korrien e fundit të fryteve të këqij të botës.

Këtë e vërtëtojnë shumë versete biblike

Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ``Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut. Ara është bota, fara e mirë janë bijtë e mbretërisë dhe egjra janë bijtë e të ligut, dhe armiku që e ka mbjellë është djalli, ndërsa korrja është fundi i botës dhe korrësit janë engjëjt. Ashtu si mblidhet egjra dhe digjet në zjarr, kështu, do të ndodhë në mbarimin e botës. Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi,dhe do t`i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.(Mateu 13/37-42 )

Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe. Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.(Mateu 24/30-31)

Engjëjt vijnë me urdhërin e Zotit i cili i ka vënë në dispozicion dhe për të ndihmuar Birin e njeriun Jezusin.Tek zbulesa tregohet se cfarë do të ndodhte kur Engjëjt do ti binin borive.

Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë orë. Dhe unë i pashë të shtatë engjëjt që qëndrojnë përpara Perëndisë, dhe atyre u dha shtatë bori. Pastaj erdhi një engjëll tjetër që kishte një temianicë ari dhe ndaloi pranë altarit; dhe iu dha shumë erë e këndshme që t'ua shtonte lutjeve të të gjithë shenjtorëve mbi altarin prej ari që ishte përpara fronit.(vendos foton e Mekami Ibrahim)
Pastaj enjëlli mori temianicën, e mbushi nga zjarri i altarit dhe e hodhi mbi dhe; dhe u bënë zëra, bubullima, vetima dhe një tërmet.6 Dhe të shtatë engjëjt që kishin të shtatë boritë u bënë gati t'i bien borisë..( Zbulesa 8/1-6)

Për arsye kohore dhe shkurtimi po i përmendim disa pjesë të biblës të cilët flet për veprimet e ëngjëjve.
Nga Zbulesa 8 –zbulesa 9-11 tregon për varfërinë, sëmundjet, vështirsitë dhe dënimet që do të vijnë nga Zoti në tokë për shkak të gabimeve të njerzve dhe që do të ndodhin para luftrave .Ato do të jenë tre luftra të mëdha.Kapituj biblikë edhe pse janë në rënditje mund të tregojnë për ngjarje të ndryshme që mund të ndodhin dhe në të njëjtën kohe.

Para se të vijë Jezusi do të ketë disa shenja të cilat ëngjëjt do ti kryejnë me urdhërin e Zotit.

Vijon me

"Ndodhia e Luftës së parë"




Shkëputur prej Librit “Islami, Krishtërimi dhe Thirrja Sataniste”

Ky shkrim nuk lejohet nga autori te botohet ne ndonje faqe tjeter vetem se duke ruajtur me perpikmeri te gjitha ngjyrimet me bold, nenvizimin e fjaleve dhe pjerresine dhe drejtesine e shkronjave.Kushdo qe nuk ka mundesi ti bej keto ne faqen e tij mund ta bej copy-paste dhe mund ta reklamoje ne programin Word me qellim qe mus i humbin nenvizimet dhe citimet me te zeza.
(Autori) Xhemis Stafa
 

Rasim

Primus registratum
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Argumentet e Ndryshimit te bibles

http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/35655

Është fakt i pranueshëm dhe nga kristianët se bibla nuk e ruan autocintetin e vetë .Ajo ka pësuar ndryshime gjatë kohërave të cilat jo vetëm i ndryshuan fjalët e saj por dhe kuptimet.



Jezusi u tregoi hebrejve se ato kishin bërë ndryshime në bibël duke i shmangur mësimet hyjnore dhe duke shkruar në bibël traditat hebreje.



"Kështu ju e keni bërë të pavleshme Fjalën e Perëndisë për shkak të traditës suaj" !.(Mateu 15/6)



Ai u tregon atyre se doktrinat e tyre janë urdhëresa njerzore dhe jo shpallje hyjnore.



"Dhe me kot më adhurojne duke mësuar doktrina qe janë urdherime nga njerzit(Mateu 15/9)"



Për këtë shkak Jezusi u shpjegoi hebrejve të gjithë historitë e profetëve më qëllim që traditat e tyre të dalloheshin.



Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.(Luka 24/27)



``Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar..(Mateu 5/17)





Mirëpo askush prej tyre nuk u përpoq ti shkruante ato.



Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër (Gjoni 20/30)



Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të mjaftonte mbarë bota që t'i nxinte librat që do të mund të shkruheshin. Amen(Gjoni 21/25)



Jeremia



Pikërisht shtrembërimet biblike të fjalavë të Zotit dhe shpalljeve hyjnore të tij janë cituar dhe nga profetë të tjerë.



Si mund te thoni, 'ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne'? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter. ( Jeremia 8/8)



Prandaj ja", thotë Zoti, "Unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia.

(Shiko Isaia 37 dhe krahasoje me Librin e II Te mbreterve 19 jane te dyja njesoj)



Ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: "Ai(Zoti) thotë"... Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Përëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Përëndia ynë.( Jeremia 23/3—31,36)



Isaia



Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.(Isaia 24/5)



Pikërisht prandaj Jezusi tha



Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe..(Mateu 9/16 )



Pikërisht se Dhiata e vjetër ishte e ndryshuar dhe me të meta dëshmojnë dhe versetet biblike.



Në këtë mënyrë bie poshtë urdhërimi i mëparshëm, për shkak të dobësisë dhe të padobisë së tij,(Hebrejve 7/18)



Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira, sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër . Duke thënë "një besëlidhje e re", ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8/6-7,13)



Mirëpo fakti që Dhiata e vjetër duhej anulluar sipas Pohimit të Palit tek letra dërguarve korintësave.



I cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë. Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej, .(2 korintasave 3/6-7)



Bie në kundërshtim me mësimet e Jezusit



Ligji dhe profetët arrijnë deri në kohën e Gjonit; që atëherë shpallet mbretëria e Perëndisë dhe gjithkush përpiqet të hyjë aty.Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji. .(Luka 16/16-17)



``Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.(Mateu 5/17-19)





Për ndryshimin e biblës flitet dhe në dhiatën e re.Në atë kohë ishin përhapur shumë predikues me ungjij të ndryshëm.



... e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.(Romaket 1/25)



Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.(2 korintasave 2/ 17)



Pikërisht



Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër, i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.(Galatasve 1/6-7)







Biles disa personazhe biblikë i kanë këshilluar njerzit të ruhen prej këtyre ndryshimeve.



Këtë e thotë Pjetri



Ashtu bën ai në të gjitha letrat e tij, ku flet për këto gjëra. Në to ka disa gjëra të vështira për t'u kuptuar, të cilat të paditurit dhe të paqëndrueshmit i shtrëmbërojnë, sikurse bëjnë me Shkrimet e tjera, për përhumbjen e tyre. (2 e Pjetrit 3/16)



Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë. Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.( Letra e dyte Pjeter 1/19-21)



Këtë thotë dhe Pali



Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën. Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s`është për t`u hedhur, nëse merret me falënderim,(Timoteu 4/1-4)



Mirëpo Pali dhe Pjetri kishin ungjij të ndryshëm.Mesa duket ato i drejtohen njëri tjetrit.



Madje, duke parë se mua m'u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,(Galatësve 2/7)



Pali shpalli Ungjillin e tij prej njeriu kur ai nuk ishte fare apostull



15 O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.( Galatasve 3/15)



Luka shkruan për Jezusin kur ai nuk ishte fare në atë kohë por ato që shkruan ia kishin dhënë





Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet. I Korintesave 13/8-10)



Jezusi nuk erdhi të përsosi por të plotësojë



17 "Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t'i shfuqizuar, po për t'i plotësuar.18 Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.(Mateu 5/17)



Për të Përsosur erdhi Islami



"Dhe sot Përsosa per ju dhuntitë e Mija dhe zgjodha per ju Islamin fe" (Maide 3)



"Feja e pranueshme tek Zoti është Islami"(Ali Imran 19).


"E kush kerkon fe tjetër përvec fesë islame atij kurrsesi nuk i pranohet (prej Zotit ) dhe ai ne boten tjeter eshte prej te deshperuarve"(Ali Imran 85)

Ai ju percaktoi juve qarte ate fe (Islame) qe ia përcaktojë Nuhut dhe ate qe Ne ta shpallëm ty dhe me atë me të cilën e patëm porositur Ibrahimin ,Musain,dhe Isain(Jezusin)(Esh-Shuara 13}





Profecia për ndryshimin e biblës



Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t'i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t'i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.(Zbulesa 22/18-19)



Kush hoqi dhe shtoi prej librit.Sigurisht që Pali shpalli anullimin e Ligjeve të Moisiut dhe Torës dhe futjes të gjithë letrave të tij si pjesë e ungjillit në kohën e sotme.



i cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë. Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej, .(2 korintasave 3/6-7)



Në këtë mënyrë bie poshtë urdhërimi i mëparshëm, për shkak të dobësisë dhe të padobisë së tij,(Hebrejve 7/18)



Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira, sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër . Duke thënë "një besëlidhje e re", ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8/6-7,13)



Ai këtë e bëri në kundërshtim me mësimet e Jezusit



``Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar” .(Mateu 5/17)



Po kështu ajo cka thueht në bibël për ndryshimin e saj e thotë dhe Kurani Famëlartë.



Në kuran



A shpresoni se do t'u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç'bënin) i ndryshuan ato.(Bekare 75)



Krahasoje me versetin biblik



Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.(2 korintasave 2/ 17)



Në kuran



Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej Zotit!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.(Bekare 79)



Krahasoje me versetin biblik



Prandaj ja", thotë Zoti, "Unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia. Ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: "Ai(Zoti) thotë"... Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Përëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Përëndia ynë.( Jeremia 23/3—31,36)



Në kuran



Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.(Bekare 176)



Krahasoje me versetin biblik



Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira, sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër . Duke thënë "një besëlidhje e re", ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8/6-7,13)



Në kuran



Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: "Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona", do të ishte më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak). (Nisa 46)



Krahasoje me versetin biblik



Si mund te thoni, 'ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne'? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter. ( Jeremia 8/8)



Në kuran



Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. (El Maide 13)



Krahasoje me versetin biblik



Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.(Isaia 24/5)



Ne kuran

O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë(Muhamedi a.s) që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.(Maide 15)



Krahasoje me versetin biblik


Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër (Gjoni 20/30)




Letren e Pare dërguar Selanikasve 5:21 :"Por shqyrtoni mekujdes çdo profeci dhe pranoni vetëm atë qe është e mirë".



Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.[Mateu 10/41]


Shkëputur prej Librit “Islami, Krishtërimi dhe Thirrja Sataniste”


Ky shkrim nuk lejohet nga autori te botohet ne ndonje faqe tjeter vetem se duke ruajtur me perpikmeri te gjitha ngjyrimet me bold, nenvizimin e fjaleve dhe pjerresine dhe drejtesine e shkronjave.Kushdo qe nuk ka mundesi ti bej keto ne faqen e tij mund ta bej copy-paste dhe mund ta reklamoje ne programin Word me qellim qe mus i humbin nenvizimet dhe citimet me te zeza.

(Autori) Xhemis Stafa

Shtese

Ne kete link, eshte postuar nje pjese e filmit te regjisorit Mel Gibson PASSION OF THE CHRIST, ne te cilin ne gjuhen arameike (gjuhe amtare e Jezusit a.s.) permendet emri i Muhamedit a.s. po ashtu emri Allah...


Kliko tek figura

http://www.dailymotion.com/swf/3th1JMrG5iyxJhKoA




Ndersa ne bible shume permendet ky argument tek Gjoni 14 deri 16) aty permendet si "Parakletos" ne Greqisht, "Ngushellues" ne Shqip, "Helper" ne Anglisht, "Munahma" ne aramisht, "Ahmad", ne hebraisht "Muhamed" ne Arabisht.

Ne kuran

Dhe, kur Isai(Jezusi), biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët". 61:6.

Ne bibel

7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju "Ngushëlluesi"; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.
8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
10 për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
11 për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.(Gjoni)



41 Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.[mateu 10]


Dhe Jezusi thotë për profetin e ri.

7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.


Kush është ky Ngushullues qe qeka me mirë për dishepujt e Jezusit qe Jezusi tu largoka dhe te vika ky?Kush është ky ngushullues qe do ti tregoje njerzve shpalljen dhe te vërtetën e Jezusit te cilën ia tregonte Zoti.

13 Por, kur të vijë ai, Ngushelluesi, ai do t`ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t`ju kumtojë gjërat që do vijnë.
14 Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t`jua kumtojë.
15 Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes(Shpalljes) dhe do t`jua kumtojë.(Gjoni 16/13-15)

Kurse ne kuran thuhet

5:19.
O ithtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as të na tërheqë vërejtjen ". Pra ja, ju erdhi Përgëzuesi dhe Kërcenuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send.
 

Rasim

Primus registratum
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Ardhja e dy luftrave (Afganistani-Iraku)


Për arsye kohore dhe shkurtimi po i përmendim disa pjesë të biblës të cilët flet për veprimet e ëngjëjve.

Nga Zbulesa 8 –zbulesa 9-11 tregon për varfërinë, sëmundjet, vështirsitë dhe dënimet që do të vijnë nga Zoti në tokë për shkak të gabimeve të njerzve dhe që do të ndodhin para luftrave .Ato do të jenë tre luftra të mëdha.Kapituj biblikë edhe pse janë në rënditje mund të tregojnë për ngjarje të ndryshme që mund të ndodhin dhe në të njëjtën kohe.

Para se të vijë Jezusi do të ketë disa shenja të cilat ëngjëjt do ti kryejnë me urdhërin e Zotit.

Ndodhia e Luftës së parë(Mund të jetë Afganistani)

1 Dhe i pesti engjëll i ra borisë, dhe unë pashë një yll që ra nga qielli përmbi tokë; dhe atij iu dha çelësi i pusit të humnerës7 Dhe pamja e karkalecave u përngjante kuajve të gatitur për luftë; dhe mbi kokat e tyre kishin si kurora prej ari dhe fytyrat e tyre ishin si fytyra njerëzish.8 Dhe kishin flokë si flokë grash; dhe dhëmbët e tyre ishin si dhëmbë luanësh.9 Dhe kishin parzmore si parzmore hekuri, dhe ushtima e krahëve të tyre ishte si ushtima i shumë qerrëve dhe kuajve që rendin në luftim.10 Dhe kishin bishtra që u ngjanin akrepave dhe me thumb në bishtrat e tyre: në të cilat qëndronte fuqia të dëmtonin njerëzit për pesë muaj.11 Dhe për mbret përmbi ta kishin engjëllin e humnerës, emri e tij në hebraisht është Abadon dhe në greqisht emrin e ka Apolion.....12 Mjerimi i parë kaloi(Lufta e parë); ja, po vijnë edhe dy mjerime(Dy luftra} ) paskësaj.(Zbulesa 8/1,7-12)

Ndodhia e luftës së dytë mund të jetë në Irak në të cilin gjendet Lumi Eufrat.Do të jetë Luftë e madhe dhe do të vriten shumë njerëz.

13 Dhe i gjashti engjëll i ra borisë, dhe dëgjova një zë nga të katër brirët e altarit të artë që është përpara Perëndisë,14 që i thoshte engjëllit të gjashtë që kishte borinë: "Zgjidh të katër engjëjt që janë të lidhur në Lumin e madh, Eufratin".15 Atëherë të katër engjëjt, që ishin përgatitur për atë orë, ditë, muaj dhe vit, u zgjidhën që të vrasin të tretën pjesë të njerëzve.16 Dhe numri i ushtarëve të kalorësisë ishte dyqind milion: dhe unë e dëgjova numrin e tyre 17 Dhe kështu unë pashë në vegim kuajt dhe ata që i kalëronin; ata kishin parzmore ngjyrë zjarri, hiacinti dhe squfuri; dhe kokat e kuajve ishin si koka luanësh dhe nga gojët e tyre dilte zjarr, tym dhe squfur.18 Nga këto të tri plagë u vra e treta e njerëzve, nga zjarri e nga tymi e nga squfuri, që dilnin nga gojët e tyre.19 Sepse pushteti i tyre në fakt ishte në gojën e tyre dhe në bishtrat e tyre; sepse bishtrat e tyre ishin të ngjashëm me gjarpërinj, që kanë koka dhe me anë të tyre dëmtonin. (Zbulesa – 9/13-19)

Kjo ishte luftra e dytë prej të cilës u vranë miliona njerëz.Gjithashtu në këtë pjesë mund të tregohet për mjetet e luftës duke i simbolizuar me “kokat e kuajve ishin si koka luanësh dhe nga goja e tyre dilte zjarr dhe squfur, tym etj” tregon për artileritë dhe mjetet ushtarake që do të përdoreshin në atë kohë.
Përhapja e Islamit dhe mësimeve të librit të shenjtë Kuranit në të gjithë botën dhe kombet. Ai do të jetë i ëmbël në dëgjim por i vështirë në praktikim në atë kohë për shkak të sprovave kundrejt besimtarëve.Ai e hidhëron barkun sepse Barku përfaqsën epshet, urinë, tahmanë dhe se Kurani i obligon njerzve agjërimin dhe largimin nga cështjet e panevojshme materialiste.Barku përfaqëson materien tek njeriu.Ky libër do të profetizohej për të gjithë kombet dhe mbretërit .

1 Pastaj pashë një engjëll tjetër të fuqishëm që zbriste nga qielli, i mbështjellë në një re dhe me ylber mbi krye; dhe fytyra e tij ishte si diell dhe këmbët e tij si shtylla zjarri.2 Ai kishte në dorë një libërth të hapur dhe vuri këmbën e tij të djathtë mbi det dhe të majtin mbi dhe,3 dhe thirri me zë të madh si një luan që vrumbullon; dhe, si bërtiti, të shtatë bubullima bënë të dëgjohej ushtima e tyre.4 Dhe kur të shtatë bubullimat bënë të dëgjohej ushtima e tyre, u gatita të shkruaj, por dëgjova një zë nga qielli që më thoshte: "Vulosi gjërat që thonin të shtatë bubullimat dhe mos i shkruaj".5 Atëherë engjëlli që unë pashë që rrinte në këmbë mbi det e mbi dhe, ngriti dorën e djathtë drejt qiellit,6 dhe bëri be për atë që rron në shekuj të shekujve, që krijoi qiellin dhe gjërat që janë në të, tokën dhe gjërat që janë në të, detin dhe gjërat që janë në të, se nuk do të vonohet më.7 por në ditët kur engjëlli i shtatë të bëjë të dëgjohet zëri i tij, kur ai t'i bjerë borisë do të zbatohet misteri i Perëndisë, ashtu si ai e ua shpalli shërbëtorëve të tij, profetëve.8 Dhe zëri që kisha dëgjuar nga qielli më foli përsëri dhe tha: "Shko, merr libërthin e hapur që ndodhet në dorën e engjëllit që rri mbi det e mbi dhe".9 Dhe shkova tek engjëlli dhe i thashë: "Më jep libërthin". Dhe ai më tha: "Merre dhe gllabëroje atë dhe ai do ta hidhërojë të brëndëshmet e tua, por në gojën tënde do të jetë i ëmbël si mjaltë".10 Dhe e mora libërthin nga dora e engjëllit, dhe si e gllabërova; dhe ishte në gojën time i ëmbël si mjaltë; dhe, mbasi e gllabërova, barku im u hidhërua.11 Dhe ai më tha: "Të duhet përsëri të profetizosh mbi shumë popuj, kombe, gjuhë dhe mbretër".(Zbulesa 10/1-11)


Dalja e dy dëshmitarëve ose e dy besimtarëve të thjeshtë që janë njerzit më të dashur të Zotit në atë kohë, ato do të jenë të veshur keq mirëpo një bishë që simbolizon një perandori në atë kohë do ti luftojë ato njerzit e tjerë do të gëzohen me vrasjen e tyre porse mbas vrasjes së tyre do të vijë një tërmet i madh që do të vrasë shumë njerëz dhe njerzit do të frikësohen si denim per vrasjen e tyre.

1 Dhe m'u dha një kallam që i ngjante një shufre. Dhe engjëlli duke qëndruar në këmbë tha: "Çohu dhe mat tempullin e Perëndisë, altarin dhe ata që adhurojnë atje,2 dhe oborrin që është jashtë tempullit lëre dhe mos e mat, sepse u është dhënë johebrenjve; dhe ata do ta shkelin qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj.3 Dhe unë do t'u jap të dy dëshmitarëve të mi për të profetizuar, dhe ata do të profetizojnë një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur me thasë.4 Këta janë të dy drurët e ullirit dhe të dy shandanët që rrijnë përpara Perëndisë së dheut.5 Dhe, nëse ndokush dëshiron t'u bëjë keq atyre, nga goja e tyre del zjarr dhe i gllabëron armiqtë e tyre; dhe kushdo që dëshëron t'u bëjë keq atyre, në këtë mënyrë duhet vrarë.6 Ata kanë pushtet të mbyllin qiellin, që të mos bjerë shi në ditët e profecisë së tyre; ata kanë edhe pushtet mbi ujërat t'i kthejnë në gjak dhe për të goditur dheun me çdo plagë, sa herë të duan.7 Dhe kur ta kryejnë dëshminë e tyre, bisha që ngjitet nga humnera do të bëjë luftë kundër tyre, edhe do t'i mundë ata, dhe do t'i vrasë.8 Dhe kufomat e tyre do të dergjen në sheshin e qytetit të madh, i cili frymërisht quhet Sodomë dhe Egjipt, ku është desh kryqëzuar edhe Zotëria jonë.9 Dhe njerëz nga popuj, dhe fise, dhe gjuhë, dhe kombe do të shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë, dhe nuk do të lënë që kufomat e tyre të shtihen në varr.10 Dhe banorët e dheut do të ngazëllojnë për ata dhe do të bëjnë festë; dhe do t'i dërgojnë njeri tjetrit dhurata, sepse këta dy profetë i munduan ata që banojnë mbi dhe".11 Por mbas tri ditë e gjysmë, fryma e jetës që buron nga Perëndia hyri në ta; edhe qëndruan në këmbët e tyre, dhe një tmerr e madh ra mbi ata që i shikonin.12 Edhe dëgjuan një zë të madh nga qielli duke u thënë atyre: "Ngjituni këtu lart". Dhe u ngjitën në qiell në një re; dhe armiqtë e tyre i panë.13 Dhe në atë orë ra një tërmet i madh, dhe e dhjeta pjesë e qytetit u rrëzua, dhe në tërmet u vranë shtatë mijë njerëz; dhe të tjerët u tmerruan dhe i dhanë lavdi Perëndisë së qiellit. .(Zbulesa 11/1-13)

Këto ishin pjesë të Luftës së dytë (Iraku)të cilën e përmendëm edhe më parë. Mbas tërmetit ka ardhur koha e vendosjes së Halifatit ose mbretërisë së Zotit në tokë.Besimtarët bien ne sexhde duke lavdëruar Zotin për mrekullitë e tij duke u lutur për shpejtimin e ardhjes së mbretërisë së tij, për hakmarrjen kundrejt vrasjes së njerzve të pafajshëm që janë vrarë, atyre që besojnë në njëshmërinë e tij dhe që janë të vegjël në syrin e njerzve por të medhenj tek Zoti.Luten që të shkatarrohen ato që sjellin shkatarrime në tokë.

14 Mjerimi i dytë kaloi(Lufta e dytë Iraku), por ja, mjerimi i tretë do vijë së shpejti.15 Dhe engjëlli i shtatë i ra borisë dhe u bënë zëra të mëdhenj në qiell që thoshnin: "Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit tonë dhe të Krishtit të tij, dhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve".16 Atëherë të njëzet e katër pleqtë që rrinin përpara Perëndisë mbi fronet e tyre, ranë përmbys mbi fytyrat e veta dhe adhuruan Perëndinë,17 duke thënë: "Ne të falënderojmë, o Zot, Perëndi i Plotfuqishmi, që je, që ishe dhe që do të vish, sepse more në dorë pushtetin tënd të madh, dhe mbretëron.18 Kombet ishin zemëruar, por erdhi mëria jote, dhe erdhi koha që të gjykohen të vdekurit dhe t'u jepet paga shërbëtorëve të tu, profetëve, dhe shenjtorëve, dhe atyre që druajnë emrin tënd, të vegjëlve dhe të mëdhenjve, dhe të shkatërrosh ata që shkatërrojnë dheun".19 Atëherë u hap tempulli i Perëndisë në qiell dhe u duk arka e besëlidhjes së tij, dhe ndodhnin vetëtima, dhe zëra, dhe bubullima, dhe tërmet, dhe një rebesh i fortë breshëri.(Zbulesa 11/14-19)


Lindja e një njeriu, (Mehdi) Mbretëria e tij tregohet qartë sepse gruaja e veshur me diellin dhe poshtë këmbëve të saj hëna dhe yjet tregon pushtet dhe mbretëri,përndjekja e tij nga një dragua që kishte dhjetë brirë (dhjetë shtete) dhe mbi kokat e tyre shtatë kurora bëhet fjalë për 7 vendet më të industrializuara të botës .Do të luftojë ky dragua me këtë person të lindur(Mehdin)të humbasë luftën, për shkak se Mikaeli dhe ëngjëjt e tij e ndihmojnë atë dhe besimtarët muslimanë që janë me të.Vjen shpëtimi dhe mrekullia e Zotit mbi këtë njeri duke fituar me këtë perandori që simbolizohet më një dragua për të cilin do flasim më vonë.Lufta do jetë e ashpër saqë përmendet “luftë deri në vdekje” sepse ato janë të vetmit në atë kohë që i ruajnë adhurimet ndaj Zotit.Ato paditeshin ditë e natë nga ky dragua duke u bërë të këqinj në sytë e njerzve.Bërja e kësaj gruaje me krahë shqiponjë dhe shkuaraje në shkretëtirë tregon se fuqia e këtij njeriu do të jetë në lindje pranë shkretëtirës.


1 Pastaj një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua e veshur me diellin, dhe me hënën poshtë këmbëve të saj, dhe mbi krye të saj një kurorë me dymbëdhjetë yje.2 Ishte shtatzënë e bërtiste nga dhembjet dhe mundimet e lindjes.3 Dhe u duk një shenjë tjetër në qiell: dhe ja, një dragua i madh i kuq që kishte shtatë kokë dhe dhjetë brirë, dhe mbi kokat e tij kishte shtatë kurora.4 Dhe bishti i tij tërhiqte pas vetes të tretën pjesë te yjeve të qiellit dhe i hodhi mbi tokë. Dhe dragoi qëndroi përpara gruas që ishte gati për të lindur, për të gllabëruar birin e saj kur ta kishte lindur.5 Dhe ajo lindi një bir mashkull, i cili duhet të qeverisë gjithë kombet me skeptër të hekurt; dhe biri i saj u rrëmbye pranë Perëndisë dhe fronit të tij.6 Dhe gruaja iku në shkretëtirë, ku kishte vend të përgatitur nga Perëndia, që të ushqehet atje një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.7 Edhe u bë luftë në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan,8 por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell.9 Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.10 Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell që thoshte: "Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë.11 Dhe ata e fituan atë me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.12 Prandaj gëzohuni, o qiej, dhe ju që rrini në ta. Mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë".13 Dhe, kur dragoi pa se u hodh për tokë, përndoqi gruan që lindi birin mashkull.14 Dhe iu dhanë gruas dy krahët e shqiponjës së madhe, që të fluturojë në shkretëtirë në vendin e saj, ku të ushqehet një kohë, disa kohë dhe gjysmën e një kohe, larg pranisë së gjarprit.15 Atëherë gjarpri qiti nga goja e tij ujë si një lumë prapa gruas, që atë ta merrte lumi,16 dhe toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e vet dhe përpiu lumin që dragoi kishte nxjerrë nga goja e vet.17 Dhe dragoi u zemërua kundër gruas dhe shkoi të bëjë luftë me të tjerët, pasardhjes së saj, të atyre që i ruajnë urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezu Krishtit.18 Dhe u ndala mbi rërën e detit. (Zbulesa – 12/1-18)

Vazhdon tregimi biblik duke treguar se dragoi me dhjetë brirë dhe shtatë kurora tani është shëndërruar në një bishë me dhjetë brirë dhe shtatë krerë.Në këtë Kohë Bibla tregon dhe për ardhjen e Jezusit i cili qëndron në Malin e Sionit.

Shkëputur prej Librit “Islami, Krishtërimi dhe Thirrja Sataniste”
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Ndodhia e Luftës së parë(Mund të jetë Afganistani) </div></div>

Un them që Afganistani nuk është luftë por shtet.

Kurse ndodhia e luftës së parë sipas meje është një sherr i madh që ndodhi ke lagja ime kur u zin dy veta dhe sollën përforcime nga fisi.

Jetoni jetën se veç një keni e duke e harxhuar me fall nuk nxirrni gjë në dritë.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

E di ku eshte me e bukura? Jo tek besimi ne Zot apo krijimi i njeriut nga balta apo nxjerrja e Havase nga brinja e Ademit etj etj. Keto vertet qe i kuptoj. Po kur thone qe "keto jane te vertetuara nga shkenca dhe "hudhin" poshte "mitologjine" e Darvinit" ketu vertet qe eshte jashte dimensioneve te perballueshme. Jo se nuk e kuptoj logjiken qe perdorin, po eshte jashte mundesive te mia per te "bashkejetuar" me kete "logjike:

Sinqerisht do kisha shume respekt per nje besimtar qe thote: Shkenca e ka gabim. Ne nuk kemi ardhur nga majmuni.
Ose shkenca e ka gabim, toka nuk eshte aq e vjeter sa c`thone shkencetaret. Etj etj. Po kur thone "shkenca ka "hudh" poshte Darvinin" ketu shkaterrohesh. S`ke me ku te mbahesh.

Te duket vetja sikur je ne shekullin e XVII dhe je perpara ndonje prifti qe te thote "Qielli dhe Dielli rrotullohet rreth Tokes dhe jo anasjelltas". Po edhe prifti ta haje dreqi nuk thoshte "Kete e ka vertetuar shkenca".
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Jimmy, per ca studion apo ke studiuar ti? Une kam lexuar ne librin e Darvinit qe ne nje kapitull Darvini hidhte poshte idene e zotit dhe bente rhetorike se sa jepte fakte shkencore. Gjithe teza ishte mohimi i krijimtarise nga zoti te pakten ne ate kapitull. Tani shkencerisht disa pohojne se pohimi apo mohimi i zotit nuk behet me shkence vrojtuese apo eksperimentale se si nuk behet per shume gjera qe te tjera. Psh nqs nje person thote qe pema e jetes eshte si rrjete merrimange, do thote ky mohimi i modelit Haeckel qe hodhi tezen e pemes dhe advokuesi i Darvinit ne Gjermani eshte mohim i shkences? Pra shumekush mund te ndertoje peme te shumta, vetem te marri baze nje gjen dhe te beje analizim ndryshime bazash. Ne literature gjenden peme te ndryshme per gjene te ndryshme, sidomos dekatat e fundit. Prandaj se mund te prodhosh peme te ndryshme, eshte arritur konkluzioni ne literature se modeli me i pranueshem i tanishem eshte si shkurre e ngaterruar "shkurrja e jetes", e kokelepsur dhe jo degezim i thjeshtezuar. Pastaj diversiteti midis mikroorganizave qe duken te njejte ne pamje te pare, ne gjera molekulare eshte sa i njejte eshte njeriu me nje peme. Me shume te ngjashem jane njeriu dhe pema se sa dy mikroorganizma. Por kjo sic thashe varet se ca merr si baze per modelim pemesh apo rrjete merimangash. Ne fakt profesori im qe merret me zbulime te sistemeve biologjike dhe nuk kam asnje dyshim se ai beson ne zhvillim evolucioni, por here pas here kur shpjegon gjerat i shpjegon metafizikisht si "altruizmi" apo "vizatimi" i ketij sistemi. Vetem nje fjale t'i shtosh atij kur thote "vizatim" pra "vizatim inteligjent" dhe pastaj quhet "anti-shkencor". Psh Dawkins eshte me shume filozof per ideologjine ateiste se ka kerkues shkencor, derisa shkruan edhe libra "Iluzioni i Zotit". Po pse jo, kur Darvini vete jepte teza kunder zotit. Por nga ana tjeter ka edhe njerez qe mendojne se nuk duhen konfuzionuar shpjegime metafizike me shkence. Pra si vegla per perdorime pro zotit ka edhe vegla per perdorime kundra zotit. Personalisht mendoj se po s'tu ndie zoti ne zemer, edhe sikur argumenti te jete pa pike dyshime, edhe ta kuptosh se nuk ka dyshim, prape nuk pranon zemra. Kritika shkencore eshte edhe objektiviteti i shume shkencetareve. Pra nje mund te kritikoje edhe literatura shkencore te publikuara duke filluar nga supozimi deri ne konkluzion, por nuk mendoj se kjo quhet te jesh "anti-shkencor", apo te thuash "shkenca e ka gabim". Per ca po flet ti eshte nje sekt, pakice krishtere qe besojne se toka eshte me e re (6000 vjet literalisht, kete e degjova nje profesor biologjie ne klasat e hershme) dhe jo gjithe krishteret. Disa te tjere thojne edhe sikur pema e jetes te jete e vertete me prejardhje sic modeloi Haeckel, nuk do te thoje dicka per mosekzistencen e zotit ne vetevete. Personalisht besoj se ka "vizatim" ne sisteme biologjike dhe madje jane tej mase te komplikuara. Se si u be apo kush e beri, ndoshta na duhen mjete akoma me te sofistikuara dhe hipoteza me te testueshme per te arritur konkluzione me te besueshme, ose ndoshta nuk arrihet. Individualisht kemi limit te arrijme konkluzion eksperience kur te cofim dhe jemi te pavarur nga publikimet shkencore. Psh Darvini e ka marre vesh tani, mendoj. Ti si mendon ne kete prospektive?
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Je jashte teme studenti. Mendoj dhe se njohurite duhet te gjesh menyren ti riorganizosh sepse jane pak lemsh. Ti permende R.Dawkins, une i kam lexuar "The blind watchmaker" dhe "The selfish gene." Ne kundershtim me popular-belief, ne dimensionet atomike dhe molekulare, favorizohet kombinimi i strukturave komplekse nga pjeset e tyre perberese, ose me analogji, nese perplaset nje bjelle dhe nje manivele, ka mjaft mundesi qe te kemi menjehere nje bjelle-manivele, ashtu "si me magji", dhe ky eshte fakt, jo hamendje apo se keshtu thashe une. (Ka nje teme per ADN ne seksionin e Shkences, per me shume informacion) Kjo ama vlen per analogjine, realisht kjo nuk ndodh sepse bjella nuk eshte polieptid, apo manivela nuk eshte nje varg proteinik (me korigjo ne emertime sepse s'jam i sigurt). Kur te me vije rasti do lexoj dhe "The God delusion". Kritiket e kane cilesuar si nje masterpiece, so it's a must.
Por te tera keto jane jashte teme ketu.
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Po nga e di ti qe favorizohet komplekse apo me pak komplekse? Psh nje virus, fut copezen e tij ne DNA me enzimen reverse, kjo nuk do thote se do behesh "supergjallese". Pra nqs nuk supozon metafizikisht se "virusi" eshte "altruist", "do te ndihmoje ty", atehere mund te thuash ate. Pra edhe ti deshe s'deshe u fute ne metafizike sic ben Dawkins me "gjenet egoiste" apo "iluzioni i zotit". Tjetri ato qe ti mund quash gjene "egoiste" se ke lexuar librin e Dawkins i quan "altruiste" dhe ky eshte profesori im dhe shembuj te jep plot ne leksione. Ja nje shembull metafizike qe me kujtohet qe kam degjuar, ishte nje profesor (ndoshta Dawkins) qe thoshte se gjithe mendimet jane reaksione kimike te materialeve rastesisht (ndoshta te gjeneve egoiste), dhe se ne duhet te kuptojme keto kimikate per te miren tone qe te ndihmojne te ndryshojme veten. Studentet e pyeten profesorin po kush eshte "ne" profesor? A nuk the ti "ne" (mendimet) jemi kimikatet vete? Kjo "jashte-teme" me duket ca harxhim kohe se nuk eshte muhabet shkence por metafizike. Une e le kete muhabet me kaq. Si mendon?
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Nga e di une? Nga librat studenti nga librat. Keto pyetje mos mi bej mua, por beja Ken Miller psh. Ti flet per metafizike ne ADN nderkohe qe une te them ik or cun e lexo ca shkruhet atje ke tema qe te thashe. Ti vjen dhe me thua "po ti si mendon, a mos mendon qe (etj etj)?" Ti ben vetem pyetje studenti por pergjigje s'jep asnjehere, ndoshta sepse te tera pergjigjet e tua jane perhere vetem nje dhe e njejta, God God God God God. Nderkohe qe une te them edhe njere qe ik lexo mire se kam thene vetem aq sa kam thene. Une te tregoj cfare eshte zbuluar realisht per telomeret jashte rreshtit, ti e interpreton si do vete dhe lidh mendimet me kimine dhe hyn ne rrethe vicioze se kush jemi "ne". A jane mendimet kimi? (Provo nje here marijuana, amfetamine, kokaine, speed, LSD, extasy, etj, se ndoshta merr nje pergjigje). Ata nxenesit per te cilet ti flet qe kane bere ato pyetje, ti e di edhe me mire se une se cilet kane qene, /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif sepse kane qene nje grup "nxenesish" ("studente" ndoshta) pikerisht per te bere keto pyetje qe duan ta marrin emertimin shkencore me zor. S'ka shance studenti, s'ka shance fare. Ja pse:
http://www.youtube.com/watch?v=3Uqxxbx2VOs

Ti me kujton Albanskin, studenti. Fiks edhe me ate "Edited by" ne fund te cdo postimi.
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Lindja, kryqezimi dhe ardhja e Jezusit !

Ndihesh mire? Te shqeteson dicka? Njeri me zor nuk te ben te flasesh. Kjo vlen edhe per mua.
 
Top