Re: Lindja e femijes se pare "Djale"tradita shqiptare pse gezon familja?
Moira, kjo diaspora s'e ka degju Irma Libohoben jo /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kthehemi prape ke historite e vjetra: Dikur burri (mashkulli) ish i rendesishem pasi ishte i vetmi qe sillte ushqim ne familje (gjuante etj) prandaj athere ish e rendesishme te kishe meshkuj qe te siguroje mbijetesen me sa te mundje, nderkohe qe femra rrinte ne shtepi. Me vone ku njerezit zbuluan qe kish dhe njerez te tjere mbi dhe, iu desh te luftonin per territoret, ose te mbroheshin nga sulmet, dhe meqe ne ate kohe s'kish qejf me luftu femra /pf/images/graemlins/laugh.gif (ende dmth) luftonin meshkujt, ndaj familja gezonte kur kish nje djale si femije te pare, apo le te themi me shume cuna se vajza, sepse do te thosh nje luftetar me shume. E duke qene ende tek lufta, luftrat sillnin shfarosjen, ideja pas lindjeve te shumta ishte; sa me shume femije edhe pse me lufte neper kembe, aq me pak shance per tu zhdukur. Arsyeja e fundit ish se djali trashegonte mbiemrin e familjes si dhe pasurine sepse s'ish e udhes ta trashegonte krushku pasurine se pasuria ish tradita e djersa e krushku mbase e shperdoronte... plus(qe nga koha qe u vune dhe mbiemrat se kjo eshte nje histori me vete dhe teper e vonshme (njerezit ne fillimet e tyre s'kishin mbiemra) mbiemer i cili tregonte vazhdimesine, traditen dhe forcen e tyre per t'i rrezistuar koherave dhe per te trasheguar (kujtoni se rezistenca ishte e vlere ne ato kohera lufterash te egra si ne kohen e Balozit p.sh /pf/images/graemlins/laugh.gif ku mashkulli zhdukej me muaj nga shtepia per (ndoshta) te mos u kthyer me.
Ne ditet e sotme gjeja shihet ne nje prizem tjeter, e rendesishme eshte qe femija (kujtoni ketu shprehjen kur lind femija "Ta kesh me shendet" ose "Te te rroje" pasi ne koherat e vjetra kur semudnjet, skamja apo dhe lufta benin kerdine) te jete mire me shendet, po ashtu edhe nena, me tutje se c'eshte vajze apo djale s'ka rendesi. Packa se djali eshte i rendesishem per nje familje per te trasheguar emrin e mire te fisit etj, mos e prishni zemren thone nga anet e mia te gjithe femijet jane te barabarte. Im ate qe ka nje nga secili lloj eshte i lumtur /pf/images/graemlins/laugh.gif te pakten kshu me ka thene dhe ate kengen e Irma Libohoves "Si vajza s'ka, ooooo jane sherbet per bakllava" e kendon me ze te cjerre /pf/images/graemlins/laugh.gif