Re: Lind natyrshem: LEVIZJA E SKRAPARLINJVE TE INATOSUR.
Eh i dashur DFV ke plotesisht te drejte, por shpresa eshte e fundit qe vdes.
Mua me duket se jemi ne nje rreth vicioz te tmerrshem. Keta qe kemi ne krye jane pjelle e njorances sone, dhe duke qene se keta individe vazhdojne ta lene popullin ne injorance edhe populli e ka te veshtire te perqafoje te rene e te verteten.
Edhe una jam dakord me ty. Me haxhiqamilet e djeshem e te sotem eshte e veshtire qe ky popull te ece perpara. E kam shkruar edhe diku tjeter se kur po lexoja disa nga shkrimet e Konices me dukej vetja se ndodhesha ne Shqiperine e sotme. Nuk ekzagjeroj, pa asnje ndryshim me dolen para syve haxhiqamilet e sotem alias nanot e bersishet.
fjorent , jam i sigurt se zgjedhjetm e ardheshme ne Shqiperi, ashtu si ato te me parshmet , do dominohen nga dy njerzit me te ndyre qe ka sot Shqiperia Nano dhe Berisha dhe dy partit e tyre qe jane kethyer ne banda hajdutesh e fallsifikatoresh.
Kjo eshte edhe frika ime. Por me nje ndryshim. Vitet e shkuara dukej sikur meqe zgjedhjet ishin te manipuluara, ato nuk perfaqesonin zgjedhjen e vertete te popullit. Me duket se erdhi koha qe OSBE etj nuk do te tolerojne me zgjedhje te manipuluara (meqe fatkeqsisht duke mos patur kuluturen tone demokratike nuk arrijme te bejme nje pale zgjedhje te ndershme) dhe me duket se kete here ndahet shapi nga sheqeri.
Emra te rinj kane sa te duan. Mbase politikane te rinj do te hyjne ne gare. Tani gjithcka vendoset nga ne. Neser nuk kemi me goje te bertasim kunder bandave sepse do t'i kemi zgjedhur vete.
Sa per rrugen qe ka gjetur gjithmone populli yne nuk jam shume dakord. Se edhe keta 3 milione qe kemi ngelur pasi humbim neper pyll per disa dhjetra vjecare edhe kur me zor e gjejme rrugen e drejte (apo na sjellin ne rrugen e drejte) te tjeret (vende europiane me histori te ngjashme)i kane hipur trenit dhe ne detyrohemi te ecim ne kembe derisa dikush tjeter duke na treguar parajsen na con perseri ne pyll (Berishe-piramida) apo dikush tjeter duke na treguar Europen na e fut sa krahu duke na shnderruar ne nje shoqeri qe identifikohet me krimin e organizuar(Nano-qefliu).