Lin Delija - Artisti me dy atdhe!

ana karenina

Primus registratum
Lin Delija - Artisti me dy atdhe!

Udhetim ne jeten e artistit me dy atdhe

E quajten Lin. Lindi ne Shkoder ne 3 shkurt 1923, nga prinderit Mark Delija e Luce Zefi. Kur ishte foshnje askush nuk e dinte se jeta e tij do te ndahej me dysh, se ai do te kishte dy atdhe dhe se do te ishte nje nder piktoret me te njohur shqiptare ne rrafshin artistik nderkombetar. Prej me shume se 11 vjetesh piktori Lin Delija pushon ne gjumin e perjtshem, ndersa ka lene pas shume vepra qe jane kthyer sot ne qender te vemendjes per studiuesit e artit pamor. Ne Shqiperi njihet pak. Afro nje vit me pare ne Tirane u cel nje ekspozite me 27 punime te zgjedhura te piktorit, u diskutua ne rrethet e artisteve dhe studiuesve te artit. Por u tha se eshte zbuluar vetem maja e ajsbergut nga bota artistike e Lin Delise.

Vazhdon...

Marre nga "MILOSAO", 21 GUSHT 2005.


3460.jpg



lin_h.jpg
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Lin Delija - Artisti me dy atdhe!

Pjesa me e madhe e piktoreve duhet te vdesin perpara se te behen te famshem...
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Lin Delija - Artisti me dy atdhe!

Fillesat

Ne moshen 10 vjecare, Lin Delija hyn ne kolegjin e freterve franceskane ne Shkoder, dhe ketu njihet me at Kabashin, i cili ishte piktor dekorativ, qe i jep nje dore Linit te vogel me pikturen. Ishte 19 vjec (atekohe ushtar) kur me kater miq te tij dezerton dhe arratisen drejt Jugosllavise. Shkon ne Titograd, ku deklaron se eshte piktor dhe studion ne nje shkolle artistike. Ne vitet 1950-1954 studioi ne Akademine e Arteve te Bukura ne Zagreb. Me pas fitoi nje burse studimi ne Itali dhe gjate viteve 1954-1959 studioi ne Akademine e Arteve te Bukura ne Rome. Nje nga pervojat themelore per krijimtarine e ardhshme te Lin Delise ishte njohja e tij me Monsinjor Luigi Stefani, kapelan i Vellazerise se Meshires ne Firence. At Stefani ishte nga Zara dhe ne Firence kishte krijuar "Galleria dello Sprone". Ne Androdoko (Itali) shkoi ne moshen 34 vjecare. Ky eshte nje udhetim integral ne jeten e piktorit tejet te vecante Lin Delija.

Ernest Koliqi, studiuesi dhe shkrimtari shqiptar ishte i pari qe e ndihmoi Lin Deline te vleresohet nga qarqet kulturore italiane. Piktori jetoi ne Rome deri ne vitin 1963. Pas ketij viti ai largohet nga qyteti i madh per t'u vendosur pergjithmone ne qytetin e vogel Androdokos, prane Romes. Nje vend malor, i ngjashem me token e vet dhe i cilesuar si qendra gjeografike e Italise. Ai e ndjeu veten aty njelloj si ne vendlindje, nje vend i pershtatshem per ta quajtur atdhe i dyte. E ne kete atdhe edhe vdiq, dy vite pasi preku token e tij Shqiperine, 46 vite pas largimit. Vdiq ne Androkos.

Admirina Peci.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Lin Delija - Artisti me dy atdhe!

Te "lexosh" Deline

Ne vitin 1997 Amadeo Graciani shkruan se "Lin Delija eshte nxenes i Bartolit dhe Mafai-t, me nje temperament te afert me figuren epike te mjeshtrave sllave, veco Ivan Mestrovic, me nje baze kulturore te edukuar prej sugjestioneve te formave bizantine dhe italike, por me kromatizimin dhe shenjen e Shkolles se Romes. Qindra pune te tij jane te ngrohta prej sensibilitetit te lendes, te krijuara me veshtrim dhe zemer nga mjeshtrat italiane te 400-s dhe 500-s si Botticelli dhe Tiziani. Ai me tej ndjek jehonen dhe magjepsjet e artit te 900-s, duke perqendruar tek fauvizmi dhe ekspresivizmi, te cilat u bene gjuha e tij artistike per te perballur temat e medha sociale, politike dhe fetare.
I ikur nga Shqiperia komuniste e Enver Hoxhes, katoliku Delija deshmoi dramaticitetin e shkeputjes qe e konkretizoi me nje impenjim te madh ne ciklet e punimeve, qe jane kompozime komplekse dhe te fuqishme, ku ngutja emocionale dhe dhimbja e crregullojne dhe e mposhtin ne kendveshtrimin formal.


lin_v.jpg
 

eda mali

Primus registratum
Re: Lin Delija - Artisti me dy atdhe!

Fillimisht postuar nga AnNA_S.Th.:
[qb]
lin_l.jpg



lin_s.jpg
[/qb]
Edhe mua me pelqenkan shume keto ngjyrat eh!!!!!!!
Shume ngjyra the fresketa dhe te forta.....cudi se kisha degjuar ndonjehere kete artist! :book:
 
Top