Ligji Islamik në Kanada?

Ligji Islamik në Kanada?

Kohët e fundit, myslimanët e Kanadasë nëpërmjet shoqatave të tyre kanë kërkuar ngritjen e një gjykate apostafat për gjykimin e myslimanëve sipas Charias dhe jo sipas kushtetutës kanadeze!
Cilat janë reagimet tuaja ndaj një kërkese të tillë duke ditur që komuniteti çifut dhe një komunitet tjetër e kanë këtë privilegj prej kohësh? A duhet të pranohet gjykimi i myslimanëve sipas Charias apo i duhen hequr privilegjet të tjerëve për të qenë të gjithë të barabartë përpara ligjit?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ligji Islamik në Kanada?

Do thuash ti qe te gjith te huajt ne Kanada gjykohen sipas ligjeve te religjioneve te tyre??'Nuk me besohet,sidomos ne Kanada!!!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Ligji Islamik në Kanada?

shteti duhet te jete laik dhe te gjithe duhet ti perpiqen publikisht dhe ne te njejten menyre ligjit, kushtetutes!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ligji Islamik në Kanada?

Une nuk di ndonje vend ku te huajt denohen sipas ligjeve te religjionit te tyre?? :confused:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ligji Islamik në Kanada?

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Do thuash ti qe te gjith te huajt ne Kanada gjykohen sipas ligjeve te religjioneve te tyre??'Nuk me besohet,sidomos ne Kanada!!! [/qb]
Jo plako se t'ishte ashtu shqiptarët do bojshin pallë këtu!
Një pjesë (minoritet) e popullsisë i gëzon këto privilegje (çifutët dhe një grup i vogël të cilin nuk e di se cili është) dhe një pjesë tjetër (minoritet) kërkon të njëjtën gjë duke u bazuar tek liritë dhe të drejtat e njeriut :shrug: .
 

antares

Primus registratum
Re: Ligji Islamik në Kanada?

Parimisht do te isha kundra qe cdo grup emigrantesh te kishte gjykatat dhe ligjet e tyre. Imagjino tani nje sherr midis nje myslimani e nje induja apo nje cifuti e nje myslimani: si i behet?
Tani ndoshta e dini se pse vec te djeles eshte dhe e shtuna pushim, kur 1% cifute diktojne diten e pushimit pse 10% myslimane mos diktojne edhe 10 dite pushim ne jave + shtune + e djele = 12 dite ne 7 dite qe ka java........aferim!
Une mendoj se deri sa ke pranuar te jetosh ne toke te huaj (je emigrant) duhet te respektosh ligjet e vendit qe te pret.....
Te vetmin perjashtim (e theksoj te vetmin!) do te pranoja indianet autoktone, ata sipas te drejtes jane zoterit e vertete te Kanadase (megjithese kane kycet e kashtes!).
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Ligji Islamik në Kanada?

Edhe une mendoj qe te tere jane te barabarte perpara ligjit.
Me mire pa privilegje per askend sesa privilegji X per filanin dhe privilegji Y per fistekun.


------------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ligji Islamik në Kanada?

Charia vepron vetëm mes myslymanësh ashtu si edhe mes çifutëve vepron ligji i tyre. Në rastin e një konflikti mes një çifuti dhe një myslimani vepron ligji i shtetit. Gjithashtu, për vepra të rënda penale vepron ligji i shtetit.
Pra egziston një dualizëm i ligjit që vepron mbi individin. Në disa raste ligji i shtetit është më i ashpër e në të tjera është Charia.

Megjithatë, për të pozicionuar veten time për ata që mund të kenë dyshime, një peshë, një matje. Ligji i shtetit duhet të jetë i vetmi që rregullon jetën e subjekteve të tij! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ligji Islamik në Kanada?

Në qetësi Gjykata e provincës së Ontarios (Kanada) e aprovoi predominimin e ligjit islamik (Charia) në rregullimin e çështjeve familjare të familjeve myslimane.
A do të thotë kjo që një femër myslimane vazhdon të vuajë edhe pse ajo jeton në një vend demokratik? Apo mos ndofta ky është kulmi i demokracisë? Tani jam bërë vërtet lëmsh pasi sipas njohurive të mia Charia nuk përputhet me ligjin mbi të drejtat e njeriut të adoptuar nga Kanadaja dhe gjithashtu Charia nuk përputhet me ligjin kanadez për dhunën.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Ligji Islamik në Kanada?

Ne kete rast Kondrapedali e vetmja gje e mire eshte qe nuk te plasin ne biruce sepse te padit kush qe i re me shpulle bytheve cunit tend te prape ose goces tende tekanjose. /pf/images/graemlins/tongue.gif

Sidoqofte, tashti prit kur te dalin dhe shqiptaret te kerkojne privilegje kanunore ne ligj. Traplleqe!


------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

jeta

Primus registratum
Re: Ligji Islamik në Kanada?

per mendimin tim ne nje shtet duhet te kete 1 ligj te njejte per te gjithe.

emigrimi eshte nje veprim i vullnetshem i çdo njeriu.perderisa e zgjedhim dmth qe duhet te pershtatemi me jeten e shtetit ku emigrojme!

mgjthate un mendoj se kjo kjo kerkese ka lindur "per inat te çifuteve" te cilet aplikokan ligjin e tyre.
KJO s'ma
 

jeta

Primus registratum
Re: Ligji Islamik në Kanada?

doja te thoja qe
KJO s'me duket e drejte mua dmth perjashtimet
 
Top