Re: Ligji i sherbimit ushtarak.
Deputetet: Studentet vetem 1 muaj ushtri
Pas kthimit te ligjit nga Moisiu, me 68 vota pro dhe 24 kunder, Parlamenti vendos qe studentet te cilet mbarojne shkollen e larte deri me 31 dhjetor 2005 do te bejne 30 dite sherbim ushtarak. Kreu i Komisionit parlamentar te Mbrojtjes, Dashamir Shehi: "Vendimi eshte sa per t'i bere qejfin Presidentit"
Ergys GJENCAJ
Studentet, te cilet do te dalin nga auditoret e universiteteve brenda dhe jashte vendit deri ne vitin 2005, do t'i nenshtrohen sherbimit te detyrueshem ushtarak aktiv ose alternativ vetem per 30 dite. Keshtu eshte vendosur dje nga deputetet ne seancen plenare. Rezultati i votimit, erdhi pasi Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, kishte kthyer ligjin e miratuar dy muaj me pare, sipas te cilit personat qe kishin mbaruar studimet e larta universitare eri ne vitin 2005, nuk do te shkonin "nen arme". Gjate bedateve, deputetet e dy grupeve me te medha parlamentare, Partise Socialiste dhe Partise Demokratike, paraqiten nje amendim te perbashket, ku propozohej qe studentet te kryejne sherbim ushtarak per nje periudhe tremujore. Por, shnderrimi nga tre ne nje muaj, u be pasi u hodh ne vote propozimi i deputeteve te opozites. Ne kete menyre, me 68 vota pro, 24 kunder dhe 12 abstenime, u ligjerua qe studentet deri ne 31 dhjetor 2005 do te kryejne vetem nje muaj ushtri. Kete e kane kundershtuar disa nga deputetet, si te spektrit te majte, por edhe nga opozita. Kryetari i Komisionit parlamentar te Mbrojties, Dashamir Shehi, e ka cilesuar periudhen njemujore duke thene se, "kjo eshte sa per t'i bere qejfin Presidentit". "Po qe per nje muaj, kjo eshte kot dhe kot vazhdojme, sepse nje muaj eshte si zbori. Per ushtrine kjo nuk vlen", eshte shprehur Shehi.
Per te ardhur ne miratimin e ligjit, ka pasur shume debate ne radhet e politikes shqiptare dhe ne forumet rinore, si te partive politike te majta dhe te djathta, ashtu dhe te unioneve stundetore, duke u shprehur ne perkrahje te mos ushtrimit te detyrimit ushtarak. Dekreti i Presidentit i dates 5 maj te ketij vit, ktheu per rishqyrtim ligjin per sherbimin ushtarak, duke argumentuar se kjo gje lidhej me antikushtetueshmerine e tij, ku perjashtohen studentet nga sherbimi ushtarak. Sipas Presidences, vendimi i Parlamentit cilesohej si diskriminues, pasi te gjithe qytetaret jane te barabarte perpara ligjit. Pas rrezimit te ligjit Presidenti Moisiu ka zhvilluar takime edhe me kreret e forumeve rinore te PS-se dhe te PD-se, te cilet i kerkuan kreut te shtetit uljen ne nje muaj te periudhes se ushtrise.