Ligji i ri i pensioneve u pret pagën 3000 policëve në reformë
Specialistët shpjegojnë pse janë bllokuar pagesat kalimtare</p>
Për 3000 punonjës policie të dalë në reformë nuk ka më para, për shkak të ndryshimit të ligjit “Për sigurimin shoqëror suplementar”. Ligji tashmë ka hyrë në fuqi, pavarësisht se palët e përfshira në të janë ankuar në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimin e saj. Por, për policët e dalë në reformë pas vitit 2005, hyrja në fuqi e këtij ligji ka sjellë një sërë problemesh sociale, pasi u janë ndërprerë pagat që merrnin. Ndërprerja është bërë për shkak se me këtë ligj, ata nuk përfitojnë njëzet paga, aq sa është deklaruar kur kanë dalë në reformë, por vetëm 13 të tilla. Pavarësisht se ata kanë dalë në reformë disa vite më parë dhe tashmë përfitonin paratë për shkak të asaj reforme, ligji është thurur me fuqi prapavepruese.
Sipas specialistëve të policisë, ky ligj ka sjellë probleme të ndryshme ekonomike, jo vetëm për policinë, por edhe për ushtrinë, apo organet e tjera të përfshira për zbatim të ligjit. Me ligjin e ri, shpërblimi, bashkë me pagesën kalimtare, (ku pagesa kalimtare fillon në muajin e tretë pas daljes në lirim), nuk mund të kalojnë 13 paga të plota. Ndërsa me ligjin e mëparshëm, për të cilin policia këmbënguli që mos të ndryshonte, punonjësi i policisë përfitonte dy paga shpërblim dhe për 36 muaj gjysmën e pagës referuese të muajit të fundit të punës. Pra, me pagën që ai kishte dalë në reformë, i llogariteshin 36 gjysma page, ose 18 paga të plota. Kështu, këto 18 paga të plota bashkë me dy pagat shpërblim, punonjësit të policisë i bëheshin 20 paga, ose e cilësuar ndryshe shtatë paga më shumë se me ligjin e ri. Gjithashtu, ligji aktual niset në nivelin 50% për pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi. E njëjta vlen edhe për ligjin e mëparshëm, por ai ndalej në këtë nivel, pasi vlerësonte punën, pagën, kontributet, hierarkinë dhe mundësinë ekonomike të vendit. Specialistët e policisë thonë se ky ligj i ri, veç precedentit të abuzimit me “reformën”, apo përjashtimet politike, kërkon që diskriminimi social-ekonomik i kësaj shtrese shoqërore duhet të ketë limit trajtimi, kufirin e varfërisë.
Në një krahasim të mëtejshëm të specialistëve të policisë, rezulton se ligji aktual është treguar “zemërgjerë”, sa u përket përfitimeve nga vjetërsia mbi kriteret bazë, që është 12 dhe 15 vjet. Ai normon deri 20% të pagës referuese të muajit të fundit të punës, pra nuk vendos kufi. Ndërsa ligji i mëparshëm, me të njëjtën përqindje vendoste si kufi pensionim maksimal të pleqërisë, aktualisht 20 550 lekë. Nga e gjithë kjo rezulton se sipas ligjit aktual, këtë kufi mund ta kalojë një pagë referuese mujore më e madhe se 100 mijë lekë dhe vjetërsi shërbimi 25 vjet. Por, aktualisht paga mesatare mujore në Policinë e Shtetit është 45 mijë e 500 lekë. Gjithashtu, ligji aktual arrin deri aty sa tu mohojë familjarëve të ushtarakëve dhe punonjësve të policisë shpenzimet shtesë të varrimit. Ndërsa pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi, në ligjin e ri deklarohet se ndërpritet kur rikthehesh në punë. Por, ligji i mëparshëm ishte më favorizues dhe deklarohej se pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritej përkohësisht, kur përfituesi bëhej ekonomikisht aktiv. Kjo do të thotë se minimalisht duhej të arrinte nivelin e të ardhurave në momentin e lirimit nga detyra.
Për pagesat kalimtare, ligji sjell një humbje në përqindje të ndryshme nga grada në gradë. Gjithë pagesat kalimtare për Policinë e Shtetit, me llogaritjen e tyre janë zbritur shtatë paga mujore. Ky është edhe problemi që gjithë punonjësit e policisë nuk kanë kuptuar pse nuk po u jepen më pagat kalimtare. Sipas shpjegimit të specialistëve, që nga koha e daljes në reformë, atyre u janë plotësuar 13 paga dhe nuk do u jepen 20 paga, ashtu siç përllogaritej me ligjin tjetër. Por, po të llogaritet shpërblimi në përqindje, sipas roleve në polici, përqindja ndryshon. Kështu, ai varion me 10.7% më pak për rolin bazë, 20.9% më pak për rolin e mesëm dhe 24.3% më pak për rolin e lartë. Një analizë e tillë pritet të paraqitet edhe në ankimimin e bërë në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22705. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22705