Ligji i legalizimeve + moratoriumi i skafeve

trazovaci

Primus registratum
Ligji i legalizimeve + moratoriumi i skafeve

Ligji per legalizimet dhe moratoriumi i skafeve jane skandalet e rradhes te qeverise Berisha dhe atyre qe e ndjekin ne parlament.
Nga njera ane u votua nje ligj i cili u pranua dhe nga vete deputetet qe e votuan se ishte antikushtetues (legalizimet), kurse nga ana tjeter miratuan nje moratorium qe i heq nje nga te drejtat themelore te njeriut shqiptareve vetem e vetem sepse qeveria nuk eshte e afte te kontrolloje territorin ujor te vendit.
Nderkohe Berisha harron se skafet edhe para ketij ligji kur niseshin, nuk eshte se parkoheshin ne skele te vlores apo tek porti i durresit. Ata ishin njesoj ilegale, njesoj te fshehur cepave dhe njesoj sic dje edhe neser do te nisen naten te ngarkuar plot me droge, prostituta apo klandestine sepse a) policia eshte e papafte ose shume e korruptuar per ti kapur, b) sepse ky milet ende sot e kesaj dite do te iki me vrap nga Shqiperia.
 

gentius

Primus registratum
Re: Ligji i legalizimeve + moratoriumi i skafeve

Ligji i legalizimeve eshte jo skandal, por eshte veprim me ekstrem se i Enver Hoxhes.

Komunistat ja moren tokat pronareve por i kthyen ne koperativa per shfrytezim publik popullor, s'ja dhan njeriu.

Kjo qe po bejne komunistat e Partise Demokratike quhet grabitje me ane te forces se shtetit te prone private.

Keto po ja marrin tokat pronareve dhe po ja japin malokeve pa asnjefar citim dempshperblimi ne ligj.

Kete nuk e bene as komunistat shekullin e kaluar , po e ben ne 2006 Sali Hoxha.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Ligji i legalizimeve + moratoriumi i skafeve

ligji i legalizimeve eshte skandal e cfare skandali...ore ne kohen e enverit dihej qe do zbatoheshin reforma komuniste por sot ca sistemi jem????????????????????????nuk e di por sikur i thojne partia demokratike asaj qe eshte ne pushtet dhe ai qe drejton quhet sali berisha? mos jane valle keta demokrate????????? ore i ka hedhur nje kocke ai atyre dhe te tjerat i ka per votat qe esthe ne pushtet se nuk eshte aq e lehte te krijosh koalicion. moratoriumi as nuk ka vlere fare se po mos kishte skafe shqiperia nuk esthe kjo qe do ishte. lere ca thone se si ka mundesi qe heren e pare u zine dhe tashi as nuk bene llafe fare por tak fak me nje here. mashtrime, abuzime dhe fallcifikime. eshte per te vene duart ne koke. duhet gjetur nje zgjidhje patjeter.
 
Top