Ligji antiskaf, tani peshkim me kamardare

Ligji antiskaf, tani peshkim me kamardare

Bllokimi nga policia detyron improvizimet me gomat e makinave


Ligji antiskaf, tani peshkim me kamardare


Durrsakët i kthehen mjeteve të 20 viteve më parë



--------------------------------------------------------------------------------

Artur Korriku
rrethet@gazetashqiptare.com



Nga Currilat, në Kallm, nga Kallmi në Porto Romano e deri në Bisht Pallë, pamja që afrohet është më se e çuditshme. Të ngjan se sheh bregdetin durrsak e të paktën 15 vjetëve më parë. Peshkatarët durrsakë kanë gjetur një zgjidhje origjinale për të ‘sfiduar’ moratoriumin e skafeve. Ata përdorin goma dhe komardare të vjetra kamionësh, të cilat i kanë përshtatur si varka peshkimi. ‘Varkat tona tashmë janë vënë nën ‘pranga’ për shkak të ligjit, por nuk ka ligj që të na ndalojë të ushqejmë fëmijët tanë’. Sefedini, 45 vjeç thotë: “I kemi lidhur me njëra-tjetrën gomat dhe i kemi vënë dërrasa poshtë, për të dalë në det. Nuk kemi zgjidhje tjetër”. Pasi janë irrituar për një 3-vjeçar, periudhë të cilën duhet ta kalojnë pa prekur asnjë timon gomoneje apo varkë, qoftë edhe me vela lundruese, kanë nxituar të gjejnë zgjidhjen dhe ia kanë dalë, madje një të tillë, që më shumë sesa qesharake për t’u parë, u rikthen një vije të tërë bregdetare sentimentalizmat e një kohe, për të cilën askush nuk dëshiron më as të përmendet. Dhe për hir të “peshkimi është jeta jonë shpirtërore e materiale, e pa atë nuk mund të jetojmë”, kanë ridalë nga arkivat gomat e mëdha të kamionëve, janë ngjitur me njëri-tjetrin dhe kanë krijuar një mjet lundrues me një gjatësi deri diku të konsiderueshme. Nën to, ka dërrasa e kompensata dhe mbi to, peshkatarët, me orë të tëra qëndrojnë me kilometra larg bregut për të gjuajtur ushqimin e tyre të përditshëm. Të tillë janë me qindra, kanë mbushur detin dhe zakonisht rituali kryhet në orët e pasdites, në prag të muzgut, në mënyrë që mungesën e ndriçuesve të mos e ndjejnë. Sa për të tjerët, ata peshkatarë e amatorë, e tek-tuk qejfli peshkimi, zgjidhja është më pak romantike. Kanë marrë me qira varkat e vogla me pedale që përdoren zakonisht për pushues ditorë, dhe në 3-4 orë kanë pasur mundësi, që gjatë kësaj periudhe të shfryjnë hobin e bllokuar nga një ligj që ka një jetëgjatësi, minimumi deri në 3 vjet.
Aventura e tyre nuk përfundon këtu, sepse tani, pasi panë që një gjë e tillë ka sukses, kanë filluar të pretendojnë legalizimin e mjeteve të tyre origjinale. “Ligji i ri kërkon që ne të pajisemi me licencë, – të thonë dhjetëra kolegë peshkatarë që qëndrojnë në det, – por një operacion i tillë kushton 2 milion lekë të vjetra, gjë që rëndon në xhepat tona. Përpos kësaj, ne duhet të paguajmë edhe taksa e kjo është e padurueshme. Marrim gomat e vjetra, mezi arrijmë t’i rendisim njëra pas tjetrës, dhe na kërkohet sikur të kemi nxjerrë në det një peshkarexhë. Shteti harron se fitimi dhe sasia e peshkut të kapur, nuk është njësoj sikur të kishe një varkë të vërtetë”.
Dhe sa për shtetin, duket se mllefi nuk mbaron kurrë. Sado i vogël në dukje, një komunitet i tërë peshkatarësh janë tanimë armiqtë e betuar të një ligji që i prek direkt interesat e tyre. “Ne dalim e peshkojmë për sport, – të thonë disa të amatorë të tillë në brigjet e Porto Romanos, – dhe tani duhet të paguajmë qira të varkave me pedale, për ta realizuar pasionin”. Të peshkosh në një Adriatik të tërë, është kthyer në një mision të pamundur. Varka e improvizuar me goma makinash e me komardare të zeza, nuk kënaq askënd. Dhe ato të vërtetat; varkat me vela, me ndriçim e me motorë që uturijnë, rrinë e qëndrojnë. Në shekullin e 21-të, Shqipëria i rikthehet së shkuarës së saj jo edhe aq simpatike, duke filluar nga peshkimi.


Kliko per te printuar artikullin
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ligji antiskaf, tani peshkim me kamardare

ska gje se vijne italianet e peshkojne per ne /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top