Ligji antimafia, replika midis PS-së dhe PD-së

Ligji antimafia, replika midis PS-së dhe PD-së

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri e ka cilësuar këtë ligj antikushtetues, sepse sipas tij ai amendon ligje që kërkojnë 3/5 e votave për miratim. Pergjigjet zedhenesja e demokrateve. Projektligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, njohur si “ligji antimafia”, ka shkaktuar replika mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Deputeti socialist, Damian Gjiknuri e ka cilësuar këtë ligj antikushtetues, sepse sipas tij ai amendon ligje që kërkojnë 3/5 e votave për miratim, pasi “de facto” amendon Kodin e Procedurës Penale apo ligjin për Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që Partia Demokratike përmes zëdhënëses për shtyp i kujton opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave. </p>


Gjiknuri: Ligji antikushtetues
Sipas deputetit Gjiknuri, i vetmi justifikimin e nevojës së këtij ligji nga ana e mazhorancës është gjoja konfuzioni që ka krijuar vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, i cili në thelb ka vendosur një standard të lartë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, standardin që sekuestro mund të zbatohet vetëm kur ka një dyshim të arsyeshëm.
“E thënë ndryshe çdo qytetar që mund të ketë vënë pasuri mund të jenë subjekt i masave të këtij ligji, që do të thotë pasuria e tij mund të sekuestrohohet dhe ai duhet të japë llogari se si e ka krijuar këtë pasuri, dhe njëkohësisht ligji i jep kompetenca të gjera policisë e prokurorisë pavarësisht nga përfshirja ose jo e personit në aktivitetet kriminale që parashikon ligji”, tha ai gjatë një deklarate për mediat. Sipas tij, ky nocion i ri juridik, jo vetëm që nuk është i qartë, por edhe nuk përputhet me nocionin e ngjashëm që aplikojnë ato pak shtete që e përdorin atë. PS-ja sipas tij, thekson se miratimi me nxitim dhe pa u konsultuar i këtij ligji nga ana a mazhorancës ka gjasa të kthehet në një problem për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore. Për këtë ai sugjeron që mazhoranca të shtyjë miratimin e tij në Kuvend dhe të zgjerojë rrethin e konsultimit me të gjithë aktorët e interesuar si dhe të sqarojë e korrigjojë dispoziatat që kanë ngjallur rreagim publik si burim i mudshëm abuzimi.</p>


PD: Ligji, kusht për luftën kundër krimit të oreganizuar
Partia Demokratike në përgjigje të deklaratës së PS-së kundër miratimit të ligjit ka theksuar se nuk ka vend në botë ku opozita të ngrihet e të mos kërkojë forcimin e ligjit anti-mafia, si një kusht kryesor për luftën kundër krimit të organizuar. “Protesta e sotme e opozitës për këtë ligj është paradoksi më i madh i qëndrimit të saj. I rikujtojmë opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave”, tha zëdhënësja, duke shtuar se ky është një ligj i hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe evropian dhe ky ligj është aktiv në shumicën e vendeve antare të BE-së. Sipas saj, ligji anti- mafia synon të godasë vetëm pasuritë dhe ekonominë kriminale dhe të garantojë plotësisht jetën dhe aktivitetin e bizneseve dhe qytetarëve të tjerë të vendit./shekulli/</p>
evCXIe013-k

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26283. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26283
 
Top