Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

dimir

Forumium praecox
Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

Ligjet na kufizojne, po ashtu dhe na drejtojne per te qene me te sigurte. Si ti njohim dhe ti shfrytezojme ne Ekonomi.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

fillojme ti njohim

Dixhitalizimi i regjistrit tregtar pritet t'i hapë rrugën regjistrimit të bizneseve pranë gjykatave

Lehtësirat në hapjen e biznesit shtojnë vendet e punës

Pas miratimit nga qeveria të ligjit, që synon përmirësimin e klimës së biznesit dhe heqjen e pengesave në këtë fushë, do tw hapet drita jeshile për biznesin në tërësi. Ndryshimet që pëson Regjistri Tregtar me dixhitalizimin, koha e regjistrimit të biznesit, hapja e këtij procesi pranë gjykatave të qarqeve, etj., janë realiteti më i afërt, pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi. Këto ndryshime synojnë të ulin kohën e regjistrimit të bizneseve nga 42 ditë që ishin më parë, në 8 ditë. Por përfitues do të jetë edhe biznesi i huaj, për të cilin, përgjysmohet kostoja e regjistrimit, i cili ka qenë dyfish më shumë nga bizneset vendase. Së bashku me shkurtimin e kohës për regjistrimin e biznesit, krijohen edhe lehtësira të tjera, sikurse është liberalizimi dhe decentralizimi i Regjistrit Tregtar. Dixhitalizimi i Regjistrit Tregtar që do të përfundojë brenda datës 31 maj, pritet t'i hapë rrugën procesit të regjistrimit të bizneseve nga data 1 Qershor e më pas, pranë Gjykatave të Faktit në të gjitha Qarqet e vendit.

Reforma për biznesin synon lehtësimin e punës së biznesit dhe zhvillimit të tij. Sipas të dhënave kryesore në botimin "Heqja e pengesave administrative, proçes i vazhdueshem për përmirësimin e klimës së biznesit", vihen re pengesa të mëdha, që ngadalësojnë rritjen dhe zhvillimin e biznesit në Shqipëri. Studimi për këtë botim është përqendruar në proçesin e heqjes së pengesave administrative në dy vjet, 2004-2005, duke pasqyruar arritjet, por dhe vështirësitë. Raporti u mbështet në anketimin e institucioneve shtetërore për 30 proçedura të ofruara prej tyre si dhe anketimin e 500 kompanive private, për të vlerësuar perceptimin e tyre, lidhur me pengesat administrative, kostot, vështirësitë dhe nevojat për përmirësime. Bizneset e anketuara në Tiranë dhe qytete të mëdha, vendase dhe të huaja, të përzgjedhur nga të gjitha fushat e veprimtarisë, evidentuan çështjet më problematike që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e biznesit, parë nga ndjeshmëria e biznesit.

Kështu, 78,6% e tyre janë shprehur për praktika jo të ndershme; 72% për nivelet e taksave; 70% për energjinë elektrike; 69% për korrupsion; 68% për ndryshimet e shpeshta të kuadrit rregullator, etj. Një aspekt i veçantë i këtij anketimi, është hapësira që zë korrupsioni në analizat e bëra, ku rezulton se për 68.8 % e të pyeturve, korrupsioni është shumë shqetësues dhe për Tiranën, kjo vlerë është edhe më e lartë, në nivelin 75%.

Fushat më problematike për korrupsionin janë: dogana, ndërtimi, rregjistrimi i titullit, rregjistrimi i një biznesi, si dhe tatimet. Korrupsioni vlerësohet nga biznesi si një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e tij. Nga 500 të anketuar në biznese të madhësive të ndryshme, të përzgjedhur në qytetet kryesore, rezulton se 68.8% e tyre janë të shqetësuar nga niveli i lartë i korrupsionit. Vetëm në Tiranë, 75% e bizneseve, preken nga ky fenomen. Fushat kryesore ku ndeshet niveli i lartë i korrupsionit, janë doganat, tatimet, ndërtimi, regjistrimi i titullit të pronësisë në Zyrat e Pasurive të Paluajtëshme, regjistrimi i një biznesi. Sipas anketimeve, rezulton se në dogana niveli i korrupsionit është në masën 43% për importet dhe 28% për eksportet, në ndërtim llogaritet në masën 25%, në regjistrimin e pasurive në 21.4%, në regjistrimin e biznesit në masën 19,1%.

Por gjithashtu, ka rezultuar sipas të anketuarve se, lufta kundër këtij fenomeni, duhet bërë në një front të dyanshëm, dhe kjo, sepse vetë biznesi nuk është i gatshëm të jetë informues për nivelet e korrupsionit, duke mbetur fshehës ndaj detyrimeve fiskale. Kështu, rezulton se 22.8% e biznesit nuk tregon plotësisht të dhënat e shitjeve për shkak të detyrimeve tatimore, ndërsa 16.8% e tyre raportojnë më pak se 75% të shitjeve.

Organizimi sa më i mirë i kapaciteteve të specializuara, një kuadër ligjor sa më i thjeshtuar në zbatimin e tij "Për procedurat administrative", krijimi i "One Stop Shop", përmirësimi i edukimit publik, mbeten fusha të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Aktualisht, reduktimi i Barrierave Administrative mbetet një sfidë për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, pasi regjistrimi i biznesit përballet me pengesa të mëdha administrative, të cilat kërkojnë kohë, por edhe ryshfete me kosto të lartë.

Në bazë të një studimi për heqjen e barrierave të biznesit, sipas anketimeve të kryera në 500 biznese, rezulton se regjistrimi i biznesit përbën një nga shqetësimet e mëdha të biznesit. Kështu, në Tiranë, për regjistrim, një biznesi i duhen 36.5 ditë, që është koha më e gjatë se në qytetet e tjera. Për bizneset e mesme, koha për regjistrim është më e lartë se të tjerat. Kështu një biznesi të mesëm i nevojitet më shumë kohë për regjistrim, 34.3 ditë, krahasuar me bizneset e tjera, me kosto që arrin në 848.8 USD, dhe që e rritur nga ryshfetet me 300 USD dhe konsulencat, llogariten në 499 USD, duke zënë 25% të kostos në tërësi. Mënjanimi i pengesave burokratike, sipas projektligjit të ri pritet t'i krijojë biznesit avantazhe të mëdha për zgjerim, për të rritur fitimet, por dhe për të shtuar punësimin në vend.





Legjislacioni. Regjistrimi i biznesit të vogël

Sapo kam filluar biznesin, si duhet të regjistrohem si biznes i vogël?

Nëse qarkullimi juaj është më i vogël se 8 milionë lekë, ju duhet të regjistroheni si biznes i vogël. Fillimisht duhet të bëni kërkesë për regjistrim pranë Gjykatës, ku do të merrni vendimin përkatës për biznesin që do të ushtroni. Ju duhet të regjistroni çdo vendndodhje të biznesit në organin tatimor përgjegjës për atë vendndodhje.

- Ku duhet të regjistrohem?

Ju duhet të regjistroheni në degën tuaj të tatimeve ku ushtroni biznesin.

? Nëse nuk keni një vendndodhje fikse të biznesit, duhet të regjistroheni në degën tatimore ku gjendet edhe banesa juaj private.

? Në rrethana të zakonshme ju jeni të detyruar të regjistroheni dhe të paguani Taksat Vendore dhe Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin ose vetëm Taksën Vendore mbi Biznesin e Vogël.

- A mund të regjistrohem në të njëjtën kohë për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe taksën vendore për biznesin e vogël?

Po. Formulari i regjistrimit ju lejon të regjistroheni për të dy tatimet në të njëjtën kohë. Kështu, jeni i detyruar të plotësoni vetëm një formular.

- Kemi të bëjmë me dy detyrime, a duhet t'i paguaj të dyja?

Nëse jeni i klasifikuar si biznes i vogël, duhet të paguani taksën vendore mbi biznesin e vogël. Kjo është taksë me kuotë fikse. Me përjashtim të rastit kur ju jeni ambulantë, në fushën e tregtisë ose / dhe shërbimeve apo operues me mjete transporti kur keni vetëm një automjet, ju jeni të detyruar të paguani tatimin e thjeshtuar mbi fitimin. Ky tatim do të mbështet mbi qarkullimin e realizuar dhe të vlerësuar.

- Si të regjistrohem?

Ju duhet të regjistroheni para se të filloni biznesin. Kur regjistroheni për herë të parë, duhet të paraqisni pranë degës tuaj të tatimeve dokumentat e mëposhtme:

o një formular Kërkesë për Regjistrim të plotësuar dhe nënshkruar (Formulari 1.1)

o Vendimin e gjykatës

o deklaratë për qarkullimin e parashikuar

o 2 copë fotografi

o çertifikatë personale me fotografi lëshuar nga zyra e gjendjes civile

o liçensën profesionale e specifikuar për aktivitete të veçanta

o pagesën e këstit të parë të kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

o aktin e pronësisë ose kontratën e qerasë të vendit të biznesit

Për riregjistrim, duhet të paraqisni këto dokumenta:

o nëse keni ndryshime duhet të plotësoni formularin "Njoftimi i ndryshimeve në Regjistrim" ( Form 4.1)

o çertifikata e regjistrimit e lëshuar vitin e mëparshëm

o mandat -pagesën e të gjithë detyrimeve tatimore të vitit të mëparshëm

o 2 copë fotografi

o pagesën e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të vitit të mëparshëm

o librin e regjistrimeve për qarkullimin e realizuar vitin e mëparshëm kalendarik.

o aktin e pronësisë ose kontratën e qerasë të vendit të biznesit

-Si do ta di nëse regjistrimi im është pranuar?

Ju do të merrni një çertifikatë regjistrimi për çdo adresë në të cilin ushtroni biznes. Këtë çertifikatë regjistrimi do t'a afishoni në vendndodhjen e biznesit ku ju kryeni aktivitetin tregtar. Ju do të pajiseni gjithashtu me tabelën e llogaritjes së Taksës Vendore dhe Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, të dhëna për datat e pagimit të kësteve dhe formularët që duhet të plotësoni për pagesën e tatimit.

-Çfarë duhet të bëj tjetër?

Këstin e parë të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin do ta paguani në bankë ose postë, me urdhër pagesën ose deklaratën përkatëse që do t'jua japë dega e tatimeve.

Këstin e parë të taksës vendore për biznesin e vogël do ta paguani në bankë ose zyrën e postës, duke përdorur urdhërin e pagesës që do t'ju jepet. Kthehuni në degën e tatimeve dhe tregojini inspektorit mandatin e pagesës. Pas kësaj do t'ju jepet çertifikata e regjistrimit. Pagesat e tjera duhet të bëhen jo më vonë se datat e përcaktuara në listën e pagesave.

- Si llogariten detyrimet?

Metoda e llogaritjes së detyrimeve dhe hollësitë lidhur me to janë dhënë në fletëpalosjen Tatimi i Thjeshtuar mbi fitimin dhe Tatimi mbi Biznesin e Vogël ( IT6). Këto janë në dispozicion në çdo degë tatimore.

- A më duhet të njoftoj ndryshimet në të dhënat e regjistrimit?

Ndryshimet njoftohen në momentin e riregjistrimit. Sidoqoftë, ju duhet të na informoni gjithnjë nëse keni:

o ndryshim në status - p.sh kur ju formoni një person juridik (kërkohet një kërkesë e re për regjistrim)

o mbyllje ose pezullim i biznesit (pasi kjo do të zvogëlojë detyrimin tuaj)

Nëse nuk jeni të sigurtë, na njoftoni për ndryshimet.

Penalitetet për mosregjistrim dhe mos njoftime të ndryshimeve.

? Nëse ju nuk njoftoni në kohë çdo ndryshim që ka lidhje me biznesin tuaj ju do të gjobiteni me 10 mijë lekë për çdo rast.

? Nëse ju kryeni veprimtari pa u pajisur më parë me Çertifikatë Tatimore do t'u mbyllet veprimtaria për 15 ditë.

? Nëse nuk bëni regjistrimin e biznesit tuaj në kohë pranë organeve tatimore do të gjobiteni me 35 mijë lekë.

? Nëse edhe pas dënimeve ju nuk regjistroheni, organet tatimore nxjerrin Vendim Ekzekutiv dhe ju sekuestrojnë mallrat, materialet etj.

Ka një seri fletëpalosjesh të hartuara për të shpjeguar, në gjuhë të thjeshtë, të drejtat dhe detyrimet tuaja sipas Ligjeve Tatimore.

Kopje të fletëpalosjeve të ndryshme që tashmë janë të disponueshme në sektorin e shërbimit të tatimpaguesve mund ta gjeni në degën tuaj të tatimeve. Adresën dhe numrin e telefonit të degës më të afërt të tatimeve mund ta gjeni në numëratorin telefonik.

marre ne menyre krejtesisht te pacipe nga www.rilindjademokratike.com
 

Santiago

Primus registratum
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

Pse qeka e Pacipe RD????? /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif
Shume mire ka bere qe ka botuar informacionin, ka informuar publikun (ky eshte misioni i nje gazete).
Tek e fundit kjo (si te gjitha gazetat e tjera)informacionin nuk do e shpikte por do e merrte diku.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

nuk e kuptoj se pse te shkoi mendja se RD eshte e pacipe
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

i pacipe jam une qe e kopjova nga RD dhe e solla ketu pa leje.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

Ligjet ekonomike, tregtare duhen ripare per mendimin tim.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nuk e kuptoj se pse te shkoi mendja se RD eshte e pacipe
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

i pacipe jam une qe e kopjova nga RD dhe e solla ketu pa leje.

[/ QUOTE ]

Vete ke shkrujt qe "marre ne menyre krejtesisht te pacipe nga www.rilindjademokratike.com "

Tani qe e sqarove OK, por ne leximin e para mendova se e kishe me RD /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

irene

Primus registratum
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

duke evituar copy paste, cilat mendoni qe jane menyrat , qe mund te cojne ne mospagimin e tatimit ne fund prej 33% ???flas per menyrat qe nuk do konsideroheshin shkelje fiskale...
 

irene

Primus registratum
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

pa mendohu mire ujk, ne fund fare 23% del ???
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

shkelje eshte fakti qe shteti taton dividendin edhe kur ky nuk shperndahet
 

dimir

Forumium praecox
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!, ne kete teme kam dashur te krijoj mundesin e diskutimit dhe mundesise se interpretimit te ligjeve, mund te ishte nje teme te ciles do i perkiste politikes, por sipas meje ekonomia eshte me e rendesishme dhe i takon asaj te beje ligjet.
Mungesa apo ekzistenca e nje ligji do te mund te krijonte mundesi perfitimi ne qofte se do te ishim ne dijeni te saj.
Rasti konkret:
Mbeshtjellja e autobuseve urban me adezive per te reklamuar duket nje metode shume fitimprurese, por ligji e ndalon ate per makinat, por duke qene jo shume specifik si ligj ka lejuar mundesine e perfitimit te manaxhereve te ketyre firmave. Udhetaret i shqeteson shume kjo, por nuk kane zgjidhje tjeter jane te detyruar te udhetojne me keto linja, kuptohet qe dhe perfitimi reklamues per firmen eshte shume i madh sepse kjo lloj menyre reklamuese ka nje audience shume te madhe dhe shume detyruese per vene re.
Pra ketu kemi marketing + (mungese)ligjesh = fitime
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

Ti po thua bashke me tatimin per dividentin?? /pf/images/graemlins/confused.gif
Sa per tatimin mbi dividentin (10%) keshtu si e kane bere keta, po jua shkrepi qe do ta paguash ti do ta paguash se s'ben. Thuaj jo po ta mbajti. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Mendova se e kishe kryesisht per 23% e tatim fitimit, se aty zakonisht i meshojne me shume. Dividentet deri vjet nuk kane qene problem, derisa tatimet u kujtuan per to se nuk realizohej plani. Dhe kaluan ne ekstrem si zakonisht.
 

irene

Primus registratum
Re: Ligjet! Mundesi dhe Kufizime!

po ujk aty e kisha fjalen, tek mbajtja perfundimtare
 
Top