Liga e Kampioneve: Milan-R.Madrid 1-1, derbi i Europës mbyllet në paqe

Liga e Kampioneve: Milan-R.Madrid 1-1, derbi i Europës mbyllet në paqe

Përfunduan ndeshjet e raundit të katërt të fazës në grupe, të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Kryesfida e ditës, e luajtur në San Siro, mes Milanit dhe Realit të Madridit, ka përfunduar në barazim 1-1. Të parët kanë kaluar në epërsi miqtë nga Madridi, me anë të Benzemasë, ndërkohë që për kuqezinjtë ka barazuar me penallti Ronaldinjo. Një 90 minutësh i luftuar fort nga të dyja palët, por që në fund nuk mundën të marrin më shumë se nga një pikë në këtë përplasje titanësh. Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e tij në Izrael, me Makabi Haifa, edhe Juventusi, 1-0, falë golit të shënuar nga Kamoranezi që në fillimin e pjesës së dytë të lojës. 3 pikë të cmuara për bardhezinjtë, që bëjnë njëfarë autokritike pas humbjes shokuese në Seria A me Napolin. Humbje ka pësuar Bajerni i Mynihut, në fushën e vet, ndaj Bordosë së Francës, duke i minimizuar skajshëm shanset për të vijuar më tej. 2 golat e miqve nuk u kanë dhënë asnjë mundësi gjermanëve për të shpresuar qoftë edhe në një pikë në këtë ndeshje. Bollëk golash në ballafaqimin e luajtur në Old Trafford, mes Mancester Junajtid dhe CSKA së Moskës. Plot 6 gola, nga 3 për secilën skuadër, kanë sigluar në fund të lojës barazimin 3-3. Fitore tenistike ka arritur ish-skuadra e Lorik Canës, Olimpik i Marsejës, i cili ka mundur 6-1 Zyrihun e Zvicrës. Shokues për turqit e Beshiktashit ka qenë humbja 3-0, brenda në shtëpinë e tyre, në Inonu, me gjermanët e Volfsburgut. Celsi i Karlo Ancelotit ka dalë me një barazim 2-2 nga transferta spanjolle e ditës, në një ndeshje me plot emocione ndaj Atletiko Madridit. Në fund ka mundur të marrë tri pikët, me një gol të vetëm, Porto, në fushën e Apoelit qipriot. Pas këtyre ndeshjeve, të raundit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, në Grupin A kryeson Bordo me 10 pikë, e ndjekur nga Juventusi me 8 pikë. Në Grupin B, i pari është Mancesteri, i kualifikuar tashmë, me 10 pikë, i ndjekur nga Volfsburgu me 7 pikë. Sa i takon Grupit C, situata është mjaft e ndërlikuar. Në dy vendet e para është Milani dhe Reali i Madridit, me nga 7 pikë, ndërkohë që pas tyre, në vendin e tretë, me një pikë më pak, me 6 pikë, është Olimipiku i Marsejës. Pra, gjithcka është e hapur, sa i takon kualifikimit, në këtë grup. Në Grupin D, Celsi kryeson me 10 pikë, ndërsa pas tij, i dyti, është Porto, me 9 pikë.(SportiShqiptar)</p>
y8PTUbxP2GQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25495. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25495
 
Top