Re: Lidhja e Dytë e Prizrenit
Mbase më së miri është që të citojmë vetë pjesëmarrësit e Lidhjes së Dytë e Prizrenit , dhe
të lexojmë e të mësojmë dicka nga ato personalitete të shquara të Historisë Kombëtare Shqiptare .
Sheh Musa Shehzade :
“Mbas shpartallimit t’ushtrisë italjane, e cila, për katër vjet rresht, vrau, preu, rrenoi dhe shkretoi, dogj e shkrumoi ndër vendet t’ona, tue zhvillue nji veprimtari me të vërtetë shtypëse të njij shtypësi pa farë skrupulli, problemi i jetës së Kombit t’onë, i së ardhshëmes s’onë, paraqitet ma i ndërlikuem.
Shkaku dihet prej të gjithëvet: Italjanët, siç e dini ju të gjithë, me gjithë përpjekjet t’ona të përbashkëta, nuk na lanë, tue na eliminue, tue na internue dhe tue na burgosun, asnji mundësi organizimi për mbrenda, për të qenë gati, në
mos tjetër, me i bamë ballë sulmevet tinzare t’imperialistavet sërbë, malazezë dhe grekë”.
“Tash që kemi të gjitha mundësinat e njij organizimi të përgjithshëm të fuqinave kombëtare, duhet që ta fitojmë, mbrenda njij kohe të shkurtën, gjithë periudhën qi humbëm gjatë së shkuemes së afërt (…).
Duhet të mendojmë, pra, masat dhe mënyrat e mprojës s’onë për çdo gjasë dhe për çdo
rrethanë. Qëllimi që do të frymëzojë përpjekjen t’onë, nji përpjekje jete a vdekje, do të jetë nji i vetëm; Sigurimi i njisisë s’onë ethnike”.
“Na po e shpallim haptas,nuk kemi as ma të voglin pretendim mbi asnji copë tokë që nuk asht e jona.
Duem, pra, vetëm gjithëçka asht tokë arbënore, e banueme prej njij popullsije shqiptare. Prandaj, fqinjët t’onë nuk kanë shka druejnë prej nesh …”