shqipguest
Primus registratum
Libri mik, por jo i vetem
Libri mik, por jo i vetem
Nga Astrit Lulushi, SHBA
Ne fillim te shekullit te 20, komunistet ne Rusi, fajesuan fene per te keqiat ne vend. Keta "protestante te rinj" alfabete shpallen se perderisa njerezit tani mund t'i lexonin vete librat e shenjte, atehere c'duheshin prifterinjte? Keshtu, literatura komuniste, e shtypur ne letra "bakalli", coi ne rrenimin e struktures se institucionit te fese, te cilen Marksi e kishte cilesuar "opium per popullin". Nje teori ekonomike e paraqitur me shkrim rreth 100 vjet me pare, ne thelb, u be nje fe me vete.
Por nderkohe qe Rusia ndodhej ne kete faze te pare te perdorimit te shtypshkronjes si mjet komunikimi, nje tjeter fenomen i ri komunikues po trondiste nje popull jashtezakonisht te edukuar. Ne shekullin e 19, Gjermania kishte krijuar nje prej sistemeve arsimore me te zhvilluara ne bote. Mjeke amerikane, shkencetare britanike e industrialiste franceze kryenin vizita te rregullta ne Gjermani per t'u njohur me te rejat me te fundit ne sferat perkatese. Vete gjermanet ndjeheshin krenare per arritjet e tyre ne te gjitha fushat; art, letersi e shkence. Te perpikte, te sjellshem, respektues rigoroze te ligjit, ata ishin shembulli i asaj qe nje shoqeri e arsimuar perpiqet te arrije.(L.Shlain)
Nje zmbrapsje ndodhi me shperthimin e Luftes se Pare boterore, per te cilen ndonjehere eshte thene se u shkaktua me shume nga rivalitetet mes kombeve te vegjel, qe kerkonin krijimin e shteteve te pavarura ose gllaberimin e territoreve te njeri-tjetrit. Ndonje vend, si Shqiperia per shembull, shikohej nga fqinjet si territor i hapur si pasoje e shperberjes se perandorise osmane dhe copetimi i saj ishte synim i te gjitha vendeve qe kufizoheshin me te . Dhe ndersa grindjet e rreziqet shtoheshin, ceshtja u kaloi fuqive te medha, te cilat gjithashtu ishin ndare ne dy kampe e nuk merreshin vesh. Prandaj mund te thuhet se atentati ndaj arkidukes austro-hungarez Franz Ferdinand ne Sarajeve me 1914, sherbeu vetem si shkendija e mjaftushme per te ndezur zjarrin e luftes qe zgjati kater vjet. Dihet se Gjermania doli e humbur nga kjo lufte. Por shume shpejt, ne saje te burimeve te brendeshme, vecanerisht ato intelektuale, vendi u rimekemb, duke hyre perseri ne radhen e vendeve me te zhvilluara.
Pastaj erdhi Lufta e Dyte dhe ngjarjet e llahtareshme qe ndodhen, medoemos bene te shtroheshin edhe pyetjet; si ishte e mundur qe nje popull aq dinamik, me nje shkalle te larte zhvillimi intelektual te pesonte nje metamorfoze e te manipulohej nga nje ish toger si Hitleri. Nder pergjigjet e zakonshme qe shume historiane jane gati te japin, perfshihen; kujtesa e humbjes ne luften e pare boterore, qe preku rende krenarine gjermane, si dhe demshperblimet e medha, qe vendi u detyrua te paguante ne baze te traktatit te Versajes me 1918. Por disa te tjere thone se gjate gjithe periudhes se historise njerezore, rralle mund te gjenden shkaqe te ngjashme qe ta shtyjne nje vend a popull ne cmenduri kolektive apo ne kryerjen e krimeve aq monstruoze kunder njerezimit, si ato te nazisteve gjate luftes se dyte. Historiani Leonard Shlain nga Kalifornia thote se ai ka nje teori te re. Sipas tij, faktori kyc qe Hitleri arriti te "hipnotizonte" nje popull te tere mund te kete qene perdorimi i radios si mjet komunikimi, qe ne ate periudhe ishte nje teknologji relativisht e re, por qe Hitleri arriti ta shfrytezonte duke e manipuluar qe t'u sherbente planeve te tij.
Dihet se radioja mund te komunikoje nuanca zeri qe mbartin ndjenja e emocione nga me te thellat e ne nivel personal. Folesi ne radio eshte i padushkem dhe kjo ben gjithashtu qe vemendja e degjuesit te perqendrohet plotesisht tek zeri, gje qe shton intensitetin e fjaleve qe percjellin idene qe permban mesazhi. Efektiviteti i nje komunikimi te tille shpesh varet nga tingulli e tonacioni i zerit te folesit me teper sesa nga mesazhi qe ai transmeton. "Media eshte mesazhi".(McLuhan) Dhe fakti qe gjermanet ishin teper te edukuar, thote historiani Shlain, duket se i gjeti ata te pambrojtur, te papergatitur ndaj menyrave manipuluese te nje demagogu me mikrofon si Hitleri, i cili thuajse cdo dite, me nje ze plot energji e emocione, u lexonte gjermaneve ne radio faqe nga libri i tij Mein Kampf. Ky liber i shkruar ne burg ne vitet '20 thuajse ishte harruar pasi cilesohej si pavlere. Por vetem ne saje te propagandes nepermjet mediumit te ri, radios, ne vitet 1930 - '40, Mein Kampf arriti te behej libri me i shitur ne Gjermani, ndersa nxenesit e shkollave e kishin per detyre ta mesonin ate permendsh. Duke kuptuar kete efekt te radios, Gjermania naziste u be vendi i pare ne bote ne ate kohe, qe krijoi nje ministri vetem per propaganden, dhe Gebelsi orator u vu ne krye te saj.
Por fuqia e radios si mjet i ri komunkimi, nuk mbeti pa u shfrytezuar edhe per qellime e mira nga vendet aleate kunder nazizmit. Ne Britani, Curcilli e perdori radion per te forcuar shpirtin e qendreses popullore ndaj nazizmit, si dhe per te mbajtur lart moralin e londinezeve, ndersa raketat e bombat naziste, per nje periudhe, binin thuajse cdo nate mbi lagjet e populluara te kryeqyetetit britanik. Para kesaj, ne Shtetet e Bashkuara gjate krizes se madhe ekonomike, presidenti Ruzvelt kishte filluar ta perdorte radion per te shpalosur ne popull programin e tij per nxjerrjen e vendit nga kriza, ndersa miliona amerikane mblidheshin rreth radios per te degjuar me vemendje zerin e presidentit qe perhapte mesazhin e shpreses. Fakti qe Franklin Ruzvelti, thuajse i paralizuar qe levizte kryesisht vetem me karroce invalidi dhe megjithate arriti te zgjidhej per kater mandate radhazi ne postin e presidentit, tregoi pjeserisht edhe rolin e madh qe luajti radioja si mjet i ri komunikimi
Pra fuqine e kesaj "arme te re sekrete" e dinin te gjithe.(Shlain) Ne fakt, atyre qe perjetuan periudhen naziste, u kujtohet se arma nga e cila gjermanet frikesoheshin me shume ishte radioja me vale te shkurtra dhe se cdo njeri qe kapej me nje radio te tille perballej me denimin me te rende. Por edhe ata qe me pas perjetuan periudhen komuniste, gjithashtu e mbajne mend se degjimi i radio-stacioneve te huaja, vecanerisht atyre me vale te shkurtra ne Shqiperi, cilesohej krim kunder shtetit dhe kush kapej ose kallzohej per nje veprim te tille, mund te denohej me burgim te rende ose me internim.
Eshte e pamohueshme se shpikja e shtypshkronjes dhe radios jane nder arritjet me te medha te njerezimit ne fushen teknologjike me ndikime te pashembullta ne kulture. Por perkimi i fillimit te perdorit te tyre me shfaqjen e disa prej njollave me te zeza ne historine njerezore, ka kohe qe i ka vene historianet e shkencetaret , si Shlain, ne levizje per te pare nese mos ekziston ndonje lidhje mes ketyre fenomeneve. Gjithashtu ka edhe ndonje qe mendon se ndoshta televizioni e kompjuteri mund te jene dy mediume qe plotesojne shtypshkronjen e radion dhe nepermjet konkurences, te katerta mbajne ne ekuiliber njera-tjetren, e te gjitha se bashku japin ndihmesen ne zhvillimin e kutures njerezore.
Nga ana tjeter, qe te mendohet se shtypshkronja, radioja, televizioni e kompjuteri percjellin ne shoqeri vetem vlera te mira, do te thote te biesh viktime e demagogeve, por edhe qe te kembengulet se ato percjellin vetem te keqia, eshte njesoj sikur t'i dalesh perpara lokomotives se pandalshme te zhvillimit njerezor.
-------------