Libri me i ri!

lu_lu

Primus registratum
Libri me i ri!

Shikoj se interesi ndaj librit ka rene goxha prandaj mendova te shkruaj per nje teme te tille.
Edhe une nuk eshte se lexoj shume por me pelqejne librat.
Romani me i fundit qe kam lexuar ( rilexuar ne fakt ) eshte " Dashuri ne kohet e koleres " dhe libri me poezi " E ndjej se do shkoj" i poetes Roza Ramaj.
Ishte libri me i bukur me poezi qe kam pase ndonjehere ne dore.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Libri me i ri!

Nje nga librat e sapo-perkthyer dhe botuar ne shqip eshte
Dashuria e Pare nga Samuel Beckett
perkthyer me mjeshteri nga Idlir Azizi (perkthyesi i Uliksit ne shqip)dhe prezantuar nga Cioran.
Ne kete botim do te gjeni dhe pjesen Pa Mua, dhe disa ese te tjera te shkruara mbi Beckett-in.

Shtepia Botuese: Zenit Editions
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Libri me i ri!

Nje tjeter liber i perkthyer ne shqip eshte

C'eshte Filozofia?

Autore: Gilles Deleuze & Felix Guattari
perkthyer shkelqyeshem nga Elvis Hoxha, i cili ne hyrje te librit ben nje ftese: "C'eshte filozofia? Filozofia pyet per emrin e vet. C'eshte "c'eshte filozofia?" Vetem nje perpjekje retorike mikpritjeje per dy autore, te tretur ne nje ze dhe, te ardhur rishtas ne gjuhen shqipe.
Ndoshta, vetem 300 faqe per te kaluar nga biografia intime e mendimit te gjeo-filozofia, forme e te berit histori filozofie, per t'u gremisur ne shkence dhe art, levizje te njekohshme e te skajshme te procesit njerezues te njeriut."

per me shume lexoni librin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Shtepia Botuese: Zenit Editions
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Libri me i ri!

Georges Bataille

pas Historia e Syrit dhe Erotizmi, ne shqip eshte botuar nje tjeter liber i Bataille:
Zonja Eduarda dhe tregime te tjera
i perkthyer nga Alket Cani dhe Edmond Tupja.

Bataille eshte Bataille /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Libri me i ri!

Fernando Pessoa

Libri i shqetesimit

perkthim i Astrit Canit

i sapobotuar ne shqip nga Gaid Margot

nje fragment qe me pelqeu shume:

"Ah, e kuptova! Zoti Vasques eshte Jeta. Jeta, monotone dhe e pakthyeshme, ligjvenese dhe e panjohur. Ky njeri trivial perfaqeson trivialitetin e Jetes. Ai, prej se jashtmi, eshte gjithcka per mua, sepse Jeta per mua eshte e gjitha perjashta.
E nsa zyra e Rua dos Douradores per mua perfaqeson Jeten, ky kat i dyte ku banoj, po ne Rua dos Douradores, perfaqeson per mua Artin. Po, Artin qe banon ne te njejten rruge me Jeten, por ne nje vend te ndryshem; Arti qe te lenon nga Jeta, pa te lenuar nga te jetuarit, dhe qe eshte po aq monoton sa jeta, por thjesht ne nje vend tjeter. Po, kjo Rua dos Douradores perqafon per mua krejt kuptimin e gjerave, zgjidhjen ete gjitha enigmave; fakt, ky, qe nuk mund te kete zgjidhje."

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/thumbsup.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Libri me i ri!

<span style="color: #660000">Jorge Luis Borges</span> vjen ne shqip nga Azem Qazimi me <span style="color: #660000">Librin e Qenieve Imagjinare.</span>

Nje "listim" i gjithe qenieve imagjinare te literatures. Borges shpalos dhe nje here fuqine e perfytyrimit te tij, kombinon cka di me cka imagjinon dhe na fton ta ndjekim ne skutat me te largeta te imagjinates njerezor.
 
Top