Re: Libra te rinj, autore te rinj.
Pershendetje!
Ju njoftoj se doli nga shtypi libri im "Arratisje nga Lindja:
Orientalizmi
shqiptar nga Naimi te Kadareja". botuar nga SHB "Dudaj". Pjese te tij
jane
botuar si artikuj edhe ne listen elektronike te Alb-Shkences. Me poshte
ne
kete mesazh mund te lexoni permbajtjen dhe hyrjen e librit. Te
interesuarit
librin mund ta gjejne ne librarite kryesore te Tiranes dhe te disa
qyteteve
te tjere ne Shqiperi, si edhe ne Prishtine. Per lexuesit me banim ne
SHBA
apo Angli po pergatitet nje botim i vecante dhe pas pak kohe ata do te
mund
ta porosisin permes agjensive te shperndarjes si Amazon Books etj.
Lexuesit e librit qe jane anetare te Alb-Shkences i ftoj qe te me
dergojne
verejtjet dhe kritikat e tyre.
Me nderime
Enis Sulstarova
Arratisje nga lindja: Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja
Enis Sulstarova
BRENDIA
Hyrje: Arratisje nga lindja
........................................................................
Kreu I: Orientalizmi
...................................................................
Kreu II: Shfaqja e orientalizmit shqiptar
..........................................
Kreu III: Oksidentalizimi i Shqipërisë
...............................................
Kreu IV: Personazhe orientaliste: Ali Pasha dhe Xheladin Beu
............
Kreu V: Orientalizmi në realizmin socialist: Rasti i
Kadaresë............
Kreu VI: Orientalizmi bashkëkohor shqiptar
..........................................
Kreu VII: Përfundim: Mjerimi i orientalizmit shqiptar
............................
Burimet
..........................................................................
Hyrje: ARRATISJE NGA LINDJA
Në prag të formimit të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare
të 3 korrikut 2005, sekretari për marrëdhëniet me publikun i
Partisë Demokratike në një intervistë për të përditshmen Shekulli,
deklaron:
“Ju shprehni dyshime se mund të gjendemi përballë një kabineti të
bindurish, pa asnjë vlerë politike dhe pa personalitet, të gjithë nën
urdhrin
e tij [Berishës]. Kjo më bën të qesh, sepse në fakt kjo është dëshira e
kundërshtarëve tanë, që vijojnë të na akuzojnë se kryeministri Berisha
nuk di të menaxhojë sipas stilit perëndimor, por vetëm sipas stilit
oriental.
Mos u frikësoni, prisni dhe pak dhe do ta shihni se kundërshtarët tanë,
kudo qofshin, këtu apo jashtë Shqipërie, nuk do ta kenë dot në dorë as
këtë shpresë të fundit. Ne do të krijojmë të parën qeveri oksidentale
sui
generis në historinë e Shqipërisë... Zotërinj, ne demokratët kemi dalë
në
pahun e kohës për ta bërë perëndimor shtetin shqiptar dhe do ta bëjmë,
se
në të kundërtën nuk do të mbahemi mend për asgjë të mirë” (Ngjela,
2005;
kursivet tonat).
Redaktorët e gazetës, duke e konsideruar shprehjen e mësipërme
si thelbin e intervistës, në krye të faqes së parë kishin vënë këtë
titull: “Ngjela: Qeveria e re me frymë oksidentale”. Kumti që
Ngjela kërkon t’i përcjellë bashkëbiseduesit dhe publikut të
lexuesve të gazetës mbështetet mbi një dikotomi midis Oksidentit
dhe Orientit, apo Perëndimit dhe Lindjes, natyrshmëria e së cilës
merret e mirëqenë. Lihet e nënkuptuar se Oksidenti, apo
Perëndimi, përfaqëson diçka të mirë, të lartë, të dëshirueshme,
përderisa Ngjela jep zotimin se jo vetëm që qeveria do të qeverisë
sipas stilit perëndimor, jo vetëm që ajo do të jetë qeveria e parë
perëndimore sui generis, por edhe misioni i saj historik është bërja
e shtetit perëndimor. Mosarritja e këtij qëllimi zhvlerëson të gjitha
arritjet e tjera që mund të ketë qeveria (“në të kundërtën nuk do
të mbahemi mend për asgjë të mirë”). Pra, Ngjela ka përmbledhur
me një fjalë të vetme, shënuesin “Oksident”, të gjithë programin
e qeverisë. E kundërta e Oksidentit, e keqja, e poshtra, e
padëshir ueshmja është Orienti. Argumenti i fundit i
kundërshtarëve socialistë, me të cilin ata frikësojnë shqiptarët,
është se Berisha do ta qeverisë vendin sipas mënyrës orientale.
“Mos u frikësoni”, - thotë Ngjela, sepse e kundërta do të dalë e
vërtetë dhe kundërshtarëve brenda dhe jashtë vendit do t’u shkasë
prej duarve edhe ky gur i fundit me të cilin po qëllojnë qeverinë
e PD-së dhe të aleatëve të saj. Bërja e Shqipërisë perëndimore,
prej një qeverie perëndimore, nënkupton lëvizjen e shtetit prej
gjendjes së tanishme drejt një gjendjeje më të mirë në të ardhmen,
drejt Perëndimit. Një shtet perëndimor përfytyrohet si i zhvilluar,
i rregullt, i lirë, i drejtë, i paqmë, demokrat, me mirëqenie etj.
Lëvizja drejt tij quhet përparim. Kurse gjendja që mohohet, lihet
pas në kohë, tejkalohet, emërtohet “Orient”. Me Orientin
shoqërohen kuptimet e prapambetjes, rrëmujës, tiranisë,
korrupsionit, luftës, anarkisë, mjerimit etj.
Rasti i intervistës së Ngjelës nuk është i veçuar, sepse që
prej fillimeve të viteve 1990 ligjërimet politike, kulturore dhe
shoqërore e paraqesin Shqipërinë dhe shqiptarët në një udhëtim
të përfytyruar me vendmbërritje Perëndimin, por që më saktë
mund të përshkruhet si një ikje, një arratisje, një shpëtim nga
makthi që quhet Lindje. Perëndimi dhe Lindja artikulohen herë
si dy botë të ndryshme, herë si dy fuqi misterioze, që ndikojnë
fatet e shqiptarëve, herë si dy epoka kohore, herë si sisteme
politiko-shoqërore, herë si kultura, filozofi, fe, estetike, etikë
apo mendësi të kundërta, duke formuar struktura binare. Ndërsa
Perëndimi gjithmonë paraqitet si Parajsa për t’u synuar nga
shqiptarët, Lindja është Ferri, prej zjarrit të së cilit duhet qëndruar
sa më larg. Fjalët “Perëndim” dhe “perëndimor” janë kthyer në
fetishe semantike për gjithçka që pëlqehet, lakmohet, dëshirohet,
nderohet, respektohet. Mungesat apo të kundërtat e tyre
emërtohet si “lindore” apo “orientale”. Realiteti krijohet i ndarë
në dy kallëpe reduktuese, neve na mbetet të vendosim ngjarjet,
njerëzit, rrethanat, kujtimet, idetë, sendet në njërën nga dy
kategoritë e paracaktuara: në njërën për t’i ruajtur e në tjetrën
për t’i grumbulluar para groposjes, braktisjes, harresës. Nuk bëhet
fjalë për shuarje, mjegullim a dobësim të kufirit midis dy pjesëve,
Shqipëria dhe shqiptarët thjesht duhet të kalojnë nga njëra pjesë
në tjetrën, që përparimi të jetë thelbësor dhe i qëndrueshëm.
Pra, të lihet pas Lindja e të shkohet në Perëndim.
Ligjërimi “Perëndim-Lindje” nuk është një dukuri vetëm e
periudhës së paskomunizmit, në kuadër të dëshirës për t’u
integruar në Bashkimin Europian dhe NATO. Në këtë libër do
të tregojmë sesi “arratisja nga Lindja” është pjesë përbërëse e
përfytyrimeve të elitave shqiptare mbi kombin shqiptar dhe
modernizimin e tij që nga Rilindja Kombëtare e këndej. “Arratisja
nga Lindja” nuk është një qasje plotësisht origjinale për të kuptuar
realitetin shqiptar dhe për të udhëzuar veprimin shoqëror.
Kundërshtia binare Perëndim-Lindje, e quajtur “orientalizëm”,
është e importuar prej ligjërimeve kolonialiste mbi Orientin.
Hulumtimi i orientalizmit shqiptar, veçanërisht e shfaqjeve të tij
bashkëkohore, është synimi i këtij libri. Kreu i parë trajton
kuptimet e orientalizmit dhe ofron kuadrin teorik për shtjellimet
e mëtejshme, prandaj një lexim sado i përciptë i këtij kreu
mendojmë se është i nevojshëm për të ndjekur argumentin e librit.
Krerët në vijim analizojnë shfaqje të orientalizmit shqiptar në
periudha të historisë moderne: kreu i dytë përqendrohet te
Rilindja Kombëtare, kreu i tretë dhe i katërt te vitet 1920-1930,
kreu i pestë te vitet 1960-1980. Pjesët e fundit të krerëve nga i
dyti te i pesti paraqesin pikëtakime të orientalizmit të periudhës
në fjalë me atë të periudhës bashkëkohore. Orientalizmi
bashkëkohor shtjellohet në kreun e gjashtë. Pas tij, kreu i fundit
bën përmbledhjen e librit dhe paraqet argumentet për një
kapërcim të orientalizmit shqiptar.