Re: Libra profesionale
Erg,
libri qe ti citon nuk ndihmon ne rastin e Shqiperise, por nje vendi sovran. Per me teper hipoteza e librit nese eshte e vertete shpjegon politiken neo-konservatore Amerikane, ose me fjale me te thjeshta politiken e fuqise me te madhe te njohur nga njerzimi per te zgjeruar kapitalin me ane te zoterimit te tregut ne Ballkan, ne Boten Arabe etj.
Ne kete kontekst, Shqiperia nuk ka nga t'ia mbaje, por t'i nenshtrohet zgjerimit te dhunshem te Amerikes ne Ballkan. Ata jane marre vesh me BE-ne per futjen e multinacionaleve ne Ballkan por me pare duan te krijohen kushtet, d.th. te hiqen monopolet Ballkanike mbi tregtine ne rajon dhe te merren keto nga shtetet e Perendimit. Pa u arritur kjo, Ballkani nuk ka qetesi. Sa me shpejt te reagojne ballkanasit ne kete drejtim aq me mire eshte edhe per ta, vecanerisht per Shqiperine. Sigurisht situate nuk eshte bardh e zi. Gjithnje do kete kapital ballkanas por do jene nen-kontraktore dhe jo dirigjente te biznesit. Po ashtu vende si Shqiperia do kene me pak shnase per kapital vendas sesa te tjeret. Prapa fushates Amerikane dhe BE kunder korrupsionit ballkanik dhe krimit te organizuar duhet te lexohet mezazhi se "ne duam te vime, por vime per veten tone. Ne qofte se nuk doni ju leme te vriteni me njeri-tjetrin dhe vime perseri. Kete gje e beme, dhe mund ta bejme perseri..."
Edhe vrasjet dhe shantazhet ndaj atyre qe kane monopolin ne Shqiperi jane pjese e se njejtes fushate dhe une nuk cuditem aspak qe te vazhdoje edhe me tej.
Si perfundim, librat vlejne per tu arientuar globalisht, por problemet konkrete nuk mund te zgjidhen me ane te tyre...